Sunday, September 4, 2011

Peja qyteti i ujëvarave dhe i vajzave të bukura

Peja shtrihet përgjatë dy anëve të lumit Lumbardhë i cili buron në Bjeshkët e Rugovës dhe ka një gjatësi prej 63 km deri në lidhje me lumin e Drinit të Bardhë.
Peja qyteti i ujëvarave dhe i vajzave të bukura





"Lumi i Bardhë", Gryka e Rugovës bukuri e qytetit të Pejës

Peja njihet si një ndër qytetet më të vjetra në Kosovë dhe përbën një ndër qytetet më të bukura dhe më të pasura me potenciale kulturo-historike dhe bukuri të rralla natyrore.

Peja shtrihet përgjatë dy anëve të lumit Lumbardhë i cili buron në Bjeshkët e Rugovës dhe ka një gjatësi prej 63 km deri në lidhje me lumin e Drinit të Bardhë. Lumi i Drinit të Bardhë burimin e ka në fshatin Radavcë ku krijon ujvarën mahnitëse dhe shumë tërheqëse për vizitor e cila ka gjatësi prej 30 m. Vetitë klimatike të Pejës karakterizohen me klimë të mesme kontinentale të modifikuar me komponente të klimës mesdhetare.

Direkt mbi qytetin e këndshëm të Pejës, i cili shtrihet në një lartësi mbidetare prej 525m, dhe i cili për nga pozita e bukur që ka pranë bjeshkeve të larta, të përkujton më së shumti në qytetin e Salzburgut i cili shtrihet pranë maleve Tennegebirge, dhe aty ka hyrjen nje gryke e veqant dhe unike. "Lumi i Bardhe" i cili buron nga malet e larta gjate shekujve ka formuar gryken ne nje gjatesi prej 25 km, perderisa lugina eshte nje nder me te egrat dhe nje nder me fascinueset ne Ballkan, dhe e cila njifet me emrin “Gryka e Rugoves”, dhe ka nje karakter te nje kanjoni te madhe, me shkembinje te larte gjer ne 800metra, pothuajse krejtesisht vertikal.

Perafersishte ne mesin e kesaj gryke, aty ku lumi e prene nje shkembe te madhe gelqeror, aty fillon te ngjitet edhe rafshnalta e Lumbardhit me nje madhesi prej 70km2 dhe mu prej aty zhvillohet nje arterie signifikante dhe autoktone hidrologjike, ne nje form te burimit te ngritur ujor, i cili ne fakt eshte edhe fillimi apo hyrja ne kete sistem te veqant te shpellave, dhe i cili quhet me emrin “Gryka e Madhe”. Ky sistem shpellash deri me tani ka arrit gjatesine prej me shume se 10km, dhe per kete fakt radhitet ne nje nder me te gjatat ne Ballkan, dhe eshte shume interesant fakti se kjo shpelle qe nga hyrja e saj permbi burimin e lumit nentokesor praktikisht fillon te ngjitet ne lartesi te vazhdueshme. Nga ngjitjet e veshtira neper ngushticat e saja diferenca ne lartesi eshte 310m ( +296 m, -14 m). Dhe kjo e bene kete shpelle unike dhe poashtu me te larten ne Ballkan.

Peja qyteti i ujëvarave
Peja qyteti i ujëvarave
Kultura

Në Pejë, jeta kulturore është mjaft e bujshme. Peja ka Kinoteatrin, “Jusuf Gërvalla” Tatrin e Qytetit, Biblotekën Rajonale, “Azem Shkreli”, Muzeun Etnografik, Arkivin, Institutin për Mbrojtjën e Monumentëve, Qendren Mutiprofesionale ne Fierz,e shume monumente me vlera të medha kulturore e historike. Në Pejë, veprojnë edhe shumë shoqëri kulturore e artistike siq janë Kori i Qytetit, Ansambli Autokton “Rugova”, “Sofra Pejane”, "AVI Përparimi" etj. të cilat zhvillojnë veprimtari të çmueshme kulturore artistike. Peja është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Peja është qendër e komunës dhe rajonit e të njëjtit emër. Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës.

Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe një kala, mbi gërmadhat e lashta të së cilës mjerisht është ngritur fabrika e akumullatorëve. Regjimi serbosllav u mundua disa kisha katolike të mbetura në shumë vende të Kosovës që nga koha Ilire ti shëndërrojë në kisha ortodokse si p.sh. Patrikanën në Grykë të Rugovës. Karakteristikë e saj është Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës. Haxhi Zeka ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Prizerenit në vitin 1878 dhe organizator i Lidhjes së Pejës në vitin 1899, në kohën e tij Peja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi. Qendër regjionale e Dukagjinit verior, identike për nga numri i banorëve me pandanin e vet jugor Peja me 181.130 banorë para fillimit të luftës, ka po ashtu të përfaqësuar mirë grupin terciaro-kuartar të popullatës, me të cilin qëndron para Prizrenit dhe e dyta pas Prishtinës, ndër qendrat kosovare me (32,6%).

Dendësia e popullsisë është e madhe me rreth 300 banorë në 1 (një) km-2. nataliteti është 34, kurse mortaliteti 7.Peja është qendër e një regjioni të gjerë me (afro 1.500 km-2), kurse Peja me fshatrat e saja ka 603 km2. Mbrenda kufive administrativ të Komunës së Pejës ka 97 vendbanime të organizuara në 28 bashkësi territoriale. Komuna e Pejës kufizohët me: Istogun, Klinën, dhe Deçanin. Kurse me komunën e Plavës, Beranës dhe Rozhajës kufizohët me Malin e ZI. Në anën tjetër, kufizohët me Republikën e Shqipërisë.Territori i Komunës së Pejës përbëhet nga dy terësi gjeografike: njëra me klimë kontinentale të shprehur klimë mesdhetare që përfshin përafërsisht 30% të siperfaqës së përgjithshme, dhe vargmalet e Alpeve shqiptare në veriprendim, me një rrjet hidrografik të zhvilluar që ndikon si modifikim i klimës në këtë pjesë.


Peja qyteti i ujëvarave
Peja qyteti i ujëvarave
Historia e Pejës

Zhvillimi urban i Pejës, ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike, duke filluar nga kohët më të hershme gjë që dëshmohet nga trajtat e thirrjeve. Në literaturën e deritanishme, në lidhje me emërtimin e Pejës ekzistonin disa periudha të emërtimeve; ajo antike dhe ajo e mëvonshme. Emërtimin “Siparantum” e gjejmë të Ptolemeu (87-150), në veprën e tij “Gheographia”, që mbështesin edhe shumë historian, arkeolog, gjeograf,publicist etj. Siparantum, sipas burimeve arkeologjike-antike ishte në rang të “Muniupiumit” (qytetit), për ndryshe lokaliteti i dytë me rendësi në territorin e Kosovës, pas Ulpianës. Procopi historian bizantin me (565), jep pëshkrimin përlokalitetin e shënuar si “Pentza” që zëvendëson emërtimin si Siparantum e që më vonë merr trajtën “Pek-Pekia-Peja”. Territori i Pejës ka qenë gjatë historisë së vet, se pari pjesë e Dardanisë Ilire, pastaj në kuadër të Romës, Bizantit, Mesjetë e Serbisë, e më vonë e perandorisë Turke.

Për historin antike të Pejës, rëndësi të madhe ka pasur vendbanimi antik në lokalitetin “Gradina”, që padyshim paraqet vazhdimsinë e vendbanimit të mëparshëm Dardan. Është zbuluar edhe një numër objektesh arkeologjike që na shtynë të konstatojmë se këtu duhet të ketë qenë një qendër administrative municipiale e tërë Rrafshit të Dukagjinit. Peja si qytet përmendet që nga viti 1202, gjatë periudhës së feudalizmit të zhvilluar, kurse në kartën e Stevan Prvovençanit rreth vitit 1215, përmendet si fshat në rrefshin e Hvosnos. Kah fundi i shek. XIII, përmendet si “Pek” dhe “Pek arhiepiskupova”. Në shek. XIV Peja përmendet nga Raguzanet dhe Kotorasit që shkonin për të tregëtuar në pejë “in Pecho”, kurse në vitin 1378 përmendet karvani “in novam montem Pech et Prisren”. Të dhënat historike rreshtojnë se Peja me rrethinë pas betejës së Kosovës 1389 e deri me 1462 administrohet njëherë nga Balshajt e pastaj nga Dukagjinët.

Pas betejës së Kosovës (1389), filloi depërtimi turk në Ballkan. Peja deri më 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ç’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”. Në gjysmën e dytë të shek. XVI, Peja numëron 142 shtepi të kontensionit islam dhe vetëm 15 shtepi të përkatësisë fetare të krishterëve. Islamizimi u përqafua prej një pjese të aristrokracisë shqiptare për të ruajtur privilegjet e veta klasore. Mahmut Pash Dukagjini, me tu berë musliman ishte emërua për Sanxhakbe të Sanxhakut të Dukagjinit, prej të cilit edhe u krijua dega e re e Dukagjinasve musliman me emërin Mahmut Begollajt e Pejës. Gjatë shekullit XVII, Peja vazhdimisht zhvillohej dhe duke i krahasuar me gjendjen e një shekulli më parë, qyteti i pejës u rrit nme 600 shtepi dhe 130 fshatra dhe përjetoi një zhvillim të hovshëm të zejtarisë dhe tregtisë.


Peja qyteti i ujëvarave
Peja qyteti i ujëvarave
Gjatë shek. XVII, ndodhën edhe trazirat dhe luftërat austro-osmane që e përfshinë edhe territorin e Pejës (1683-1690). Këtë kohë e karaktirizon lufta në mes Begollajve të Pejës, Çaushollajve dhe Bushatlijve për sundimin e Shkodrës që vazhdoi gati gjysem shekulli. Gjatë viteve 1782-1784, epidemia (kolera) perfshiu edhe Pejën, e cila shkaktoi shumë viktima. Ndersa në vitin 1835 mori zjarrë kryengritja e përgjithshme që përfshiu edhe Pejën. Mirpo, Turqia, ia doli që ta shunë kryengritjën shqiptare, në këtë situatë pushtuesi turk hyri në periudhën e tanzimatit dhe reformave. Në këtë kohë qyteti i Pejës numronte 12.977 banorë dhe 193 fshatra, kurse pazari i qytetit (çarshia) kishte 550 dyqane të regjistruara. Po në këtë kohë qyteti kishte hyrë në rrugën e një zhvillimi të dukshëm shoqroro-ekonomik. Krijimi i një rrjeti të gjërë dyqanesh e punimesh, marrëdhëniet ekonomike me botën e jashtme e kishin kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme. Qyteti i Pejës në këtë kohë ishte një nga qytetet më të pasura të Rrafshit të Dukagjinit.

Nga pikpamja etnike qyteti i Pejës ishte i banuar me popullsi shqiptare e cila përbënte pjesën dërmuese të banorëve të saj me kulturë, gjuhë, traditë dhe zakone të veta të lashta. Në Pejë në pallatin e Ismet Pashës dukej edhe bibloteka turko-franqeze prej vitit 1836. Peja më 1881-1912 bëhet qendër e sanxhakut të Pejës, kurse mytesarif u emrua Ali Pashë Gucia. Në këtë kohë dokumentat e shumëta tregonin shkallën e organizimit të lëvizjes kombtare shqiptare në periudhën e Lidhjes Shqipetare të Prizrenit në qytetin e Pejës.

Historia e Pejës në fund të shek.XIX ,është e lidhur ngushtë me mbajtjen e Kuvendit të Pejës. Duke qenë së rreziku i copëtimit të tokave shqiptare po rritej, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyrë krijimin e një organizate të re, që të vihej në krye të Lëvizjes Kombëtare. Në krye të lëvizjes u vu Haxhi Zeka, një nga udhëheqësit më të shquar të Lëvizjes Kombëtare në Vilajetin e Kosovës dhe në mbarë Shqipërinë.

Për këtë qëllim në vitin 1899 në Pejë u mblodh një Kuvend, ku moren pjesë delegat nga gjithë Kosova. Kuvendi formoj një Besëlidhje, që u quajt “Besa-Besë” ose Lidhja e Pejës. Besëlidhja e re udhëheqej nga atdhetari Haxhi Zeka. Lidhja e Pejës i kërkoj Sulltanit që tokat shqiptare të drejtoheshin nga shqiptarët, dhe në shkolla e në zyra të flitej gjuha shqipe. Perandorija Osmane, e frikësuar, dërgoj ushtri të mëdha dhe e shpërndau Lidhjen e Pejës, me ç’rast, vrau edhe shumë patriotë shqiptar, midis tyre edhe udhëheqsin Haxhi Zeka me 1902. Përpjekjet e popullit shqiptarë për çlirim vazhduan edhe më vonë.

Në këto rrethana qyteti i Pejës pas lufterave Ballkanike u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi, me ç’rast, populli shqiptarë i’u nënshtrua gjenocidit, shkombëtarizmit dhe asimilimit. Me 1913 në rrethinat e Pejës dhe të Gjakoves, u pushkatuan 400 banorë që refuzuan të ndërrojnë fenë e tyre Myslimane, ose Katolike dhe kombësinë e tyre shqiptare. Shumë prej këtyre nuk pranuan të ndërronin fenë, kështu që, në mënyrë më tragjike e humbnin jetën mbi stufen e skuqur.

No comments: