Saturday, July 2, 2011

Kryetarja e Kuvendit nuk i paguan për ditët që bojkotojnë seancat


Një situatë e tillë përsëritet sa herë PS bojkoton Kuvendin

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste janë vënë re dje në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë për t’u interesuar rreth aktivitetit të parlamentit që nga koha kur kjo forcë politike mori vendimin për të hyrë në Kuvend. Gjithsesi, burime në PS kanë bërë me dije se arsyeja e vërtetë e vajtjes së deputetëve të PS-së në zyrat e Kryesisë së Kuvendit ka qenë shpresa se mos Kryetarja Jozefina Topalli u ka shënuar në borderonë mujore pagën mujore për ditët që ata nuk kanë qenë të pranishëm në punimet e Kuvendit. Megjithëse e dinin që më parë se Kryetarja e Kuvendit nuk i toleron mungesat e deputetëve sa herë ata marrin vendim si forcë politike, me sa duket ata kanë shpresuar në ndonjë zemërgjerësi të saj. Gjithsesi, informacioni që kanë marrë ka qenë se në borderonë e Kuvendit, të paktën për muajin qershor, nuk ka pasur asnjë qindarkë. Ata që s’e kanë marrë, kanë pasur vetëm rrogën për sa i takon pjesës së majit, deri ditën para se të merrej vendimi për të mos hyrë as në seancat plenaret, as në komisionet parlamentare. Mungesa e rrogës ka qenë një nga shqetësimet kryesore të deputetëve sa herë merret vendimi për të bojkotuar Kuvendin. Duke qenë se është një e ardhur jo e vogël, duke përfshirë këtu paratë e telefonave, dietat për komisione apo udhëtime jashtë shtetit, duhet thënë se nga buxheti familjar mungojnë sasi të konsiderueshme parash. Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e deputetëve rrogën e Kuvendit e kanë të ardhurën kryesore, d.m.th. këtu nuk përfshihen ata deputetë që njihen si milionerët e Kuvendit dhe që pas zgjedhjeve të vitit 2009 në shumicë janë mbledhur nga kryetari Rama në Partinë Socialiste. Duhet thënë se një pjesë e mirë e deputetëve të majtë, madje shumica e tyre, rrogën e plotësojnë me ndonjë orë mësim që japin në ndonjë universitet privat, një rrogë për të cilën ata shprehen se është krejt e pamjaftueshme për të mbajtur familjen dhe për të mbuluar shpenzime të tjera.

Bojkoti që në vitin 2009

Nga shtatori i vitit 2009 e deri në shkurt të vitit 2010 deputetët e Partisë Socialiste mbetën pa rroga për shkak të bojkotit që kjo forcë politike i bëri Kuvendit. Vendimi i Kryetares së Kuvendit asokohe ishte i prerë në lidhje me këtë pikë. Por edhe pas hyrjes së parë në Kuvend dhe marrjes së mandatit bojkoti i socialistëve vijoi dhe duhet theksuar se administrata e Kuvendit ka qenë shumë e kujdesshme për të mbajtur shënim çdo mungesë të tyre, madje dhe kur bojkotonin seancën u mbahej rroga.

No comments: