Monday, June 27, 2011

Kuvendi i Greçes-10-23 qershor 1911, ndryshe

Kuvendi i Greçes-10-23 qershor 1911,

ndryshe

Kushtrimi civil i një populli progresist

-Vёshtrim kritik-

Kuvendi i Greçes, i mbajtur 10-23 qershor 1911, nё vitin jubile tё 100­Vjetorit tё tij pёrkujtohet nё memorien historike tё popullit tonё si njёra nga epiqendrat mё elokuente tё qёndresёs pёr liri dhe dinjitet civil tё shqiptarisё, nё veçanti nё historinё e Malёsisё sё Madhe. Pa dyshim, kjo ngjarje e zhvilluar nёn kujdesin atёror dhe pёrkushtimin historik tё dy figurave emblematike tё kombit, Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, do tё pёrjetohej si njё kushtrim civil mbarёkombёtar pёr liri dhe dinjitet kur kujtojmё jehonёn e kёtij evenimenti,derivat i tё cilit qenё memorandume tё tilla si: ai i Urёs sё Shushicёs (afёr Vlorёs), i Gjirokastrёs(korrik 1911),memorandumet e Tepelenёs(8 dhe 23 gusht 1911),ai i komunitetit shqiptar tё Sofies(shtatotr 1911),memorandumi i Hotit(shkurt 1912) ,memorandumi i Krasniqes(prill 1912),memorandumi i Junikut(21-25 maj 1912), sikur kёrkesat e Malёsive tё Gjakovёs,Mitrovicёs, thirrja e pёrbashkёt e Shkodrёs,Janinёs,Manastirit dhe Kosovёs,e shprehur nё tri gjuhё: shqip,frёngjisht dhe italisht nёn siglёn”Organizata Kombёtare Shqiptare”nёnshkruar mes tё tjerёve edhe nga Nikollё Ivanaj.

Njё traditё tashmё reputacionale nё zinxhirin brilant tё traditёs civile tё njё populli si yni qё lirinё ka ditur,krahas pushkёs, ta menaxhojё me po kaq dinjitet edhe nё frymё kuvendimi, ndryshe dialogimi modern duke arritur t’i imponohet si i barabartё edhe kundёrshtarёve mjaft tё fuqishёm si Porta e Lartё. Nё kёtё vёshtrim kemi tё drejtёn historike tё pohojmё fort,me zёrin lart: Kuvendi i Greçes qe kushtrimi civil i njё populli progresist pёr t’ia patur zili cilido civilizim nё historinё e djeshme tё Evropёs plakё aq e mirёnjohur pёr shpёrfilljen dhe sakrifikimin e pashoq tё statusit tonё si komb...

.Ndryshe mund tё themi me krenari se Kuvendi i Greçes nё 100-Vjetorin e tij tё mbajtjes vjen mes nesh si vlerë autentike e historisë dhe e identitetit tonë kombëtar..

Nga ana tjetër nuk mund të mos theksohet as fakti tjetër historik,që M. Madhe, nёn solemnitetin sa patriotik,sa civil tё bijёve tё saj si Nikё Gjelosh Luli,Pjetёr Zefi etj.tё cilёt me madhёshtinё e njё kreshte mali,me vetёdijen dhe hapin historik tё patriotёve tё vёrtetё do tё kujtohen pёrjetёsisht pёr guximin si 7 shqiponjat e lirisё, qё duke ngritur pas 450 vjet robërie nёn pushtuesin osman nё majёn e Bratilës, më 6 prill 1911, flamurin tonё kombёtar, flamurin e Skёnderbeut,do tё shёnonin Nёntoriadёn e Dytё tё shqiptarёve 468 vjet pas nga Nёntoriada e Parё-Skёnderbejane.

Një akt madhor historik drejt 28 Nëntorit 1912, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Sikurse dihet se kryengritjet antiosmane nё Malësinë e Madhe gjatё atyre viteve, do të ishin prologu dhe promotorri imponues ndaj Perandorisë Osmane dhe faktorit ndërkombëtar për njohjen nga Fuqitë e Mëdha të kësaj pavarësie..

Ajo qё mё imponoi t’i rikthehem Shpalljes sё Pavarёsisё, epilog i Kuvendimit historik tё Greçes, ёshtё prirja abuzive nё ditёt tona mbi tё vёrtetёn e asaj ndёrmarrjeje historike vigane siç qe ngritja e flamurit nё Deçiç, mё 6.prill.1911,njё atribut thellёsisht shqiptar.

Sot aktualisht “nё AQSH mund tё njihemi realisht me tre variantet e Memorandumit tё Greçes, ku mund tё dallojmё formatin broshurё tё variantit tё parё nё gjuhёt: shqip dhe frёngjisht, formatin dorёshkrimor tё variantit tё dytё nё gjuhёn

2.

osmane,gjithsejt nё dy fletё, sikur edhe formatin e tretё si shtypshkrim, ndoshta kopje e dokumentit nё fjalё pa kapakёt e kuq, qё i dhanё edhe emrin”Libri i Kuq”, siç nёnvizon Prof.L.Palushaj(“Malёsia dhe fiset e saj II”,fq.318).

Por, nё kёndvёshtrimin kritik, ajo qё ka rёndёsi pёr tё sotmen ёshtё fakti se ky dokument i pёrmasave historike, si dhe vetё sakrifica qё kёrkoi Ngritja e Flamurit, mё 6 prill 1911, nuk pati kurrёsesi investimin e pretenduar malazez nё atё masё qё spekulohet mjerisht deri nёn hundёt tona. tё tjetёrsuar nёn sindromёn postmoderne tё pёrshtatjes mazohiste sa si kulltukofagi, sa si sjellje dritёshkurtёr tragjikomike me vetvehten.

Tё 12 pikat e Kuvendit tё Greçes nё tё gjitha domethёniet e tyre

janё nё frymё thellёsisht shqiptare: Njohjen e plotё tё qenies sё kombit shqiptar me ato tё drejta qё kanё kombet tjera tё mbretёrisё,liri tё plotё pёr shqiptarёt qё tё mёsohen dhe pёrparojnё nё gjuhёn e vetё, nё shkollat e veta, nderim pёr tё drejtat e krerёve krishterё pёr tё mёsuar nё shkollat nёn sundimin e tyre,organizimi i administrimit tё vilajeteve ku ndodhen shqiptarё, sistem decentralizimi administrator, shёrbim i detyruar ushtarak, zgjedhja e xhandarёve ,e agjentёve tё policisё dhe nёpunёsve tё tjerё shqiptarё etj.d.m.th gjithçka nga vetvehtja nё emёr tё vetvehtes dhe kurrёsesi nuk lexohet njё integrim efektiv etik, konstitucional, apo politik i malazezёve.

Dihet se konjukturёn proshqiptare fqinjёt tanё nuk e njohёn asnjёherё nё historinё e tyre, veçmas gjithё shekullit XX. Pёrkundrazi, pёrpjekja pёr tё gllabёruar historinё tonё, ndryshe lumturinё tonё si komb i lirё nuk u ka munguar asnjёherё,edhe pse siç e thekson me aq dinjitet Prof.Palushaj ”Deri sot asnji popull s’ka falё ndaj tё tjerёve nё dam tё vet kombёtar : me besё tё lidhuna,me miqёsi,me vёllanim-probatimim,me kumbari:Mijёra

viktima,keqpёrdorime,dhunime dhe zhdukje fizike,falё nga vetё populli shqiptar me tё vetmin qellim sa fisnik ,sa civil:

Tё ndryshojё pёr mirё marrёdhёniet dhe botёkuptimin e fqinjёve tё vet,sadoqё s’ka rast qё kёta fqinj tё mos kenё qenё drejtpёrdrejt, apo indirekt shkaktarё tё tragjedisё sonё si komb pa kujtuar sa udhёheqёs ilirё, krenaria e civilizimeve tё tyre, patёn nё perandoritё e tyre filluar nga ato: romake, greke, serbe, maqedone dhe turke”(Vep.cit.fq.18).

Eshtё e pafalshme qё shqiptarёt nё trojet e veta, kёtu nё Malёsi, kanё shkruar shumё pak pёr vetvehten, nё kёtё rast pёr tematikёn nё fjalё tё kёtij simpoziumi, sikur si ironi me vetvehten ka qё na shkruajnё se ”paska pasur shumё malazezё si pjesёmarrje dhe komandime”. Po atёhere,- me shumё dinjitet shtron pyetjen Profesor Palushaj-, ku janё viktimat njerёzore tё palёs malazeze, kur dihet se nё beteja tё drejtpёrdrejta me sulmet nё Deçiç tё 6 prillit 1911 nё mbarё Malёsinё e Mbishkodrёs janё rreth 1500 viktima tё dёshmorёve kundёr ushtrisё turke ?!?

Mё ka indinjue jashtё mase pёrcjellja disi injoruese e shpirtit tё kёsaj ngjarjeje nga artisti i mirёnjohur Çun Lajçi nё skenёn e Teatrit “Migjeni” nё veprimtarinё kulturore”Ku

e muer emnin Malёsia” me rastin e 98-Vjetorit tё Ngritjes sё Flamurit nё Deçiq mё 6.11.1911.”Kur po kalonte Edit Durham pranё Deçiqit,-kujton gjithё ironi zoti Lajçi-gjeti aty njё plak sё bashku me 13-14 djelmoça shqiptarё tё cilёt, sipas Lajçit, hezitonin tё ngulnin flamurin shqiptar”. Ndёkohё ai plaku po vazhdonte t’u thoshte tё rinjve:

“ Dilni dhe ngulnie flamurin atje !Por ju nuk po ua mban se po droni shkanё(malaziasit)”.Ironia thellohet kur nё vend tё fjalёs ngrinie z.Lajçi

3.

artikulon gjithё grotesk fjalёn ngulnie.Ndёrkohё pёrballё kёtij hezitimi,- gjithёsesi tragjikomik, sipas zotit Lajçi-, flamurin nuk po e kishin ngulun tёrinjtё, por na e paska ngulur plaku” duke injoruar aktin historik trimёror tё shqiponjave tё Malёsisё si Nikё Gjelosh Luli,Pjetёr Zefi etj.nёn shembullin e legjendёs sё qёndresёs pёr liri,”Heroit tё Popullit”Ded’Gjo’Lulit.

Qofsha i gabuar, por si zor t’i besonte “Mbretёresha e Malёsisё” miss Edit Durham,politikania,historiania dhe sociologia aq e mirёnjohur, dinjitetin e vet njё populli qё, sipas pohimit publik tё Lajçit, paska dёshmuar mahi,tallje, si kjo pa dinjitet ndaj flamurit tё vet me “tё nguluna flamuri”- njё lojё halabake,tё rinjёsh pa personalitet, apo si njё sjellje pleqёsh tё rrjedhur?!?

Nuk di a e di z.Lajçi se Miss Durham me veprimin e saj publik sa antianglez, po aq proshqiptar nё tre momente serioze pёr fatin tonё si komb :

Denoncimin e Traktatit tё Londrёs tё 1915-tёs,

refuzimin e dhuratave tё Krajl Nikollёs nё 1918-tёn si paradhёnie e pazareve me interesat tona kombёtare

dhe organizimin e njё manifestimi shembullor nё qendёr tё Londrёs kundёr pushtimit fashist tё vendit tonё mё 7 prill 1939, edhe pse ishte nё moshёn 76-vjeçare,

do tё dёshmonte botёrisht se ne jemi njё popull qё meritojmё tё nderohemi me dinjitet si popull civil dhe kurrёsesi njё turmё halabakёsh tё squllur qё pranuaka tё vёrё nё lojё zotdaljen e vet publike me dinjitet ndaj flamurit, simbolit tё vet kombёtar?!? Megjithatё,le tё gjykojmё mbi anёn tjetёr tё medaljes ! Me shumё tё drejtё lind pyetja: Cili ka qenё qёndrimi i malazezёve,vёrtet tё kenё qёndruar indiferentё nё atё stinё lavdie tё qёndresёs shqiptare pёr liri dhe pavarёsi?!?. Kundёr çdo fryme manipulimi, e vёrteta duhet lexuar me dinjitet ndёr sy :

”Nuk mund tё mohohet se malёsorё tanё kanё marrё sikur dhe ble armё nga Mali i Zi, por ndihma fizike dhe ushtarake nga ana e tyre e drejtpёrdrejt kundёr pushtuesit otoman ka qenё fare e vogёl, sepse po tё ishte ndryshe Malёsia e Madhe nuk do tё mbetej pёr 6 muaj luftё pa ushqim dhe armё”, çka natyrisht e dobёsoi tempin e rezistencёs intensive - pandёrprerje deri nё shpalljen e plotё tё pavarёsisё sonё,nёntor1912.( Vep.cit.fq.283).

Ja si shprehet nё Ditarin e tij At Pal Dodaj: ”Ditёn e Kryqit tё Shenjtё, kur u mor Deçiqi, asnji prej Malit tё Zi nuk ishte i pranishёm. Shpesh iu premtohej malёsorёve mbёrritja e malazezёve, por nё realitet nuk

dukeshin asapak.Pёrveç ndonjё vullnetari malazez,-vazhdon At Pal Dodaj-, janё dukё nё luftё edhe disa milicё malazezё.por shpesh nё gjysmё tё rrugёs,

dhe pasi kishin hyrё nё territorin tonё, mbas kёrcnimit tё qeverisё sё tyne, u duhej tё tёrhiqeshin. Ata tё Trieshit dhe tё Kojёs nё masё u dolёn ndihmё

tanёve, edhe pse ma parё kishin pasё lejen e qeverisё sё tyre, kёrcnimi iu ba taman nё çastin kur ishin futё nё betejё”(AQSH i RSH,fq.734,Dosja 2).

“Në se nuk di nga vjen, s’di se ku do të shkosh”,­thoshte Seneka.

Pikërisht një e vërtetë e tillë po aq sa dëshmon, po aq edhe konfirmon përmasat e vlerave tё një evenimenti historik si ky qё po nderojmё sot.

Personalisht, si intelektual,ndryshe si njeri i lirё dhe jo si politikan dua tё theksoj me gjithё forcёn e sё vertetёs dhe tё obligimit moral:

4.

Kurrёsesi nuk na lejohet nё kohёt postmoderne ne qё respektohemi si qytetarё publikё, ndryshe si anёtarё tё asaj bashkёsie qё Poradeci ynё, gjenerali i poezisё shqipe, e quante “Republika e letrave”, tё konvertohemi nё letraxhinj interesash, apo nё intelektualё organikё, siç do t’i etiketonte Antonio Gramshi, konformistёt me politikёn e ditёs, tё cilёt poeti i lartpёrmendur do t’i cilёsonte si limfa e pushtetit.

Kodi i këtij fati tragjik të një kombi si yni, gjymtyrë të të cilit mund të themi, pa kurrefarë kompleksi, sot po shkojnë ndoshta drejt shuarjes si të tilla,si shqiptare ,sadoqë kanë gjakun e vetë të derdhur brenda atij kontributi që po përkujtojmё sot si 100 vjetori i Kuvendimit historik tё Greçes ndryshe si Memorandumi i Greçes -kёtij kushtrimi civil tё njё populli liridashёs dhe progresist si populli ynё.

Mё falni tё ritheksoj atё dhimbje qё ndjej brenda vehtes sime, falё ndjenjёs sё krenarisё dhe tё dashurisё sё pafund ndaj vendit tim:

Askush nё botё, as Amerika, kjo mike e madhe e shqiptarёve, nuk do t’i konsideronte dinjitozё shqiptarёt, nёse nuk dinё, apo shtiren se e duan vendin e tyre, Shqipёrinё. Kush nuk sillet me dinjitet ndaj vendit tё vet, historisё sё tij, nuk mund tё jetё partner dinjitoz, i besueshёm, nё posthistori i askujt, aq mё pak i njё kombi dhe shteti aq dinjitoz si SHBA, “nevoja dhe prania politike dhe gjeopolitike e tё cilave u bё e domosdoshme, kur pёrfundimisht u bё e qartё se Fuqitё e Mёdha nuk ishin tё denja mё pёr tё ruajtur rendin dhe paqen rajonale”, ndryshe e humbёn pёrfundimisht mundёsinё e menaxhimit me dinjitet tё kёsaj bote.

Lavdi ndёr shekuj ideatorёve tё Kuvendit historik tё Greçes, i cili nё kёtё jubile shndrit si kёshtjella e kuvendimit civil tё shqiptarёve pёr tё jetuar si njerёz tё lirё nё pjesёn e vet tё diellit.

Kadri Ujkaj

Koplik,mё 23.06.2011

No comments: