Faktori nderkombetar ka qene i qarte ne apelin e tij per lideret politike ne Shqiperi, duke u kerkuar atyre qe te vendosin interesat kombetare mbi ato partiake dhe duke theksuar se keto jane kushtet qe do t'i siguronin vendit integrimin ne Bashkimin Evropian. Por ne pergjigje te ketij apeli Partia Socialiste e kondicioni bashkepunimin parlamentar me mandatin e kryesocialistit, Edi Rama ne krye te Bashkise se Tiranes. Per analistin Frrok Cupi, kjo nuk eshte hera e pare qe Partia Socialiste, ne keto vitet e fundit vendos interesat personale dhe partiake perpara atyre kombetare. "Kryetari i Partise Socialiste nuk pranon asnje here humbjen. Ky eshte nje problem shume u i madh per vendin, eshte nje gangrene qe njerezit i ka zene keq, madje edhe vet socialistet ndjehen keq, nuk ka njeri ne kete vend qe te mos ndjehet keq. Kjo opozite, kjo Parti Socialiste eshte ne opozicion me popullin me interesat e kombit. Nuk eshte ne opozicion me qeverine. U bene perpjekje shume te medha nga PS qe Shqiperia te mos perfitonte nga liberalizimi i vizave. Arriti te ndaloje qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. ndaloi disa ligje te rendesishme te cilat jane teresisht ne interesin e popullit. Do te thote se gjate gjithe kohes eshte teresisht kunder interesave te vendit. Pra, si e si te demtohet imazhi njerezor i qytetareve shqiptare", shprehet ai. Cupi shton se ka vetem nje rruge per te ndalur Edi Ramen qe te pengoi integrimin e Shqiperise. "Kryetari i opozites ndodhet, me nje enturazh te caktuar, ne nje situate patologjike. E vetmja zgjidhje eshte qe opozita shqiptare, masat e saj te ngrihen dhe te shporrin kryetarin e tyre. Te shporrin njeriun, eshte nje njeri, eshte nje individe, nuk eshte nje filozofi, nuk eshte nje teze", tha ai
Menjehere pasi Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian, u kerkuan paleve ne Shqiperi qe te bashkepunojne, kryeministri Sali Berisha i beri nje oferte Partise Socialiste, e cila e kushtezoi oferten e mazhorances me mandatin e kryetarit te Bashkise se Tiranes.
No comments:
Post a Comment