Saturday, August 27, 2011

Biletat per Francen arrijne deri ne 10 mije lek



KombetarjaShqiperia do te prese Francen ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" ne nje ndeshje qe ka ngjallur shume interes per publikun shqiptar. "Gjelat" jane nje emer i madh i futbollit boteror dhe kane ne rradhet e tyre disa emra te medhenj, keshtu qe eshte i kuptueshem ky interes.

Ndeshja do te luhet ne oren 21:00 ne daten 2 shtator, por tribuna kryesore eshte shitur qe tani, edhe pse zyrtarisht akoma nuk ka filluar shitja e biletave per kete ndeshje. Madje cmimet per vendet me te mire arrijne deri ne 10 mije lek te reja, shume me lart se ndeshje te mepareshme apo dhe tribunat e tjera te stadiumit.

Një pjesë të mirë të qeverisë dhe institucioneve kryesore në Shqipëri e kanë siguruar tashmë bileten për ndeshjen e kuqezinjve kundër Francës më 2 shtator. Burime zyrtare pranë FSHF-së kanë pranuar dje se të 1200 biletat e tribunave kryesore të stadiumit, atyre A dhe B nuk do të dalin në shitje, sepse janë të prenotuara tashmë.

“Ato u janë dhënë institucioneve të shtetit shqiptar, kryesisht zyrtarëve të Ministrive të cilët i kanë prenotuar biletat”, thanë burime zyrtare të Federatës. Çmimet e biletave të këtyre dy tribunave janë më të shnrenjtat në të gjithë sezonin. Këto dy tribuna janë të ndara në tri njësi çmimesh, ato më afër mesit të fushës 10 mijë lekë të rinj, pak më larg 7 mijë lekë të rinj dhe cepat e dy tribunave në fjalë me nga 5 mijë lekë të rinj. Çmimet janë mjaft të shtrenjta, në raport me tribunat e tjera. D2 kushton 3 mijë lekë të rinj, D1 dhe D3 nga 2 mijë lekë të rinj, ndërsa pas portave vetëm 500 lekë të rinj.

Shitja e biletave për ndeshjen, natyrisht që nuk ka nisur ende. Por ato pritet të nisin shumë shpejt, në versionin online por edhe në dyqanet e sponsorit të FSHF-së, kompanisë së telefonisë celulare, Plus. Online, biletat do të prenotohen në faqen e internetit blinibileta.com, ose nëpërmjet faqes së intertit të FSHF-së që do të drejtojë në sitin e mësipërm. Në dyqane biletat mund të merren në katër vende të ndryshme në Tiranë, dy në Durrës por edhe në Prishtinë e Prizren të Kosovës.

Federata Shqiptare e Futbollit pret një stadium të mbushur në kapacitetin e tij të plotë për këtë ndeshje. Nisur nga kërkesat e shumta që ka pasur për bileta, kjo nuk duhet të jetë e vështirë të materializohet.

Keshtu qe edhe pse cmimet jane disi te larta, pritet qe kombetarja shqiptare te kete nje mbeshtetje te fuqishme nga tifozet e saj te zjarrte. Kjo eshte nje ndeshje shume e veshtire per kuqezinjte, por nje fitore e papritur mund te hapte perseri endrren e kualifikimit qe u shua pas dy ndeshjeve te fundit.

No comments: