Përtacia dhe ëndrra për t’u pasuruar shpejt
“Shqiptarët janë përtacë të kultivuar ndër shekuj me një ëndërr të madhe për tu pasuruar në një kohë shumë të shkurtër pa bërë asnjë punë”. Në këtë mënyrë përshkruan Ambasada Amerikane në Tiranë gjendjen e Shqipërisë në mes të vitit 2008. Në kabllogramin e publikuar nga Wikileaks, Ambasada merr si shembull lulëzimin e pikave të basteve dhe sallave të bixhozit, të cilat mund ti gjesh në çdo cep të vendit dhe gjithmonë janë plot me njerëz.
Titulli: Kartolinë nga Shqipëria
Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 3.6.2008
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur ambasadori Xhon Uidhers
“Sallat e kumarit dhe pikat e basteve janë shfaqur si kërpudha në Tiranën e sotme dhe shtrihen që nga lagjet e shtrenjta deri në qendër të qytetit, si zona e Bllokut, deri tek lagjet me ndërtesa të stilit komunist. Shumë do të ishin dakord se këto nuk përfaqësojnë ndonjë gjë për t’u krenuar, edhe pse disa prej tyre janë të stileve shumë moderne dhe përdorin materiale shumë të kushtueshme dhe teknologji të lartë. Shpesh herë ato janë të ndërthurura me lokale dhe kafene sepse kanë nevojë të përforcojnë njëri-tjetrin në një shoqëri që preferon ti marrë gjërat lehtë dhe të tregojë pasuritë që ka.
Mania e kumarit është një provë e sëmundjes që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve: ëndrrën për tu pasuruar brenda natës, mundësisht pa derdhur asnjë pikë djersë.
Kjo ndjesi ka rrënjë shumë thellë në historinë e Shqipërisë. Mund të bazohet në stilin e jetës që kanë zhvilluar gjatë pushtimit Otoman dhe reflekton tradita që kanë mbijetuar që në atë kohë. Femrat vazhdojnë të jetë tmerrësisht të mbingarkuara me punë si në shtëpi, ashtu edhe jashtë saj.
Përtacia zuri vend mirë dhe u shtua gjatë regjimit komunist ku barazia e detyrueshme mes njerëzve dhe kryqëzatat kundër sipërmarrjes private sollën një çinteresim total ndaj punës. Kjo ishte edhe një nga arsyet kryesore përse ai sistem ra. Më pas, iluzioni për tu bërë të pasur që shqiptarët panë në kanalet e huaja nuk i ndihmoi për të vendosur bazat e ekonomisë së tregut të lirë, përfitimin nga puna.
Pavarësisht shpirtit të admirueshëm të sipërmarrësit që kanë treguar disa shqiptarë, ende pas më shumë se 15 vitesh disa ngjarje konfirmojnë ekzistencën e ëndrrës shumë të përhapur për tu pasuruar brenda natës. Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike. Përfshirja në aktivitete ilegale si trafikimi i njerëzve dhe armëve është një tjetër provë. Ka shumë shembuj të përditshëm nga shoqëria shqiptare, të cilat mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion, i cili shkon dorë më dorë së bashku me paratë e lehta.
Është e dukshme që për shqiptarët, vënia në zbatim e rregullave të tregut, mbetet një sfidë e fortë. Përpjekje duhet të zhvillohen në luftën kundër varfërisë, informalitetit në sektorin ekonomik dhe qeverisjen e dobët. Sistemi më i mirë arsimor dhe mundësi më të mëdha për të rinjtë janë shumë thelbësore për të luftuar rrënjët e korrupsionit dhe sjelljet e tjera makute. Shqiptarët kanë kuptuar se kur vjen fjala për këto çështje nuk ka rrugë të shkurtër.
Nga karroca me kalë tek makina luksoze
Zhvillimi i Shqipërisë i parë nga sytë e SHBA-së përmes tregut të makinave. Një analizë historike nga rrugët e boshatisura tek trafiku kaotik i ditëve të sotme. Tregu informal i makinave dhe skema që përdorin pronarët e makinave në Europën Perëndimore për tu bërë të fituar nga siguracioni.
Titulli: Kartolinë nga Shqipëria, makinat dhe kamionët dhe gjërat që ecin
Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 15.2.2008
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur ambasadori Xhon Uidhers
Gjatë komunizmit shqiptarëve iu hoqën të drejtat bazë dhe liritë, përfshirë këtu edhe pronësinë e makinave. Ato pak makina që lëviznin përpara viteve 1990 (me zor bëheshin 15 mijë) ishin të shtetit ndërsa shqiptarët e zakonshëm përdornin atë pak transport publik si dhe biçikletat. Karrocat me kalë ishin një tjetër mjet tepër i përhapur transporti në zonat rurale dhe ndonjë herë pjesë e skenave normale edhe në Tiranë, kryeqyteti i vendit. 17 vjet më pas situata në rrugë ka ndryshuar krejtësisht nga qetësia e vdekjes tek zhurma e tmerrshme dhe boritë e më shumë se 300 mijë makinave, të reja dhe të vjetra, që lëvizin çdo ditë në trafikun kaotik. Makinat janë më të pastra dhe moderne, por dominimi i tregut informal vazhdon të ofrojë fushë të lirë shitësve jo të paskrupullt të makinave.
Të liruar nga pamundësia për të pasur një pronë private, artikulli i parë në listën e dëshirave të shumë familjeve ishte makina. Të kishe një makinë ishte një shenjë lirie, pasurie dhe prosperiteti. Kërkesa e madhe dhe pamundësia financiare bënë që fillimisht të hyjnë makina të vjetra, modele që ndotin shumë ambientin dhe makina nga tregjet informale të dorës së dytë që veprojnë jashtë kontrollit qeveritar në Europë. Teksa numri i makinave në rrugë lulëzonte me shpejtësi të madhe, rrjeti i vjetër rrugor me rrugët e ngushta dhe të pashtruara mirë, nuk e mbante dot ritmin.
Korrupsioni në marrjen e patentës dhe standardet e ulëta në teste kontribuuan në aftësitë e dobëta për ti dhënë makinës dhe fatalitete të rënda, të cilat vazhdojnë edhe sot. Shpenzimet për mirëmbajtjen u rritën ndjeshëm për pronarët e makinave, të cilët përballen me një përqindje shumë të lartë aksidentesh dhe trotuare të pamjaftueshëm. Për më tepër, makinat e vjetra kontribuuan ndjeshëm në ndotjen e ambientit, veçanërisht në Tiranë, duke e bërë një nga kryeqytetet më të ndotura në Europë.
Trendi ka ndryshuar gjatë viteve të fundit me modele të reja dhe makina më luksoze që hyjnë nga jashtë dhe me rregullimin e rrugëve. Makinat më të reja dhe me të shtrenjta, të papajtueshme me një vend në zhvillim, i cili ka GDP-në pothuajse më të vogël të Europës, janë gjithmonë e më shumë më në dispozicion të shqiptarëve në tregjet informale (makina të importuara në mënyrë të ligjshme, por që kanë të shkuar të dyshimtë) me çerekun e çmimit zyrtar.
Faktorë të tjerë janë rritja e fuqisë blerëse në nivelet e larta të shoqërisë, remitancat për shumë nga shtresa e mesme, rritja e mundësive për kredi, ndalimi i karburantit të keq, ligjet që favorizojnë blerjen e makinave të reja si dhe ato që shqiptarët i quajnë “para të lehta”,- fitime të mëdha të bëra në kohë shumë të shkurtër përmes aktiviteteve të paligjshme.
Edhe pse prezenca e shitësve zyrtarë të makinave po rritet ndjeshëm dhe përfshin rreth 12 marka makinash nga Mercedesi tek Hyundai, biznesi i tyre është i papërfillshëm në krahasim me tregun informal. Në vitin 2007 vetëm 2900 nga 23900 makina ishin shitur në dyqan… këto makina importohen në mënyrë të ligjshme dhe shiten në Shqipëri si pjesa e fundit e një zinxhiri të gjatë të krimit të organizuar që nis në Europën Perëndimore. Një legjendë thotë se pronarët e makinave janë pjesë e skemës dhe përfitojnë sigurimet. Deri më tani zyrtarët publikë që mbajnë makina të vjedhura është një gjë e zakonshme.
Biznesi fitimprurës i makinave të vjedhura kontribuon në imazhin negativ të shqiptarëve si pjesë e krimit të organizuar. Në ditët e para pas rënies së komunizmit, ashtu si në trazirat civile të vitit 1997, prodhuan ambient të favorshëm për lulëzimin e tregut të krimit jo vetëm në makina por edhe në trafiqe dhe kontrabandë. Zbatuesit e korruptuar dhe të paaftë të ligjit kanë kontribuuar në këto rrethana. Në dosa fusha, si trafiku dhe kontrabanda ka pasur disa përmirësime”.
