Bill Gejts, themeluesi i Majkrosoft-it tashmë 17-të vite me radhë është në krye të listës së Forbs të amerikanëve më të pasur me pasuri prej 54 miliardë dollarë, katër më shumë sesa vitin e kaluar.
Në vendin e dytë të klasifikimit tradicional të revistës është investuesi Uoren Bafet me 45 miliardë dollarë (pesë miliardë më shumë se vitin e kaluar). I treti është themeluesi i Orakël, Lari Elison pasuria e të cilit vlerësohet në 27 miliardë dollarë.
Kristo Uollton, njëri nga trashëguesit e Uollmart është në vendin e katërt me 24 miliardë dollarë.
Për dallimin nga viti 2009 nga manjatët në listën e Forbs-it 400, ata tani disponojnë me më shumë mjete sesa para një viti. Vetëm 84 nga miliarderët kanë humbur një pjesë nga pasuria derisa vitin e kaluar "viktima" në këtë tendencë kanë qenë 314 nga pjesëmarrësit në listë.
Njerëzit nga dhjetë pozicionet e para kanë fituar gjithsej 24,9 miliardë dollarë në llogaritë e tyre. Vitin e kaluar ky grup ka humbur gjithsej 40 miliardë dollarë.
Më i moshuari në listën është Dejvid Rokfeler me 2,4 miliardë dollarë pasuri, derisa më i riu është 26-vjeçari Mark Zukerberg (vendin e 35), i cili është themelues i Fejsbukut me pasuri prej 6,9 miliardë dollarë. Opra Vinfri është në vendin e 130 dhe është një nga 42 gratë në listë.
Në të ashtuquajturën e Top-10 nuk ka persona të rinj, por vetëm disa zhvendosje.
1Bill Gates 54 miliardë dollarë
2Warren Buffett 45 miliardë dollarë
3Larry Ellison 27 miliardë dollarë
4Christy Walton 24 miliardë dollarë
5Charles Koch 21.5 miliardë dollarë
5David Koch 21.5 miliardë dollarë
7Jim Walton 21.1 miliardë dollarë
8Alice Walton 20 miliardë dollarë
9S. Robson Walton 19.7 miliardë dollarë
10 Michael Bloomberg 18 miliardë dollarë
Kth
No comments:
Post a Comment