Në programin e studimit “Fushat e veprimtarisë fizike, të shëndetit dhe të rekreacionit”, rezultatet e shkollës së mesme, nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%. “Në programet e studimit ‘Arkitekturë’ dhe ‘Arkitekturë-urbanist’, në Universitetin Politeknik të Tiranës, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore), të llogariten në masën 40%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 60%”, thuhet në udhëzim. Ky raport, në programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” dhe “Pikturë-grafikë” të universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%. Në programin e studimit “Pikturë-grafikë” të universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore) të llogariten në masën 40%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 60%.Në programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, rezultatet e shkollës së mesme nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore, të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%.
Datat dhe tarifat
Datat e konkursit
Universiteti i Arteve, Tiranë, për të gjitha programet e studimit në:
a) Fakultetin e Muzikës 29 gusht – 2 shtator 2011;
b) Fakultetin e Artit Skenik 29 gusht – 2 shtator 2011;
c) Fakultetin e Arteve Figurative 29 gusht – 2 shtator 2011.
Universiteti i Sporteve të Tiranës, për programet e studimit:
a) Shkenca të lëvizjes 29-31 gusht 2011
b) Fushat e veprimtarisë fizike, të shëndetit
dhe të rekreacionit 29-31 gusht 2011.
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për programin e studimit:
a) Edukim fizik dhe sporte 29-31 gusht 2011;
b) Pikturë-grafikë 29-31 gusht 2011.
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për programin e studimit:
a) Edukim fizik dhe sporte 29-31 gusht 2011.
Universiteti Politeknik i Tiranës, për programet e studimit:
a) Arkitekturë 29-31 gusht 2011;
b) Arkitekturë (urbanist) 29-31 gusht 2011.
16.6 Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit (FASTIP), për programet e studimit:
a) Menaxhim i bankave 29-31 gusht 2011;
b) Menaxhim hoteleri-turizëm 29-31 gusht 2011;
c) Menaxhim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 29-31 gusht 2011.
Tarifat e regjistrimit
Universiteti i Sporteve: 5000 lekë
Universiteti i Arteve: 5000 lekë
“Arkitekturë” dhe “Arkitekturë-urbanist”
në Universitetin Politeknik të Tiranës: 8000 lekë.
Regjistrimi
Regjistrimi i kandidatëve që konkurrojnë në programet me konkurse ka nisur më 16 gusht dhe do të vazhdojë deri më 27 gusht. “Rektoratet dhe dekanatet e IAL publike të shpallin në mjedise të dukshme të institucioneve datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme, për të siguruar një ecuri normale të procesit të regjistrimeve në konkursin e pranimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë”, thuhet në udhëzim.
ZIRINA LLAMBRO
No comments:
Post a Comment