Monday, September 27, 2010

Kërstin Cook zgjidhet ,,Miss Schweiz 2010''

Nefail MALIQI/BOTASOT
Arjeta Lataj renditet në vendin e gjashtë të seleksionimit te bukurosheve ne Zvicrës.

Mbrëmë në Zurich të Zvicrës, në evenimentin e seleksionimit të e seleksionimit të vajzës më të bukur në Zvicër,e reja 21 vjeçare nga Lucerni, Këstin Cook u zgjodh “Mis Zcvicra 2010” ("Miss Schweiz 2010"). Në këtë mbrëmje, gala të ngjeshur me muzikë dhe spote të larmishme me bukuroshet zvicerane, e përcjell nga televizioni zviceran dhe media te shumta, kurorën e “Mis Zvicra” e porsazgjedhura Këstin Cook e pranoi nga ish-Miss Zvicra 2009 Linda Fah. Këstin Cook (182 cm) nga mosha 15 vjeçare ajo është e angazhuar si modele. Do shtuar se në këtë konkurim shpesh kandidate janë edhe vajzat shqiptare. Sivjet ishte Arjeta Lataj (22 vjeçare).

E reja nga Kosova Arjeta (171 cm) edhe pse nuk fitoi ndonjë çmim gjatë këtij seleksionimi ishte ne rrethin e ngushtë, e gjashta me radhë në “Miss Zvicra 2010”. Kandidate për “Miss Zvicra 2010” ishin këto vajza: Këstin Cook (LU), Jasmin Brunner (AG), Sabrina Guilloud (GE), Jennifer Hurschler (ZH), Carole Jäggi (GR), Laura Kämpf (TI), Arjeta Lataj (TG), Noemie Leibinn (BE), Anic Lysser, (BE), Jennifer Pennisi (BE), Nathalie Raguth (ZH), Nadine Schüpfer (BS). Bukuroshja zvicerane Këstin Cook (21 vjeç), të cilës i buzëqeshi fati te zgjidhet nga juria profesionale dhe publiku zviceran "Miss Schweiz 2010" nga 25 kandidate është studente e biologjisë dhe e pasionuar pas natyrës. Sa u përket pjesëmarrëseve te shqiptareve në këto ngjarje në Zvicër deri me tash në këtë drejtim me e suksesshme është treguar Kështjella Pepshi, e cila pas një suksesi për “Mis Berna 2010”, ajo pak ditë më vonë u zgjodh “Mis Kosova Univers 2010”, e cila në muajin e kaluar prezantoi shtetin e Kosovës në “Mis Univers” organizuar në Las Vegas të SHBA-ve.

Arjeta Lataj (majtas) dhe Këstin Cook “Mis Zcvicra 2010”


No comments: