Friday, June 24, 2011

Islamizmi

Nga Kujtim Stojku

Kujtim Stojku

Megjithëse Kristianizmi filloi që të përhapej me shpejtësi si një religjion i ri prapë se prapë një pjesë e njerzimit ishin paganë. Kështu që në këto kushte filloi që të lindëte një religjion i ri icili në mënyrë të menjëhershme mori përmasa të mëdha. Ky religjion i ri ishte Islamizmi. Islami qysh se kur lindi dhe deri më sot mbetet një nga fetë më të mëdha në botë. Ai përparoi me Judaizmin dhe Kristianizmin, dhe tamam si këto dy të parat ai shpalli moneteizmin ose besimin në një zot të vetëm. Në gjuhën Arabe fjala Islam do të thotë « dorzim » ose « nënshtrim » nënshtrim vullnetit të zotit. Një ndjekës i Islamit është quajtur mysliman, i cili në Arabisht do të thotë një që i përulet Zotit. Emri i zotit në Arabisht është « Allah » që i referohet të njëjtit Zot që adhurohej nga Judenjtë dhe Kristianët. Mësimet kryesore të Islamit janë se ekziston një i gjithëfuqishëm dhe ky është Zoti dhe se ky Zot krijoi uniuversin. Ky moneteizëm rigoroz si dhe mësimet e Islamit na mësojnë se të gjithë Myslimanët janë të barabartë para Zotit, dhe kjo siguron bazën për një sens kolektiv në lojalitetin e Zotit që e tejkalon klasën, racën, nacionalitetin dhe ndryshimet në praktikën religjioze. Kështu që të gjithë Myslimanët i përkasin një komuniteti « Umma » pavarsisht nga bekgrundi nacional dhe Islamik. Brenda dy shekujve pasi u themelua Islamizmi dhe pikërisht në shek e VII-të Islami u përhap nga shtëpia e tij origjinale në Arabi, Siri, Egjipt, Afrikë të veriut, Spanjën perendimore, Persi dhe Indi, dhe në fund të shek të X-të ai i kaloi kufijtë e lindjes. Në shekujt më pas Islami gjithashtu u përhap në Anatolia dhe Ballkanin e veriut dhe Saharanë Afrikane në jug. Komuniteti mysliman përfshin sot rreth një bilion ndjekës në pesë kontinente dhe Islami është religjioni më i madh dhe më i qëndrueshëm në botë. Kryesisht vendi më i populluar për myslimanët është Indonezia që ndiqet nga Pakistani dhe Bangladeshi. Përtej lindjes së mesme një numër i madh myslimanësh jeton në Indi, Nigeri, në një nga republika ish Sovjetike dhe Kinë. Një nga arsyet e rritjes së komunitetit mysliman është hapja e tij për myslimanët anëtarë të rinj. Fëmijët ë lindur nga prindërit myslimanë automatikisht konsiderohen myslimanë dhe mund të konvertohen në Islam me deklarimin e vetevetes se është mysliman. Deklerata e besimit e një personi është evidencë sufiçente e konvertimit të Islamit dhe nevoja nuk është konfirmuar nga autoritet religjioze.
Mësimet e Muahmeti.

Rreth viti 570 pasi lindi Muhamet themeluesi profetik i Islamit i cili lindi në Mekë, që në atë kohë Meka ishte një nga qytetet qëndrore të gadishullit Arabik. Dyzet vjet më vonë Muhameti filloi të predikojë një religjion të ri, Islamin i cili konstituoi shkatërrimin nga morali ekzistues dhe kodet shoqërore në Arabi. Religjoni i ri i Islamit mësonte se kishte një Zot dhe se Muhameti ishte i fundit të profetëve. Megjithëse si lajmëtar i tij Zoti i pat dërguar kode të ndryshme ose ligje për të jetuar dhe të gjitha këto përmblidhen në Kuran i cili është libri i shenjtë i Islamit. Këto lajmë ishin nga njerëz të vdekshëm dhe ndërmjet shumë të tjerëve përfshihet edhe Moisiu një profet çifut, dhe Jezusi të cilin Kristianët e besojnë se është biri i Zotit dhe që ishte një profet. Isalmi gjithashtu na mëson se Bibla Kristiane e cila përfshin Biblën Hebreje Testamentin e Vjetër ku më pas i shtohen edhe 27 libra të tjerë që janë të Testamentit të Ri, dhe Kurani është komplet një libër i shenjtë. Në përputhje me Kuranin dhe dy shkrimet e hershme të cilat i alternohen formës origjinale të tyre të dhëna nga zoti, ndërkaq Kurani do të mbetete perfekt dhe se Zoti e ruan nga shtrëmbërime të tilla. Përveç dallimeve nga Hebrenjtë dhe traditat Kristiane, religjioni i ri mësonte se Zoti për njerzit do të thotë që të njohin të mirën dhe të keqen megjithë profetët dhe Kuranin. Si rrjedhim dita e gjykimit për njerzit do të llogaritej sipas veprimeve të tyre. Mësimet e Muhametit e paraqesin ashpër dhe me armiqësi opozicionin, dhe në vitin 622 ai shkoi në Mekë dhe u drejtua për në Jatrib me një numër të madh ndjeksish. Arritja e Muhametit në Jatrib e ndryshoi emrin në Medina që do të thotë qytet. Data e emigrimit të Muhametit më vonë u vendos me dymbëdhjetë muaj hënor sipas kalendarit Islamik.

Pesë shtyllat e Islamit.

Gjatë dhjetë vjetëve kur ai arriti në Medinë dhe deri kur ai vdiq në vitin 632 pas Krishtit Muhameti udhëhoqi themelimin për një shtet ideal Islamik. Në thelb myslimanët ishin bashkuar dhe jeta komunitare ishte rregulluar me kërkesat e religjionit të ri. Përveç moralit gjyqsor dhe kërkesave të religjionit erdhën duke përfshirë një numër institucionesh që vazhduan të karakterizojnë sot praktikat religjoze Islamike. Një ndër kryesorët ishin pesë shtyllat e Islamit, detyrat esenciale religjioze kërkonin nga çdo mysliman i rritur dhe që mundësisht që ishte i aftë. Pesë shtyllat e besimit Islam ishin përshkruar në disa pjesë të Kuranit dhe që ishin praktikuar gjatë kohës së Muhametit. Ata ishin pranim i i besimit (Shahada) lutja (Salat) Lëmosha (Zakati) agjërimi dhe peligrinazhi (Haxhi). Megjithatë disa nga këto praktika ishin me prejardhje nga Judaizmi, Kristianizmi dhe traditat e tjera religjioze të lindjes së mesme që të marra së bashku ata dallonin praktikat religjioze Islamike nga ato të religjioneve të tjera. Pesë shtyllat e Islamit janë kështu 66 ritualet qendrore të Islamit dhe konstituojnë praktikat e besimit Islam. Shumë përshkrime polemike të Islamit janë fokusuar në mënyrë kritike mbi konceptin Islamik të Xhihadit. Xhihadi është konsideruar si shtylla e gjashtë e Islamit nga disa myslimanë dhe kjo është kuptuar si luftë e shenjtë në këto përshkrime.Megjithatë kjo fjalë në Arabisht do të thotë luftë ose shfrytëzim deri në fund të përpjekjeve duke ju lutur zotit. Brenda besimit Islam kjo përpjekje mund të jetë individuale ose kolektive dhe ajo mund të aplikohet duke drejtuar një jetë virtuoze duke ndihmuar myslimanët e tjerë megjithë bamirsinë, edukimin ose domethënie të tjera duke predikuar Islamin, duke luftuar dhe mbrojtur myslimanët. Media perendimore e shek të XX vazhdon të konkurojë mbi interpertimet militante të konceptit të xhihadit dhe tek shumë myslimanë jo. Përqëndrimi me devocion absolut për Islamikët është allahu, supremi, i gjithë dituri i gjithëfuqishmi dhe mbi të gjitha i gjithëmëshirshmi Zoti. Fjala Arabe Allah do të thotë Zot dhe ky Zot është kuptuar të jetë Zoti i cili krijoi qeniet në botë dhe e mbështet atë deri në fund. Duke ju bindur urdhërimeve të Zotit, qeniet njerzore shprehin njohjen e tyre dhe mirnjohjen për krijimin e mençurisë dhe jetesën në harmoni me universin. Pranimi i besimit, ose dëshmia e besimit (Shahada) si rrjedhim është prerogativë për antarsimin në komunitetin Mysliman. Në disa rrethana gjatë një dite tipike dhe lutjet që thuhen në ditët e përditshme një mysliman përsërit pranimin se unë pranoj të dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhameti është profeti i tij. Atje nuk ka kufizime formale për kohën dhe vendin ku këto fjalë mund të përsëriten. Të bëhesh një anëtar i komunitetit Mysliman do të thotë se një njeri ka pranuar dhe vepruar me këtë besim në të njëjtin Zot dhe profeci të Muhametit. Të pranosh me të vërtetë besimin që paraqitet një lidhje ndërmjet folësit dhe zotit, shqiptimi verbal duhet të shprehet duke e njohur vërtetë kuptimet e saj duke besuar sa më mirë dhe sinqerisht. Veprimet e një njeriu mund të jenë në varësi të një shqyrtimi të hollësishëm nga myslimanët e tjerë por një person shqipton pranimin e besimit që është një provë e antarsimit në komunitetin mysliman dhe nuk mund të ndryshohet nga anëtarët e tjerë të komunitetit.

Pesë lutjet e Përditshme.

Shtyllat e dytë e Islamit është detyra religjioze për tu falur pesë herë në ditë ose siç i thonë ndryshe « Sabati ». Që të gjithë Myslimanët e rritur supozohen se falen pesë herë në ditë duke pasuar me ritualin e larjes ose pastrimit të trupit në intervale të ndryshme të ditës. Referencat Kuranike pohojnë gjithashtu se veprimet e përditshme të qëndrimit, përkulja dhe rënia përmbys gjatë faljes duke u vendosur në drejtimin që njihet si Qabja. Myslimanët ishin të parët që kërkuan të ktheheshin përballë Jeruzalemit gjatë faljes, por tashmë gjatë kohës së Muhametit ata ishin urdhëruar që të ktheheshin përballë Qabes ku ishte ndërtuar një faltore e vjetër në qytetin e Mekës. Gjithashtu Kurani i referohet recitimit të pjesëve Kuranore si një formë e faljes. Megjithëse me një numër të madh referencash vetë Kurani nuk jep instruksione ekzakte për ritualet qëndrore të faljes. Shumë detaje të përshkruara nga ritualet për faljet ta marrim si p.sh vendoset nga profeti Muhamet dhe më vonë janë ruajtur nga traditat Islamike. Disa detaje nga këto rituale të ndryshme, myslimanët janë të një mendje për pesë ritualet e faljes ditore që kryhen gjatë ditës, në agim, mesditë, dhe në mbrëmbje dhe kur perendon dielli. Në agim, në mesditë dhe kur perendon dielli dhe fillojnë përsëri herët në mëngjez, në mesditë dhe në perendim të diellit, dallueshmëria e ritualeve Islamike nga praktikat e hershme pagane të adhurimit kur ngrihet dielli ose perendon. Një falje është sajuar nga një sekuencë njësish që quhet përkulje (Rak’as) ku secila nga këto njësi adhuruesi qëndron në këmbë, përkulet, bie në gjunjë dhe për disa çaste qëndron i shtrirë përmbys ndërsa reciton vargje Kuranore dhe formula të tjera për faljen. Me disa variacione ndërmjet sekteve ndryshme myslimane në mesditë, pasdite dhe në darkë faljet përfshihen me recitime të pohimit të besimit nga besimtarët që i ndjekin duke përshëndetur : Paqebërist, të mëshirshmit dhe bekimi i zotit qoftë me ju. Kudo që jetojnë myslimanët janë një numër substancial në gjithë botën, dhe thërresin për tu falur, ose ezani që përsëritet pesë herë në ditë nga Muzeini nga një xhami dhe Myslimanët vendosin adhurimin. Myslimanët janë inkurajues të falen së bashku në xhami, por faljet në grup është vetëm një obligim religjioz për ata që falen në mesditën e së premtes. Gratë udhëtarët, myslimanët e sëmurë dhe ata që shoqërojnë të sëmurët nuk janë të detyruar që të vijnë ditën e premte për tu falur në kongregacional megjithëse ata që dëshirojnë mund të vijnë.Falja të premten, në mesditë drejtohet nga një imam i cili thjeshtë është një falës, faljet e ndryshme që zakonisht përdoren në mesditë edhe në ditët e tjera të javës. Si një pjesë e kërkuar e ritualit tek ky takim kongrgacinal, dy predikimet fillojnë me faljen. Ditët e tjera myslimanët mund të falen diku nëse ata dëshirojnë, individualisht ose në grup. Ata duhet të observojnë ritualet e faljes gjatë ditës duke qëndruar përballë në drejtim të Mekës, duke obsrevuar pikërisht rregullat e faljes dhe pregaditen për pastrimin simbolik. Në varsi të situatës ky ritual i fundit i procesit të larjes, duke larë totalisht trupin ose duke përfshirë në ritualin e larjes, larjen e duarve, të gojës, të fytyrës dhe këmbët. Kërkesa për tu falur pesë herë në ditë, myslimanët mund ti kryejnë por nuk janë të detyruar për tu falur, disa nga të cilët i kanë të fiksuar format nga pesë faljet e përdithsme. Të tjerët i kryejnë natën, idividualisht ose me myslimanët e tjerë. Këto shtesa formale dhe informale të faljeve i japin një funksion primar faljeve në Islam e cila është një komunikim personal me Zotin për qëllimet e pohimit të qëndrueshëm prezencës hyjnore në jetën personale të Myslimanëve. Shumë koncepte formale të faljes shërbejnë për të provuar një disiplinim ritmik ku strukturat e ditës dhe nxitja e një sensi nga komuniteti dhe ndarja në në pjesë të barabarta të identiteti ndërmjet myslimanëve.

