Frrok Cupi
Ne epoken tone te re, "dashuria per vdekjen" ka vetem vleren e perfitimit politik, ndersa nekrofilia e vjeter nuk shfaqet me. Nekrofilia, e cila vjen nga greqishtja e lashte (nekros- "vdekje" dhe filia- "dashuri"), shfaqet politikisht mes nesh sa here shfaqet e ethshme, thuajse seksuale, dashuria per pushtet. Protagonistet e "dashurise per vdekjen", ne fakt as e kane mendjen te ata qe shkojne ne boten tjeter, por e kane mendjen te vetja. Si per shembull, dje plasi perseri ne Parlament, jo "lufta" por dashuria per vdekjen. Kryetari i nje komune ne zonen e Kukesit eshte vrare me arme para pak ditesh, duke shkaktuar dhimbje njerezore te te afermit. Por disa deputete dje ne Parlament e sollen vdekjen e tij si nje "haber per fitore" politike. Qe diten e pare te tragjedise, te pakten dy politikane u shfaqen ne publik pas vrasjes se kryetarit te komunes se Terthores ne Kukes. Ne menyre te rrufeshme, politikanet u mblodhen dhe thane se iu erdhi nje gje ne dore per te mundur kundershtarin ne qeveri. Pasi ndodhi tragjedia e fundit, politikanet u kujtuan se kishte ndodhur edhe nje vdekje tjeter dy vjet me pare: deputeti socialist Xhindi u vra ne Fier ne fillim te majit 2008. Dikush shkoi ne familjen e Xhindit dhe i nxiti per nje greve urie politike, ndersa te tjeret po qendrojne ne Tirane per ta perdorur edhe ate vdekje me qellim qe te fitojne pushtet. Dashuria per vdekjen ka te vetmen vleren politike. "Politike" duhet te jete patjeter, sepse po te mos jete politike, atehere nuk eshte as nekrofili, sepse nuk do te ishte nje "vdekje shume e dashur" per politikanet. Nocioni "nekrofili", ne shekullin tone ka hyre si fjalor politik, duke ardhur nga thellesite e koherave, por me nje devijim te theksuar, fatmiresisht me njerezor. Sepse nekrofilia, ne fakt, sipas "sjelljes se Davidit", gjendet me se shumti mes kafsheve, ose mes njerezve te lashte te Egjiptit. Herodoti shkruante se ne Egjiptin e lashte grate e bukura i linin te vdisnin te dekurajuara per marredhenie mes trupave, dhe pas kesaj i linin te dekompozoheshin tre a kater dite derisa te balsamoseshin. Ketu gjenin rastin meshkujt me ngarkesa nekrofilie. Vdekja e adhuruar ne kete kuptim, natyrisht, ka mbetur shume shekuj pas, duke lene vetem "dashurine per vdekjen". Shume politikane e perdorin nekrofiline egjiptiane si nje pasuri politike per vete. Askush nuk e ka mendjen se cfare po ndodh sot, psh., ne fshatin Terthore ne familjen e djaloshit qe u vra, a rreth saj; por dine si te perdorin vdekjen. Vdekja te jep pushtet- ky eshte motivi qe i mbledh politikanet rreth kufomes, natyrisht jo motivi egjiptian e perqendrimit rreth trupave te grave te bukura. Kane kaluar shume shekuj, aq sa jane te mjaftueshem per te persosur mjetet dhe qellimet cfare eshte me e vlefshme te fitohet nga vdekja: Vleren me te madhe sot e ka pushteti, nuk e ka trupi i nje femre drejt balsamimit... Kane rrjedhur shume ujera qe nga koha e nekrofilise origjinale, me perdorimin e saj tani mund te behesh perandor, mund te martohesh sa per sy e faqe, mund te manifestosh njerzillek (jo perdhunim te trupave te vdekur), mund te behesh shume i pasur, por edhe te thuash se nuk ke gje vec shpirtit. Si hyri mes nesh nekrofilia politike? 1. Pika e pare e fillimit vjen nga periudha e gjate 1941- 1991. Mes ketyre datave perfshihen dy ngjarje shume te medha: Lufta e Dyte dhe Komunizmi si pushtet. Lufta e Dyte i ndau njerezit ne vrases dhe viktima, ku secila pale perfitonte shume nga vdekja e tjetrit. Ne periudhen komuniste te gjate kjo u shnderrua ne "lufte klasash". Klasat kundershtare ishin kunder njera- tjetres per jete a vdekje. Vdekja ne palen e kundert perjetohej si gezim ne palen e klases fitimtare. Keshtu ka ardhur deri sot, sidomos per ata qe vazhdojne besnikerisht zakonet e Partise Komuniste: Vdekja perdoret revolucionarisht. 2. Pika e dyte "kufitare" nga ku ka hyre nekrofilia "moderne" ka lidhje me prapambetjen e politikes. Kur politika nuk eshte e zonja qe te fitoje pushtet me mjetet demokratike te gjalla, atehere i drejtohet zakonit ne Egjiptin e lashte, sipas Herodotit. Te pakten gjate gjithe ketij viti, Partia Socialiste (ish-komuniste) ka tentuar te marre pushtet me te gjitha menyrat, por edhe me vdekjen. Ne nje greve urie te shtruar ne bulevardin e kryeqytetit, keta leshuan thirrjen "Liri a vdekje", qe edhe kjo mban ere nekrofili. Pastaj deklaruan se "shoket tane do te vdesin, por nuk dalin pa fitore", dhe po kaq nekrofilike. Dje kur u vra djaloshi ne Kukes, (ku ta dish per cilen arsye), keta nuk e lene qe te prehet me arsyen e tij ne nje qiell parajse, (arsye qe mund te jete edhe femer e bukur si ne Egjipt), por e terheqin kendej nga interesi per pushtet per vete. Duket sikur i shikoj ne greven e urise, tek kane teorizuar djaloshin dhe i thone: "Nuk ke per te shkuar pa na dhene fitoren". ("Nuk do te balsamoseni pa na dhene nje kenaqesi"- iu thoshin bukurosheve egjiptianet e lashte). Ja keshtu hyri nekrofilia, kushedi se per sa kohe ka ardhur....
No comments:
Post a Comment