SHQIPERI-BJELLORUSI 1-0
Shenues: Salihi 62′
E shtune, 26 mars 2011,
Stadiumi “Qemal Stafa”, Tirane
SHQIPERIA: Ujkani, Lila, Cana, Teli, Vangjeli, Lala, Agolli, Bulku, Skela (80′ Duro), Salihi (92′ Muzaka), Bogdani (74′ Bakaj)
Trajner: Josip Kuzhe (kroat)
BJELLORUSIA: Veremko, Kulchiy, Martynovich, Shitov, Molosh, Tigorev, Omelyanchuk, V. Hleb, Krivets, Putilo, Kislyak.
Trajner: Bernd Stange (gjerman)
Gjyqtare: Markus Strombergsson, Magnus Sjoblom, Daniel Vernmark (nga Suedia)
Kartone te verdhe: Salihi, Lala, Cana/ Kulchiy, Shitov, Molash
NDESHJA
1- Topi i pare luhet nga Bjellorusia.
5’ – Goditja e pare nga kendi e Shqiperise. Ervin Skela ekzekuton, topi pasi spastrohet nga mbrojtja e Bjellorusise, mberrin ne kembet e Lorik Canes. Mbrojtesi i Gallasaraj goditi fuqishem gati mbi piken e penalltise, por reagoi portieri kundërshtar.
6’- Goditja e dyte nga kendi i Shqiperise, por kësaj radhe nga ana e djathte e sulmit. Skela pasoi shkurt per Ervin Bulkun, por gjuajtja e mesfushorit te Hajdukut te Splitit frenohet nga portieri mik.
14’- Kristi Vangjeli ndërhyn sakte duke neutralizuar ofensiven e Bjellorusise, duke dëshmuar se përvoja e fituar ndaj lojtareve te Manchester City dhe Atletico Madrid, e kane bere me te pjekur korçaren qe luan ne Greqi me Arisin e Selanikut.
16’- Ervin Skela leshoi nje top brenda zones bjelloruse, Hamdi Salihi zgjatet duke goditur, topi i përplasur te portieri kundërshtar rikthehet serish te sulmuesi i Rapid Wien, dhe ne tentativen e dyte, shkodran e shtyn drejt rrjetes, por duke e prekur edhe me dore. Goli anulohet nga gjyqtari suedez, i cili ndeshkon edhe Salihin me kartonin e verdhe.
18’ – Kapiteni Lala ndëshkohet me karton te verdhe.
21’- Kulchiy i Bjellorusise ndëshkohet me karton te verdhe.
24’- Skela ekzekuton nje goditje te lire nga rreth 20 metra ne anen e djathte te sulmit te Shqiperise, por askush nuk e shfrytëzon harkimin e fantazistit te Arka Gdnyia.
29’ – Shqiperia ekzekuton nje tjeter goditje kendi nga Skela, por pa krijuar rrezikshmëri.
30’ – Hamdi Salihi gjuan nga larg, por pa e shqetësuar seriozisht portieri bjellorus, Veremko.
32′ – Ndeshekohet me karton te verdhe Shiitov i Bjellorusise. 2-2 kartonet e verdhe.
31’ – Nje tjeter goditje kendi. E katërta per Shqiperine.
37’ – Lorik Cana ndëshkohet me karton te verdhe, pas nje faulli te tij ndaj Hleb.
38’ – Regjistrohet goditja e pare e Bjellorusise drejt portes shqiptare. Pa asnjë problem per Samir Ujkanin.
39’ – Skela dha nje pasim te bukur per Salihin, por shkodrani nuk gjen dot sinkronizimin e duhur.
41’ – Nje supergoditje e Lorik Canes nga nje goditje standarde nga 25 metra dhe porten e Bjellorusise e shpeton vetem shtylla horizontale. I pafat Lorik Cana. E pafat Shqiperia.
43’- Salihi i shpetoi mbrojtjes bjelloruse, goditi me te majten, por topi fatkeqësisht nuk ju drejtua rrjetes. Nje tjeter mundesi e madhe e Shqiperise.
45’+1 – Mbyllet pjesa e pare: 0-0. Shqiperia goditi shtyllen me Lorik Canen, gjyqtari suedez anuloi nje gol te Hamdi Salihit dhe ekzekutoi 5 goditje nga kendi. Asnje rast per Bjellorusine.
PJESA E DYTE
46’ – Topin e pare e luan Kombetarja jone. Shqiperia nuk ka asnjë ndryshim. Bjellorusia ka bere zevendesimin e pare.
47’ – Bjellorusia ekzekuton nje goditje kendi.
48’ – Bjellorusia prane golit. Nje pakujdesi e Ujkanit, por qe per fat te mire nuk ndëshkohemi, pasi sulmuesi bjellorus gjuan jashte.
50’- Ansi Agolli harkoi nga e majta e sulmit tone nje top ne zone, Salihi gjuajti me koke, por mbrojtja bjelloruse e largon ne goditje kendi.
51’ – Agolli gjuajti fort nga distanca dhe portieri Veremko e devijoi ate me kembe ne goditje kendi.
52’ – Goditja e shtate nga kendi per Shqiperine. Si gjithmonë Ervin Skela.
53’ – Molash ndërhyn shume rende ndaj Andi Liles. Karton i verdhe per bjellorusi. Demtohet Lila.
54’ – Agolli harkoi serish dhe serish Salihi me koke, por Veremko eshte ne vendi e duhur. Nje pafundesi rastesh.
62′ – Gooooooool… Erjon Bogdani pasoi nje top me koke drejt zones bjelloruse, aty heziton nje mbrojtes kundershtar, dhe “gjahtari i golit”, Hamdi Salihi, perfitoi duke shenuar golin e pare te Shqiperisel. Nje gol i merituar. I shume merituar. Shqiperi-Bjellorusi 1-0.
68’ – Ujkani pret nje gjuajtje qendrore te bjellorusit Bychenok.
70’ – Serish Ujkani shpeton serish porten, duke e zotëruar ate pas dy prekjeve. Reagim i mire i portierit te Novares.
72’ – Tjeter shtylle e Shqiperise, kësaj radhe me Hamdi Salihin. Pas nje aksioni model te Kombetares sone, me pasime me nje takim midis ku moren pjese edhe Bogdani dhe Skela. Duhej te ishte 2-0.
74’ – Elis Bakaj futet ne vend te Erjon Bogdanit. Bakaj luan ne Rumani me Dinamo e Bukureshtit.
75’ – Tjeter gol i anuluar i Hamdi Salihit, ne pozicion te qarte jashte loje.
80’ – Klodian Duro hyn ne vend te Ervin Skeles. Fantazisti duartrokitet fuqishem per lojen e shkëlqyer te tij.
82’ – Klodian Duro ekzekutoi nje goditje kendi dhe Salihi ben me te paimagjinueshmen, me porten bosh shndërrohet ne nje mbrojtes te Bjellorusise, duke mos e shtyre topin ne rrjete, por e kthyer ne drejtimin e kundërt. Mund te ishte serish 2-0.
90’+2 – Gjergji Muzaka, ne nje ndeshje te rralle per te, pasi luan me maske ne fytyre, futet ne vend te Hamdi Salihit, heroit te Shqiperise.
Deklaratat pas ndeshjes
Hamdi Salihi
“Ndihem as më shumë e as më pak se çdo shqiptar që ka qenë i pranishëm në stadium dhe të gjithë ata që na kanë ndjekur. Jam thjesht i mrekulluar dhe i falënderoj që të gjithë, kjo tregon se jemi një komb, jemi një Shqipëri dhe jemi gjithmonë të gjithë bashkë. A ka qenë ky goli më i bukur? Është goli më i rëndësishëm mund të them. Unë falënderoj Zotin dhe të gjithë këto tifozë që ishin në stadium dhe na mbështetën”.
Erjon Bogdani
“Unë them që gjithë ekipi luajti ndaj Bjellorusisë, e kemi merituar fitoren dhe e dinim se kundërshtari që kishim përballë ishte mjaft i vështirë, as Franca apo edhe Rumania nuk kanë arritur t’i shënojnë gol, ndërsa ne arritëm të krijonim mbi dhjetë raste të pastra për gol. Është shumë mirë edhe kështu si shkuan gjërat, fituam me meritë dhe luajtëm shumë mirë”.
Samir Ujkani
“Urimet janë të gjitha për Shqipërinë, Kosovën, Tetovën. Jemi shumë të kënaqur dhe e kemi merituar këtë fitore. E kush e sheh këtë publik të shkëlqyer, gjithçka është super”.
Altin Lala
“Ishte një ndeshje mjaft e mirë e gjithë skuadrës. E kemi merituar fitoren, madje duhet të kishim shënuar më tepër gola, por edhe kështu tifozët mbetën të kënaqur. Edhe ne jemi shumë të kënaqur, çdo gjë është e mrekullueshme sot. Natyrisht, unë dua të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë tifozët na kanë mbështetur fuqishëm me Bjellorusinë, unë shpresoj që edhe në ndeshjet e tjera të vazhdojnë të na mbështesin në këtë mënyrë.
Ervin Skela
“Unë kam vite me Kombëtaren, por të them të drejtën kjo ka qenë një nga ndeshjet më të rëndësishme për mua por dhe gjithë ekipin. Kjo sepse u fol shumë për këtë ndeshje përpara dhe vazhdimisht. Megjithatë, jam jashtëzakonisht i kënaqur me këtë lojë që kemi zhvilluar sot dhe mendoj se ka qenë një nga ndeshjet më të rëndësishme që kemi zhvilluar. Më pranë kualifikimit? Ne shqiptarët kështu e kemi, nëse fitojmë një ndeshje ose ndodhemi të parët ose të dytët në grup për një moment, gjithnjë bëhemi shumë euforik, por unë do të thosha se ne duhet të mendojmë ndeshje për ndeshje dhe e kam thënë gjithmonë dhe e përsëris edhe një herë, po dhamë maksimumin për këtë fanellë e për ekipin kombëtar secili prej nesh atëherë ne bëjmë edhe mrekullira”./Sporti Shqiptar/
No comments:
Post a Comment