Sunday, March 27, 2011

Kryengritja e Malësisë se Mbishkodrës 24 Mars, 1911

Për te dhënë një përshkrim te duhur kryengritjes se Malësisë dhe rendësin e saj nevojiten disa volume te shkruare dhe te treguara.

Ne materialin qe vijon do cek ne tri aspekte te kësaj ngjarjeje te rëndësishme historike.

A. Shkaqet kryesor te Kryengritje.
B. Një përshkrim te shkurtër kronologjik te kryengritjes.
C. Domethënia e saj ne lëvizjen e përgjithshme shqiptare për liri dhe pavarësi.

Shkaku, apo shkaqet kryesore te shpërthimit te kryengritjes bazohen ne presionet ndaj popullit shqiptar nga Xhonturqit qe ne Korrik te vitit 1908 e detyrojnë Sulltan Abdul Hamidin te shpall kushtetutën e re, e cila fillimisht ofronte me shume liri dhe autonomi për shqiptaret, por si do te shohim me vone, këto u shndërruan ne gënjeshtra dhe kërkesa edhe me absurde ndaj popullit Shqiptar.

Malet e Malësisë se Mbishkodrës, për afër pesë shekujsh nen sundimin Otoman, asnjëherë nuk u përulen, asnjëherë nuk iu nënshtruan urdhrave te Sulltanit, por gjithnjë mbrojtën identitetin e tyre, njëkohësisht duke u përpjekur te fitojnë lirinë.

Malet e Malësisë se Mbishkodrës u ngritën ne kryengritje shume herë gjatë sundimit te egër Osman, ato me kryesore ishin ne shekujt 16 dhe 17. Por, duke qene te pa organizuara dhe te pa përkrahura, falimentuan.

Një ngjarje e rëndësishme ndolli ne vitin 1907 tek Ura e Lemaj ne Cem te Trieshit, ku trimat e këtij bajraku sulmuan postin turk, vranë disa ushtar, derisa te tjerët ikën me vrap nga frika.

Një shkak tjetër i rëndësishëm i Kryengritjes se Malësisë se Mbishkodrës si dhe kryengritjeve tjera shqiptare erdhi nga vendosjet e turpshme te “Traktatit te Shën Stefanit”, ne Mars te vitit 1878. Ky traktat cenoj rend trojet shqiptare. Si mos te mjaftonte me kaq, qëllimet grabitqare te fqinjëve tanë u aprovuan edhe ne “Kongresin e Berlinit” po ne te njëjtin vit.

Shqiptaret te shqetësuar filluan lëvizjet dhe proteste kundër këtyre akteve jonjerëzore. Ne mes te këtyre protestave lindi ideja e një tubimi gjithë-shqiptar për te krijuar një front te përbashkët për mbrojtjen e trojeve tona. Kështu, disa muaj me vone, u forume “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” ku u themelua një front i përbashkët kombëtarë me synim për te mbrojtur integritetin territorial dhe kombëtar Shqiptar.

Lidhja e Prizrenit jo veç qe u be bazë e bashkimit shqiptar dhe e vendosmërisë për mbrojtjen e integritetit kombëtar dhe territorial, por dërgoj një mesazh te qartë Portës se Lartë dhe popujve tjerë te Evropës, se Shqiptaret janë te vendosur te mbrojnë çdo pëllëmbë te tokës shqiptare me piken e fundit te gjakut.

Ne Lidhjen e Prizrenit e udhëhequr nga Abdyl Frasheri, Ymer Prizereni e te tjerë, morën pjese përfaqësues nga te gjitha krahinat dhe rajonet shqiptare, përfshire edhe Malet e Malësisë se Mbishkodrës. Delegacioni i Malësisë përbehej nga Çun Mula-Bajraktar i Hotit, Baca Kurti Gjokaj nga Gruda, Ujk Gila bajraktar i Selces, Marash Dashi bajraktar i Shkrelit, Gjek Vuksani nga Kastrati dhe Zuber bajraktari i Reces.

Me fillimin e shekullit te 20-të, gjendja u be edhe me e vështirë. Xhonturqit, ne vend qe te realizojnë premtimet e bëra për me shume liri, ata bënë te kundërtën.

Bedri Pasha lëshoj urdhrin për çarmatimin e plote te Malësorëve, duke përdore edhe gënjeshtra se gjoja armët e grumbulluara do te ruhen neper depo pranë kishave dhe xhamive, dhe ne rast nevoje do tu ktheheshin përsëri. Por Shqiptaret shume pak u besuan këtyre fjalëve. Xhonturqit filluat edhe me kërcënime ndaj popullit. Mirëpo shume Shqiptar nuk pranuan dorëzimin e armeve dhe vendosen te dalin neper male.

Mehmet Shpendi me luftëtaret e tije, qëndroj disa muaj ne bjeshkët e Thethit dhe Shalës . Bedri Pasha çoj 400 nizam me 4 topa dhe dy mitraloza kundër Mehment Shpendit. Mirëpo trimat e Malësisë, ne Qaf te Boshit, i mposhten forcat turke duke iu shkaktuar humbje te mëdha ne ushtri.

Për te acaruar gjendjen edhe me keq, Xhonturqit shpallen urdhrin për rekrutimin e djemve shqiptar për shërbimin ushtarak për ti dërguar ne frontin e luftës ne Liban. Shqiptaret e kundërshtuan plotësisht ketë kërkesë. Autoritet turke ngritën edhe taksat ne nivel qe Shqiptaret e maleve nuk i përballonin dot, sepse gjendja ekonomike ishte tepër e vështirë, si e përshkruan edhe kënga popullore,

Fukaraja njesh me bli
Te pa dele e te pa dhi
Te pa toke e te pa ship
Te gjasht mallet me i mulli

Për mos te pranuar këto kërkesa një numër shqiptaresh u larguan nga Shqipëria dhe u arratisen ne Mal te Zi. Me 3 Shkurt, 1911, edhe udhëheqësi i kësaj Kryengritje, Hero i Popullit Shqiptar, Dedë Gjon Luli Dedvukaj me 13 shtëpi, doli ne Mal te Zi.

Ne Mal te Zi dolën shume familje shqiptare. Aty arritën edhe Mehmet Shpendi, Sylejman Batusha, Isa Boletini, Hasan Prishtina dhe shume te tjerë.

Ne fillim qeveria Malazeze, nen pretekstin e frikës, se gjoja Malësoret mund te sulmojnë forcat turke nga territori i Malit te Zi, shume nga këto familje shqiptare i treti ne Nikshiq dhe Danillograd. Shume prej tyre i futi ne burgje rreth e përqark Malit te Zi. Por qëllimi kryesor i qeverise Malazeze për ketë akt ishte për te ushtrua presion ndaj shqiptarëve qe ti kthente ne shërbim te qëllimeve ekspansioniste se Krajl Nikollës.

Xhonturqit, duke pa se Malësoret po përgatiten për kryengritje, tentuan te korruptojnë udhëheqësit duke iu ofrua ryshfete.

Mirëpo edhe këtu, Dedë Gjon Luli, nen ngushtice te madhe, pa buke ne goje, iu përgjigj Valiut te Shkodrës duke i thane, “ Hami dreq lirat e tua, Shqipnine as nuk e shes e as nuk e fali”.

Bedri Pasha atëherë, ne emër te Sulltanin, apelon Dedë Gjon Lulit qe mos te ngrihet ne kryengritje, edhe nëse çohet Malësia. Mirëpo burri i Maleve i përgjigjet me këto fjale, “Unë i Hot jam, dhe kam me u çu ne qoftë se çohet Malësia”, dhe shtonë, “ mi thoni Pashës, se nuk jam mish qe shitet ne kërrabat e kasapit, dhe ta dinë mirë se nuk ka aq pare sa me më thye”.

Ne te njëjtën kohe vazhdonin lëvizjet e përgatitjes për kryengritje. Një role te rëndësishëm qe ka luajtur për te siguruar ndihma kryengritëseve, por edhe për te influencua opinionin evropian, si dhe ne përpjekjet për te zgjeruar ketë kryengritje ne te gjitha trojet shqiptare, ka qene biri i Maleve te Malësisë, një nder intelektualet me te dalluar te asaj kohe, patriot i dalluar, Nikollë Ivanaj, i cili kishte një edukate dhe kulture te larte.

Ai, ne Janar te vitit 1911, se bashku me Themistokli Germenin, udhëton ne Rumani dhe Bullgari për te organizuar emigrantet shqiptar qe te grumbullojnë ndihma për kryengritësit. Ne fund te Janarit Nikolla udhëton ne Bari te Italisë.

Me 26 Janar, Nikollë Ivanaj mban një fjalimi me plot emocione dhe dinamizëm, pranë me se 2000 personave ne Romë, duke shpjeguar gjendjen e vështirë te popullit shqiptar, dhe për nevojën për te ndihmuar kryengritësit. Si pasoj e këtij apeli, kryetari i partisë republikane ne Itali, Etore Ferrari, organizoj komitetin nen titullin “Pro Albania”. Ne këtë komitet merrnin pjese edhe 60 deputet te tjerë te Parlamentit Italian.

Menjëherë u formua edhe një grup vullnetaresh prej afër 500 personash, student. Nder to ishin shume Arbëresh, te cilit kishin vendosur te marrin pjese ne kryengritje duke luftuar krah për krah me Malësoret. Mirëpo qeveria Italiane, meqë ishte ne përgatitje sipër për te pushtuar Tripolin, nuk donte te shqetësonte marrëdhëniet me Turqinë, dhe kështu ndaloj te gjitha ekspeditat e mundshme te vullnetarëve. Ne atë kohe shoqata Abreshe “Shpresa” ne Itali, deklaron se Shqiptaret nuk duhet pritur asnjë ndihme nga politika italiane, por duhet vepruar vetëm me forcat e veta.

Derisa Nikollë Ivanaj, Luigj Gurakuqi dhe te tjerë punonin pa u ndërprerë për te siguruar ndihma luftëtarëve, gjendja e shqiptarëve ne Mal te Zi po behej dite e me e vështirë. Numri i shqiptarëve qe kishin dale ne Mal te Zi ishte afruar ne 7 mije.

Për te organizuar me mirë ndihmat popullatës, dhe për te siguruar ndihma kryengritëseve, u organizua Komiteti i Kryengritjes ne Podgoricë. Kryetar i këtij komiteti u zgjodh Sokol Baci Ivezaj.

Një ndihme te madhe qe iu ofroj shqiptarëve ishte nga patrioti i shquar Risto Siliqi, i cili e beri hotel-restorantin e tij ne Ceti, qendër për patriotet Shqiptar.

Ndihmat filluan te arrijnë, se parit nga rajonet tjera shqiptare, dhe ma pas nga shqiptaret ne mërgim.

Ne Mal te Zi, ndërkohe, lozte një politike tjetër. Krajl Nikolla kishte planifikuar te përdorte këtë rast te krijonte një Mal te Zi te madhë. Ai i propozoj qeverise serbe qe Peja, Shkodra deri ne Lezhë, te njihen zona qe i përkisnin Malit te Zi. Mirëpo Serbja, ne atë kohe, për te mbrojtur interesat e veta, mendonte se nuk ishte kohe e volitshme për një hape te tille.

Kur e pa se ëndrra e tij nuk po realizohej, dhe se lëvizja shqiptare nuk po behet vegël e ekspansionizmit malazez, ne momentin më kritik, Krjl Nikolla shkëputi te gjitha ndihmat ndaj shqiptare. Mirëpo e vërteta duhet thënë se populli malazez, meqë një pjesë e dukshme janë te origjinës shqiptareve, edhe pas ndërprerjes se ndihmave nga qeveria, u mundua te ndihmoj shqiptaret.

Krajl Nikolla, ne takimin me Malësoret ne fushën e Vrellës, shpalli idenë e ti për zgjerimin e Malit te Zi, ide qe çonte drejt uzurpimit te tokave shqiptare. Mirëpo Nik Gjelosh Luli, ju përgjigj me këto fjale, “ Naltmadhni, ti je kralji i Malit te Zi, prandaj je baba i malazezeve e jo i shqiptarëve. Shqiptaret janë shqiptar e jo malazez. Te falemi nderit për ndihmën qe na e ke dhanë, dhe nuk do ta harrojmë. Kurdo qe te na shfaqet rasti do ta shpërblejmë. Por, se pranojmë te bëhemi shtet për ne sundim te mbretnise sate, kjo nuk do te bahet, sepse na kerrkojme Shqipni e jo te rrisim Malin e Zi me tokat tona, për te cilat, për ti çlirua prej zgjelles barbare qe tash sa mot gjinden, na vuejm e hjekim çmos, e ma ne fund edhe jetën japim për lirinë e tyne. E madhnia e juaj me sjell ndërmend bashkimin me Malin e Zi, për një gjë qe as jeta nuk na dhimbet. Pse ne shtëpinë tënde donë me na tyrpnua?”

Krajl Nikolla u mundua edhe me ryshfete te blejë udhëheqësit e kryengritjes, por edhe ne ketë rast Dedë Gjon Luli i përgjigjet, duke thane se, “Krajli nuk ka mjaft pare për te ble Malësorin”.

Shkëputja e ndihmave nga qeveria Malazeze me 14 Mars, shkaktoj qe kryengritja te filloj para planifikimit dhe përgatitjeve te duhura.

Dhe kështu Dedë Gjon Luli, “Burrë i pa frike e i pa njolle i Maleve tona” siç e quante Avni Rrustemi, vendosi te filloj kryengritjen me datën 24 Mars, 1911.

Ne mëngjes te datës 24 Mars, 1911, pa zbardhe drita, u nisë çeta e pare me 18 burra, 7 me arme e 11 pa arme. Këta trima morën rrugën drejt qafës se Bukoviqit, për ne Rapshë te Hotit, ku gjendej një nder postet e Bedri Pashes. Nder këta burra te shënuar sipas gazetave shqiptare ishin: Nik Gjelosh Luli, Zef Lan Ula, Nik Gjelosh Breli, Nikash Martini, Lek Keqi, Kol Marash Vata, Kol Gjon Luli dhe te tjerë.

Kur ju afruan postes, Kol Marash Vata, qe u kishte pri këtyre burrave, ndalohet një çast dhe ju thotë, “ Me nime t’Zotit o burra, na i herë po i biem kaushes se asqerit, e te dal ku te dal. Per ne kjoft se na ece falli mire, po i marrim njato 30 manzerre t’asqerrit turk, e me to madje po ja çojmë puçe Bedri Pashës e po i lajme pagë e te dhetëta me kokrra plumbash. Por, ne kjoft thënë prej Zotit me dekë, prap mire se mire, mos tjeter skena me pa dhunen dhe barbarizmin qe Xhemieti donë me ba mi Malsi. Ma mire dekë si burra se gjallë e me marre”.

Ato fjale aq te guximshme qe i foli Kol Marash Vata, para sulmit te pare, e kane një domethënie te rëndësishme, sepse jo veç qe përshkruajnë shpirtin tim te shqiptareve te Malësisë, por qartësi tregojnë vendosmërinë e këtij populli te vuajtur, por jo te mposhtur, qe kërkonte ja vdekje ja liri.

Këta burra si luaj, sulmuan portën ne Gryke te Leçes qe e mbronin 30 nizam, duke vra disa, deri sa te tjerët ju vunë vrapit nga frika. Fill pas, posti e Çemerrit, po ne Rapsh, u dorëzua pa lufte.

Me 25 Mars, kryengritësit sulmuan dy postet ne Traboin. Kryengritësve Hotian u vjen ndihme nga Gruda, Trieshi dhe Kastrati. Shumica e luftëtarëve ishin te pa armatosur, mirëpo si luaj sulmuan me thika, sopata, gurë e dru. Si e përshkruan këngë popullore.

Kush’n sekice e kush ne kmes
Bje halldupit te pabese.

Turqit aty lanë 40 te vrare. Nga ana e kryengritësve rëne dëshmorë 9 luftëtare.

Po atë dite Gruda me ndihmën e trimave nga Kelmendi dhe Trieshi çliruan postin ne Selishtë, gjate kësaj lufte rëne dëshmorë 5 kryengritës: Mirash Luli Bojaj, Ujk Smaku, Keqa Marku, Ujk Lulashi, te gjithë nga Gruda, dhe Dedë Preli Nikollaj nga Trieshi.

Ne te njëjtën dite u sulme dhe u çlirua posti ne Pikalë dhe tri poste te tjera ne kufi me Malin e Zi. Forcat turke edhe gjatë këtyre betejave pësuan humbje te mëdha. Gjatë këtyre luftimeve rëne dëshmorë 7 kryengritës: Tom Hasi, Mirash dhe Sokol Doka, Ujk Luca, Cal Nika, Tom Preku dhe Kol Toma.

Po ne këtë ditë, Hoti sulmon ushtrinë turke ne Qepur, duke vrare një numër te madh te tyre. Këtu ranë dëshmorë: Kol Marash Vata, Zef Lan Ula, Gjon Pllumi, Ujk Gjelosh Leka dhe Lek Mirashi te gjithë nga Hoti.

Malësoret, brenda tri ditësh, çliruan 8 fortesa, morën 90 mauzerë dhe municion.

Me 27 Mars, Mali i Zi pranon te ju jap arme kryengritëseve, por me kusht qe ne tokat e çliruara te ngrihet flamuri malazez. Kryengritësit te revoltuar, edhe qe kishin shume nevojë për arme, e hodhën poshtë këtë propozim brenda 24 orësh.

Fitoret e mëdha te Malësorëve shkaktuan panik te madh tek autoritetet Xhonturke.

Valiu i Shkodrës merr masa për te fillua vëllavrasjen ne mes shqiptarëve. Ai filloj te aktivizoj klerin mysliman për te kapur armët ne dore dhe te luftoj kundër vëllezërve shqiptar, për te mbrojtur “Dinin”. Mirëpo vetëm një pjese shume e vogël iu përgjigjen kësaj thirrje.

Nxitja e vëllavrasjes nga Bedri Pasha shkaktoj urrejtje. Shqiptaret te besimit mysliman i drejtohen konsullit Austriak ne Vlore, duke e dënuar armatosjen e bashke-fetarëve te tyre shkodran.

Epopeja e mbrojtjes se “Dinit” ishte e shkurtër dhe dështoj se shpejti. Njëmijë persona me 500 nizam, nuk arritën për ta thyer pritën e vendosur nga 20 malësor te Përroni i Thate. Edhe përpjekjet për tu zbarkua me lundra ne Samoborr, nuk patën suksese. Shumë nga këta vullnetar u zunë rob ne duar te kryengritëseve, mirëpo meqë ishin shqiptar, i lëshonin te lire pasi ju merrnin armët.

Xhonturqit u munduan ta kthejnë këtë kryengritje ne një lufte fetare, por nuk ja arritën qëllimit. Ismail Qemali i deklaron gazetës Italiane, “Giornale del Italia” duke thënë se, ” edhe pse kryengritja po bëhen ne një vend katolik, gjen mbështetjen edhe nder myslimanet, te cilit te vëllazëruar me shqiptaret e krishtere, luftojnë për një qellim. Unë besoj se përpjekjet për ti dhënë kryengritjes një ngjyre fetare, shtoj ai, ka te bej me fjalën e vjetër, “Divide e Impera”, “Shpërndaj e Sundo”.

Me 28 Mars, kryengritësit sulmojnë forcat turke ne Tuz. Aty menjëherë morën ne dore kazermën ushtarake dhe depon e armeve, duke shkatërrua te gjitha ndërtesat qeveritare turke, me përjashtim te dy xhamive. Ato nuk i preken.

Për te marr postin ushtarak turk ne Shipshanik u be një lufte e ashpër. Dëshmitaret okular tregojnë se një djalë nga Traboin qe quhej Gjon Nika, me jatagan te zhveshur ne dore, është vërsul përmes plumbash, e ka kap gjalle yzbashin, komandantin turke, dhe ja ka pre kokën. Ky akt i guximshëm i frikoj ushtaret turq saqë u mbyllen ne kulle te Shipshanikut.

Ne te njëjtën dite, Malësoret çliroje postin ne Lishah. Nizamët edhe ketu pësuan humbje te mëdha. Nga kryengritësit u plagosen 7 luftëtar, derisa dëshmorë ranë Zef Kurti dhe Martin Ujka.

Fill pas, Malësoret sulmuan postin ne Omerboxhaj dhe e benë rrafsh me tok. Aty ranë dëshmorë 5 luftëtare: Luc Preka nag Muzheçku, dhe nga Gruda, Sokol Preka, Mirash Hasi, Nik Gjeloshi dhe Lek Pjetri.

Ne Podgorice tani ishin mbledhur një mori Shqiptaresh qe përpiqeshin për te siguruar ndihma kryengritësve. Aty ishin Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali, Hil Mosi, Terenc Toçi, Fadil Pash Toptani, Anton Perdoda, Bep Shantoja, Qazim Kokoshi, Ded Kiri, Mark Kakarriqi, Xhemal Kondi, Hil Koliqi, Hasan Prishtina dhe te tjerë.


Me 29 Mars, u nisen nga Gjakova katër batalione turke nen komandën e Et-Hem Pashës. Turqit donin ti fusnin shqiptaret ne mes dy zjarreve. Mirëpo kur u afruan afër Gucisë, aty te Hani i Gropës, u përballuan me burrat e Selcës, si pasoj u detyruan te tërhiqen.


Me 30 Mars, 400 Malësor sulmuan Koplikun. Bedri Pasha, duke u frikësua se Malësoret ishin nis për ne Shkodër, forcon rojën, por fatkeqësisht Malësoret nuk ishin te armatosur mire për te sulmuar Shkodrën.

Po ne te njejten dite, me 30 Mars, ne Ceti u mbajt mbledhja e udhëheqësve te kryengritjes, ne te cilën u miratua një memorandum drejtuar Fuqive te Mëdha.

Ne këtë memorandum Malësoret kërkonin ruajtjen e trojeve shqiptare te pa cunguara, përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhe zyrtare, mësimi ne shkolla te zhvillohet ne gjuhen shqipe, te gjithë nëpunësit e Shqipërisë te jenë me origjinë shqiptare, dhe te njihen si shqiptar, gjithashtu taksat e grumbulluara te shpenzohen për interesat e vendit.

Me këtë memorandum, kjo kryengritje, qe turqit u munduan ta ngjyrosin si një kryengritje fetare dhe lokale, u deklarua se kjo ishte një lëvizje për interesat gjithë-shqiptare.
Memorandumi u nënshkrua nga Dedë Gjon Luli, Sokol Baci, Muharrem Bushati, Isa Boletini, Preng Kola dhe Mahmet Shpendi.

Me 6 Prill, u zhvilluan beteja te përgjakshme. Malësoret luftonin ne shtate vende, nga Vrana mbi Kastrat e deri ne Dinoshë, duke mos lejuar ti shkonte ndihma ushtrisë turke qe ishte e rrethuar ne Tuz.

Gjate këtyre luftimeve shtrija turke pësoj aq shume humbje saqë ne Podgorice, siç pohonin dëshmitaret okular, nuk ndaloheshin 6 kerre duke mbajt ushtar turk te vrare e te plagosur, për ti kaluar ne drejtim te Pllanices, dhe me barka ti çojnë ne Shkodër.

Lufta me e ashpër u be ne Deciq. Leket e Malësisë nga Hoti, Gruda, Koja dhe Kastrati kishin vendosur te zhduknin turqit nga Deciqi, dhe ta vendosin Flamurin e Skënderbeut ne vend te flamurit Turk. Dedë Gjon Luli u jepte guxim luftëtarëve duke ju thane, “Bini sokola, he ne krajli ju shkoftë zani”. Si te kishin krah e jo këmbe, fluturonin ne mes mitralozave dhe mauzerëve për te çel rrugën për ne majën e Bratilës.

Nikë Gjelosh Luli, sipas urdhrit te Dedë Gjon Lulit, siç pohonin shënimet e gazetave te përkohshme, ngriti Flamurin Kuq e Zi, simbolin e gjakut dhe te djersës, te krenarisë dhe trimërisë te popullit Shqiptar. Flamurin qe herën e fundit kishte valëvitur i lirë ne duart e Heroit Legjendar Gjergj Kastriotit-Skënderbe para 450 viteve. Ky Flamur ishte palosur dhe mbyllur neper arkat e robërisë.

Bratila asnjëherë nuk ishte duke me e bukur se ne atë moment. Mbi te valëviste me plot meritë dhe krenari Flamuri i kuq me shqiponjën ne mes.

Kjo ishte një date e madhe për kryengritësit. Një dëshmitar i kësaj ngjarje e përshkruan me këto fjale, “Te gjithë jena përmallua, dhe sytë tanë janë mushun me lot nga malli kur e pame flamurin tone, kemi qite edhe pushke ne shej dhe ne shenllek”. Nje tjetër dëshmitar thotë, “Njat dite ka kene për ne, dita e Shqipnise”.

Nen hijen e këtij Flamuri, 70 shqiptar luftuan kundër 350 ushtarëve turq. Kjo beteje pasoj me një numër te konsiderueshëm te ushtarëve turq te plagos, dhe mbi 30 te vranë. Por, kjo betejë ishte e shtrenjtë edhe për Malësoret, sepse një numër i kryengritëseve u vranë dhe u plagosen, nder te shënuarit janë: Dok Preci, Gjeto Gjeka, Gjeto Toma, Kol Doka, Tom Uci dhe Kol Uci, Marash Luca, Prel Ujka, Lek Pjetri dhe te tjerë.

Një dite me vone, Malësoret sulmuan llogoret turke ne Mokset. Lufta vazhdoj për 36 orë. Forcat turke u tërhoqën deri tek Rrasa e Fikut, duke lanë 150 ushtar te vrare, kurse nga kryengritësit te shënuar qe ranë dëshmorë nder te tjerët ishin: Zef Deda nga Arëza, Fran Zeka me dy te nipat, Nike Baci, Qel Caku e te tjerë.


Me 23. Prill, autoritet ushtarake turke mbyllin gazetën “Bashkimi” qe botohej ne Shkodër, e cila refuzonte te botonte lajmet zyrtare te qeverisë turke, por botonte kronikat e kryengritjes.

Me 24 Prill, Shefqet Durgut Pasha bën thirrje Malësorëve qe te dorëzohen. Madje, ai edhe i kërcënoj, duke iu thënë se do te djeg vendbanimet e tyre, nëse nuk ndalojnë luftën. Mirëpo Malësoret as nuk ju përgjigjen këtyre kërkesave absurde. Ai, pastaj ofroj edhe ryshfete, duke premtua 10 mije lira për çdo një luftëtar qe do te dorëzonte armët. Kur Durgut Pasha dërgoj njeriun te takohet me Dedë Gjon Lulin, Deda i thotë,” Këputë qafen e thuaj Dergut Pashës se Dedë Gjon Luli, më parë hanë gjeth e barë se paret e huaja”.

Një dite me vone, me 25 Prill, ne Qaf te Uglës aftër lagjes Vuksanlekaj, vazhduan luftimet. Gjatë kësaj beteje u vranë me se 50 ushtar turq.

Me 25 Prill, doli shtrija turke nga kalaja e Shipshanikut dhe u vërsul ne dy drejtime. Mirëpo aty i priti roja. Menjëherë rojës i erdhi ndihma. Për disa ore u zhvillua një betejë e ashpër, dhe me ne fund, forcat turke u detyruan te kthehen dhe serish te mbyllen ne kala, duke lënë pas me se 100 ushtar te vdekur.

Nga pala e kryengritësve ranë dëshmorë 19 luftëtar, nder te shënuarit janë: Nik Gjek Luli, Tom Luca, Luc Marku, Ujk Prela, Tom Luli, Gjelosh Leka dhe te tjerë. Ne këtë betejë morën pjese edhe Luigj Gurakuqi dhe Hil Mosi.

Pas kësaj beteje turqit u egërsuan edhe me tepër. Ata serish sulmuan Deciqin me disa mijëra ushtar, qe e mbronin 590 malësor. Lufta zgjati 12 orë. Por edhe ky sulm përfundoj pa sukses për turqit, duke humbur mbi 300 ushtar.

Ne te njëjtën kohe u zhvillua një betejë tjetër ne katundin Vukpalaj. Edhe ne këtë betejë u vranë me se 100 ushtar turq, derisa nga ana e kryengritëseve shqiptar, rëne dëshmorë 5 luftëtar, nder ta ishte edhe Pjeter Gjoka i Kastratit me te birin e tij te vetëm.


Me 1 Maj, qendra e Komitetit Shqiptar ne Podgoricë shpall një deklarate ne katër gjuhë, me te cilën i deklaron botes se qytetëruar mbi gjendjen aktuale te shqiptarëve.

Me 7 Maj, ne Boston organizohet demonstrata nga Shqiptaret e Amerikës në përkrahjen e kryengritjes. Aty Fan Noli mbajti një fjalim te zjarrtë lidhur me Kryengritjen e Malësisë, udhëheqësit e se cilës i krahasonte me George Washingtonin, duke thënë, “se edhe George Washingtoni do ti njihte aq trima sa veten e vet”.

Shqiptaret e Amerikës mblodhën një shumë te madhe te hollash për kryengritjen. Gjithashtu u vendos qe 30 vullnetar nga shqiptaret e Amerikës te udhëtonin ne jug te Shqipërisë dhe te fillonin hapjen e kryengritjes ne Jug.

Me 8 Maj, Italia nxjerr jashtë Nikollë Ivanaj dhe Luigj Gurakuqin qe punonin për te grumbulluar ndihma për kryengritësit, derisa policia italiane filloj te arrestoj studentet dhe punëtoret qe tentonin te shkonin vullnetar për ne Malësi për te ndihmuar kryengritësit.

Nikollë Ivanaj shkon ne Korfuz, derisa Luigj Gurakuqi arrin ne Tivar.

Ne Korfuz arritën edhe Ismail Qemali, Themistokli Germeni, Pandeli Cale dhe te tjerë. Aty u formua Komiteti i Korfuzit, me qëllim, si pohon vet Nikollë Ivanaj, “për te fillua kryengritjen ne Jug”.

Isa Boletini dërgon thirrje çetave te Jugut. Krerët e Gjirokastrës, Delvinës dhe viseve te tjera ne jug mblidhen ne Manastir. Ata bëjnë thirrje popullit duke i thënë, “ vëllezërit tanë Gegë, po na ftojnë qe te ju vijmë ne ndihmë, e prandaj çdo shqiptar e ka për detyrë me marrë hutën ne krah dhe te bashkohet me kryengritësit, e mos te lëmë te na turpërohet “Baba Tomori” i shenjtëruar qe po buçet. Duam pra lirinë dhe vetëqeverisjen e Shqipërisë, duam te drejtat tone dhe do ti kërkojmë gjersa te shuhemi te gjithë”.

Mirëpo qeveria Greke, qe kishte premtuar ndihmë, e kushtëzoj ndihmën duke kërkuar qe kryengritja te zhvillohet ne veri te lumit Shkumbin. Kjo deklaratë shqetësoj Komitetin e Korfuzit, sepse u pa menjëherë se Greqia kishte plane te tjera. Ajo donte te aneksonte pjesën jugore te Shqipërisë deri ne lumin Shkumbin.

Ismail Qemali, një diplomat i shquar, lajmëron menjëherë çetat e jugut qe te mos vepronin dhe te prisnin, sepse koha nuk ishte e përshtatshme. Kështu u frenua organizimi për fillimin e kryengritjen ne Jug.

Me 9 Maj, Shefqet Durgut Pasha kërkon armëpushim te caktuar, duke kërkuar qe udhëheqësit e kryengritjes te hedhen ne gjyqin ushtarak ne Shkodër.

Me 11 Maj, mbi 60 udhëheqës te kryengritjes mbajtën mbledhjen ne Pikalë te Grudës. Nga kjo mbledhje u përpilua deklarata drejtuar Shefqet Durgut Pashës, ne te cilën thuhet se “Shqiptaret janë te vendosur te luftojnë deri qe tu mbes pika e fundit e gjakut ne dej”.

Mirëpo para se te mbaroj afati i armëpushimit, turqit pabesisht sulmuan kryengritësit. Me këto operacione te pabesë, turqit arritën te forcojnë vijën Tuz-Deciq-Kastrat.

Turqit ne arenën e luftimeve kishin 44 batalione, kundër 2,000 luftëtarëve Shqiptar, gjysme te armatosur.

Sulmi i pabese turk zemëroj Shqiptaret.

Me 27 Maj, u zhvillua një betejë e ashpër ne Qafe te Kishës. Pas 12 ore luftimesh, turqit u detyruan te tërhiqen.

Po ne te njëjtën dite, Et-Hem Pasha me forcat e tija, tenton te dale nga Gucia ne drejtim te Selcës dhe Vukëlit. Edhe këtu kryengritësit , pas një lufte qe zgjati gjithë ditën, e detyruan Et-Hem Pashën te tërhiqen mbrapa ne kazermat ushtarake ne Guci, duke lëne te vrare me se 150 ushtar.

Malësoret vazhdonin te përballonin mungesën e armeve dhe te municionit. Ndalimi i vullnetarëve dhe te ndihmave nga autoritet italiane dhe me vone edhe nga ato austriake ne kufi me Italinë ne Trieste, solli vështirësi te mëdha për kryengritësit. Fadil Toptani, i cili qëndronte ne Podgorice për te ndihmuar kryengritëse, shkruante, “Shqiptaret heroikisht po derdhin gjakun e tyre, por kush mendon për ta? Për blerjen e fishekëve nuk mjaftojnë te hollat.
Sot, shkruan ai, komiteti ne Podgorice nuk kishte te holla qe te blinte buke, dhe luftëtarët e mjerë vuajnë nga uria”.

Ne mes te shume problemeve dhe sakrificave, kryengritësit vazhdonin luftën.

Shefqet Durgut Pasha dhe Et-Hem Pasha me më shumë se 45 batalione, për dy muaj pësuan humbje te mëdha ne ushtar dhe municion . Gjate kryengritjes u vranë mbi 2000 ushtar turq, dhe mjera te tjerë u plagosur kundër me pak se 3000 kryengritës shqiptar.


Me 3 Qershor Shqiptaret sulmojnë Lezhën.

Gazeta “Liri e Shqipërisë” lidhur me kryengritjen ne Lezhë shkruan, “Shqiptaret deshën ta lirojnë atë vend ku pushojnë eshtrat e te Madhit Skënderbe, qe te njihet kujtimi e Atij Trimi dhe tu japë forcë kryengritëseve qe ti copëtojnë forcat turke, siç i copëtonte i Madhi Skënderbe 500 vjet me pare”.

Me 6 Qershor, kryengritësit sulmojnë llogoret turke mbi Rapshen e Sipërme. Lufta vazhdoj për 5 ore, te vdekur mbeten mbi 70 ushtar turq.

Po ne atë dite, 1000 kryengritës i dolën ne prit Et-Hem Pashës qe ishte nisë serish ne drejtimin e Selcës. Beteja zgjati 4 ore. Xhonturqit lanë pas 150 te vrarë. Gjatë kësaj beteje ranë dëshmorë 16 kryengritës.

Sulmi i Shqiptarëve ne Lezhë frikësoj edhe Vjenën, jo vetëm ne rrezikun e përhapjes se mundshme te kryengritjes ne gjithë Shqipërinë, por edhe qe ne këtë kryengritje kishte marr pjesë Terenc Toçi. Me te, Vjena e shihte dorën e Italisë.

Me 8 Qershor, gazeta zyrtare e mbretërisë te Hamburgut “Frendelbllat”, shpreh dëshirën qe Xhonturqit ti jepnin fund turbullimeve ne Shqipëri.

Për ta ulë tensionin, Xhonturqit dërguan Sulltanit plake Mehmet Reshavin e Pestë për ne visit ne trojet shqiptare, mirëpo populli nuk e priti atë me entuziazëm te paramenduar.

Me 17 Qershor, Shefqet Durgut Pasha, ne emrin e Sulltanit, shpall amnisti për ata qe dorëzojnë armët, por amnistia nuk bënte fjale për te drejtat kombëtare.

Ismail Qemali, i cili ndodhej ne Ceti, ne bisedë me udhëheqësin e Austrisë, shpreh dyshimin nëse amnistia do te pranohet nga kryengritësit. Xhonturqit dërguan përfaqësuesit e tyre te takohet me udhëheqësit e kryengritjes. Mirëpo derisa ai bisedonte me kruengrotesit, krisma e topin dëgjohej nga betejat qe po vazhdonin ne Traboin.

Udhëheqësit e kryengritjes, siç dëshmon Risto Siliqi, iu përgjigjen Sadredin Beut, përfaqësuesit turk, me këto fjale, “dëgjo te shtënat e topave, e tjetër gjegje për ju nuk kemi, vetëm plumbat e pushkëve tona”.

Me 22 Qershore ne Podgoricë vjen At Gjergj Fishta dhe Imzot Luigj Bumçi për te marr pjese ne një mbledhje te përgjithshme te udhëheqëseve te kryengritjes, për te përgatitur përgjigjeje ndaj qeverise Osmane dhe Fuqive te Mëdha, lidhur me amnistinë e ofruar nga Shefqet Durgut Pasha. Udhëheqësit e kryengritjes ranë dakord qe thelbi i kërkesës se shqiptarëve duhet bazuar ne autonomi për popullin Shqiptar.

Kjo kërkesë u miratua nga kuvendi i përgjithshëm duke hartuan një dokument te rëndësishëm te njohur me emrin, “Memorandumi i Greçes”,ose “Libri I Kuq”.

Ky memorandum parashtroj 12 kërkesa:

1. Garanci kundër përsëritjes se veprimit antikushtetues. Respekti ndaj besimeve fetare dhe zakoneve.

2. Njohja e plotë e kombit Shqiptar, me te drejtat e barabarta si popujt e tjerë te Perandorisë.

3. Liri për zgjedhjet e deputeteve.

4. Liri për te mësua gjuhen shqipe, dhe hapjen e shkollave ne shqip.

5. Riorganizimi i administrimit te vilajeteve ku ndodhen shqiptaret, qe ti përgjigjet nevojave te vendit dhe traditave.

6. Valitë dhe nëpunësit te flasin gjuhen shqipe.

7. Emërimi i një inspektori fuqiplotë, për te kontrolluar zbatimin e detyrave te Valinjve dhe nëpunësve.

8. Te përdoret gjuha shqipe ne gjyqe dhe administratë.

9. Shërbimi ushtarak te behet ne vend.

10. Te ardhurat dhe prodhimi ne Shqipëri te përdoret për nevojat e vendit.

11. Këshillat e Vilajetit te vendosin dhe te kontrollojnë vete buxhetin.

12. Fonde për ndërtimin e dëmeve te shkaktuara nga lufta, dhe te kthehen armët e konfiskuara.

Ky memorandum u nënshkrua nga Dedë Gjon Luli bajraktar i Hotit, Sokol Baci dhe Dedë Nika nga Gruda, Dod Preçi nga Kastrati, Tomë Nika nga Shkreli, Cal Dedi nga Selca, Lul Rrapuka nga Vukli, Llesh Gjergji bajraktar i Nikçit, Gjeto Marku nga Hoti, Mehmet Shpendi nga Shala, Martin Prela nga Shkreli, Prel Marku nga Shala, Bash Bajrami nga Nikaj, Bec Delija nga Shoshi dhe te tjerë.

Memorandumi ju dorëzua ministrit turk ne Ceti me 26 Qershor nga Dedë Gjon Luli, Luigj Gurakuqi, Sokol Baci dhe te tjerët. Nga një kopje iu dorëzuan edhe përfaqësuesve te Fuqive te Mëdha.

Kryengritja e Malësisë se Mbishkodrës dallohet nga kryengritjet tjera, sepse mori një karakter gjithë-shqiptar.

Malësoret nuk luftonin vetëm për te drejtat legjitime te malësorëve, por te gjitha kërkesat e tyre ishin te lidhura me te ardhmen e gjithë popullit shqiptare.

Kur diplomati austriak Gisel e pyeti Ismail Qemalin, nëse Malësoret janë te autorizuar te flasin ne emrin e te gjithë Shqiptarëve, ai u përgjigj, “…. Prej atij gjesti fisnik te malësorëve, te cilit çuan lëkuren e tyre ne pazar dhe qe koncesionet e tyre duan ti ndajnë me te gjithë te tjerët, edhe fiset tjera shqiptare janë te bashkuar me ta”.

Ne momentin kur iu dorëzua “Libri te Kuq” ministri turk, ai e pyeti Dedë Gjon Lulin, nëse donte qe këto kërkesa te jenë për Malësinë apo për gjithë Shqipërinë, Dedë Gjon Luli, sipas dëshmisë te dhene nga Imzot Bumçi, Deda i përgjigjet duke i thënë,“ i duam për tanë Shqipinë”. Ministri Osman, i zemëruar nga kjo përgjigjeje, i tha Dedës se nuk do te takohet më me te. Dedë Gjon Luli ia priti, “Kurrë bojën mos ta pashim”.

Memorandumi i Greçes u be bazë e organizimit për rrethet patriotike brenda dhe jashtë vendit.
Kryengritja e Malësisë vazhdoj te ushtroj influencën mobilizuese ne pjesët tjera te Shqipërisë.

Kjo ishte një kryengritje qe çuditi edhe Fuqitë e Mëdha.

Kundër Malësorëve ishin organizuar mbi 70-mije ushtar turk te armatosur mire, derisa ne ballë te kryengritjes qëndronin me pak se 3 mije kryengritës gjysme te armatosur. Përveç burrave, aty luftonin edhe gra, si Tingë Smajlja dhe Nore Kolja.


U plotësuan 100 vjet te kësaj ngjarje te rëndësishme historike jo vetëm te Malësisë se Mbishkodrës, por te historisë sonë kombëtare. Historianet, kohet fundit, kane bere zbulime te reja duke vizituar arkivat e shteteve te ndryshme, përfshirë arkivat ne Mal te Zi, arkivat ne Stambollit dhe ne vende tjera. Historianet,dite e me shume, e vlerësojnë kryengritjen e Malësisë si hapi kryesor ne zemërimin gjithë-shqiptar për liri dhe pavarësi qe përfundimisht u realizua me 28 Nendor, 1912, ne Vlore, kur Ismail Qemali ngiti Flamurin Kuq e Zi duke deklarua Pavarësinë e shtetit shqiptar.

Historianet gjithashtu, dite me shume, e vlerësojnë këtë kryengritje si grushti kryesor kundër Perandorisë Osmane e cila ishte ne ditët e fundit te ekzistencës.

Fatkeqësisht, ëndrra e Dedë Gjon Lulit dhe te trimave te Malësisë nuk u realizua plotësisht, sepse e drejta do te ishte qe këto troje, qe u lanë me gjakun dhe djersen e banorëve te tyre për shekuj, për integritetin tone kombëtarë, duhej te mbeteshin pjese e pa ndare e tokave dhe popullit shqiptar. Mjerisht, një pjese e tyre, me padrejtësi u shkëputen nga trungu i Shqipërisë, dhe sot po e kremtojnë këtë date te shënuar nen dominimin Sllavo-Malazez, me te drejtat te cunguara dhe ne një rrezik te madhe nga asimilimi total i atyre trojeve kreshnike.

Historia e Maleve te Malësisë te Mbishkodrës është një e kaluar qe na mëson shume mbi rëndësinë e bashkimit, bashkëpunimit, idealeve te larta njerëzore, nderit dhe respektit për njeri tjetrin dhe për kombin tone. Kjo e kaluar duhet kremtuar dhe përkujtuar ne te gjitha rastet qe te kemi mundësi. Duhet qe gjithherë te mbetemi krenar dhe te përulemi me nderim dhe respekt ndaj gjakut, sakrificës, trimërisë dhe vendosmërisë te paraardhëseve tanë qe nuk ju dhëmbë as pika e fundit e gjakut për te siguruar te ardhmen tone.

Lavdi te gjithë Heronjve dhe Heroinave te Kombit Shqiptar.

No comments: