Rozeta Rapushi
Ambasadori i OSBE-se, Eugen Uollfarth, informon
Keshillin e Perhershem te OSBE-se, ne Vjene per ngjarjet e dhunshme te
21 janarit, se nje proteste e organizuar nga PS, coi ne perleshje te
dhunshme midis protestuesve dhe policise, ku humben jeten 4 persona.
Nderkohe qe shprehet se Prokuroria e Pergjithshme por edhe Komisioni
Hetimor i ngritur nga Kuvendi, nuk kane zbardhur ende asgje mbi keto
ngjarje. Ne raportin e bere ne menyre te detajuar nga Uollfarth, u
kritikua edhe gjuha e ashper e perdorur ne kete situate. “Sa u perket
ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit 2011, perderisa hetimi, si ai i
prokurorise, edhe ai i Kuvendit, vazhdon, duket me vend te thuhet
thjesht se nje proteste e organizuar nga partia kryesore e opozites,
Partia Socialiste PS, coi ne perleshje te dhunshme midis protestuesve
dhe policise, si pasoje e te cilave vdiqen kater vete dhe u plagosen
shume te tjere”, shprehet Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone. Sipas
tij, se si ndodhen keto vdekje dhe identifikimi i personave pergjegjes,
duhet te jete fokusi i hetimeve qe tashme jane ne proces e siper. Ai
shton se ne ditet qe pasuan keto trazira, u vu re gjuha me e ashper e
perdorur ndonjehere publikisht se fundmi nga te dyja palet, jo me pak
edhe nga qeveria ne sulmet ndaj Presidentit te Republikes dhe Prokurores
se Pergjithshme, te cilat vecse acaruan edhe me tej nje situate tanime
te tensionuar. “Te gjitha palet duket se e kuptojne tashme se sjelljet e
seciles prej tyre ne kete periudhe nuk ndihmuan shume per te
permiresuar reputacionin nderkombetar te Shqiperise. Deri tani, as
Prokuroria e Pergjithshme dhe as komisioni hetimor parlamentar nuk kane
qene ne gjendje te dalin me ndonje rezultat te prekshem”, permend
diplomati, duke leshuar keshtu edhe kritika per organin e akuzes, qe
ende nuk ka zbardhur ngjarjet e 21 janarit. Ne raportin nje vjecar per
ngjarjet ne Shqiperi dhe ecurine e reformave, Uollfarth permend faktin
se Partia Socialiste dhe opozita shmangen cdo angazhim politik ne
Kuvend, per tu marre vetem me organizimin e protestave te ndryshme dhe
te shumta publike. “Nderkohe qe shmangte ne menyre te perseritur cdo
perpjekje serioze per nje angazhim politik konstruktiv ne Kuvend,
opozita u pa si organizatore e disa protestave publike, duke perfshire
ketu edhe ngjarjet e dhunshme te janarit 2011 ne Tirane”, thekson
Uollfarth. Qendrimi i Ambasadorit te OSBE-se, vjen kur kane kaluar me
shume se shtate muaj nga protestat e dhunshme te 21 janarit ne Tirane.
Aktualisht ne Kuvend, funksionon Komisioni Hetimor, i ngritur
posacerisht per zbardhjen e ketyre ngjarjeve, por qe ende nuk ka dale me
nje perfundim per to.
No comments:
Post a Comment