Megjithëse ky term ka bërë karrierë që në vitet 60-të në Republikën e atëhershme Federale, kur një brez i tërë i gjermanëve të rinj ngriti kokë kundër mungesës së konfrontimit me periudhën naziste, më vonë erdhi një ballafaqim i vërtetë me të kaluarën, pas rrëzimit të diktaturës komuniste në RDGj dhe ribashkimit. Aktivistë të të drejtave të njeriut nga RDGj arritën në fund të vitit 1991 kundër vullnetit të deklaruar të qeverisë Kohl dhe një pjesë të madhe të institucioneve politike në Republikën e vjetër Federale Gjermane, që dosjet e ish-sigurimit të shtetit të RDGj të hapeshin si për shkencëtarët, ashtu edhe për viktimat e shërbimit të fshehtë të RDGj. Përveç kësaj u miratuan rregullore (dispozita) për shqyrtimin e së kaluarës të punonjësve të shërbimit sekret.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Korriderët me dosje të autoritetit federal për dosjet janë të hapura për qytetarët në Gjermani
Vendet evropianolindore treguan shumë interes për përvojën gjermane
Ky proces i ballafaqimit me të kaluarën e Stasi-t ishte i pashembullt në histori dhe zgjoi interes ndërkombëtar, në rradhë të parë në vendet e tjera të Evropës Lindore. shembulli i entit gjerman për dosjet e Stasit nën drejtimin e aktivistit të të drejtave të njeriut në RDGj, Joachim Gauck, ka patur rëndësi të madhe për vendet si Rumania dhe Bullgaria, ku nuk ka patur opozitë të organizuar demokratike antikomuniste.
Rumania mori si model Gjermaninë, por nuk i qëndroi deri në fund atij
Georg Herbstritt, 44 vjeç, historian dhe specialist për Rumaninë në entin gjermane për dokumentat e Stasit thotëse enti gjerman për dokumentat e Stasit konsiderohet si institucion, që i ka shërbyer si orientim rumunëve. Prandaj ka patur gjithmonë rëndësi, që ky insitucion ka qenë gjithnjë prezent në Rumani. Herbstritt: "Gauck e ka vizituar shpesh Rumaninë si drejtues i zyrës, më vonë edhe Marianne Birthler. Pastaj rumunë të angazhuar për hapjen e dosjeve në Rumani kanë ardhur shpesh në Gjermani.
Bildunterschrift: E ngarkuara gjermane për dosjet e shërbimit sekret Marianne Birthler Ligji gjerman për hapjen e dosjeve u mor për bazë për përpilimin e ligjit rumun, por pastaj pati shumë ndryshime. Para disa vitesh kemi patur në Bukuresht ekspozita, pastaj diskutimet, në të cilat ishin të pranishëm edhe drejtuesit e entit. Këto kanë qenë sinjale të rëndësishme, sepse rumunët gjithmonë kanë ndjekur me vemendje se çfarë bëjnë gjermanët."
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Dosjet e sigurimit sekret në Rumani
Mediat bullgare patën interes për përvojën gjermane
Në mënyrë të ngjashme flet edhe Joachim Fërster për Bullgarinë. Fërster, 57 vjeç, është jurist, drejton zyrën e dokumentave të Stasit, sektorin kryesor „Informacioni“ dhe ka qenë disa herë në këtë funksion në Bullgari. "Këto vizita, edhe zonja Birthler ka qenë një herë së bashku me mua në Bullgari dhe zoti Gauck mendoj se ka qenë një herë, këto natyrisht nuk janë të parëndësishme, kjo shihet edhe në interesin e medieve se ka dëshira për intervista, kështu që natyrisht kjo nuk është krejt e parëndësishme për mbështetjen e forcave, që kryejnë zbardhjen, nuk është krejt e parëndësishme që nga vendet fqinje ka zëra mbështetës."
Hapja e dosjeve është kryer vonë në Rumani dhe Bullgari
Me gjithë përpjekjet e shoqërisë civile, hapja e dosjeve në Rumani dhe Bullgari u krye vetëm pas ndërrrimit të mijëvjeçarëve. Në Rumani në fillim të viteve 2000 u krijua enti përkatës, në Bullgari biles në vitin 2007. Të dy vendet, thonë Georg Herbstritt dhe Joachim Fërster, e kanë ende të vështirë, të flasin hapur për të kaluarën e sigurimit të shtetit.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Dosjet rumune dërgohen në këshillin kombëtar për studimin e dosjeve në Bukuresht
Georg Herbstritt flet për rastin e Rumanisë. "Zbardhja nuk është kryer në rregull në kuptimin, që elitat e vjetra janë akoma në pozicionet që kanë patur. Njerëzit e mëparshëm të Securitate-s i gjen sot përsëri si biznesmenë, i gjen në medie, i gjen në politikë, në parlament. Kështu që zbardhja nuk ka sjellë shumë. Por ajo që u fillua dhe që ecën dhe bëhet gjithnjë e më interesante është ballafaqimi në kuptimin publicistik, në atë shkencor. Në opinion ka mjaft sensibilitet për këtë temë dhe në këtë drejtim bëhet diçka në Rumani dhe jo keq."
Gjermania me kushte të tjera në zbardhjen e historisë
E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për Bullgarinë, thotë Joachim Fërster. Por juristi dëshiron që kjo të mos kuptohet si kritikë, por të vështrohet vetëm si fakt. Nuk duhet harruar asnjëherë, thotë Fërster, se në çfarë kushtesh e ka nisur Gjermania zbardhjen e së kaluarës të sigurimit të shtetit. "Kjo ka qenë thjesht një situatë e veçantë historike, që në këtë vend një shërbim i fshehtë është shkatërruar plotësisht, ky ka qenë një parakusht shumë më i thjeshtë se në vende të tjera, ku është mbajtur fillimisht një farë kontinuiteti i shtetit edhe e institucioneve."
Autor: Keno Versek /Angjelina Verbica
Redaktoi. Lindita Arapi
No comments:
Post a Comment