Disiplina gjermane po bëhet sërish problem për Europën. Janë anglezët paralajmëruesit e një tjetër shtrirjeje, më të madhe se kufijtë tokësorë të politikës dhe “dhunës” fiskale gjermane. Në një analizë të gjatë në gazetën angleze “Daily Mail”, paraqitet situata aktuale ekonomike e kontinentit të vjetër dhe zgjidhja e domosdoshme me planin gjerman të shpëtimit. Për anglezët, ky është një rikthim i Rajhut IV ose i pushtimit ekonomik të Europës. “Bashkimi fiskal është: një politikë ekonomike, një sistem taksash, një sistem sigurimi social, një borxh, një ekonomi, një ministër i Financave. Gjithçka do të ishte gjermane.” Por a kemi zgjedhje?
Takimi mbi krizën mes Angela Merkelit dhe Nikolas Sarkozisë ishte rregulluar para se pjesëmarrësit të njoftoheshin mbi rritjen katastrofike të shifrave, që u shfaqën atë mëngjes në eurozonë. Sfondi i takimit ishte rrëmuja e javës së kaluar në tregjet financiare të botës. Aksionet ishin në rënie që pas uljes së klasifikimit të kreditit të SHBA-së.
Megjithatë, më keq se kjo ishin dridhjet që prekën disa prej bankave më të rëndësishme të Europës, sidomos në Francë, të shkaktuara nga dëshmia e mëtejshme e dështimit edhe në ekonomitë më të zhvilluara europiane, për të jetuar brenda mundësive të tyre. Kancelarja Merkel ka arritur të përdorë paratë e fituara me vështirësi të taksapaguesve gjermanë për të shpëtuar vendet e eurozonës, pa pësuar ndonjë kritikë politike. Por nuk ka gjasa të jetë kjo çështja dhe zonja Merkel e di këtë. Kjo është arsyeja pse ajo i minimizoi bisedimet për Bankën Qendrore Europiane, financuar nga eurobondet e mbështetura nga gjermanët, për të paguar borxhet e të gjitha këtyre kombeve pothuajse të falimentuara. Në vend të kësaj kishte diskutime të forta të vendeve të eurozonës, që janë të detyruara të balancojnë buxhetin e tyre dhe reduktimin e borxhit me atë që Merkel dhe Sarkozi e quajti një ‘lëvizje të vërtetë qeveritare të ekonomisë europiane”, të përbërë nga të gjithë kryetarët e shtetit dhe e udhëhequr, fillimisht nga Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy. Merkel bëri thirrje për një koordinim më të fortë të politikës dhe një cilësi të re të bashkëpunimit brenda eurozonës. Edhe pse ajo ende nuk do ta pranojë këtë, e gjitha sugjeron se ky është hapi i parë i ndërmarrë në drejtim të një bashkimi fiskal që do t’i lejonte Gjermanisë diktimin e kushteve financiare për pjesën tjetër të Europës. Ky është vendi i vetëm që është i aftë për ta bërë këtë. Greqia, Irlanda dhe Portugalia janë raste të koshit ekonomik. Ne kemi dëgjuar gjithnjë e më shumë në lidhje me problemet në Spanjë, ku papunësia është mbi 20 për qind. Italia është e lëkundur, shifrat për vitin 2010 tregojnë se ka borxhe nga 116 për qind të GDP-së, duke e renditur të dytin pas Greqisë me rreth 143 për qind të GDP-së. Ndërkohë, shtimi së fundmi i Francës në listën e vendeve me ekonomi në rrezik ka shkaktuar shok të vërtetë dhe panik në të gjithë zonën. Bankat e saj mbajnë rreth një të tetën e borxhit grek ose 57 miliardë dollarë; Tregu i saj i aksioneve ka rënë dhe agjencitë e klasifikimit të kredive po flasin heqjen e statusit me tre “A” për Francën. Kështu, pas një vere në panik gjithnjë e më të mprehtë rreth Mesdheut, efekti është duke shkuar në veri. Janë bërë përpjekje për ndihma individuale, por ato nuk funksionojnë. Vetëm një idiot do të mendonte se ata do të funksiononin: ata trajtojnë vetëm simptomat e rënies ekonomike të Europës, jo shkaqet e saj. Nëse të gjithë mund të ishin si gjermanët dhe të shpenzonin vetëm pak më shumë se ata fitojnë, atëherë gjithçka do të ishte mirë, duket sikur thonë tregjet. Gjermania u rrënua në vitin 1945, por ajo ka investuar më pas në fabrika prodhimi, ka zhvilluar arsimin e nivelit të parë, krijoi risi, ngriti produktivitetin e saj dhe ka konkurruar në cilësi, jo në çmim. Gjatë 60 viteve, ajo ka fituar paqen po me aq gjithëpërfshirje sa humbi luftën. Nëse euro do të mbijetojë dhe me të projekti europian, 16 vendet e tjera të eurozonës do të duhet të jenë si gjermanët. Në të vërtetë, ata duhet të humbasin lirinë që të mos jenë si gjermanët. Mos kini dyshim se çfarë do të thotë bashkim fiskal: është 1 politikë ekonomike, 1 sistem taksash, 1 sistem sigurimi social, 1 borxh, 1 ekonomi, 1 ministër i Financave. Dhe të gjitha të mësipërmet do të jenë gjermane. Kjo do të thotë një bashkim i plotë fiskal, në të cilin Gjermania, si ekonomia më e fuqishme dhe arkëtarja kryesore e BE-së, vendos rregullat dhe i bën ata të pathyeshëm.
George Osborne ndërpreu pushimet e tij në Beverly Hills dy javë më parë për të kuptuar këtë pikë, me telefonatën për Komisionin Europian dhe Bankën Qendrore Europiane. Kjo është një strategji e rrezikut të lartë nga ana e tij pasi, në qoftë se një plan i tillë ka sukses, ai do ta bënte Europën në mënyrë efektive një perandori gjermane, me vendet jo-eurozonë, të tilla, si Britania, të anashkaluara. Z. Osborne beson qartë se nuk ka zgjedhje tjetër përveçse ta lejojë krijimin e unionit. Shqetësimi i tij është se, në qoftë se ekonomia europiane shpërthen, Britania do të dëmtohej rëndë: jo aq shumë sa për shkak të borxhit që u detyrohen vende të tilla si Greqia bankave britanike, por edhe për shkak të humbjes së tregjeve të eksportit në vendet e eurozonës dhe investimet nga ana e tyre në Britani. Megjithatë, perspektivat e partnerëve të Gjermanisë në eurozonë janë ende të zymta. Nëse tregjet globale financiare vazhdojnë të mos kenë besim në paketat ngjitëse të shpëtimit të ofruara nga udhëheqësit e eurozonës, disa vende do të falimentojnë, një ose dy, të tilla si Greqia dhe Irlanda, që tashmë po tregtojnë, ndërsa janë të paafta të paguajnë. Ato mund të shpresojnë se shpëtimi i tyre, përveç tërheqjes nga monedha të vetme dhe zhvalutimi, do të jetë për të pranuar që Gjermania të forcojë euron dhe në mënyrë efektive të kolonizojë eurozonën.
Kjo do të sillte një humbje të sovranitetit të paparë në këto vende që nga koha kur shumë ishin nën çizmen ushtarake të Rajhut të Tretë 70 vjet më parë. Bashkimi fiskal është: një politikë ekonomike, një sistem taksash, një sistem sigurimi social, një borxh, një ekonomi, një ministër i Financave. Gjithçka do të ishte gjermane. Ky nuk është vetëm çmimi që tregjet do të kërkonin për të pasur besim për të ardhmen e euros dhe të jenë të lumtur të blejnë borxhin që mund të ndihmojë Greqinë, Irlandën, apo Italinë. Ky është gjithashtu çmimi që gjermanët vetë po kërkojnë për mbështetjen e tyre.
Stern, revista gjermane e lajmeve, ka kryer një sondazh javën e kaluar mes vetë mbështetësve të zonjës Merkel, i cili tregoi se 52 për qind ishin kundër politikës së saj të borxheve dhe 62 për qind ishin të shqetësuar për mbarëvajtjen e partisë së saj në përgjithësi. Ajo është vetëm dy vite larg luftës për një rizgjedhje tjetër dhe nuk mund të mundë gravitetin demokratik përgjithmonë. Gjermania ka hedhur 120 miliardë euro tashmë në fondet e shpëtimit prej 440 miliardë eurosh. Është ekonomia e pestë më e madhe në botë, që do të thotë se imponimi i mënyrës së saj në të bërit e gjërave për 16 vendet të tjera do të sillte ndikim të madh ndërkombëtar. Ka gjithashtu edhe një arsye tjetër në nevojën për të mbështetur partnerët e saj: 42 për qind e eksporteve të saj të shkojë në eurozonë, ku vetëm Franca merr mallra me vlerë 90 miliardë euro në vit. Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë se kërkesat për mallra gjermane po ngadalësohen, po ashtu si rritja ekonomike gjermane.
Pak para se problemi francez me Greqinë të bëhej publik, Commerzbank, një nga bankat kryesore të Gjermanisë, njoftoi se i duhej të përdorte 93 për qind të fitimeve të tremujorit të saj të dytë për të nënshkruar 1.1 miliardë dollarë të borxhit grek. Nëse Gjermania do të vazhdojë të përparojë, Europa duhet shpëtuar, por një zgjidhje e pamëshirshme do duhet të imponohet në mënyrë që kjo të ndodhë.
Nëse projekti europian do të vazhdojë, Gjermania jo thjesht duhet ta pranojë atë, por edhe ta kontrollojë. Struktura e Stabilitetit Financiar Europian, për të cilën u ra dakord kohët e fundit, nuk është përgjigje. Ajo është vetëm një tjetër seri e suvasë ngjitëse që lejon Bankën Qendrore Europiane të blejë bonot e kombeve debitore për t’i mbajtur ato me aftësi pagimi. Të gjitha këto suva ngjitëse janë të dizajnuara me besimin se plaga nuk do të bëhet akoma më shumë e thellë, por ajo gjithmonë bëhet. Alternativa është dorëzimi masiv ndaj sovranitetit të Gjermanisë nga pjesa tjetër e eurozonës, që do të lejonte politikat ekonomike të Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë të bëheshin në Berlin. Struktura e Stabilitetit Financiar Europian, për të cilën u ra dakord kohët e fundit, lejon BQE-në për të aplikuar suva ngjitëse në disa kombe debitore, por nuk është përgjigje ndaj krizës.
Kjo do të siguronte tregjet, por gjithashtu do të hiqte çdo pretendim të demokracisë në këto 16 vende: sapo keni humbur kontrollin e ekonomisë suaj, ju keni humbur sovranitetin tuaj. Çdo departament i shpenzimeve në çdo qeveri në eurozonë do të ketë politikën e bërë në kryeqytetin e vjetër të Prusisë. Dhe, në qoftë se populli nuk i ka pëlqyer qeveritë e tyre të lëna me më pak kompetenca se një këshill qarku, kjo do të jetë e vështirë. Alternativa është shkatërrim. Aty ku Hitleri nuk i arriti synimet e tij ushtarake për të pushtuar Europën, gjermanët modernë po korrin sukses nëpërmjet tregtisë dhe disiplinës financiare. Mirë se vini në Rajhun e katërt!
*Autori është analist i “Daily Mail”
Simon Heffer*
No comments:
Post a Comment