Bisedë
me botuesin e Revistes se përmuajshme “ Kuvendi” në Michigan, Pjetër
Jaku
Pjetër Jaku
lindi në fshatin Mollë Kuqe të Mirditës është shkrimtar shqiptar, në Amerikë,
i cili i përket brezit të ri të emigrantëve .
Ai ka
mbaruar studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në degën Gjuhë
dhe letërsi shqipe. Ka punuar disa vite si mësues në rrethin e Lezhës,
drejtues shkolle dhe kryetar i Degës së Librit për këtë rreth (mbas viteve
90-të). Jaku ka botuar që në moshë të re në gazetat letrare të asaj periudhe,
duke fituar edhe çmime në konkurse kombëtare.
Në vitin
1994 ka krijuar Shoqërinë Botuese “Kuvendi”, në qytetin e Lezhës që, deri më
sot ka afro 60 tituj të botuar. Është autor i dy librave poetik “Harrimi i
vetes” dhe “Ankthe” dhe disa librave studimor e publicistik. Është autor i
librit voluminoz "Shqiptarët në Detroit" dhe botues i Revistës së përmuajshme,
informative dhe kulturore "Kuvendi", e cila del në Detroit që nga muaj Maj i
vitit 2001.
Me shkrimtarin
Pjetër Jaku, bisedoi Beqir Sina, gazetari ynë në SHBA, rreth letërsisë Shqipe
në Amerikë, revistës Kuvendi,libri shqip në çdo mjedis, këtu në Diasporë, dhe
se :"A është duke u krijuar një individualitet në letërsinë shqipe ?", dhe ku
e sheh shkrimtari Jaku
këtë.........
Bota Sot : Sa
tituj librash u prezantuan, nga të cilat sa tituj të rinj, në mbrëmjen kurorëzuese të “ Ditëve të
Letërsisë Shqiptare” në Michigan ne vitin e kaluar, organizuar nga Revista
“Kuvendi” ?
Jaku :
Revista “ Kuvendi” këtë vit bën plot dhjetë vjet që organizon Ditët e
Letërsisë Shqipe në Amerikë. Edhe pse vendi organizator është Michigani, një nga shtetet veriore të
Amerikës, aktiviteti ka permasat e gjithë krijuesve që jetojnë e punojnë në
Amerikë. Konkursi nuk i përjashton as krijuesit në Atdhe, dhe as ata që kanë emigruar në
vende të tjera të botës.
Vitin e
kaluar u paraqiten në
ditën e dyte, ku edhe është aktiviteti kryesor, mbi 30 tituj librash të botuar vetëm
gjatë vitit 2010 nga krijusit shqiptar në Amerikë. Ndonjëri, edhe pse
nuk mund të vinte vete e dërgoi librin me postë, për t’u ekzpozuar në këtë
aktivitet.
Bota Sot : Si u lindi ideja e organizmit të “
Ditëve të Letërsisë Shqiptare” në Michigan ?
Jaku
: Ideja lindi në vitin 2001 me rastin e 130
vjetorit të lindjes së Fishtës dhe, Ditët e Letërsisë së atij viti iu kushtuan
më së shumti Gjergj Fishtës dhe vepres së tij. Në këtë aktivitet na nderonte
artistja e njohur e fjalës dhe këngës, Justina
Aliaj.
Bota Sot : Cili është treguesi i vullnetit të organizatorëve për të ndërmarrë një aktivitet të tillë?
Jaku
: Nuk ka ndonjë tregues specifik. Vullnet ka.
Kur bëhët fjalë për aktivitete të tilla nuk mund të presësh interesim masiv,
siç mund të ndodh në një koncert muzikor ku shkohet vetëm për t’u defryer.
Po në atë vit, Revista “ Kuvendi’ i la vend
të veçantë pervjetorit të Fishtës dhe këshilli botues i saj erdhi në mendimin
se duhej përkujtuar disi ndryshe.
Bota Sot : Cili është aktiviti më i madh kulturor
që është mbajtur tek ju ?
Jaku
: Aktivitete kulturore bëhën shpesh dhe
organizatorët janë emra të ndryshëm, që disa herë vijnë nga bota e biznesit.
Nuk ka ndonjë organizim të mirëfilltë kulturor që ecen vit pas viti dhe pritet
me kureshtje, siç janë Ditët e Letërsisë.
Bota Sot
: A mund të flasim për një etapë që është kapërcyer tashmë - atë të
shpërndarjes së librave shqip në çdo mjedis, këtu në Diasporë
?
Jaku : Ende jo! Nuk di që në gjithë diasporen e shqiptarëve të Amerikës të ketë një bibliotekë për të qenë, të skeduar dhe të organizuar, ku shqiptarët mund të gjejnë botimet më të reja, duke pasë lidhje edhe me botimet më të mira që qarkullojnë në libraritë shqiptare.
Jaku : Ende jo! Nuk di që në gjithë diasporen e shqiptarëve të Amerikës të ketë një bibliotekë për të qenë, të skeduar dhe të organizuar, ku shqiptarët mund të gjejnë botimet më të reja, duke pasë lidhje edhe me botimet më të mira që qarkullojnë në libraritë shqiptare.
Bota Sot : Cilat janë marrëdhëniet e politikës,
biznesit dhe shoqërisë në Diasporë me shkrimtarët, që të jenë sa më të lidhur
me historinë e vendit të tyre, dhe në shërbim të tyre ?
Jaku : Politika
në diasporë është e ndarë në shoqata, që fare pak u intereson të bashkëpunojnë
me shkrimtarët. Biznesi ndihmon më shumë
aktivitet muzikore se sa botimet dhe shkollat e gjuhës shqipe. Historia
e vendit tone, sa vjen e mjegullohet, kur të rinjët shkollohen në anglisht dhe
prindrit e tyre nuk kanë kohë t’u
mësojnë historinë siç ua meson shkolla.
Politka në atdhe duhet të tregoi më shumë kujdes ndaj këtij
fenomeni.
Bota Sot : Si ndjehen shkrimtarët dhe çfarë
përfitojnë bashkëatdhetarët nga kjo
prirje?
Jaku : Nuk bëhët
fjalë për përfitime. Përfitimi nga botimet nuk është i prekshëm dhe i
mënjëhershëm, siç mund të ndodh me pikturën dhe muzikën, me vallen dhe
sportin.Shkrimtarët në emigrim ndihen më të pambrojturit. Në atdhe, ku tashmë
atdheu është edhe në diasporë nëpërmnjet valëve televizive, veprat e tyre as
nuk lajmërohen në mediat e atjeshme, të
cilat shihen edhe këtu. Duhet t’u lutesh, ose të paguash për të lajmëruar një
botim të ri. Politika dhe përkrahja e
shkrimtarëve është denigruese. Në tregun e librit gjenë vetëm autorë të
huaj, të cilët edhe media i reklamon pa kufizim
minutazhi.
Bota Sot : A ju duket sikur ka një superprodhim të
librave sot në botën shqiptare ? Dhe ende nuk është ambienti i botimi i
sistemuar me rregulla të rrepta të botimit, por gjithsesi kjo lloj sasie do të
bëjë të mundur edhe seleksionimin e një letërsie sa më të mirë
?
Jaku : E vërtetë, ka! Ndërmjet librit dhe lexuesit duhet të veproi kritika, e cila sot për sot mungon. Të orientosh lexuesin është jo vetëm një detyrim moral, por edhe shtetror. Pse ta lësh lexuesin të rropatet dhe ta bjerrë kohën me libra ( jo vepra ) që janë shumë më pak se mediokre, kur ekziston mundësia, t’i ndash vlerat nga antivlerat. Disa botime vetëm sa kalojnë derën e shtypshkronjës…
Bota Sot
: A ka në Diasporë disa poetë dhe shkrimtarë shumë interesant dhe shumë
të mirë në paraqitjen e tyre, me librin e parë të dytë e me radhë...
?
Jaku
: Po , ka! Biles
ka ndonjërin, që ende nuk ka botuar as libër të parë. Dhe ky është Aurel
Vukpalaj, që jeton e punon prej vitesh në New York . Revista “ Kuvendi” i ka publikuar
poezitë e tij. Këtu në diasporë po
rendet pas numrit të librave dhe jo vlerave të tyre. Ka sish që kanë shtypur
dhjetra tituj, duke ardhur prej hiçit, pa dëshmuar pikë talenti. Ndërsa, afër
moshës 50 vjeçare dhe pa botuar qoftë një poezi të vetme deri në vitet dymijë, vetëthirren shkrimtarë. Pa përmendur
shkrimtarët e njohur Fatos Kongoli e Naum Prifti, ka edhe ndonjë të brezit të mesëm, pak më të
rinj se këta, që bëjnë letërsi të pranueshme. Këtu mund të përmendim poetët Alfons Grishaj,
Nexhip Ejupi, Iliriana Sulkuqi, Albana Mëlyshi, Elinda Marku dhe prozatoren
Diana Gëllci.
Bota Sot : Nga pikëpamja e problemeve me të cilat
ballafaqohet sot letërsia jonë, a ka diferencime dhe, pse "anatemohen" gjithmonë krijuesit e rinjë
dhe nuk inkurajohen - pavarësisht moshës së tyre, dhe kohës që kanë zgjedhur
ata në Diasporë?
Jaku
: Pse duhet të ketë diferencime dhe nga kush?
Diferencimet i bën lexuesi dhe ai nuk mund të paragjykohet. Ka edhe krijues që
kanë shkruar, një , dy ose një cikël poetik të mirë, por që nuk përbëjnë
individualitet krijues, edhe pse i trumbetojnë më të madhe “ punët’ e
tyre.
Bota Sot : A është duke u krijuar një
individualitet në letërsinë shqipe dhe
ku e sheh ti këtë?
Jaku
: Individualitete mund të ketë më shumë se një!
Tashmë Fatos Kongoli është një nga prozatorët që njihet e lexohet jo vetëm në shqip, Ardian Kycyku shkruan një
prozë krejt bashkëkohore në një paraqitje të veçantë dhe origjinale ne dy
gjuhe te huaje perveç shqipes ( rumanisht dhe italisht). Pa përmendur këtu
Visar Zhitin e Mimoza Ahmetin…
Bota Sot : Së fundi, çdo të ketë të re këtë vit në Ditët e Letërsisë Shqipe të Michiganit?
Jaku
: Si dhe në vitet e mëparshme, këto dy ditë do
të jenë datat 29 dhe 30 Tetor 2011. Në
këtë aktivitet mendohet të marrin pjesë krijues nga disa shtete të Amerikës.
Do të ketë një konkurs dhe një shpërblim. Shkurt: do të jenë dy ditë vetëm të
krijuesve të letërsisë. I meritojnë dy ditë në
vit!
Meritojnë edhe
mbështetjen më të madhe nga ata që kanë mundësi të sponsorizojnë sado pak këtë
aktivitet, tashmë të njohur.
Bisedoi: Beqir
Sina
22
Gusht 2011
No comments:
Post a Comment