Sunday, December 30, 2012

Shqipëria në rrjetin ndërkombëtar hekurudhor përmes linjës me Malin e Zi

Nisur nga pozicioni gjeografik, dy shtete fqinjë Shqipëria dhe Mali i Zi janë duke intesifikuar projektet e bashkëpunimit në fushën e transportit.
Si dy vende anëtare të SEETO-s, Observatori i Transportit për Europën Juglindore, kohët e fundit pala shqiptare dhe ajo malazeze kanë rënë dakord për të pasur një stacion kufitar hekurudhor të përbashkët, si një lehtësim për fluksin e qarkullimit të trenave në dy territoret respektive. Për palën shqiptare linja hekurudhore me Malin e Zi është shumë e rëndësishme. Me një rrjet modest të brendshëm prej 440 km, linja malezeze, mundëson komunikimin e Shqipërisë me sistemin ndërkombëtar hekurudhor, konkretisht kontaktin me vendet e Europën Qendrore.

Dëshmia e Ali Çenos: Si më shfrytëzoi Mehmet Shehu në aktivitetin agjenturor për llogari të zbulimeve të huaja

 Kujtim Boriçi
Dosja e gjyqit të Kadri Hazbiut

Çeno: Kam kryer detyrën e korrierit dhe personit që siguroja takimet e Mehmetit, Fiqretit, Kadriut, Feçorit etj, me agjentë të zbulimeve të huaja!

Pas kundërshtimeve nga Kadri Hazbiu të akuzave si ‘armik’, bërë nga i pandehuri Gani Kodra, në seancën gjyqësore të datës 23 gushtit 1983, radha e deponimit është për të pandehurin Ali Çeno, ish-kryetar i grupit të shoqërimit të Mehmet Shehut. “Edhe unë jam një nga pjesëtarët e organizatës kundër revolucionare që e kryesonte krye tradhtari Mehmet Shehu. Kjo organizatë kundër revolucionare e përbërë nga armiqtë e Partisë e të popullit, këta shpirt zinj, si Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti, Mihallaq Ziçishti, Fiqret Shehu, etj…, kërkonin që të përmbysnin diktaturën e proletariatit në Shqipëri dhe të vendosnin këtu një rend borgjezo-revizionist… Janë këta armiq të Partisë, si kryeagjenti Mehmet Shehu, armiku Kadri Hazbiu, e Feçor Shehu, që më futën në këtë rrugë të gabuar…”- deponoi mes të tjerave në këtë seancë i akuzuari Çeno….

Llambi Peçini: Mehmet Shehu bashkëpunoi me agjenturën ruse për sabotimin e Konferencës së Partisë për Tiranën


Kujtim Boriçi
Kujtim Boriçi

Dosja sekrete e gjyqit të Kadri Hazbiut

Peçini: ’Takova me urgjencë Sokolovin, atasheun rus. Ai më dha një zarf tepër sekret, të cilën ia dërgova Mehmet Shehut që më priste në zyrë”
Debatet mes të akuzuarve Kadri Hazbiu, Llambi Peçini, Llambi Ziçishtit e Xhavit Ismailaga në seancën e 8-të të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut (gjykimi nisi më 23 gusht 1983) dhe ndërhyrjet e kryesuesit Aranit Çela, nxjerrin detaje të panjohura të prapaskenave të Konferencës së Partisë së Tiranës në vitin 1956, përkatësisht mënyrën e veprimit e maskimit të ‘grupit armiqësor të vënë në shërbim të zbulimeve të huaja, kryesuar nga Mehmet Shehu’. “Më takoi Mehmeti gjatë punimeve të konferencës dhe më thotë në orën 4 pas dite, të shkoja në zyrë. Me dërgoi në ambasadën ruse ku takova Sokolovin, i cili më dha një zarf të rëndësishëm nga Moska për Mehmetin”- pohoi mes të tjerave në këtë seancë Peçini…

Friday, December 28, 2012

Kadri Hazbiu: Nuk kishim skenar për eliminimin e Enverit e marrjen e pushtetit, akuzat pa bazë!

Dosja e gjyqit të Kadri Hazbiut

Hazbiu: Deponimet e Xhavit Ismailagës nuk janë ato të procesverbalit të mbajtur në hetuesi. Ai këtu shpik gjëra të paqenë duke na akuzuar për lidhje me agjentura të huaja me synim rrëzimin e pushtetit!

(Vijon nga numri i kaluar)
Vazhdimi i seancës së 8-të të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut, përshkohet nga kundërshtitë e ashpra të Kadriut e Feçor Shehut, të cilët mohojnë

U krye,por u lodhem !

Rush Dragu
Lamë pas një vit. Për mergimtaret  vitët kalojnë më jo shumë ngjarje.Më duket se ketu gjënë vënd edhe shprehja ,”sa shpejt iken koha në mergim”?!Kjo pasi një ditë është si tjetra,rutina e punes,friga e mos sigurimit të ardhurave për të mbuluar koston e jeteses, cikel i përsëritur gjatë gjithë vitit bën të dukët viti më i shkurter se në atdhe.
Ndryshe nga vitet e tjera ky që sapo lamë pas ishte më me shumë ngjarje pasi ishte  viti i 100- të i shpalljes së pavarsisë.
Edhe në mergim si  në Shqiperi nuk kaloi pa “ngatrresa”.
Ndersa në Shqiperi, se cilat permendore  do të ngriheshin dhe ku do të viheshin.

Thursday, December 27, 2012

Çela: Unë, president i Vllaznisë deri më 2015

Biznesmeni shkodran, Agron Çela, është i bindur se do të jetë president i Vllaznisë deri në fund të sezonit 2014-2015. Një ditë para vendimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, nismëtari i kërkesës së 5 donatorëve për marrjen e drejtimit të Vllaznisë ka thënë ndër të tjera për “Panorama Sport” se marrëveshja në parim është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i vendimit. Çela është optimist se anëtarët e Këshillit Bashkiak në mbledhjen e nesërme

Xhavit Ismailaga: Punonim për skenarin e UDB-së, asgjësimin e Enver Hoxhës e marrjen e drejtimit nga Mehmet Shehu

Dosja e gjyqit të Kadri Hazbiut

“Detyrat nga agjentët e zbulimit jugosllav i merrte Feçor Shehu në berberhanen time në hotel ‘Dajti’. Unë vazhdimisht siguroja takimet e tyre”

Deponimet e të akuzuarit Xhavit Ismailaga në seancën e 8-të të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut lidhen me aktivitetin e tij ‘armiqësor’ si ndërlidhës mes Feçor Shehut dhe agjentëve të UDB-së jugosllave në mjediset e berberhanes në ambientet e hotel ‘Dajtit’ në Tiranë. Sipas

Wednesday, December 26, 2012

Ja dokumentat arkivorë mbi pushkatimin e 105 të internuarve nga Tirana në kampin e Prishtinës

Nga Doc. Kadri DINGU* U njoha edhe një herë me listën e të pushkatuarve në Kampin e Prishtinës në tetor 1944. Rezultoi se shumë nga ato i kisha njohur gjatë viteve 1942-1943 në Tiranë, si aktivistë të LANÇ. Mbi 80 prej tyre ishin nga të arrestuarit më 4 shkurt 1944, kur u pushkatuan në rrugët e Tiranës, 84 qytetarë dhe ku u arrestuan mbi 500 të tjerë. Këtë e vërteton edhe shkresa e Komandës së Xhandarmërisë Nr. 210 datë mars 1944 ku njoftonte MB se ishin 310 të arrestuar.

Formimi i qeverisë së përkohshme dhe interesat italiane për të evituar pretendimet territoriale të fqinjëve ballkanikë në pjesën e tyre

Nga Dr. Lavdosh AHMETAJ* Përpjekjet për formimin e një qeverie kishin nisur me fillimin e Luftës së Parë Botërore, pas largimit nga Shqipëria të princ Vidit dhe qeverisë së tij. Shqiptarët nuk i reshtën përpjekjet edhe gjatë konfliktit botëror por, megjithë orvatjet e kohës, ata kishin ndeshur në kundërshtim me interesat e pushtuesve. Kushtet e formimit të një qeverie shqiptare u mundësuan në fund të Luftës së Parë Botërore, atëhere kur ajo duhej të harmonizonte të gjitha përpjekjet për të evituar kërcënimin real nga fituesit e luftës.

Tuesday, December 25, 2012

Skandal diplomatik me ambasadorë ish-spiunë

Dy ambasadorët bullgarë në Tiranë në 12 vitet e fundit, Bobi Bobev dhe Teodor Rusinov janë ish-agjentë të Sigurimit. Detaje ekskluzive nga dosjet e tyre të bashkëpunimit me DS-në. Bobev qëndroi në Shqipëri deri në 2006 për t’u dërguar më pas në Kosovë, dhe për ironi të fatit u zëvendësua nga një tjetër agjent me dosje…

Thanas Mustaqi
Bullgaria post-komuniste ka dërguar në Tiranë dhe Prishtinë dy ambasadorë, ish-agjentë dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të epokës komuniste, të rekrutuar nga DS-ja (iniciale bullgarisht për “Dërzhavna Sigurnost” – Sigurimi i Shtetit).

Ali Çeno: Vizitat misterioze të Kadri Hazbiut e Feçor Shehut në vilë, para vetëvrasjes së Mehmet Shehut

Dosja e gjyqit të Kadri Hazbiut

“Kadriu erdhi fshehtas e qëndroi një orë tek Mehmeti. E përcolli Fiqreti. Kishte një dosje-çantë kur iku. Më tha: Ali, askush mos e marrë vesh ardhjen time sonte!”

Në seancën e radhës së gjyqit ndaj Kadri Hazbiut (data 23 gusht 1983), ka vazhduar deponimi i të pandehurit Ali Çeno,

Kam kartën e qëndrimit të një shteti tjetër të BE-së. A mund të vij të punoj në Itali?

Një miku im ka leje qëndrimi BE për qëndruesit afatgjatë të lëshuar nga Greqia. Tani ndodhet në Itali e do të kishte dëshirë të punonte këtu. A mund ta bëjë?

Amerikanët brenda 3 ditëve kanë blerë rezervat 3-vjeçare të dyqaneve të pushkëve

Në SHBA janë rritur ndjeshëm shitjet e pushkës gjysmë-automatike të modelit AR-15. Për 3 ditë javën e kaluar amerikanët kanë blerë në Brownells, në kompaninë më të madhe që shet armë zjarri, vëllimin e mallit të dyqaneve që zakonisht shitet për tre vjet e gjysmë.
Shitjet u rritën ndjeshëm pasi u përhap lajmi rreth synimit të Presidentit amerikan, Barack Obama,

Greqia përvetësoi 16 ishuj të Turqisë

Partia Demokratike opozitare e Turqisë akuzoi qeverinë për neglizhencë penale ndaj interesave kombëtare, si rezultat i të cilës Greqia përvetësoi 16 ishuj turq. Pesë nga ishujt e diskutueshëm ndodhen në Detin Mesdhe dhe 11 në Deti Egje. Në dy ishujt më të mëdhenj grekët po ndërtojnë vendbanime.
Pas Luftës së Parë Botërore Turqia ra dakord që ishujt e pushtuar nga aleatët përgjatë bregdetit turk të kalojnë

"Perdet e Hekurta" ndajnë si me sëpatë civilizimin

Greqia ka përfunduar ndërtimin e murit të sigurisë në zonën e kufirit me Turqinë. Irani ëndërron të ndahet me gardh të lartë nga Pakistani fqinj. Izraeli dhe Palestina janë të ndarë tashmë që prej kohësh me "perde betoni" shumë metërshe të gjatë. Ekspertëve u është krijuar përshtypja se bota po rrëshqet gradualisht në periudhën e feudalizmit, kur termi “kufi i mbyllur me dry” nuk është më thjesht një shprehje figurative, por në kuptimin e plotë të fjalës plotësisht real.

Skënder Gjinushi: "Rama, zgjedhjet nuk fitohen vetëm!”

 Skender Minxhozi
Skënder Gjinushi, historikisht njëra ndër mendjet më të kthjellëta të të majtës shqiptare, analizon në këtë intervistë negociatat për reformën elektorale, duke u shprehur se nuk po dëshmohet vullnet për të korrigjuar deformimin e votës. Ai thotë se vetëm teknologjia nuk është e mjaftueshme për të garantuar standarte në zgjedhje. Vizitat në Uashington?! Mesa duket disa duan të ngrenë kreditet e rëna brenda vendit, thotë kreu i PSD 

Pse vriten në aksidentet rrugore shqiptarët?!

 Ben Andoni
Ish-zëvendësministri i Transporteve, Sadedin Çeliku shpjegon situatën e sigurisë rrugore në Shqipëri. Cilat janë pikat e saj të dobëta, pse futen politikanët dhe kush janë arsyet që ndodh kjo katrahurë në Shqipëri... 
Edhe pse pak vite më parë,

Familjet Mbretërore Ballkanase, histori për filma

Ben Andoni
Janë pa asnjë pushtet dhe komunistët ballkanas i zhdukën dhunshëm nga fronet e tyre. Që atëherë monarkët ballkanas se kanë marrë veten edhe pse në Shqipëri, Rumani, Serbi e Bullgari kanë një lloj peshe dhe madje edhe janë rikthyer. Sot, shumica e brezit monarkik të Luftës së Dytë Botërore janë të vdekur jashtë vendeve të tyre dhe pothuaj të harruar. Pinjollët e tyre u përpoqën të riktheheshin dhe më ambiciozi prej tyre rezultoi Mbreti Simeon, i cili drejtoi pa sukses Bullgarinë për katër vjet në fillimin e shekullit të ri. Të tjerët, mbetën thjeshtë garniturë e protokolleve mbretërore evropiane, me të cilët kanë shumë fije të afërta

100 vjet në faqen e parë!


Lutfi Dervishi
Një ngjarje në ditët e sotme, mësohet në harkun e sekondave, falë internetit dhe zhvillimit të teknologjisë. Përmes Facebook, twitter, blogje apo çdo platformë tjetër, shqiptarët në çdo anë të globit mësojnë në kohë reale se çfarë ndodh në Shqipëri. Njëqind vjet më parë, në Amerikë e mësuan vetëm pas 3 javësh lajmin se më 28 nëntor 1912, plaku i urtë i Vlorës Ismail Vlora kishte ngritur flamurin e pavarësisë.

Plani i sulmit, dashnorja e Zogut ia shiti Nolit

  • Flet studiuesi Nasho Jorgaqi: Kryeministri u tradhtua nga Bajram Fevziu, shefi i shtabit të ushtrisë
  • Plani i sulmit, dashnorja e Zogut ia shiti Noli, 8000 trupa u përgatitën me ndihmën e qeverisë jugosllave për të ndërhyrë ushtarakisht në Shqipëri
  • Ali Kolonja jep informacionin nga Beogradi “Mercenarë shqiptarë, rusë e serbë gati për sulm mbi Tiranë. Bajram Curri organizoi mbrojtjen e fortë

Monday, December 24, 2012

Deputetët e dënuar për shpifje i përkasin shkollës politike "Qemal Stafa", themeluar nga Rama

Në mungesë të alternativave politike, Partia Socialiste ka vënë në themel të saj politikën e shpifjes si "të vetmen rrugë" për të ngjallur interesin e shqiptarëve. Janë shtatë deputetët të dënuar nga gjykatat e vendit dhe 6 të tjerë me në krye Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin që janë në proces për shpifje. Me një grup deputetësh të kryesuar nga Ruçi që mbajnë rekord për shpifje,

CIA zbardh sekretet: Tito kishte lidhje në Tiranë me Haxhi Lleshin e Myslym Pezën

Raporti i CIA-s për bisedimet e datës 8 tetor 1952 me ish-Mbretin. Tito njoftonte Zogun se kishte lidhje me Haxhi Lleshin e Myslym Pezën.
Në vigjilje të Konferencës së Tiranës të vitit 1956, Rankoviçi pohonte se Dali Nderu vepronte për interes të UDB-së.

Komunikimi i Zogut me shërbimet amerikane në vitin 1952 fokusohej në negociatat e ish-Mretit me Titon, liderin komunist të Jugosllavisë për të përmbysur regjimin e Tiranës.

“Urdhri për hetimin e fejesës së djalit të Mehmet Shehut, disa muaj para vetëvrasjes”

Flet Kristofor Mërtiro, ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit.
Dëshmitë e Fiqirete Shehut një ditë pas vetëvrasjes së Mehmetit.
Pohimet e panjohura të gruas së kryeministrit të vetëvrarë në zyrat e këshillit në Belsh të Elbasanit.
Pjesë nga libri i Duro Shehut, vëllait të ish-kryeministrit komunist: “Mehmet Shehu, im vëlla”
“Mehmetin e izoluan para se ta likuidonin”

Ajo që kanë përjetuar familjarët e Mehmet

Hetuesi i Sigurimit: Mehmetin e helmuan, pastaj e ekzekutuan

Flet Kristofor Mërtiro, ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit.
“Llambi Ziçishti ishte i pari që kundërshtoi idenë zyrtare për vetëvrasjen e kryeministrit”
“Gotën me lëngun dyshues e çuan në Arkivin e Shtetit”
Asnjëherë nuk u bë analiza e përmbajtjes së lëngut të saj
.


Tragjedia e mbrëmjes së 17 dhjetorit ’81 në vilën e kryeministrit komunist nuk është zbardhur asnjëherë e plotë. Dilema e ditëve të para “e vranë, apo vrau veten Mehmet Shehu?”,

“Si më arrestuan se fsheha lidhjet e Ballukut me Mehmetin”

Flet Kristofor Mërtiro, ish-oficer i lartë i Sigurimit.
“Si përfundova në pranga kur hetoja Mehmet Shehun”
“Më akuzuan se kisha fshehur lidhjet e Ballukut dhe Ngjelës me kryeministrin”

Kristofor Mërtiro, ish-oficeri madhor i Sigurimit të Shtetit, ka qenë njëherazi protagonist dhe viktimë e proceseve të bujshme të viteve ’70-’80. I njohur si hetues i Beqir Ballukut, në procesin e ashtuquajtur “të puçistëve”

Ditari i Mitro Çelës: Si u krijua fraksioni i PD në shtëpinë e Pashkos

Një nga themeluesit e PD-së, libër për ndryshimet demokratike.
Mbledhja e datës 21 shtator 1991 me Cekën, Demetin, Trakon, Zogajn, Rulin etj. dhe bojkoti i papritur i Selamit.
Dy skenarët e dështuar të Cekës për kryetar PD-je.
Kuvendi i parë i PD, votimi i liderit demokrat nga populli apo nga Kryesia.
Vetëm pak muaj pas themelimit të PD-së u krijua fraksioni i parë brenda partisë me dy skenarë votimi për kryetarin e ardhshëm në kuvendin e kësaj force politike në vitin 1991, por që kishin të njëjtin synim: Të nxirrej jashtë loje Sali Berisha dhe të  zgjidhej si lider Neritan Ceka.

Sunday, December 23, 2012

Dokumentar për “Dinastinë Tedeschni”

Familja Tedeskini e Shkodrës dhe kontributi I saj në zhvillimin kulturor dhe shkencor të vendit, ardhja e saj në Shkodër u sollen në një dokumentar me regji të Anila Varfit I cili u shfaq në kinema “ Millenium”.
Filip Guraziu u shpreh se kjo familje ka sjellë në qytetin e Shkodrës një kulturë gjermane, dhe kontributi I dinastisë Tedeskini në zhvillimin e shtetit shqiptar është I madh.
Regjisorja Varfi u shpreh se ky dokumentar sjell dicka nga kontributi I madh I familjes Tedeskini.
At Konrad Gjolaj në librin e tij Çinarët do shkruante Emid Tedeskini nuk u lejue me ba mbrojtje ne gjyqe politike se kerkonte pafajse. Ai thonte “ Se njerezit po denohesh per cka kane ne krye dhe ne mend, jo cka kane ba”.

Thursday, December 20, 2012

Urdhri për hetimin e fejesës së djalit të Mehmet Shehut, disa muaj para vetëvrasjes”

Flet Kristofor Mërtiro, ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit.
Dëshmitë e Fiqirete Shehut një ditë pas vetëvrasjes së Mehmetit.
Pohimet e panjohura të gruas së kryeministrit të vetëvrarë në zyrat e këshillit në Belsh të Elbasanit.
Pjesë nga libri i Duro Shehut, vëllait të ish-kryeministrit komunist: “Mehmet Shehu, im vëlla”
“Mehmetin e izoluan para se ta likuidonin”

Ajo që kanë përjetuar familjarët e Mehmet Shehut pas vetëvrasjes së tij në kushte të

Tuesday, December 18, 2012

Topi: S’bëjmë koalicion me partitë e vjetra

Në një intervistë për emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në televizionin A1Report, kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, njëherësh ish-president i Republikës komentoi çështje aktuale të politikës shqiptare, të cilat njëkohësisht kanë pasur edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. 
Vetëm pak ditë më parë

Fundi i botës më 21 dhjetor: prova gjenerale e Apokalipsit?

Sergei Duz

Në Moskë, pranë derës së një prej hyrjeve të një pallati shumëkatësh, ishte ngjitur shpallja si vijon: "Në lidhje me afrimin e fundit të botës ju lutemi të paguani borxhet e pashlyera të qirasë së shtëpisë deri me datë 21.12.2012".

Afërsisht kështu, duke maskuar frikën me të qeshur, e percepton shumica e rusëve zhurmën e bujën që ka plasur rreth Apokalipsit, i cili gjoja

Rusia ka tejkaluar planin e eksporteve ushtarake

Vllad Grinkeviç

Rusia ka vendosur rekord në vëllimin e eksportit të armëve. Në vend të 13.2 miliardë $ të planifikuar për këtë vit, vëllimi i kontratave i ka tejkaluar tashmë 14 miliardë dollarët. Të dhëna të tilla u artikuluan nga Presidenti rus Vladimir Putin në një mbledhje kushtuar bashkëpunimit tekniko-ushtarak.

Saturday, December 15, 2012

Drama e përgjakshme e armëve në Kishë në përvjetorin e terrorit komunist mbi klerin katolik

Më 11 dhjetor 1946 - zbulohen “Armë në Kishë“ të françeskanëve në Shkodër; Sekuestrohet Kuvendi Françeskan në Shkodër! Arrestohen e torturohen: 1. Imzot Frano Gjini; 2. Imzot Nikoll Deda; 3. Pader Mati Prendushi; 4. Pader Cipirian Nikaj; 5. Pader Pal Dodaj; 6. Dom Tom Laca; 7. Dom Ndoc Sahatçija; 8. Pader Gjon Karma; 9. Dom Nikoll Shelqeti; 10. Pader Mhill Miraj; 11. Fra Zef Pllumi etj. Sigurisht që kemi të bëjmë me një shtet diktatorial të specializuar për të shpifur e për të ndryshuar të vërtetat, por edhe për të përzgjedhur, ndryshuar e transformuar dokumentet. Dëshmitarët e ditëve të para të përmbysjes se diktaturës, e kanë parë me sytë e tyre se si u dogjën Komisariatet e policive dhe Degët e punëve te brendshme, aq tabu e të paprekshme deri ditët e mëparshme… Sigurisht që ata, sekretaret e shkruesit e atyre dokumenteve, zgjidhnin e ruanin çfarë i duhej, çfarë i shërbente atyre e gjithçka komprometonte sa më shumë të ndëshkuarit, për të justifikuar krimet e kryera prej tyre. Ato ruanin gjithçka që i shërbente justifikimit e diskreditimit për “fajtoret e të pandehurit“ e asgjë nga ato që mund të komprometojë ose të fajësojë ato vetë. Prandaj asgjë në këtë drejtim nuk ka rreth torturave të zhvilluara, “deponimeve“ me dhunë të

Editorial Evropian: Varfëri e përjashtim nga radhët e shoqërisë në Evropë.

Nga Athina, në Lisbonë, nga Italia në Spanjë, qindra mijëra qytetarë evropianë kanë zbritur në sheshe, për të shprehur qëndrimin e tyre kundër politikave të zymta, të shqetësuar për ardhmërinë e tyre e të bijve të tyre. Duket qartë se kriza nuk është më vetëm ekonomike. Përfshin gjithë modelin e shoqërisë, etikën e marrëdhënieve individuale e kolektive. Është krizë, që vë në diskutim klasat drejtuese dhe botën e punës, politikanët e shoqërinë civile, kishat e bashkësitë fetare. Me pasoja të paparashikueshme. Të gjithëve, në të njëjtën masë, u kërkon të marrin mbi vete përgjegjësinë e tyre, që mund të përmblidhet në tri fjalë të vetme: “përkorë, drejtësi, dashuri vëllazërore”.

“Gomari i Babatasit”

Pra, nji herë e pikë ma s’parit
Po i diftoj rodit t’Shqiptarit
Se un ktu s’kndoj burrnin’e t’Parit,
As trimnit e ndo’i luftarit,
Veç nji gaç, nji zog gomarit,
Qi, qyqari, për send tjetër
-N’dashtë i ri t’jet, n’dashtë i vjetër-
S’duhet gja, veç se me bártë
E me ngrânë, t’thuesh, si Shqiptarët….
M’thotë, por, mêndja se ndokujë

Friday, December 14, 2012

10 makinat më popullore në Evropë

 Volkswageni dhe Fordi vazhdojnë të dominojnë tregun e makinave në Evropë.

CENSUS, 14.07% e shqiptarëve refuzojnë të përgjigjen

Lindshmëria e ulët dhe emigracioni tkurrin shqiptarët, 8% më pak se në 2001. Bie numri i femrave me 9 përqind. Shtëpitë e pabanuara përbëjnë 30 përqind të totalit

Ornela manjani
-Instituti i Statistikave publikoi dje rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Sipas CENSUS-it, numri aktual i banorëve është 2 milionë 822 mijë vetë, ose një rënie prej 8 për qind, krahasuar me një dekadë më parë.

Rezultatet zyrtare të Censusit, 14% nuk përgjigjen për etninë dhe fenë

Pas më shumë se një viti, Instituti i Statistikave ka publikuar rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë (Censusit 2011). Krahasuar me 10 vite më parë, popullsia shqiptare është tkurrur me 8%, duke shkuar në 2 milionë e 821 mijë banorë. Në total, numri i qytetarëve që kanë refuzuar procesin arrin në rreth 21 mijë. Drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja dhe ministri për Inovacionin, Genc Pollo kanë shpallur dje rezultatet përfundimtare të Censusit 2011. Sipas tyre, dy nga faktorët që kanë ndikuar në rënien e numrit të

Sunday, December 9, 2012

Ndaloni vendimet skandaloze të akademikëve të Kosovës!

Nga Jusuf Buxhovi

Të mos përligjen dëmet e mëdha që i janë bërë Kosovës deri më tani nga shumë veprime të papërgjegjshme të Klasës politike, e cila me pranimin e Pakos së Ahtisarit, trashëgiminë tonë historike, që ka të bëjë me krishterimin, ia ka dhuruar Beogradit.

Letër e hapur Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Ndërgjegjja si shkrimtar, historian dhe qytetar i Kosovës më shtyri të reagoj në këtë mënyrë,

Pas Festivalit të 11-të, 7 vjet në burgun e Ballshit

Shileri erdhi në skenën shqiptare me më të famshmen dramë të tij. Ishte viti 1957 dhe regjisori i sapo diplomuar në Hungari kishte marrë mbi vete eksperimentin më të madh të jetës së tij artistike, t’i tregonte platesë me spektatorë veshëngritur një “Intrigë e Dashuri” të padëgjuar më parë. Suksesi i pritur, apo i papritur nëse ka qenë i tillë, nuk vuri më dyshim planet e tij për të ardhmen. Ai ishte ylli i ri i regjisurës shqiptare...
...Pesëmbëdhjetë vite më pas situata do të ishte krejt e ndryshme. Viti 1972 do të karakterizohej nga “lulëzimi i shfaqjeve të huaja”. Nga frekuenca aktive e Radio-Tiranës dëgjohej muzikë “Country&Rock”. Vetë muzika shqiptare po tentonte të ishte sa më pranë modelit perëndimor. Nga Lindja e Largme, veç armatimit, nuk na vinte ndonjë gjë tjetër për t’u pasur zili, në mos po eksporti solli “dacibaot” dhe një implementim alla shqiptar të Revolucionit

Si hyra unë në këto punë

Ardian Klosi
-Mendoja Shqipërinë dhe ma prishte gjumin përveç varfërisë kronike, dajaku i madh që vërviste forca popullore e Sekretarit të Parë mbi kokat e bashkëqytetarëve, si dhe një ide e re: më 8 dhjetor do të bëheshin dhjetë vjet nga vrasja e Xhon Lenonit dhe unë mund të organizoja një mbrëmje me studentët. Liçi kishte marrë përsipër të ekzekutonte këngë të tij në piano. I kisha gjetur menjëherë ato këngë që i shkonin zgjimit të ngadaltë shqiptar. Power to the people, Revolution.
Gjendja me sa dukej tendosej nga dita në ditë, sidomos pas ikjes së Kadaresë dhe intervistës së fundit të Gramoz Pashkos.

Zgjedhjet në Itali, Berluskoni: Gjithnjë kam hyrë në garë për të fituar

Për të pestën herë, ish-kryeministri Silvio Berluskoni do të kandidojë për t'u bërë kreu i Italisë. Gjatë një interviste dhënë gazetarëve në ambientet e stërvitjeve të klubit të tij futbollistik AC Milan, Berluskoni ka thënë: "Fatkeqësisht po i kthehem shërbimit publik. Dhe përsëri po e bej këtë nga ndjenja e përgjegjësisë. Edhe kur merresha me sport, punoja dhe studioja  dhe asnjëherë  nuk jam bërë pjesë e një gare për të mbajtur  një pozicion të kënaqshëm, por gjithnjë kam hyrë në garë për të fituar. Për të gjithë ishte e qartë se duhej një lider i njohur

Friday, December 7, 2012

Themistokli Gërmenji, viktimë e sigurimit francez

Nga Skifter KËLLIÇI
Ka ditë që kanë mbaruar kremtimet me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe në shtypin tonë vazhdojnë të përmenden emra personalitetesh të shquara atdhetare, që lidhen ngushtësisht me këtë ngjarje kaq të madhe më historinë e Shqipërisë, të cilët mbetën të harruar. Një ndër ta është dhe atdhetari i madh Themistokli Gërmenji, i cili “... bashkëpunoi me qeverinë e Ismail Qemalit në Vlorë, më 1913 -1914 dhe kreu detyra të rëndësishme në

ÇAMËRÌA DHE ÇAMËT NËPËR NGJARJET E TRE MIJËVJEÇARËVE

Ibrahim D. Hoxha,
Çamëria përbën pjesën më jugore të trungut tokësor shqiptar. Prej sendeve të ndryshme të kohës së gurit të pagdhëndur (40.000-90.000 vjet PER) të mbetura nëpër guvat malore, varrezat dhe shtresat e tjera brendatokësore –si f. v. në Glopoçâr, Kartérez, Kurtes, Mazrrekët, Morfàt, Nuneshat etj.- besohet se ka qenë e banuar që prej homosapientëve. Emri i mëparshëm i saj ende nuk dihet, sepse u mbulua nga emrat e mëpastajmë. Historiani francez, Viktor Forbin, thotë se kjo ndodhi ngaqë përrallësía  «greke në zemër të saj…kishte vendosur derën e

A duhet rishikuar figura e Enver Hoxhës?

Nga Luan MYFTIU
Ligësia njerëzore duhet të ketë vetëm emrin e këtij përbindëshi. Ky satrap frikacak, që mori pozat e një trimi, mbeti në histori simbol i gogolit, me të cilin gjyshërit do të trembin nipërit e tyre të prapë. Enver Hoxha i punoi popullit të vet poshtërsi që nuk do të guxonte t’ia bënte as pushtuesi më zemërzi, cinik e i pafytyrë. Po ai është edhe hipokriti klasik, i pabesi ideal, tirani ordiner dhe tradhtari më i neveritshëm që kanë njohur popujt e sunduar nga mizoria komuniste. Ky stalinist i devotshëm kishte aq urrejtje për trimat dhe fisnikët, aq shumë e urrente ndershmërinë dhe virtytet e kombit të vet, sa nuk la intrigë, shpifje, kurthe dhe pabesi pa përdorur për t’ua përdhosur virtytet, që të mbetej vetë i pranueshëm mes njerëzish të degraduar. Është madhështi e papërsëritshme morale që fisnikëria jonë doli me dinjitet edhe nga mizoria degraduese e këtij

Tuesday, December 4, 2012

MALËSIA E MADHE “ NDERI I KOMBIT “



MALËSIA E MADHE “ NDERI I KOMBIT “
Të dashtun vëllazen e motra malësor!
 I emocionuar së tepërmi nga kulminacioni qe pat festimi i madhërishëm i 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, ngritjes së Flamurit Kombëtar dhe krijimit të Shtetit Shqiptar për treven tonë Malësia e Madhe kam dëshiren e mirë të përshëndes të gjithë Ju për ngrohtësinë, ritmin dhe emocionet e pakufishme që i dhatë gjatë gjithë kohës kësaj feste madhështore, të shenjtë e plot atdhedashuri. Pa as më të voglin dyshim treguam se e meritojmë emrin e mirë e plot dritë të malësorit që edhe pse të ndarë kufijsh ne nuk mund të ndahemi nga gjaku, gjuha, historia, kultura e për më tej edhe sakrificat e përbashkëta që kemi përjetuar. Nuk mund të ndajmë prejardhjen e traditat tona, jetët e qindra e

Thursday, November 29, 2012

Festa në “The Imperial House” për 100 vjetorin e pavarsisë.



Rush Dragu
“Salla plot,mbi 1200 shqiptarë kanë festuar me 28 nentor 2012,nga të gjitha krahinat e Shqipërisë etnike,pa dallim feje,krahine dhe ideje”
Ishte lajmëruar me kohë nga pronari i “The Imperial House” që festa e 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqiperisë  për të gjithë ata që do të ishin të pranishem në atë natë do të ishte falas. Vertetë ashtu u bë,falas hyrja,ushqimi,pijet alkolike dhe freskuese,askush nuk pagoi per muzikën dhe pse u vallzue deri pas mesnate.

Sot kur flamuri yne legjendar eshte shpalosur ne cdo vater Shqiptare.



Te nderuar Klerike,
Te nderuar Miq dhe te Ftuar,

Zonja dhe Zoterinj,

Sot kur flamuri yne legjendar eshte shpalosur ne cdo vater Shqiptare.
Sot kur pulsi i cdo Shqiptari rreh me ritmin e Himnit Kombetar.
Sot kur te gjithe Shqiptaret dhe miqte e Shqiperise e kane kthyer veshtrimin nga Shqiperia.
Sot kur Ballkani eshte tundur nga termeti Kuq e Zi.

Sonte të gjitha rrugët në Michigan çojnë në "Imperial House",



Agim Vuniqi *
Sot të gjitha rrugët çonin në Vlorë dhe në Tiranë, dhe kjo atmosferë festive është bartur në të gjitha trojet shqiptare; ndërsa sonte të gjitha rrugët në Michigan çojnë në "Imperial House", për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo datë e madhe historike lidhet me ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Llaushë. Më lejoni që këto momente dhe emocione festive t'i ndajë sonte me ju.
Flitet se në kohën tonë të re kishte ardhur një njeri nga kohët e mugëta, nga ditët mitike dhe bota e mrekullive…ishte i Kastriotëve, i biri i Gjonit, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, pastaj erdhi tjetri Ismajl Qemajli dhe tha:
"Deshi Zoti, që me punën tonë, trimërinë dhe guximin e pashoq të shqiptarëve, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonë, sepse këtu e tutje,

Monday, November 26, 2012

SHBA: Në qytetin Waterbury u mbajtë manifestimi për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë


BEQIR SINA, New York
 WATERBURY CONNECTICUT :  Në kuadrin e veprimtarive që po mbahen gjithëandej në SHBA, në  kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në qytetin Waterbury -(Uareberi) të Connecticut, u bë ngritja e falmurit kuq e zi - në shtizën e Bashkisë së Qyetit. Në ndërkohë që një shqiptari të vjetër të këtij komuniteti në shenjë nderi iu bë " Majori Dite i Qytetit - "Mayor of the Day" i Waterburyt 


     Kjo veprimtari u organizua në bashkëpunim me dy Komunitetet Shqiptare - Bashkësia Kulturore Shqiptaro-Amerikane "Hasan Prishtina" e Connecticut-it (Konektikat) dhe komuniteti fetar për të kremtuar e Ditën e Flamurit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Komuniteti shqiptarë i këtij qyteti është një ndër komunitetet më të më dhat  e Wareburyt dhe numëron rreth 20 mijë shqiptarë.

Sunday, November 25, 2012

Një Përvjetor - Tre Ceremoni

Nga 
Ben Andoni

Mbreti Ahmet Zogu nuk shkoi në Vlorë as për festimin e 20 vjetorit dhe as për 25 vjetorin e Pavarësisë. Në vend të tij u përcoll i deleguari i tij special, gjenerali kroat Gilardi. Më 50 vjetor, Enver Hoxha (në fakt de jure Presidiumi i Kuvendit Popullor) nxori vendimin që ky institucion, së bashku me Këshillin e Ministrave, të zhvendoseshin për 5 ditë në Vlorë, kryeqytetin provizor të vendit. Për të ardhur në 100 vjetor, ku nga programi i amullt nuk kuptohet ende nëse kryeministri Berisha do të jetë apo jo më 28 Nëntor në Vlorë në ceremoninë kryesore, që kuptohet mirë se deri më tani e ka ndarë krejt Opozitën me Pozitën, e cila gjithsesi ia ka atashuar festimet kryesore Tiranës...

Saturday, November 24, 2012

Krujf: Mesi e Ronaldo nuk hyjnë në histori

Legjenda e futbollit holandez, Johan Krujf, ka publikuar formacionin më të mirë në historinë e futbollit. Për çështje etike ai ka lënë jashtë veten e tij, ndërkohë që bie në sy që ka “grumbulluar” dy holandezë të tjerë, pikërisht mbrojtësin Krol dhe mesfushorin Keizer. Gjithsesi, edhe pse mungojnë shumë emra që kanë lënë gjurmë të paharrueshme në këtë sport, dy lojtarët që po dominojnë me shifra të jashtëzakonshme, si Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, nuk janë përfshirë.

Shvajni: Jemi super, pa rivalë në Gjermani

Bastian Shvajnshtaiger nuk ka asnjë dyshim për titullin këtë sezon. Edhe pse rezervohet për këtë temë, në mënyrë indirekte zv/kapiteni i Bajernit e shpreh hapur dominancën e skuadrës së tij. Gjatë një interviste për “Abendzeitung”, Shvajnshtaiger përpiqet t’u kundërpërgjigjet kritikëve, zbeh rivalitetin me konkurrentët e tjerë në Bundesligë, si dhe parashikon një fitore me goleadë ndaj Hanoverit.
Elozhe skuadrës
“Nëse vjet u treguam të dobët nga ana psikologjike, sivjet nuk ka shanse të tensionohemi apo të humbim toruan. Skuadra është e blinduar nga porta deri te sulmi, kështu që jemi të përgatitur të kryejmë misionin tonë deri në fund. Vërtet rivalët tanë po përpiqen të na konkurrojnë,