Monday, August 22, 2011

Arjan Çani akuzonte Blendi Fevziun si “Bythëlëpirës”, por firmos kontratë me TV Klan!!!!


Si mund të harrohen emisionet atraktive të Arjan Çanit “Zonë e Lirë”, ku nuk mungonte as investigimi live. Madje të paharrueshme janë pjesët kur pas largimit nga TV KLAN dhe zhvendosjes tek Vizion Plus, Çani kthehu në shënjestër ish miqtë e tij e për më tepër Blendi Fevziun, me të cilin e kishte dhe “kunjin”. Nuk mund të harrohen gjetjet e veçanta “Fevzo Klani” që përmendte gazetari drejtpërdrejt dhe historitë e familjes së drejtuesit të “Opinion”.

Këdo që ftonte e pyeste se çfarë do mendonte apo thoshte pikërisht “Fevzo Klani” për atë dukuri dhe temë që trajtohej. Apo se si sillej ky gazetar në jetën e përditshme apo në lidhjet me pushtetarët. Dhe gjatë dy viteve të fundit i ka shpikur edhe një epitet tepër ekzotik. Blendi Fevziun e quante shpesh “Bythëlëpirës” për shkak të miqësive me kryeministrin ish-kryeministrat, ministrat dhe drejtues institucionesh. Aq shpesh e përmendte këtë në emision, sa u kthye në një bumerang dhe shprehje e modës. Mirëpo gjërat sikur ndryshuan shpejt.

Pas prishjes së marrëdhënieve shoqërore të Çanit me Edi Ramën, (thuhet për një leje pallati që ish-kryebashkiaku nuk ia dha se ishte ndërtim i paligjshëm dhe se duhej kaluar në KRRT, por nuk dihet ende e vërteta), nisi të shfaqej dhe në TV të tjera duke thyer edhe rregullin e brendshëm me televizionin ku punonte. Madje surpriza ishte shfaqja në emisionin”Opinion” të Blendi Fevziut gjatë fushatës elektorale të 8 majit të këtij viti, zgjedhjet lokale. U duk e pabesueshme, madje misterioze se çfarë i kishte pajtuar dy gazetarët me njëri-tjetrin. Çani që s’kishte lënë gjë pa i thënë e sharë Fevziut dhe ky i fundit që nuk i ishte përgjigjur asnjëherë duke ruajtur etikën prej profesionisti apo prej tipit që kishte dhe ka. Gjithsesi kjo “fejesë” do të kalonte shumë shpejt në “martesë”. Sot Arjan Çani ka konfirmuar lidhjen e kontratës përsëri me TV Klan duke u rikthyer në këtë ekran publik dhe të njohur.

Por problemi nuk është ky, por fakti se si një njeri si Çani, arrin të shajë publikisht kolegët dhe miqtë e tij duke u thënë “bythëlëpirës”, (edhe nëse janë, kjo është etikë tepër e ulët), dhe tani pranon paratë e tyre për të punuar së bashku. Ose ky gazetar nuk e ka problem sjelljen që shfaq, ose nga një njeri që u thotë të tjerëve “bythëlëpirës”, tashmë është kthyer vetë në një gazetar “bythëlëpirës”.

No comments: