Legjenda e futbollit Holandës dhe ishte
lojtari i Barcelonës Johan Krojf është shprehur se sjellja e trajnerit
të Realit Jose Mourinjo ishte një gjest i ulët.
“Ishte një akt arrogance dhe impotence,
Shumë thonë se e ka bërë që njerëzit të flasin për incidentit dhe jo për
ndeshjes por unë nuk e besoj këtë”, tha Krojf.
Murinjo i futi gishtin në sy ndihmësit
të trajnerit të Barcelonës Tito Vilanova në përfundim të ndeshjes për
Super-Kupën e Spanjës.
“Problemi është se Murinjo është i
fiksuar për mundur Barcelonën. Por ai e ka kaluar cakun këtë herë. Të dy
skuadrat janë ndeshur edhe herë të tjera me njëra-tjetrën por nuk ka
qenë kur kaq keq”, ka thënë Krujf.
Lidhur me sjelljen e Murinjos kanë nisur hetimet por ende nuk është bërë i ditur ndonjë vendim.
No comments:
Post a Comment