Lëmosha.

Një nga tri shtyllat e Islamit është Zeakti, ose lëmosha. Një obligim religjioz ka Zekati që është konsideruar një shprehje me devocion ndaj zotit. Ai paraqet përpjekjet për të pranuar oferta për të varfërit nga sektorët e ndryshëm të shoqërisë, sepse oferta për një mysliman do të thotë pastrimi i tij ose bollëku i tij ose arrin shpëtimin. Kurani së bashku me traditat e tjera Islamike inkurajon fort bamirsinë dhe u kujton vazhdimisht myslimanëve nga obligimi i tyre moral për të varfërit, jetimët, të vejat, megjithëse në përgjithsi dallohet bamirsia vullnetare (Sadaka) dhe Zekati dhe më vonë ishte një porosi për të varfërit në para ose prodhime nga myslimanët. Ndërsa kuptimi i termave ka qenë i hapur për interpertime të ndryshme dhe Kurani i referohet rregullisht Zekatit, duke identifikuar mënyrat specifike në të cilat kjo tokë mund të jetë shfrytëzuar. Këto përdorime specifake përfshijnë shpenzimet e Zekatit për të varfërit dhe nevojtarët mbi ato të cilët mbledhin dhe shpërndajnë Zekatin, dhe nga këto çdo Mysliman dëshiron të fitojë dhe të konvertohet në Islam, ndihma për një udhëtar dhe lirimi me shpërblim për ata që janë kapur rob, lehtësimi i atyre që janë zhytur në borxhe dhe kjo krijon Zotin. Kurani që më parë siguron detaje të detajuara për kujdesjen nga gjërat që janë subjekt i taksës së Zekatit ose pjesa e saktë e pronës që vjen ose prona që do të paguhet si Zekat. Këto përcaktime janë provuar që do të paguhen si Zekat. Këto përcaktime janë traditë qysh në kohën e Muhametit dhe kanë qenë subjekt i diskutimeve të stërholluara ndërmjet ekspertëve legalë myslimanë ose juristëve. P.sh ¼ ose 2,5% nga asetet e akumuluara gjatë vitit duke përfshirë floririn, argjendin dhe paratë, është e pagueshme edhe në kohën e të korrave. Gjedhët, devetë dhe kafshët e tjera shtëpiake janë subjekt i një dhe më shumë komplekseve të sistemit të taksave që varet në çeshtjen e kafshëve, mosha e tyre, numri përfshirës, dhe nëse ata janë kullota të lira. Ligjet e Zekatit tradicional nuk mbulojnë tregtinë, për taksat komerciale kanë qenë të ngarkuar qeveritarë të ndryshëm Myslimanë.

Agjërimi.

Shtylla e katërt e Islamit është Agjërimi. Referencat e qarta Kuranike për agjërimin, për paraqitjen e hershme nga këto rituale praktike. Përshkrimi Kuranor për agjërimin gjatë muajit të Ramazanit është i shenjtë për arsye se është zbulimi i parë në Kuran që thotë se kanë ndodhur gjatë këtij muaji. Sipas traditës muaji fillon duke parë hënën e re së paku nga dy myslimanë. Por tërsisht muajin myslimanët duhet të ngrihen shpejt në mëngjez dhe deri në perendim të diellit nuk hanë asgjë, as pinë dhe nuk kryejnë marrdhënie seksuale. Gratë me mensturacione, udhëtarët e sëmurë janë të përjashtuar nga agjërimi dhe këto ditë ata mund ti kryejnë edhe më vonë pasi të ketë kaluar muaji i agjërimit. Në përputhje me traditat e ndryshme të interpertimit, paraqitja e agjërimit nga ana fizike dhe disiplinat spirituale shërbejnë për ti kujtuar të pasurve që të ndihmojnë të pa fatët dhe të varfërit, dhe ndihma për ta është veprim tërsisht rigoroz i adhurimit, një sens ky i solidaritetit dhe kujdesit të përbashkët midis mysliamnëve dhe gjithë shtresave sociale. Kështu myslimanët zakonisht për ta ndihmuar me veprime adhurimin përtej rregullave të Ramazanit të tilla si për tu falur vullnetarisht dhe duke pasur mëshirë për të varfërit, myslimanët bile mund të zgjedhin që të zgjohen përpara agimit, të hanë ushqimin dhe të rrinë pa ngrënë deri kur perendon dielli. Pas përfundimit të ushqimit festa e agjërimit fillon me Iftarin dhe vazhdon për tre ditë. Agjërimi bëhet çdo vit dhe është gjithashtu kërkesë e një kompensimi për shkeljet e ndryshme dhe violencës ndaj ligjit. Shumë myslimanë e kryejnë vullnetarisht agjërimin në kohë të ndryshme të vitit si veprime me devocion dhe disiplinië spirituale. Megjithatë agjërime të tilla plotësuese nuk janë kërkesë e ligjeve Islamike.

Peligrinazhi në Mekë.

Peligrinazhi është një nga pesë shtyllat e besimit Islam, ku kushdo që ka mundësi financiare dhe është i aftë fizikisht duhet të kryejë peligrinazhin ose Haxhin në Mekë të paktën një herë në jetën e tij. Rituali i peligrinazhit është praktikuar nga arabët përpara se të lindëte Islami dhe vazhdoi deri në ditët e hershme të Islamit. Haxhi është i dallueshëm nga peligrinazhet e tjera.Ai duhet të vendoset gjatë muajit 12 hënor të vitit që njihet si Dhu-Al-Hija dhe ai përfshin një vendosje dhe sekuenca të detajuara nga ritualet që janë praktikuar mbi shëtitjet në disa ditë. Të gjitha ritualet e peligrinazhit kryhen në qytetin e Mekës e cila është rrethuar me peligrinë dhe në fillim qendra e këtyre ritualeve është një ndërtesë në formë kubike që quhet Qabe. Në përputhje me traditën Islamike, Qabja gjithashtu i referohet si shtëpia e Zotit që është ndërtuar sipas urdhërimeve të zotit nga profeti Ibrahim (Abraham) nga Bibla Hebreje dhe Kristiane dhe biri i tij Ismaili (Ishmaeli). Kurani siguron përshkrime të detajuara nga ritualet dhe ai portretizon shumë nga këto rituale si veprime hyrse nga aktivitetet e ndërmarra nga Ibrahimi dhe Ismaili në kohën kur u undërtua Qabja. Në cepin e Qabes është vendosur guri i zi i cili në përputhje me një traditë Islamike ky gur është vendosur i pari nga Ademi. Natën peligrinët arrijnë në Mekë kur rituali i pastrimit është kryer. Shumë burra i rruajnë kokat e tyre dhe shumë burra dhe gra mbështillen me çarçafë të bardhë. Kjo veshje thjeshtë simbolizon barazinë e Myslimanëve para Zotit dhe përveç kësaj një status që i përforcohet me ndalimin e bizhuterive, parfumeve, marrdhënieve seksuale. Pas këtij rituali të purifikimkit rrethi i myslimanëve rrotullohet shtatë herë duke ecur ndërmjet Al-Safa dhe Al-Marma që janë dy kodra që shohin Qaben, shtatë herë rrotullohen pasi kryhet falja dhe lutjet. Ky ritual është një veprim hyrës që kërkohet nga Hagar për ti dhënë ujë birit të saj Ismailit. Pas hapjes së këtyre ritualeve Haxhi fillon pikërisht në ditën e shtatë dhe vazhdon edhe për tre ditë të tjera. Ai përsëri fillon ritualin e purifikimit që ndiqet nga një lutje në xhaminë e Qabes. Peligrinët atëherë mblidhen në Mina një kodër jashtë Mekës dhe ata aty kalojnë natën. Mëngjesin tjetër ata shkojnë në Arafat një vend fqinj ku ata qëndrojnë nga mesdita deri sa perendon dielli dhe kryejnë kështu një seri lutjesh dhe ritualesh. Peligrinët atëherë për në Muzadalifa, një vend që gjendet në mes të rrugës midis Arafatit dhe Minas ku mbi rrugë gjenden gurë në formë shtyllash që simbolizojnë Satanin tek të cilat ata hedhi shtatë gurë. Rituali përfundimtar është therja e një kafshe dele, dhi, lopë ose deve. Ky është një veprim hyrës simbolik sikurse zoti urdhëroi Ibrahimin që të sakrifikonte djalin e tij Ismailin, ku Ibrahimi dhe Ismaili pranuan në kohën e duhur që të kryenin sakrificën e kërkuar nga Zoti por Zoti nuk e lejoi Ibrahimin që të sakrifikonte Ismailin dhe në vend të tij dërgoi një dash. Sipas Biblës Hebreje dhe Kristiane Abrahami është thirrur të sakrifikonte birin e tij Isakun thuajse Ismailin. Por nga mishi i kafshës së sakrifikuar ai u jepet Myslimanëve të varfër. Rituali i sakrificës në fund të Haxhit fillon me festën e sakrificës Id-Al-Adha. Në këtë festë përfundon edhe muaji i agjërimit Id-Al-Fitr në fund të Ramazanit dhe Id-Al-Adha që janë dy festa të mëdha Islamike që kremtohen nga Mysliamnët në të gjithë botën. Gjatë peligrinazhit shumë Myslimanë vizitojnë Medinën ku është varri i Muhametit para se të kthehen në shtëpitë e tyre. Nëqoftëse ritualet e peligrinazhit janë përfunduar në një kohë të vitit tjetër që përcaktojnë kohën për Haxh dhe ky ritual është quajtur « Umra ». Megjithatë « Umra » është konsideruara një akt virtuoz dhe ai nuk e shfajson personin nga obligimet e Haxhit. Shumë peligrinë kryejnë një ose shumë « Umra » para ose pas Haxhit. Shumë peligrinë Myslimanë udhëtojnë në Jeruzalem, ku është qyteti i tretë i shenjtë për Islamin. Myslimanët besojnë se Muhameti ka bartur një vizion në Jeruzalem. Kubeja e shkëmbit dhe e gurëve të shtëpisë nga e cila besohet se Muhameti është besuar se është ngritur në qiell tek Allahu në një udhëtim natën. Disa Myslimanë e kryejnë peligrinazhin tek kubeja, shkëmbi, dhe faltore të tjera ku janë varrosur figura të tjera religjioze. Disa nga këto faltore janë të rëndësishme në fillim tek popujt lokalë, ndërsa myslimanët e tjerë vijnë nga rajonet e tjera. Atje ritualet nuk janë përshkruar në mënyrë standarte por këto peligrinazhe nuk janë trajtuar si veprime obliguese të adhurimit.

Xhamia.

