Sunday, August 21, 2011

Tiranë, seks treshe me shqiptaro-amerikanen, gjykata liron dy të arrestuarit


Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi dy personat e akuzuar për vjedhje nga turistja shqiptaro-amerikane me inicialet T.Junçaj.Siç pohon vetë turistja në denoncimin e saj, por siç kanë pranuar edhe dy të rinjtë nga Mulleti, ata një natë para denoncimit për vjedhje kanë kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaro-amerikanen. Shtetasit Hysni Gjoshi dhe Kadri Gjoshi, të afërm mes tyre, u paraqitën dje në Gjykatën e Tiranës për caktimin e masës së sigurisë, pasi janë arrestuar tri ditë më parë. Akuza ndaj tyre bën fjalë për vjedhjen e një kamere, një aparati fotografik dhe një shumë rreth 20 mijë lekë të rinj, turistes shqiptaro-amerikane, T.Junçaj, rreth 30 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, kur sipas prokurorisë, dy shtetasit Kadri Gjoshi dhe kushëriri i tij, Hysni Gjoshi, kanë fjetur me shqiptaro-amerikanen në një hotel në rrugën “Dervish Hima”, pranë Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë. Dy të rinjtë nga Mulleti kanë qëndruar në një dhomë me turisten shqiptaro-amerikane dhe madje, kanë kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të njëkohshme me të.
Paraditen e djeshme, Kadri Gjoshi dhe Hysni Gjoshi u paraqitën në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prokurori që ka kryer hetimet paraprake, kërkoi që ata të hetohen në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” një herë në javë në policinë gjyqësore. Përfaqësuesi i organit të akuzës, Valentin Preçi, deklaroi në seancë se dy të akuzuarit nga turistja amerikane nuk kanë precedentë penale të mëparshëm. Duke argumentuar mungesën e rrezikshmërisë së veprës penale që ata kanë kryer, si dhe vlerën relativisht të vogël të sendeve që pretendohet se ata kanë vjedhur, prokurori deklaroi në gjykatë se kërkonte ndjekjen penale të dy të rinjve në masën “detyrim paraqitjeje”. Gjykata, pasi shqyrtoi provat, vendosi lënien në fuqi të kësaj mase, ndërkohë që urdhëroi menjëherë lirimin e dy të arrestuarve dhe u kujtoi atyre se një herë në javë duhet të paraqiten në policinë gjyqësore për të provuar se nuk janë larguar dhe nuk kanë tentuar t’i shmangen hetimit.
Katër ditë më parë, Kadri Gjoshi ka njohur shtetasen T.Junçaj, turiste shqiptaro-amerikane e ardhur në Shqipëri. Dy protagonistët e historisë rozë janë njohur në furgonin e linjës Korçë-Tiranë dhe, pasi kanë mbërritur në kryeqytet, kanë pirë një kafe së bashku. Pasi ka bërë një shëtitje me shqiptaro-amerikanen, shtetasi Kadri Gjoshi e ka prezantuar vajzën edhe me një kushëri të tij, shtetasin Hysni Gjoshi. Me pëlqimin e dy palëve, dy djemtë dhe vajza kanë kryer marrëdhënie seksuale së bashku në një hotel pranë stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Dervish Hima” dhe të nesërmen, djemtë janë larguar nga hoteli. Shqiptaro-amerikania atë ditë rreth drekës u paraqit në polici dhe denoncoi se dy personat i kishin vjedhur kamerën e saj, një celular të kushtueshëm dhe 20 mijë lekë.

No comments: