Qamil Xhani
Keshilli i Evropes i jep nje tjeter shuplake Edi Rames pasi kerkon zyrtarisht nga opozita shqiptare qe te nderprese bojkotin dhe te marre pjese ne institucione. Komiteti i Monitorimit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, me ane te nje draft-rezolute te shpallur me 6 qershor 2011 dhe miratuar diten e pardjeshme (e Premte) ne Strasburg, ndalet tek situata politike ne 11 vende dhe ne rastin e Shqiperise, ben thirrje per dialog politik mes opozites dhe forcave te tjera politike. Me 53 vota pro, 3 kunder dhe nje abstenim, rezoluta e miratuar te premten i ben thirrje opozites shqiptare qe zgjidhjet per situatat e krijuar te gjenden ne institucione dhe jo ne rruge. "Partia kryesore e opozites ne Shqiperi, PS te nderprese bojkotin e saj ne punen e parlamentit dhe te hyje ne nje dialog konstruktiv politik me forcat e tjera politike", thuhet ne dokumentin e KiE-se. Dokumenti i Komitetit te Monitorimit vlereson se Partia Socialiste ka abuzuar me strategjine e bojkotit qe pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. "Abuzimi nga partite e opozites me strategjite e bojkotit, si ne rastin e Shqiperise, ose refuzimin e tyre per te marre pjese ne zgjedhje, nuk eshte kujdesje per procesin demokratik", thuhet ne rezoluten e KiE-se, mbeshtetur mbi Raportin e Monitorimit. Ne menyre me te qarte, ne dokument sillet ne vemendje dhe situata e krijuar nga Partia Socialiste pas zgjedhjeve te vitit 2009. Asambleja Parlamentare e KE-se shprehet se dhe situata e krijuar me 21 janar e ka zanafillen ne bojkotin e opozites dhe mungesen e bashkepunimit. "Paaftesia e opozites per te bashkepunuar me partine ne pushtet pas zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009 shkaktoi nje krize te vazhdueshme dhe coi ne ngjarjet tragjike te janarit 2011", thuhet ne dokument. Nga ana tjeter Keshilli i Evropes, krahas apeleve per bashkepunim dhe largim te opozites nga rruga e bojkotit, sugjeron dhe rruget qe duhet te ndiqen per avancimin e vendit me procesin e integrimit. "Autoritetet shqiptare jane ftuar nga ana e Asamblese Parlamentare per te permiresuar kuadrin legjislativ dhe ne rritjen e kapacitetit te administrates zgjedhore ne nje numer fushash.", thuhet ne Rezolute. Nje rekomandim konkret eshte ai i permiresimit te bazes ligjore per zgjedhjet. "Kuvendi i Shqiperise te fuse nje kornize legjislative per te permiresuar procesin zgjedhor dhe te permiresoje aftesite e administrates zgjedhore, per sa i perket regjistrit zgjedhor, rregullimin e mediave dhe te financimit te fushatave, rregullat e transparences ne lidhje me pronesine e medias, perberjen e komisioneve dhe listat e kandidateve", thuhet ne Rezolute. Ne lidhje me situaten ne Shqiperi, Keshilli i Evropes pritet te dergoje dy bashke-raportuesit, Jaakko Laakso dhe David Eilshire, te cilet do te ndjekin nga afer situaten e krijuar pas zgjedhjeve lokale te 8 Majit.
Rezoluta
Dokumenti prej pese faqesh i Komitetit te Monitorimit te Asamblese Parlamentare te KE-se ben nje permbledhje te situates ne 11 vende. Tek pjesa per Shqiperine, ne menyre te vecante, KiE i referohet bojkotit te opozites dhe strategjise se saj per te mos marre pjese ne institucione.
RAPORTI I MONITORIMIT
Pjese nga Rezoluta e KiE-se
Paaftesia e opozites per te bashkepunuar me partine ne pushtet pas zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009 shkaktoi nje krize te vazhdueshme dhe coi ne ngjarjet tragjike te janarit 2011.
Nga ana tjeter, abuzimi nga partite e opozites me strategjite e bojkotit (rasti i Shqiperise), ose refuzimin e tyre per te marre pjese ne zgjedhje (ne disa vende te tjera), eshte tregues i mos kujdesit per procesin demokratik.
Ne Shqiperi, megjithese zgjedhjet e fundit parlamentare te vitit 2009 u konsideruan ne nivel global te ndershme dhe te lira, politizimi i procesit zgjedhor dhe shkeljet e gjetura gjate fushates, si dhe disa parregullsi te verejtura gjate votimit, i dhane shkas rritjes serioze te krizes aktuale politike.
Asambleja Parlamentare i ka bere thirrje ne menyre te perseritur opozites kryesore qe t'i jape fund bojkotit te punes se Parlamentit dhe te hyje se bashku me forcat e tjera politike. Eshte pergjegjesi e lidereve politike per te thirrur mbeshtetje ne kuader te institucioneve demokratike dhe jo ne rruge.
Autoritetet shqiptare jane ftuar nga ana e Asamblese Parlamentare per te permiresuar kuadrin legjislativ dhe ne rritjen e kapacitetit te administrates zgjedhore ne nje numer fushash.
Asambleja Parlamentare kerkon qe ne lidhje me zgjedhjet dhe pluralizmin politik:
1. Kuvendi i Shqiperise te fuse nje kornize legjislative per te permiresuar procesin zgjedhor dhe te permiresoje aftesite e administrates zgjedhore per sa i perket regjistrit zgjedhor, rregullimin e mediave dhe te financimit te fushatave, rregullat e transparences ne lidhje me pronesine e medias, perberjen e komisioneve zgjedhore dhe listat e kandidateve.
Per bashkepunimin parlamentar me opoziten:
2. Partia kryesore e opozites ne Shqiperi te nderprese bojkotin e saj ne punen e Parlamentit dhe te hyje ne nje dialog konstruktiv politik me forcat e tjera politike.
No comments:
Post a Comment