Kur Po do të thotë Jo dhe një histori me lekun
Në një prej kabllogrameve të shumta Ambasada Amerikane në Tiranë u shpjegon shtetasve të saj disa nga zakonet shqiptare. Zyrtarët e ambasadës janë fokusuar në dy gjëra, gjestet dhe paratë. Më poshtë pjesë nga kabllogrami me titullin: Jo do të thotë Po dhe Sa kushton?
“Udhëtarët me tru kuptojnë se duhet të dinë disa gjëra të rëndësishme për kulturën përpara se të shkojnë në një vend të huaj. Në mungesë të informacioneve të përgjithshme për Shqipërinë dhe numrin e vogël të guidave turistike, turistët e paktë amerikanë dhe europiano-perëndimorë nuk kanë shumë për të mësuar këtu. Ata mund të habiten kur një shitës tund kokën për të thënë “JO” në përgjigje të pyetjes për një shishe me ujë ose Coca Cola të cilën ti e ke përpara syve. Shumica e shqiptarëve e tundin kokën nga e majta në të djathtë për të thënë “PO” dhe nga lartë poshtë për të thënë “JO”. Kjo të ngatërron paksa.
Një tjetër kuriozitet është ai që ka të bëjë me lekun e ri dhe lekun e vjetër. Shqipëria vlerësoi lekun e saj në vitin 1969 me 100%. Gjithsesi edhe sot shitësit dhe kamerierët mund të të sjellin faturë 100 dollarë për një drekë dhe 10 dollarë për dy bukë. Ata që dinë e kuptojnë menjëherë se nuk po ia bëjnë me hile,- thjesht po ju faturojnë me lekë të vjetra”.
Fëmijët pa shkollë dhe institucioni i Kafenesë
Në dy kabllograme të ndryshme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje dy fenomeneve shqiptare: Braktisjes së shkollës dhe kulturës së takimeve në kafe.
Kabllogrami i parë
“Fëmijët e vegjël i shesin çdo cigare, bajame dhe sende të tjera njerëzve të panjohur në kafet plot diell që ndodhen në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Këta fëmijë detyrohen ose inkurajohen nga prindërit ose tutorët që të dalin në rrugë gjatë orëve të mësimit në vend që të ndjekin ligjin për arsimin e detyrueshëm. Familjet e tyre janë zakonisht ndër më të varfrat e Shqipërisë dhe të ardhurat e fëmijëve ndihmojë që të vendosin ushqim në tryezë. Numri i fëmijëve të rrugës rritet çdo vit ndërsa ai i fëmijëve që lënë shkollën mbetet i njëjtë.
Nuk është gjithmonë qejf dhe e rehatshme të ndjekësh shkollën në Shqipëri. Veçanërisht në fshatra ku infrastruktura nuk është e përshtatshme dhe shkollat kanë mungesë energjie elektrike, ngrohjeje, mjetesh mësimore dhe mësuesish të kualifikuar. Fëmijët duhet të ecin për kilometra të tëra për të shkuar në shkollën më të afërt ku do të gjejnë klasa të tejmbushura me nxënës. Pa një ndihmë shtetërore blerja e librave të shkollës është e ndaluar për familjet e varfra…”.
Kabllogrami i dytë
“Do një kafe? Gjithmonë ka diçka për të thënë për dinamikën e interaktivitetit social dhe rregullat e vendeve në zhvillim. Sasia e besimit që individët kanë tek politikanët, qeveria dhe institucionet e tyre ndryshon në vartësi të historisë. Për një të huaj që vjen të punojë në Shqipëri gjendja aktuale e ndërtesave të institucioneve shtetërore të jep përshtypjen se nuk do të zgjidhësh kurrë gjë aty brenda. Por shumë pak e dinë se institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja.
Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojë iniciativa publike, punonjës të qeverisë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që diskutojnë provimet ose modën. Në disa raste nevojitet që të kesh një marrëdhënie “ballë për ballë” me një person në mënyrë që të lidhësh një marrëdhënie profesionale.
Të tjerë e gjejnë më të lehtë që të eksplorojnë zgjidhje të problemeve të tyre. Që në kohen kur nepotizmi ishte shumë i përhapur në Shqipëri gjatë periudhës komuniste (ku ti ishe gjithmonë në kërkim të një miku që të të gjente pak më shumë bukë apo qumësht në dyqan), dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkojnë shumë kohë e energji.
Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve. Në këtë mënyrë kafenetë bëhen institucioni i fundit ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri. Kështu, herën tjetër që do të shihni njerëz të ulur në një kafene, mos mendoni se është humbje kohe, por është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion”.

No comments:
Post a Comment