Një zbulim, pas të cilit ka pasur një njeri që ka vënë duart në kokë duke shqiptuar fortësisht: “Po të kërkonim në qiell!”. Ky njeri quhet Nikolin Kurti dhe i bie të jetë nipi i klerikut, trupin e të cilit, pas pushkatimit, komunistët e përdorën si një mjet, që studentët e mjekësisë të përvetësonin zanatin. Në këtë mënyrë, pas gati 20 vjetësh kërkime, për nipin e përkushtuar, më në fund kishte dalë një rreze drite për gjetjen e eshtrave të njeriut të tij të një gjaku, Dom Shtjefën Kurtit, ish-kreut të Kishës Katolike Shqiptare për Tiranën. Të njëjtit që i kishte qëlluar të dëgjonte konfesimet e para të një fëmije, që më pas do të quhej Nënë Tereza, të njëjtit që komunistët shqiptarë ia kishin mbushur trupin me plumba, më 1971, duke e fryrë me akuza nga më të pabesueshmet, të njëjtit që pothuaj gjithë gazetat prestigjoze të Evropës e SHBA do e përcillnin për në parajsë me shkrime proteste, ndërkohë që vetë Papa Piu XII do të mallkonte publikisht komunistët shqiptarë, të njëjtit, ndaj të cilit, ardhur në vitin e afërt, 2002, Papa Gjon Pali, me dekret të posaçëm, do të konfirmonte fillimin e procesit të kanonizimit.
Përmes një bisede të ftohtë me në mes dy filxhanë me kafe ekspres, Nikolin Kurti, rrëfen se si ai vetë ka qenë një nga dy protagonistët e gërmimeve në rrëzë të malit Dajt, që pak muaj më parë çuan në gjetjen e një numri të konsiderueshëm skeletesh të të pushkatuarve të kohës së
komunizmit. “Njëri nga skeletet, edhe sipas rrëfimit të një prej ish-policëve pjesëmarrës në ekzekutime, kishte tipare të përbashkëta me atë të Dom Shtjefën Kurtit. Kështu që ne u nisëm turravrap për të bërë analizat e ADN-së në Itali, ku u zhgënjyem. Prandaj gjetja e dokumentit, që thotë se trupi i njeriut tonë të afërt është përdorur si kadavër në morg, është vërtet një lajm. Një lajm që thotë shumë. Një lajm që të gëzon, por edhe të trishton prej mendimit se si, se në ç’mënyrë është trajtuar nga komunistët njeriu i Zotit. Dom Shtjefëni në atë kohë ishte në moshën 74- vjeçare. Si ka mundësi që trupi i një plaku të jetë përdorur si kadavër nga studentët e mjekësisë për të mësuar zanatin? Një zanat që mësohet duke prerë muskuj e shqyer eshtra, duke rrënuar gjithçka të mbetur, ditë pas dite... Dhe nuk është se bëhet fjalë për një vlerë familjare. Bëhet fjalë për më shumë se kaq. Jo se është xhaxhai im. Por në rastin e tij bëhet fjalë për një vlerë kombëtare”, - thotë Nikolini, duke shtuar se Dom Shtjefën Kurti konsiderohet si një nga martirët më të vlerësuar të klerit, që u vunë në shënjestër dhe u ekzekutuan nga komunistët shqiptarë.
Kleriku dhe atdhetari që nuk e njohim
Jo të gjithë shqiptarët e njohin Dom Shtjefën Kurtin. Kjo sepse për fat të keq, ende lista e figurave historike që atyre vazhdon t’u jepet për njohje, që është përfshirë në tekstet shkollore, në librat zyrtarë të historisë, qoftë në botimet akademike, me ca pak përjashtime, si për shembull me emrat e At Gjergj Fishtës, apo të At Zef Pëllumbit, vazhdon të jetë pothuaj sipas këndvështrimit apo listimit të bërë dikur nga shteti komunist. Por le të humbim pak kohë për të mësuar. I lindur në Prizren më 24.12.1898, në natën e Krishtlindjeve, nga një familje kosovare, e cila pak vjet më pas u zhvendos ne Ferizaj, Dom Shtjefën Kurti kreu gjimnazin e jezuitëve në Shkodër, më tej shkollën e lartë në Universitetin Shtetëror të Insbrukut – Austri, për Teologji. Por nuk mjaftohet me kaq. Ai tenton dhe ia arrin të përfundojë me nota të shkëlqyera Universitetin Teologjik “Propaganda Fide” në Romë, madje pas përfundimit të studimeve ftohet të punojë në shtetin e Vatikanit, por refuzon, duke e motivuar këtë me shprehjen tashmë të njohur: “Fatin tim e kam të lidhur me fatin e popullit tim dhe prandaj dua të gjendem pranë tij”.
Në vitin 1921 shugurohet prift, kthehet në Mbretërinë e Jugosllavisë dhe fillon punë si sekretar i kryepeshkopit në Shkup për 6 muaj. Në këtë kohë, sipas disa dëshmive, Dom Shtjefën Kurti ka qenë një ndër klerikët që kanë dëgjuar konfesimet e para të një fëmije, që quhej Gonxhe Bojaxhi, prej së cilës do të rritej e lartohej figura e pakrahasueshme e Nënë Terezës së ardhshme. Më tej karriera e tij vazhdon si famullitar në katundin Novoselë të nënprefekturës së Gjakovës. Këtu ai, për shkak të veprimtarisë atdhetare kërcënohet me jetën nga organizata serbe “Crna Ruka”, që në shqip përkthehet “Dora e Zezë” dhe detyrohet në janar 1930 të kalojë kufirin ilegalisht dhe të vendoset në Shqipëri. Dom Shtjefën Kurti kishte një arsye të fortë për këtë veprim. I edukuar dhe shkolluar me parimet e së drejtës së patjetërsueshme universale të jetës, të lirisë, të pronës, gjuhës amtare etj., ai nuk mund ta pranonte realitetin shtypës dhe vrasës, që shteti i Mbretërisë së Dytë të Jugosllavisë ushtronte mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare në trevat e saj. Për këtë qëllim, ai, së bashku me dy priftërinj të tjerë, Dom Gjon Bisakun dhe Dom Luigj Gashin, mbledhin fakte, dëshmi dhe përgatisin një material të fuqishëm denoncues të emërtuar “Memoire”, ku në 50 faqet e saj, në mënyrën më të saktë denoncohej dhuna dhe gjenocidi i shtetit jugosllav mbi popullsinë shqiptare, që jetonte në atë kohë në hapësirat e Mbretërisë së Jugosllavisë. Ky material iu dorëzua Eric Drumond, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, në atë kohë me qendër në Gjenevë. Po në Gjenevë, Dom Shtjefën Kurti do të deklaronte: “Zoti sekretar i përgjithshëm, ne nuk jemi të dërguarit e parë të popullsisë shqiptare, që jetojnë në Mbretërinë e Jugosllavisë, e që po paraqesin përpara Lidhjes së Kombeve gjendjen aq të trishtuar, që i është krijuar kësaj popullsie nga thundra serbe. Ne, me siguri nuk do të jemi as të fundit që po protestojmë përpara këtij forumi të lartë për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare... Kjo pjesë e kombit shqiptar, jo më e pakët në numër sesa ajo që përbën shtetin e pavarur shqiptar, asnjëherë e për asnjë çast, pas kaq shekujsh, nuk e ka shijuar mirësinë e lirisë. E drejta e vetëvendosjes së popujve, e shpallur me aq solemnitet nga themeluesit e Lidhjes së Kombeve, apostuj të paqes ndërkombëtare, mbetet për ne vetëm një dëshirë e shenjtë...”
Ky fjalim si dhe dokumenti denoncues i titulluar “Memoire”, bëri që Lidhja e Kombeve të hapte një hetim ndërkombëtar duke ngritur një komision të përbërë nga diplomatë nga Spanja, Kina dhe Norvegjia. Mbretëria e Jugosllavisë, për të amortizuar situatën e krijuar, emëroi menjëherë si ambasador në OKB shkrimtarin e madh serb, fitues i çmimit “Nobel”, Ivo Andriç, i cili me reputacion që kishte, duke përfituar edhe nga diplomacia e dobët e shtetit shqiptar, pas tre vjetësh arriti t’i bindte anëtarët e komisionit nga tri shtetet: Spanja, Kina dhe Norvegjia, që dokumenti “Memoire” të konservohej. Kjo veprimtari rriti akoma më shumë reputacionin e Dom Shtjefën Kurtit si vazhdim i angazhimeve fetare dhe patriotike, që gjithmonë kanë shfaqur klerikët shqiptarë.
Armiku i komunistëve
Pas arratisjes në Shqipëri, Dom Shtjefën Kurti vendoset në Shënaprende të Krujës dhe në vitin 1933 emërohet famullitar në fshatin Gurëz. Për shërbimet ndaj kishës, në prill 1938 emërohet famullitar i Famullisë Katolike të Tiranës. Ardhja e regjimit komunist e gjeti Dom Shtjefen Kurtin në krye të Kishës Katolike të Tiranës. Ndërkohë, reputacioni i tij ishte i konsoliduar dhe kjo, jo vetëm se ishte meshtar i Kishës Katolike Autoritare mbi 100-vjeçare të ndërtuar nga perandori austriak Franc Jozef, në qendër të kryeqytetit, por dhe për faktin se për një vit, deri në prill 1939, ai ishte Kapelani i Mbretëreshës Geraldinë, së cilës i kishte ndërtuar një ambient në pallatin mbretëror për nevojat e saj shpirtërore të lutjes. I listuar si një nga mbështetësit e Mbretit Zog, por edhe si bashkëpunëtor i qeverive shqiptare nën pushtim, Dom Shtjefën Kurti, që në ditët e para të vendosjes së qeverisjes komuniste shënjestrohet për izolim apo dhe likuidim. Në tetor 1946 arrestohet dhe në prill 1947 dënohet nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Në vendimin e saj të datës 17.4.1947 thuhet: “Me akuzën: ka qenë anëtar i udhëheqjes dhe organizator i Organizatës Fashiste Terroriste të Sami Qeribashit dhe në bazë të neneve 3,7 paragrafi 8,9,10 të Ligjit nr. 372 e dënon me 20 (njëzet) vjet burgim punë të detyruar...”
Ndërsa gazeta “Bashkimi” e datës 18 prill 1947, shkruante nën një titull pompoz se “Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Tiranës dha vendimin e saj kundër një grupi klerikësh armiq të popullit shqiptar, që të veshur me petkun fetar, kanë punuar për rrëzimin e Pushtetit Popullor duke qenë në lidhje me agjentë të huaj, amerikanë, britanikë e francezë, prej të cilëve kanë marrë të holla dhe udhëzime. Në këtë grup bënin pjesë Dom Shtjefen Kurti, Dom Pjeter Meshkalla, Rrok Abati dhe Peshkopi Irine Banushi. I pandehuri Dom Shtjefen Kurti ka përgatitur një memorandum dërguar këtyre misioneve, ku është i gatshëm të krijojë një detashment prej 4 000 njerëzish për të shkaktuar çrregullime në vend dhe të kërkojë ndihma ushtarake anglo-amerikane, për të rrëzuar Pushtetin Popullor, etj.”
Dom Shtjefën Kurti kryen 16 vjet burg dhe në maj 1963, pasi del nga burgu, refuzon komunistët të punojë si famulltar në Jubë të Durrësit, duke u kthyer në kishën e Gurëzit. Pas mbylljes së dhunshme të institucioneve e objekteve fetare dhe ndalimit të fesë, ai detyrohet të punojë për bukën e gojës mes kooperativistëve të fshatit Gurës, njerëz zemërmirë që nuk e hodhën poshtë në asnjë kohë. Kështu deri në 11 qershor 1970, kur ndodh arrestimi i dytë, Dom Shtjefën Kurti ishte duke punuar në një magazinë të fshatit Gurrëz, madje duke shkoqur misër, kur i kanë hedhur prangat. Këtë radhë akuzat ishin edhe më fantastiket edhe më të pabesueshme se të parat. Pas një viti hetuesie të pashembullt, që do të thotë edhe ushtrim dhune, për të vërtetuar akuzat politike dhe dëshmitë false, në korrik të 1971 ai dënohet nga Gjykata e Rrethit Krujë me vdekje. Në vendimin nr. 54, dt. 31.7.1971 të trupit gjykues thuhet: “Me akuzën për Agjitacion e Propagandë e Sabotim të Pushtetit Popullor e dënon me vdekje, me pushkatim...”. Sipas gjykatës, ndaj Dom Shtjefën Kurtit ishin vërtetuar një sërë akuzash, si për shembull “është hedhur në veprimtari armiqësore pas mbylljes së institucioneve fetare, ka errësuar realitetin socialist dhe ka bërë fjalë për nivelin e ulët të jetesës tek ne, veçanërisht për gjendjen e varfëruar të fshatit, duke konsideruar si shkaktar të saj sistemin kooperativist bujqësor, ka thënë se në vendin tonë nuk ka liri, se masat e marra kundër fesë janë mohim i grimcës së fundit të lirisë, ka mburrur jetën në vendet kapitaliste...”
Por në lumin e akuzave kishte edhe të tilla, që për shumëkënd mund të konsiderohen edhe qesharake. Kështu spiunët e Sigurimit të Shtetit “kishin vërtetuar” se Dom Shtjefën Kurti kishte sabotuar në kooperativë duke bërë me qëllim që traktori të mbetej pa punë për një kohë sa më të gjatë, se ai ka lënë pa përhapur plehun kimik në një pjesë të parcelës ku punonte, se ka këmbyer mendime me disa të tjerë për të dëmtuar kooperativën bujqësore nëpërmjet djegies së stallave, kavaletave të kashtës ose të prodhimeve të tjera bujqësore...”
Impakti i pushkatimit
“Mos sillni më ushqime, nuk është më e nevojshme”. Kjo ishte fraza e shqiptuar që një gardian burgu, disa muaj pas pushkatimit të Dom Shtjefën Kurtit, ia komunikoi një miku që kishte shkuar ta takonte. Ishte dimri i vitit 1972, por që lajmi të çante muret e betonuara të komunizmit dhe të përplasej me zhurmë në Vatikan, duhet të kalonin edhe 3-4 muaj të tjerë. Kështu, në mars 1973 Radio Vatikani e konfirmoi zyrtarisht pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtit, të kryer nga komunistët më 22 korrik 1971, duke përdorur frazën “u pushkatua se guxoi të pagëzonte një fëmijë”, që do i digjte shumë Qeverisë së Tiranës. Por nuk do të përfundonte me kaq. Për këtë shkak, në prill 1973, Papa Piu XII, duke dënuar aktin e pushkatimit të klerikut Dom Shtjefën Kurti, lëshoi mallkime ndaj rendit komunist shqiptar. Pikërisht kjo shqetësoi Tiranën zyrtare, e cila nxitoi të niste një fushatë propagandistike në media për të qetësuar ndërgjegjen e kombit. Më 5 prill 1973 “Zëri i Popullit” shkruante se “nga Vatikani ka shpërthyer një fushatë obskurantiste e denigruese kundër Republikës Popullore të Shqipërisë… I tërbuar nga sukseset madhështore të Shqipërisë… Kërkon të shtrembërojë realitetin shqiptar… të paraqesë në dritë të errët dhe të falsifikuar në marrëdhëniet shoqërore e politike që ekzistojnë te ne… Kërkon të kamuflojë veprimtarinë diversioniste e sabotuese që Vatikani ka zhvilluar dhe po zhvillon kundër Shqipërisë…” Nga ana tjetër, në një zë me Vatikanin, media të huaja pasqyruan me nota proteste pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtit. Kështu në gazetën “Corriere Della Sera” të datës 6 prill 1973, gazetari Ettore Petta shkruante: “…Gazeta zyrtare e sundimit komunist shqiptar ‘Zëri i Popullit’ vërtetoi lajmin mbi pushkatimin e priftit katolik Don Stefano Kurti, që qysh më parë e shpalli shtypi ndërkombëtar…” Gazeta “Il Tempo” shkruante: “…Do Stefano Kurti është dëshmor i fesë, lirisë dhe ateizmit shtetëror… regjimi që u mundua të vriste Zotin, por vrau vetveten, popullin e pafajshëm me përndjekje, mundime, gjykime, varfëri, ideologji, që do të mbesin në analet e turpit, padrejtësisë, urrejtjes, egërsisë, verbërimit dhe shkatërrimit, si dhe vetë komunizmi dhe ateizmi”. Por protesta nuk nis e përfundon vetëm mediatike. Në SHBA dhe disa shtete të Evropës organizuan edhe demonstrime të mirëfillta. Në një informacion të firmosur nga Jonuz Mersini, drejtori i drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit më 9 prill 1973, thuhet se më 1 prill 1973, pranë selisë së misionit tonë (shqiptar) në OKB, prifti Zef Çoku (Oroshi) organizoi një demonstratë në shenjë proteste, duke shfrytëzuar si pretekst vrasjen e priftit Shtjefën Kurti… Në këtë demonstratë kanë marrë pjesë rreth 150 vetë, kryesisht të arratisur katolikë…” Në të njëjtin informacion thuhet se në disa organe të shtypit amerikan janë botuar lajme për sulme të Papës ndaj persekutimeve fetare në Shqipëri. Nga ana tjetër, edhe propaganda e Tiranës u kundërpërgjigjej këtyre sulmeve me metoda të saj origjinale. Kështu, më 28 prill 1973, Radio Tirana transmeton një emision me titull “Një shenjt i ri për Vatikanin”, ku thotë se Dom Shtjefën Kurti nuk ishte veçse një kaçak, bashkëpunëtor i fashizmit italian dhe i nazizmit gjerman, agjent e dishepull i rrjetit të spiunazhit anglo-amerikan...” Në mbështetje të propagandës komuniste, menjëherë nga organizata apo individë të ndryshëm, sipas stilit tashmë të njohur të funksionimit të shtetit komunist, nisën t’u dërgoheshin letra e mesazhe mediave për të përbaltur figurën e njeriut të marrë në mbrojtje nga Vatikani. “…Ne u indinjuam thellë kur mësuam me anën e artikujve të shkruar në gazetën ‘Zëri i Popullit’ të datave 5 dhe 14 prill 1973, se Vatikanin dhe Papën na i brente meraku për të na i qarë hallet… Si mund të heshtë populli ynë për qëndrimin armiqësor të Dom Shtjefën Kurtit, i cili pohoi me gojën e tij krimet që ka bërë kundër popullit e pushtetit popullor…”
Pikërisht në këtë kohë, korrespondenca zyrtare e misionit shqiptar në OKB do të merrte udhëzime nga Tirana se do t’i duhej të përballej me akuzat e bëra nga Sekretariati i OKB për këto ngjarje. “Lidhur me zhurmën e Vatikanit rreth Stefan Kurtit dhe mbeturinat e fundit të Këshillit të priftërinjve të Greqisë për ‘persekutimet fetare’ në Shqipërinë e Jugut, Misioni (misioni shqiptar në OKB, red) duhet të ketë parasysh të ndjekë këtë çështje, duke mos lënë përshtypje se jemi të shqetësuar”, shkruhej në një telegram të datës 25 maj 1973, dërguar nga Tirana misionit shqiptar në OKB. Në vazhdim kjo ngjarje u bë objekt shkrimesh në shumë media të botës. Gazeta gjermane “Ëeltbild” e datës 16.05.1973 shkruante: “Një prift 74 vjeçar bëri detyrimin e tij. Ai pagëzoi një fëmijë. Për këtë arsye u ekzekutua. Shtjefën Kurti nuk ishte një rast i veçantë, sepse që nga fundi i luftës e deri sot u vranë në Shqipëri 78 priftërinj”. Thjesht dhe shkurt, ka faqe të tëra nëpër arkivat e shtetit shqiptar që përmbajnë fakte të ngjashme, të cilat kanë në vetvete një kuptim: Vrasja e njeriut të Zotit, Dom Shtjefën Kurti, i ngeci në grykë kastës politike të Tiranës dhe kjo ndodhi mbase për faktin se ata në asnjë rast nuk llogaritën vlerën reale të personalitetit të tij.
Kërkimet dhe shpresa e fundit
Vite më pas, kur komunizmi nënshkroi kapitullimin, të afërmit e Dom Shtjefën Kurtit u investuan të gjenin të paktën eshtrat e tij. “Kërkuam në Krujë e në Tiranë, por pa sukses”, rrëfen i nipi, Nikolin Kurti, nisjen e kalvarit që ende nuk ka përfunduar. Por edhe arkivat nuk kishin asgjë orientuese. Madje, kërkesat e përsëritura të familjarëve merrnin përgjigje të thata se në arkiva nuk gjendet gjë për Dom Shtjefën Kurtin. Kërkimet gjithsesi nuk reshtin, kjo edhe prej faktit se në nëntor të vitit 2002, me dekret të Papa Gjon Palit, u konfirmua fillimi i procesit të kanonizimit të Dom Shtjefën Kurtit. Një rreze shprese vjen gjithsesi vonë, vetëm në vitin 2009. Një ish-punonjës policie i kohës së komunizmit, që kishte dijeni për një vend ekzekutimesh diku në rrëzë të malit Dajt, gjatë komunikimit me familjarët u thotë se është i bindur se eshtrat e Dom Shtjefën Kurtit janë aty. “Këtu nisi edhe puna ime në terren. Sepse unë jam një nga dy personat që u bënë shkak për gjetjen e një numri të madh skeletesh humane në Dajt, që u përkisnin të ekzekutuarve të kohës së komunizmit”, rrëfen Nikolini. Më tej ai thotë se gjatë kërkimeve, ata, edhe me këmbënguljen e ish-policit të kohës së komunizmit, veçuan njërin nga skeletet që kishte tipare të ngjashme me figurën e fizikun e Dom Shtjefën Kurtit. “Duke shkuar me mendimin se e kishim gjetur, shpejtuam të çonim mostrat e ADN-së në Itali. Pra dërguam një pjesë të vogël eshtre nga skeleti që veçuam dhe njëkohësisht edhe gjakun tonë si pasardhës të Dom Shtjefën Kurit. Analizën e ADN-së na e bëri një mjeke italiane, e quajtur Gjinevra Guanti. Kuptohet që kushtonin shumë. Por ishim përgatitur edhe për këtë. Në fund rezultati ishte negativ. Pra, eshtrat e gjetura nuk ishin të njeriut tonë të afërt. Gjithsesi nuk kam për të harruar gjestin e mjekes italiane, kur tentuam të paguanim. - E keni falas, na tha, si pjesë e kontributit tonë për gjetjen e eshtrave të Don Stefano Kurtit. Pra, për habi, xhaxhai im kishte bërë një emër edhe më të madh nga sa ne mendonim. Atë e njihnin shumë mirë, të paktën në Itali”, vazhdon rrëfimin Nikolini. Po sipas tij, që Dom Shtjefën Kurti ishte i njohur në Itali, këtë e ka thënë në një rast edhe Sali Berisha, Kryeministri aktual. Sipas një pohimi publik të Berishës, vite më parë, ai ishte ndjerë shumë keq në një rast në Itali, kur pasi kishin mësuar se ishte shqiptar, i kishin thënë: “Ju shqiptarët keni vrarë Don Stefano Kurtin…”
* * *
Vetëm para pak ditësh, për shkak të një rastësie fatlume, Nikolin Kurti ka mundur të administrojë informacionin më të çmuar të 20 viteve kërkime। Një informacion që thotë se trupi i Dom Shtjefën Kurtit është përdorur si kadavër në morg. Menjëherë më pas, me pak impenjim, Nikolini, ka siguruar një tjetër të dhënë që thotë se kufomat e përdorura si kadavra janë varrosur në një parcelë të caktuar në Tufinë. “Vetëm se kjo parcelë duhet gjetur, me ndihmën e gjithkujt, qoftë edhe të mjekëve dhe më pas duhet të realizohet sërish analiza e ADN-së. Gjithsesi, gjetja e këtij dokumenti në arkiva është vërtet një fillim i mbarë”, thotë Nikolini, që duket se pas lumturisë së parë shkaktuar prej këtij zbulimi, që thoshte se trupi i të afërmit të tij është përdorur si kadavër, tashmë është përfshirë nga të tjera mendime të vështira apo edhe dyshime, që i thonë se sërish nuk ka për ta pasur shumë të thjeshtë t’i shkojë së gjithës deri në fund

Vetëm para pak ditësh, për shkak të një rastësie fatlume, Nikolin Kurti ka mundur të administrojë informacionin më të çmuar të 20 viteve kërkime. Një informacion që thotë se trupi i Dom Shtjefën Kurtit është përdorur si kadavër në morg. Menjëherë më pas, me pak impenjim, Nikolini, ka siguruar një tjetër të dhënë që thotë se kufomat e përdorura si kadavra janë varrosur në një parcelë të caktuar në Tufinë. “Vetëm se kjo parcelë duhet gjetur, me ndihmën e gjithkujt, qoftë edhe të mjekëve dhe më pas duhet të realizohet sërish analiza e ADN-së. Gjithsesi, gjetja e këtij dokumenti në arkiva është vërtet një fillim i mbarë”, thotë Nikolini, që duket se pas lumturisë së parë shkaktuar prej këtij zbulimi, që thoshte se trupi i të afërmit të tij është përdorur si kadavër, tashmë është përfshirë nga të tjera mendime të vështira apo edhe dyshime, që i thonë se sërish nuk ka për ta pasur shumë të thjeshtë t’i shkojë së gjithës deri në fund.
No comments:
Post a Comment