Një nga institucionet e religjionit Islam është Xhamia. Xhamia është një vend i rëndësishëm për të shprehur publikisht religjiozitetin Islamik dhe identitetin komunal. Një xhami është një manifestim fizik i prezencës publike të myslimanëve dhe shërben si pikë konvergjence për shoqërinë Islamike dhe aktivitetin intelektual. Në arabisht fjala xhami do të thotë « masjid » e cila do të thotë vendi ku bie përmbys përpara zotit. Xhamitë janë përmendur në Kuran dhe modeli i hereshëm i xhamisë ishte rezidenca e profetit Muhamet që është ndërtuar kur ai lëvizi për në Medinë. Kjo xhami e parë ishte e rrethuar me një vend special që dukej për adhurim. Një pjesë e vogël e xhamisë ishte e ndarë në pjesë të vogla nga shtëpia e profetit dhe familjes se tij dhe hapsira në të majtë qëndron e hapur për tu falur. Më vonë xhamitë u zhvilluan në kompleksine strukturës arkitekturale që u ndërtuan me stile të ndryshme. Një kërkesë e xhamive vazhdon të jetë e bazuar në modelin e hershëm dhe ka një përcaktim për qëllimet e faljes. Xhamia e hershme shërben si një funksion i rëndësishëm kur mijra xhami vazhdojnë të shërbejnë edhe sot. Xhamia është një institucion ku myslimanët edukojnë vazhdimisht identitetin me gjithë faljen dhe mbajnë lidhje të përbashkëta. Një Mysliman tipikisht ka një numër xhamish, por vetëm një kongrgacion i vogël shkon në xhami të premten dhe falen në mesditë të cilin e kanë obligim dhe e kryejnë. Islamizmi u përhap jashtë Arabisë. Arkitektura Islamike është influencuar nga stile të ndryshme arkitekturale nga tokat e pushtuara ku dy xhami monumentale mahnitëse nga bukuria janë ndërtuar në qytet e botës Islamike. Megjithëse ata kanë marrë uha nga civilizimet e ndryshjme dhe sigurisht që e ardhmja e përgjithshme bëhet karakteristikë e shumë xhamive dhe kështu ata dallohen nga vendet e shenjta dhe kulturat e religjioneve të tjera. Shumë karakteristika të një xhamie është se ata drejtohen drejt Mekës. Një ose shume kamare « mibrab » mbi një nga muret e xhamisë shpesh shërben si tregues i këtij drejtimi që quhet qibla. Kur imami drejton faljen ai zakonisht rri përballë kamareve. Mirbabi tjetër ëhtë një katedër për shërbimin e predikimeve që quhte khutba. Shumë xhami e kanë të ndarë sipërfaqen për kryerjen e ritualit të procesit të larjes dhe ka seksione të veçanta ndarëse për gratë. Në shumë xhami, disa radhë të kolonave janë përdorur për të dalluar rrugën për adhuruesit një rresht pas imamit gjatë faljes.

Zakonisht xhamitë kanë një ose shumë minare, ose kulla nga të cilat muzeini thërret myslimanët të falen çdo ditë. Në përdorimin funksional të tyre këto minare kanë karakter dallues nga arkitektura e xhamive. Gjërsisht karakteristikat e xhamive janë minaretë që kanë efekt nderimi shumë të madh dhe madhështi, struktura e kubesë duke bartur një pamje hyjnore mbi pretendimet e mëdha njerzore. Shumë xhami gjithashtu kanë një kube ku vija lidhëse qëndrore e kubesë supozohet të jetë një pikë në drejtim me Mekën. Megjithëse në botë ka shumë xhami që aktualisht nuk janë të drejtuar nga Meka por janë vendosur në një vijë të tillë që janë të pa sakta në përcaktimin e metodës në drejtim të Mekës dhe nuk bëjnë aludime dhe nuk i përfillin këto kërkesa. Xhamia nuk është një bashkim i pa varur, por ajo është një mikrokozmos simbolik i universit siç janë vendet e adhurimit të religjioneve të vjetra. Më drejt xhamia është ndërtuar në lidhje me Mekën, dhe përfundimisht shtëpia e adhurimit të myslimanëve që nga format metaforike është qendra e të gjithë xhamive.

Zoti i Islamit.

Doktrina Islame thekson identittetin, bashkimin, transhendencën dhe Zotin absolut. Si i tillë zoti është i ndryshëm nga gjitçka që mund të përceptojë ndjenja njerzore ose mund të imagjinojë mendja njerzore. Zoti i Islamit rrethon gjithë krijimin por mendja nuk mund ta kapë të gjithë atë. Megjithatë zoti është manifestuar përmes krijimit të tij dhe përmes refleksionit njerzor mund të dallohet lehtë mençuria dhe pushteti pas krijimit të botës. Përshkak se identiteti i zotit dhe transhendenca e tij e eksperiencës njerzore dhe njohja e ligjeve Islamike nuk e lejojnë riprezantimin e Zotit, profetët ndërmjet myslimanëve dhe qenieve njerzore në përgjithësi si rezultat i këtij besimi ku arti Islamik vjen me zbukurime të ndryshëm dekorative duke përfshirë forma gjethesh që më vonë u stilizuan në arabeska në dorshkrimet arabe. Në kohët moderne është kufizuar krijimi i imazheve të njerzëve që kanë konsideruar të çlirta pa ndonjë qëndrim i adhurimit në drejtim të imazheve dhe ikonave është vendosur në mënyrë strikte nga Islami.

Moneteizmi Islamik.

Para Islamit shumë arabë besonin tek një suprem i gjithëfuqishëm, Zoti përgjegjës për krijimin, ata besonin në pak zota. Me ardhjen e Islamit koncepti arab i Zotit ishte pastruar nga elementët e politeizmit duke u kthyer kështu në një koncëpt të ndryshëm kualitativ pa komprementuar besimin në një zot, ose moneteizmin. Statusi i Arabëve para islamit ishte konsideruar se ishte një injorancë e Zotit ose Jahibyya, ku burimet Islamike insistonin se tërsisht Islami është një thyerje nga koncepti arab i Zotit dhe një transformim radikal në besimin arab mbi doktrinën Islamike që pohon se monoteizmi Islam është vazhdues i Judaizmit dhe i Kristianizmit. Megjithatë Kurani dhe traditat Islamike theksojnë dallimet ndërmjet Islamit dhe formave të mëvonshme të dy religjioneve të tjera moneteiste. Në përputhje me besimin Islam që të dy Moisiu dhe Jezusi dhe të tjerë të ngjashëm përpara tyre ishin profetë të ngarkuar për të predikuar esencialen dhe mesazhin e përjetshëm të Islamit. Kodet legale të paraqitura nga këto dy profetë dhe dhjetë urdhëresat e ungjillit Kristian marrin forma të ndryshme në Kuran dhe në nivelin e doktrinës ata janë të njëjtat mësime. Shkrimet e marra janë quajtur popull i librit ose shkrimet e popullit. Ngjashmëria e çifutëve dhe Kristianëve para tyre myslimanët i bënë shkrimet kur Zoti zbuloi fjalën e tij tek ata ndërmjet profetit. Zoti zbuloi Kuranin nëpërmjet profetit Muhamet, urdhëresat e tij të predikimit në fillim popullit të tij dhe më vonë gjithë njerzimit.
Megjithatë myslimanët besojnë se mesazhi origjinal i Judaizmit dhe Kristianizmit shin dhënë nga Zoti, ata gjithashtu besojnë se çifutët dhe Kristianët eventualisht i shtrembërojnë ato. Vetë perceptimi i misionit të Islamit si rrjedhim ka qenë përtritja ku Myslimanët besojnë në një kod të ri Islamik ligjesh që i korrespondojnë evolimit të kushteve nga shoqëria njerzore. Kështu p.sh rujatja e traditave Islamike se Jezusi ishte një profet i cili zbuloi librin Kristian të Testamentit të Ri, dhe më vonë shtrembërimet Kristiane nga shkrimet origjinale ku Jezusin e quajnë bir të Zotit. Ose po të marrim një shembull tjetër myslimanët i ruajnë strikt ligjet e komunikimit me Moisiun në Biblën Hebreje që ishin të përshtatshëm për kohën e tyre. Megjithatë më vonë Jezusi paraqiti një kod të ri sjelljeje që thekson spiritualitetin më mirë se ritualet dhe ligjet.

Në përputhje me besimin Islam zoti dërgoi Muhametin si të fundit të profetëve, dhe me kodin perfekt legal që balancon mësimin spiritual me ligjet duke zëvëndësuar kështu kodin çifut dhe Kristian. Në përputhje me mësimet e Islamit, kodi Islamik quhet Sharia që është kodi final, një kod ky që do të vazhdojë tu adresohen nevojave të njerzimit në shumë etapa zhvillimi për të gjithë kohën. Kurani nëpërmjet profetëve para Islamikë dhe mesazherët ku tradita Islamike pohon se zoti ka dërguar dhjetë mij profetë popujve të ndryshëm qysh nga fillimi i Krijimit. Disa profetë Kuranikë janë familjarizuar mga Bibla Hebreje, por të tjerët nuk janë shpallur në Bibël dhe shihen si figura profetike para Islamizmit në Arabi.

Por atëherë myslimanët, ku historia Islamike shpalos një skemë hyjnore nga fillimet e krijimit dhe deri në fund. Vetë krijuesi është realizim i vullnetit të Zotit në histori. Njerzit janë krijuar që ta adhurojnë zotin dhe historia njerzore është e përpiktë me profetët e cila garanton se bota kurrë nuk është pa njohuri përveç adhurimit të Zotit. Dërgimi i profetëve është në vetvete kuptimi brenda Islamit si një akt mëshire. Zoti krijuesi dhe mbështetësi nuk i braktis kurrë krijesat e tij, ai gjithmonë mbron qeniet njerzore dhe atyre u nevoitete një drejtim për ti shpëtuar ata në këtë botë dhe se një botë tjetër vjen pas kësaj. Zoti është i drejtë dhe drejtësia e tij kërkon informimin e popullit nëpërmjet profetëve, se ata besojnë dhe veprojnë përpara se ata të përgjigjen për veprimet e tyre dhe besimin. Megjithatë vetëm populli i merr mësimet dhe mesazhet e profetëve, drejtësia e zotit gjithashtu do të thotë se ai do ti ndëshkojë këto që bëjnë gabime ose nuk besojnë dhe do të shpërblejë ato që janë të drejtë dhe besojnë. Pavarsisht nga përparsia e drejtësisë si një atribut esencial i zotit, Myslimanët besojnë se atributi fondamental i Zotit është mëshira.
Lidhjet e njerzimit me Zotin.

Në përputhje me besimin Islam, përveç dërgimit të profetëve, zoti manifeston mëshirën e tij që u dedikohet të gjithë krijesat në shërbim të njerzëve. Në traditën Islamike është ngulitur se Zoti solli në botë qenien për të ndihmuar krijesat e tij. Mëshira e tij për njerzimin është një përkrahje e manifestuar në privilegjin e statusit të Zotit që ai u jep njerzëve. Në përputhje me Kuranin dhe traditat e mëvonshme, Zoti cakton nerzit si zëvëndësin të tij si kalifë, dhe regjentë mbi tokë, kështu që ata besojnë me përgjegjësi të madhe për plotësimin e skemës së tij.

Koncepti Islamik nga një pozicion i previligjuar për pozicionin e largimit të njerzimit nga interpertimet e hershme çifute dhe Kristiane nga rënia në parajsë, pasi në doktrinën Kristiane gjendet mëkati origjinal. Sipas Biblës Adami dhe Eva ranë nga parajsa si rezultat i mosbindjes së Zotit dhe i gjithë njerzimi është braktisur nga parajsa si ndëshkim. Teologët Kristianë e zhvillojnë doktrinën se njerzimi është i lidhur me këtë mëkat nga prindërit e tij të parë në shpirtrat e tyre dhe këto fakte janë bazuar mbi leximin e historisë. Kristianët besojnë se Jezu Krishti vjen të shpengojë njerzimin nga ky mëkat origjinal dhe kështu njerzimi shkon tek zoti. Në kontrast me Kuranin që pohon se pas mosbindjes së tyre të parë Adami dhe Eva u penduan dhe u falën nga Zoti, myslimanët vazhdimisht besojnë e origjina nga Adami dhe Eva në tokë nga parajsa është një rënie, por një nder i vendosur nga Zoti për ta. Adami dhe pasardhësit e tij ishin caktuar si mesazherë dhe zëvendës regjentë, dhe ishin të besuarit e zotit për të ruajtur tokën.

Engjëjt.

Lidhjet e natyrës njerzore me zotin mund të jenë parë qartë duke bërë krahasimin me engjëjt. Në përputhje me traditën Islamike, engjëjt janë janë të krijuara nga drita. Një ëngjëll është një qenie e pa vdekshme që nuk kryen mëkate dhe shërben si një rojë, një kujtim veprimesh dhe një vijë lidhëse ndërmjet Zoti dhe njerzimit. Engjëlli Gabriel p.sh komunikoi mesazhin e Zotit profetit Muhamet. Në kontrast me njerzit, engjëjt janë të pa aftë për të mos besuar, por me përjashtim ta Satanit, ata gjithmonë i binden Zotit.

Pavarsisht nga këto trajtime, doktrina Islamike mban njerzit që janë superior me engjëjt. Në përputhje me traditat Islamike Zoti u beson njerzëve dhe jo ëngjëjve në rujatjen e tokës dhe i urdhëron ëngjëjt ta përmbysin Adamin. Satani së bashku me ëngjëjt e tjerë i kërkon Zotit që ti rrëzojë njerzit nga pozicioni i nderuar i zëvëndës regjentëve. Qenia si një monetesit i flaktë, mosbindja e Satanit ndaj Zotit dhe refuzimi për të qëndruar përmbys përpara Zotit. Për këtë mëkat Satani është i dënuar nga Zoti që të udhëheqë njerzit në qiell deri në fund të botës. Në përputhje me Kuranin Zoti i informon engjëjt se ai i ka paisur njerzit me njohuri engjëjsh që nuk mund ta marrë kushdo.

Teologjia Islame.

Për shekuj të tërë teologët myslimanë kanë debatuar për subjektet e drejtësisë dhe mëshirës si edhe atributet e tjera të Zotit. Fillimisht teologjia Islamike u zhvillua në kontekst të kundërshtimit të debateve me Kristianët dhe çifutët. Sikurse artikulimet e tyre nga baza e doktrinës së Islamit bëhen shumë komplekse, teologët myslimanë së shpejtu u kthehen debateve të ndryshme të interpertimeve të ndryshme nga Kurani midis vetevetes duke e zhvilluar fondamentalisht teologjinë Islamike.

Përsëritja ndërmjet studjuesëve Islamikë mbi natyrën e Zotit të cilët kanë vazhduar që ti përpunojnë konceptet Islamike ndryshe po ashtu edhe moneteizmin Islamik. P.sh disa teologë i interpertojnë atributet Kuranore nga trajtimet të tilla si duke dëgjuar dhe parë Zotin nga ana metaforike duke larguar krahasimin nga qeniet e krijuara nga Zoti. Një debat tjetër kundërshtish teologjike fokusohet mbi pyetjet e vullnetit të lirë dhe predistinimit. Një grup teologësh myslimanë pohojnë se për shkak se Zoti është i drejtë ai krijoi vetëm të mira, dhe si rrjedhim vetëm njerzit mund të krijojnë të keqen. Ndryshe ky grup argumenton se ndëshkimi i njerzëve nga Zoti do të ishte i pa drejtë përshkakse ai vetë krijoi veprimet e liga. Kjo veçori shihet si mohim nga teologët e tjerë myslimanë mbi tokë dhe ata e kufizojnë sferën e krijuesve të Zotit ku në Kuran deklarohet qartë se Zoti është i vetmi krijues mbi çdo gjë që ekziston në tokë. Një tjetër burim kundërshtish është në se Kurani është i përjetshëm. Teologët të cilët i janë përkushtuar konceptit të një Zoti të vetëm pohojnë se Kurani duhet të ketë qenë krijuar me kohë dhe se atje çdo gjë është e përjetshme si Zoti. Kjo pikpamje nuk është pranuar nga teologët e tjerë përshkakse Kurani si autoriteti i fundit në botë deklarohet në shumë vende dhe me terma të pa dyshimta ai argumenton se është fjala e përjetshme e Zotit.

Shumë kundërshti të teologëve të tjerë i okupon mendimtarët myslimanë prej disa shekujsh por në shek e X teologu Islam al-Ashari dhe ndjekësit e tij njihen si Asharitë të cilët u përhapën dhe u adaptuan nga shumë Myslimanë. Mënyra se si kjo shkollë e zgjidhi pyetjen e vullnetit të lirë është argumentuar se asnjë veprim human nuk mund ti ngjasojë Zotit dhe vullnetit të tij dhe dihet se Zoti është Ai që është dhe do të jetë. Ky vështrim pohon se është vullneti i Zotit që krijoi pushtetin tek njerzit duke bërë zgjedhje të lirë. Si rrjedhim Zoti është i drejtë dhe i gjykon njerzit sipas veprimeve të veta. Vështrimi i al- Asharit dhe shkolla e tij gradualisht u bënë dominuese tek sekti Suni ose ortodoksët, megjithëse kanë qenë të tolerueshëm dhe ju përshtatën ndryshimit të opinionit të minorancës duke theksuar konsensusin e komunitetit në çeshtjet e doktrinës.

Sikurse është rasti me ndonjë grup religjioz myslimanët nuk kanë qenë dalluar gjithmonë me kundërshtitë e detajuara teologjike. Por zakonisht zakoni qendror i besimit Islam është besimi në një Zot të vetëm dhe tek mesazherët dhe profetët e tij ku kulmi arrihet me Muhametin. Kështu që myslimanët besojnë në shkrimet që Zoti i ka dërguar ndërmjet këtyre mesazherve që janë të vërteta dhe vazhdojnë në Kuran. Megjithë praktikat specifike religjioze të tyre shumë myslimanë besojnë engjëjt në ditën e gjykimit, qiellin, parajsën dhe ferrin.
Profeti Muhamet.

Besimi në mesazhin e Muhametit vjen në besimin e një Zoti. Muhameti lindi rreth vitit 570 pas Krishtit, ai ishte jetim qysh në moshë të njomë. Ai u rrit nga xhaxhai i tij i cili ishte fetar i spikatur brenda fisit kryesor të Kurieshëve nga Meka por ishte modest në kuptimin financiar. Në moshën 25 vjeçare Muhameti martohet me Khadien një grua 40 vjeçare. Në moshën 40 vjeçare ai u tërhoq në kodrat jashtë Mekës ku ai pati eksperiencën e tij të parë nga Islami. Engjëlli Gabriel i shfaqet Muhametit të druajtur dhe e informon atë se ishte mesazheri i zgjedhur nga Zoti. Gabrieli gjithashtu i komunikoi Muhametit zbulimin e parë nga Zoti. I tmerruar dhe i lëkundur Muhameti shkoi në shtëpinë e tij. Gruaja e tij u bë i pari person që pranoi mesazhin e tij duke u konvertuar në Islam. Pas marrjes së një serie shtesë zbulimesh, Muahmeti filloi të predikonte religjionin e ri, fillimisht në një rreth të vogël kushërinjsh dhe shokësh dhe më pas në publik. Banorët e Mekës në fillim e injoruan atë dhe e tallën. Por më pas shumë njerëz e pranuan thirrjen e tij. Pas drejtimit të dobët të religjionit të ri ata filluan ta persukutojnë atë dhe ndjekësit e tij. Kur ky afrohej ata nuk punonin, dhe banorët e Mekës vendosën ta persekutonin vetë Muhametin. Pas kësaj dy fiset kryesore nga qytetin Jatrib si dhe një pjesë e autoriteteve religjioze polemizuan arbitrarisht. Në kthim liderët u zotuan se do ta pranonin Muhametin si një profet dhe kështu u mbështën tek religjioni i ri i Islamit.

Hixhra.

Në vitin 622, Muhameti emigroi në Jatrib dhe qyteti e ndryshoi emrin në Medina që o të thotë qytet i Muhametit ose profetit. Kjo datë më vonë u caktua nga Myslimanët si fillimi i kalendarit mysliman viti një i Hixhrës, në arabisht Hixhra do të thotë imigrim. Vetëm dy vjet pasi Muhameti arriti në Medinë bërthama e komunitetit Mysliman filloi që të zgjerohej. Në medinë filluan predikimet religjioze dhe mesazhi moral i Islamit. Muhameti organizoi një shoqëri Islamike që shërbeu si koka e shtetit, disiplinat dhe udhëheqës ushtarak, shef ligjvënës për myslimanët e rritur të komunitetit. Shumë shpejt armiqësia ndërmjet komunitetit të myslimanëve të Medinës u shua edhe ndërmjet të fuqishmëve të Mekës. Në vitin 630 pas Krishtit pas nje serie konfrontimesh ushtarake dhe manovrave diplomatike, myslimanët në Medinë e zgjeruan autoritetin e tyre mbi Mekën që për kohën ishte një qytet shymë i rëndësishëm. Para se Muhameti të vdiqte në vitin 632 i tërë gadishulli arabik ishte i bashkuar për të parën herë në histori nën flamurin e Islamit.

Humanizmi i Muhametit.

Sipas disa përllogaritjeve të hershme Muhameti u kufizua në disa histori që i përshkruan si ngjarje të mbinatyrshme të tilla si nata e udhëtimit të tij nga Meka në Jeruzalem ku pasuesit e tij u ngjitën në qiell të hypur mbi kurrizin e një kali me krahë i cili ishte mbi natyror. Përveç historive të tilla, fokusi i parë i biografisë dhe i doktrinës Islamike në përgjithësi ishte humanizmi i Muhametit. Të gjithë profetët e ngjashëm para tij edhe Muhameti ishin njerëz të vdekshëm, i autorizuari i Zotit për ti dërguar mesazhet e tij njerzimit. Ndryshe nga profetët e tjerë Muhameti dallohej nga njerzit e zakonshëm nga aftësia e tij dhe pushteti i sigurtë. P.sh myslimanët besojnë se dallimi i qenieve të mëkatshme i ishin dhënë Muhametit nga Zoti si support i karrierës së tij si një profet. Kështu që Muhameti është portretizuar në Kuran si një person i cili bën gabime në gjykim dhe kështu që jeta e tij shërben si një shembëll për myslimanët e ardhshëm që e ndjekin. Ky theksim mbi shërbimin e humanizmit të Muhametit siç e kujtojnë njerzit e tjerë që mund të aspirojnë arsyeshëm për udhëheqjen e një jete të mirë sikurse ai bëri.

Kurani.

Sikurse mesazherët dhe profetët e tjerë Zoti e mbështeti Muhametin duke e lejuar atë të bëjë mrekulli dhe kështu ai provoi se ishte një profet gjeni. Vëtëm mrekullitë e Muhametit ishin përfundimisht prova e së vërtetës së Islamit dhe ai që i dëshmon këto mrekulli është Kurani. Në akordancë me vetë fjalët e shkrimeve, myslimanët besojnë se Kurani është fjala e kohës nga Zoti, ku ngjashmëria mund të prodhojë një jo humane. Ky trajtim i shkrimeve quhet i pa imitueshëm (i-zhaz) që është bazuar mbi besimin në autorsinë hyjnore të Kuranit. Religjionet e hershme nuk i pëlqejnë mrekullitë e Islamit i cili është një mrekulli botërore, dhe veprimet e tjera mbi natyrore të Muhametit janë të varura nga ai.

Ky besim në natyrën unike të Kuranit i ka udhëhequr myslimanët me përkushtim të madh intelektual dhe energji për të studjuar përmbajtjen dhe formën e tij. Në interpertimin e shkrimeve dhe prejardhjen e doktrinës dhe ligjeve nga ai kërkohen shumë disiplina brenda studimeve Kuranore si kuptimi i tij linguistik dhe kualitetit letrar si një shpreheje e origjinës hyjnore. Kurani është i ndarë në 114 kapituj që quhen sure të cilat afërsisht janë të organizuar nga kapitulli i dytë përpara me një hollësi të rregullt duke filluar me kapitujt e gjatë dhe përfundon me kapitujt e shkurtër. Kapitulli i parë Al-Fatiha (hapja) është një kapitull i shkurtër që recitohet nga secili gjatë pesë vakteve të faljes dhe në shumë rituale të tjera të faljes. Që të gjithë kapitujt një për një fillojnë me formulën « Në emër të Zotit dhe mëshirbërsit » (Bismilha rrahmani rrahim). Secili kapitull është i ndarë në vargje që quhen ajete (ku vetëm fjala aja, aya do të thotë shenjë ose provë). Me disa përjashtime vargjet janë organizuar rastësisht pa ndonjë përshkrim narrativ koherent.
Një kapitull tipik i Kuranit mund ti adresohet ndonjë kombinimi nga temat që e ndjekin. Zoti dhe krijimi, profetët dhe mesazhierët nga Adami tek Jezusi, ku Muhameti është një sundues dhe predikues, Islami si një besim dhe si një kod i jetës, mosbesimi, përgjegjësia njerzore dhe gjykimi, shoqëria dhe ligjet. Më vonë dijetarët myslimanë kanë argumentuar se tekstet e kohës dhe shpjegimi i universalitetit në mungesë të koherencës narrative dhe rastësia nga temat. Me fjalë të tjera kuptimet e shumta të Kuranit, vija narrative transhendente si dhe transhendenca e një momenti të veçantë historik.

No comments: