Saturday, October 30, 2010

Pirro Çako dhe Vesa Luma sjellin për herë të parë në këngë një moment masturbimi


Ndërkohë që Vesa Luma kërkon suksesin artistik të radhës me një këngë me skena masturbimi, ish-i fejuari i këngëtares i ka dhënë fund beqarisë. Ai këto ditë është fejuar me një bukuroshe nga Prishtina. Në një festë familjare të organizuar po ashtu në Prishtinë, Genci nuk ka ngurruar t’i thotë “po” të përzgjedhurës së tij me të cilën janë në lidhje prej disa muajsh. Në këtë festë me rrethin e ngushtë familjar, e pranishme ka qenë edhe motra e Gencit, aktorja e njohur Arta Dobroshi, e cila këtë rast e ka shfrytëzuar për të prezantuar bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur anglez Daniel Mulloy. Disa foto ekskluzive nga ceremonia e fejesës së Genc Dobroshit po i publikojmë edhe ne.

VESA Çudit të gjithë me ofSHamat e masturbimit
Ka kaluar të gjitha parashikimet tona. Dikur me këngë ritmike dhe shumë lozonjare, kësaj here Vesa Luma na ka çuditur me një baladë e cila ka rreth 5 sekonda një stimulim masturbimi. Duke mos u mësuar ta shohim në kufinjtë e skandaleve muzikore, por në një tjetër linjë, Vesa ka menduar që mesa duket kësaj here të mos diskutohet vetëm si një pjesmarrëse tek “Kënga Magjike”, por si një këngëtare që bën diçka për herë të parë, ndan një moment intim siç është seksi me veten ose masturbimi, me të gjithë shikuesit. Nuk e dimë e kujt ka qenë ideja, e Pirro Çakos apo e Vesës, por një moment i tillë në një këngë, na ka bërë që të na duken fare të zakonshme skenat e nxehta të seksit që shohim shpesh në disa klipe shqiptare.
“Kam pritur prej kohësh që të bashkëpunoj me Pirro Çakon dhe më duket se e kam gjetur momentin e duhur. Kënga është në punim e sipër. Do të jetë një baladë e fuqishme e cila besoj që do të më sigurojë një paraqitje dinjitoze”, - kështu ka theksuar Vesa në një prononcim për mediat në Kosovë disa muaj më herët kur kënga e saj akoma ishte e papërfunduar. “Vetëm” titullohet kënga e re e punuar nga Pirro Çako dhe Darko Dimitrov, e cila është me të vërtetë një baladë e fuqishme por paraqitjen dinjitoze nuk e dimë a do ia sigurojë Vesës. Këngëtarja këtë radhë në ekran është paraqitur pak më ndryshe se herët e tjera. E veshur me një fustan të shkurtër seksi ngjyrë të zezë dhe me një look të ri ku bien në sy balluket e reja që ka sajuar këngëtarja. Nuk kanë se si të mos na bëjnë përshtypje disa fjalë të këngës ku ajo thotë: “Por unë do ta provoj, sonte pa ty do guxoj... të bëj e vetme dashuri!!!” Komentet e para në youtube për këngën janë nga më të ndryshmet. Aty dikush e komplimenton e dikush tjetër rrëfen se është zhgënjyer nga Vesa. Madje ka patur nga ata që kanë shkruar se e pëlqejnë shumë pjesën e këngës në minutën e 2: 38 sekonda, në të cilën fillon dhe skena e shum-ëpërfolur ku këngëtarja na fut në një moment super erotik. E kush mund ta mendonte që fantazia artistike të kishte shkuar kaq larg duke e bërë edhe masturbimin të këndojë!


GENC DOBROSHI HARRON
VESA LUMËN, FEJOHET PËRSËRI
Ka kaluar një kohë tepër e gjatë që kur në media paraqiteshin si çift, këngëtarja Vesa Luma dhe regjisori Genc Dobroshi (vëllai i aktores Arta Dobroshi), por tani siç e dimë ata janë të ndarë. Arsyet e ndarjes nuk i tregoi asnjëri edhe pse flitej se moskuptimi nga njëri-tjetri ka mundur të jetë një ndër shkaqet e ndarjes, derisa vazhduan jetën e tyre në kahje të ndryshme. Vesa Luma krijoi disa këngë të reja dhe nuk ka pranuar se është në lidhje me ndonjë mashkull tjetër, kurse Genci nuk mbeti keq në këtë drejtim. Këto ditë nga Prishtina po vijnë lajme pozitive sa i përket jetës private të regjisorit të njohur kosovar i cili tashmë ka harruar këngëtaren e njohur Vesa Luma dhe këto ditë është fejuar me një tjetër bukuroshe.
ORGANIZATOR I SPEKTAKLIT “SHPIJA E KOSOVËS”
Genci përveç punës si regjisor nëpër filma, ka filluar të realizojë edhe spektakle televizive. Një format i ri televiziv që filloi të shfaqet vitin e kaluar nëpër ekranet kosovare “Shpija e Kosovës”, i njëjtë me “Big brother Albania” po organizohet edhe këtë vit dhe nën regji të Genc Dobroshit. Ai ka treguar se interesimi i kandidatëve ka qenë shumë i madh dhe ka shtuar se ka një numër të madh aplikantësh potencialë që hezitojnë të konkurrojnë për arsye të ndryshme. Reality shou “Shpija 2” pritet të fillojë më 26 nëntor, ndërkohë java e kaluar, 15 tetori, ka qenë faza mbyllëse e aplikimeve.

ARTA DOBROSHI me BASH KËSHORTIN DANIEL MULLOY
Aktorja e njohur kosovare Arta Dobroshi momentalisht është duke jetuar në Angli. Ajo është në lidhje dashurie me regjisorin Daniel Mulloy. Arta ka qenë e pranishme në Prishtinë për disa ditë me qëllim të disa obligimeve familjare, duke shfrytëzuar rastin që të marrë pjesë edhe në fejesën e vëllait të saj, Gencit. Pasi u bë e famshme falë rolit të Lornës, ajo tashmë është shumë e angazhuar në realizimin e disa filmave, që pritet të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm. Ndër ta, filmi “Baby”, nën regji të bashkëshortit të saj ku Arta do të luajë rolin e “Amirës” së bashku me aktorin Daniel Kaluuya dhe do të jetë aktorja e parë shqiptare që shfaqet në ekran me një aktor me ngjyrë, si dhe tek filmi “Late Bloomers”, nën regji të Julie Gavras, aktorja do të luajë rolin e ‘Mayas”. I përzgjedhuri i Artës, Daniel Mulloy, është 33 vjeç dhe si profesion ka regjinë, skenarin si dhe punon si producent filmik.


Teksti i këngës “Vetëm”

Ishte viti më i gjatë që kalova, në vetmi
Asnjë natë s’u ngroha dot, asnjë natë
Mbaja frymë se dikush, do trokiste prap në portë
Duke pritur kështu me ankth
Asnjë lajm nuk mora unë, asnjë shenjë asnjë kontakt
Me vetminë e përqafuar në një shtrat.

Rrefreni:
Ti je shumë larg dhe nuk e dinë se çdo të thotë e vetme në një dhomë pa ty ku s’bëhet dashuri,
Ti nuk e di se çdo të thotë të përqafosh një të padukshëm që nuk puth nuk prek asnjë sekondë,
Por unë do ta provoj, sonte pa ty do guxoj... të bëj e vetme dashuri!!!

Ah, ah ah ah ah ahhhh (momenti i masturbimit)
Fytyrën tënde, puthjen tënde në mungesë do ta ëndërroj unë, edhe këtë natë.

No comments: