Friday, September 24, 2010

Eli Fara: “S’jam kundër martesës së dytë, por s’kam gjetur personin e duhur”


Këngëtarja Eli Fara është rishfaqur para pak ditësh në ekran në formë ideale, ndërsa ka qenë e ftuar në programin “Pasdite në Top Channel”. Pas perfomancës së saj si balerinë në “Dancing with the stars”, kjo ishte dalja e parë e këngëtares korçare në publik pas disa muajve intensive të angazhimit të saj me koncerte në verë. Përveç projekteve në muzikë, ajo nuk ka hezituar të flasë në intervistën e Genta Popës dhe për martesën, duke pohuar se nuk është aspak tabu për të, një martesë e dytë. Ajo ka pohuar se ishte për martesë natyrisht, por ende nuk e ka gjetur shpirtin binjak me të cilin mund të lidhte jetën. Eli Fara nga martesa e parë ka një vajzë të rritur që quhet Marina, studente në një nga universitetet në Tiranë. Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezidenca e saj ndodhet në Tiranë, ku jeton bashkë me vajzën. Ajo udhëton shpesh në Kosovë dhe Greqi, ku publiku e pret shumë mire, pasi ndihet afër me repertorin e saj. Eli u kthye përfundimisht nga Nju Jorku pak kohë më parë me “look” tërësisht të ndryshuar, flokët e prera shkurt, ndërsa që tani shfaqet sësrish me flokë të gjata.

Tjetri >

No comments: