Sipas njoftimeve në shtypin ndërkombëtar, dokumente të gjetura në Libi,
zbulojnë se shërbimet sekrete amerikane dhe britanike kanë
bashkëpunuar ngushtë me regjimin e Gaddafit. "New York Times" dhe
"Wall Street Journal" shkruajnë se CIA gjatë administratës së presidentit
George W.Bush ka dërguar disa herë të dyshuar për terrorizëm për t'u
marrë në pyetje në Libi, e njohur për praktikimin e torturës.
Bashkëpunimi sipas shtypit ka qenë më intensiv duke filluar nga viti
2004, pasi Muammar al Gaddafi hoqi dorë zyrtarisht nga armët e
shkatërrimit në masë. Gazeta londineze "The Independent" njofton se ka
zbuluar se shërbimi sekret britanik MI-6 i ka përcjellë Libisë edhe
informacione rreth kundërshtarëve të regjimit të cilët jetonin në mërgim.
Dokumentet thuhet se janë gjetur pas hyrjes në Tripoli të rebelëve, nga
aktivistët për të drejtat e njeriut dhe gazetarët, në zyrat e ish shefit të
shërbimit sekret Mussa Kussa./Deutsche Welle /
No comments:
Post a Comment