Saturday, December 15, 2012

Drama e përgjakshme e armëve në Kishë në përvjetorin e terrorit komunist mbi klerin katolik

Më 11 dhjetor 1946 - zbulohen “Armë në Kishë“ të françeskanëve në Shkodër; Sekuestrohet Kuvendi Françeskan në Shkodër! Arrestohen e torturohen: 1. Imzot Frano Gjini; 2. Imzot Nikoll Deda; 3. Pader Mati Prendushi; 4. Pader Cipirian Nikaj; 5. Pader Pal Dodaj; 6. Dom Tom Laca; 7. Dom Ndoc Sahatçija; 8. Pader Gjon Karma; 9. Dom Nikoll Shelqeti; 10. Pader Mhill Miraj; 11. Fra Zef Pllumi etj. Sigurisht që kemi të bëjmë me një shtet diktatorial të specializuar për të shpifur e për të ndryshuar të vërtetat, por edhe për të përzgjedhur, ndryshuar e transformuar dokumentet. Dëshmitarët e ditëve të para të përmbysjes se diktaturës, e kanë parë me sytë e tyre se si u dogjën Komisariatet e policive dhe Degët e punëve te brendshme, aq tabu e të paprekshme deri ditët e mëparshme… Sigurisht që ata, sekretaret e shkruesit e atyre dokumenteve, zgjidhnin e ruanin çfarë i duhej, çfarë i shërbente atyre e gjithçka komprometonte sa më shumë të ndëshkuarit, për të justifikuar krimet e kryera prej tyre. Ato ruanin gjithçka që i shërbente justifikimit e diskreditimit për “fajtoret e të pandehurit“ e asgjë nga ato që mund të komprometojë ose të fajësojë ato vetë. Prandaj asgjë në këtë drejtim nuk ka rreth torturave të zhvilluara, “deponimeve“ me dhunë të
marrë nga ata të gjorë të pandehur, si e çka, donin kriminelet. Ndaj, edhe këta që janë ruajtur në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, të vetmet që mund të shfrytëzohen në ditët sotme nuk bëjnë përjashtim në këtë drejtim. Janë të shumtë të mbyturit nder tortura për të cilët nuk ka as edhe një dokument sado të vogël. Por, nuk ka edhe për shumë të tjerë, ndonëse janë gjykuar nga të ashtuquajturat “Gjykata te popullit“. Ku mund të gjendet një dokument për Dom Zef Marksen e sa të tjerë kolegë të tij të dënuar e më pas edhe të pushkatuar, pa as shenjën më të vogël të Dosjeve e të dokumentit. Haptas në ketë drejtim shërben edhe gjyqi i Patër Pjetër Meshkallës, për të cilën janë deshmitarë gjithë qytetaret e qytetit të Shkodrës se si u zhvillue e sa mjerisht, siç do ta shohim me poshtë, do të dokumentohet në këto arkiva. Tek ato, sic e kam shprehur edhe ne fillim s’ke vecse “zift per te ndotur..me zor te verteten” e sa here historiani do te perballet me to do te psheretije me deshperim: ku gjyqi, ku genjeshtra e shpifja e ku e verteta. Të pamoralët arrijne te dokumentojne ne dosjet e tyre akuza materiale e morale, si e si te diskreditonin me cdo menyre e me cdo kusht klerin katolik para popullit, i cili nga ana e tij e njihte mire moralin e persekutoreve, perversitetin e tyre, duke filluar nga me i madhi, vete diktatori Hoxha i cili perflitej aq shume qe ne periudhen e tij te shkolles ne Paris e deri tek shembelltyra e tij vogel, prokurori Aranit Çela.
E, deri ne mbyllje te te gjithe kesaj masakre, edhe ne parlamentin shqiptar, ata vete si edhe bijte e tyre kerkonin t’i percillnin gjithe ato krime vetem me nje amnisti, pra ”falje... te peshtire” e jo pafajsi te tyre! Natyrisht, perballe te vertetes, Kisha katolike nuk eshte trembur asnjehere e s’kishte pse te trembej edhe kete radhe. Ajo nuk trembet sepse edhe vete apostujt e Krishtit ishin njerëz si gjithe te tjeret, qe pranuan e u penduan per dobësite, gabimet e fajet e tyre. Shen Pali, Shen Pjetri, Shen Maria Magdalene, Shen Dizma etj. jane shembuj domethenes ne kete drejtim. Por kur te pamoralet, nen torturat psikologjike e fizike vrasin për politikë dhe kerkojnë te gjejne e te veshin edhe difekte morale, tek ata qe jane shenjter te vertete ne raport me moralin e tyre te felliqur, kjo kalon cdo cak. E, me nje rast te tille kemi te bejme edhe tashti. Diviza e perjetshme e Klerit ka qene “Per Fe e Atdhe“. Gjithmone ai ka kryer misionin e tij, per t’i sherbyer popullit e per te qene prane tij, ne shqetesimet e jetes materiale e shpirterore. Mosperzjerja ne politike, ka qene rruga e tij e perjetshme, por kur fatet e kombit kane qene ne rrezik, kur rreziku per popullin e tij ka qene evident, ai eshte detyruar te marre pjese aktivisht edhe ne kete drejtim. Pranë flamurit shqiptar, para interesave te atdheut, qene gjithnje, duke sakrifikuar gjithcka e pse jo edhe jeten, qe nga Bogdani, Kacorri, Bumci, Prennushi, Doda e sa e sa te tjere. Por njerezit ne pushtet kerkuan ta shtyjne kete shume me tej. Shtypi dhe propaganda nuk diti ku e si te ndalet, me te vetmin qellim, te asgjesoje sa me shpejt gjithe klerin katolik shqiptar. U gjeten cuditerisht arme ne kishat shqiptare, ne Shkoder po e po, por edhe ne Mirdite, edhe ne Rubik e ku jo tjeter. Madje edhe neper shtetet e tjera te Evropes, sic do ta shohim me poshte u aplikua i njejti skenar; ose te thuash, qe andej erdhi. Sekuestrohet e kthehet ne hetuesi e burg vete Kuvendi. Pra, tashti, ndonse kaq shpejt mbas dy vjeteve, vjen rradha e Franceskaneve. Perzjerja e P. Gjon Shllakut me rradhen e pare me jezuitet, mjerisht ishte fatkeqesi e “rastesi” per te. Kishte vlera te posacme, ishte te thuash “ideologu“ e filozofi qe zevendesonte me dinjitet P.Anton Harapin, e per me teper edhe ne moshe fare te re. Porosia e ambasadorit jugosllav duhej plotesuar menjehere, ndaj ai duhej te shkonte me perparesi, e futej ashtu kot me Urdherin e Jezuiteve qe do te eleminohej i pari duke pasur shumicen te huaj, italiane. Duhej bere sa me pare izolimi me boten jashte, per te filluar mire e me sistem shtypjen e raprezaljen brenda, pa marre vesh njeri. Ata ishin thuajse shumica italiane, mbanin lidhje me perendimin, lidhje keto qe duheshin prere shpejt e perfundimisht se ndryshe si do te mund te behej gjithe ajo masaker qe ishte ne plan te behej. Ata madje, kishin pergatitje te mire teorike e praktike kunder komunizmit dhe kishin dhene prova ne kete drejtim. Por tashti, ajo ishte kryer, qysh me ate, goditjen e pare te madhe; zbulimin e organizatave terroriste. Tashti e kishte rradhen tjetra: goditja e dytë e madhe me emrin ndjellakeq të Armëve në Kishë, e cila mjerisht do të ketë edhe me shumë viktima, te thuash te gjitha ata qe kane mbetur me shumë vlerë. Jane shume ata qe do te shkojne drejt për drejtë me ngjarjen dhe gjyqin, por do të jetë edhe më i madh numuri i te tjereve që do të shkojnë si pasoje “e dijes apo mos denoncinimit; fshehjes apo mos pranimit“, Sa e sa te tjera “zbulime“ të mëvonshme lidhur me to, qe mjerisht do te kemi mundesine t’i paraqesim ne vazhdim. Tashti, goditja e dyte ose drama e dyte sic e kemi quajtur, do te paraqese dy akte sepse, mbas viktimave të para, klerikëve të nderuar qe pushkatohen per armet ne kishe, shpejt do t’i vinte radha e burgimit e te pushkatimit edhe te vete atyre që e kishin zbatuar skenarin e famshëm dhe i kishin futur keto arme ne Kishën e Françeskanëve në Gjuhadol. Ata ishin te rinj dhe u ishte premtuar e ata kishin besuar se keshtu do te benin karriere, por nuk e kishin menduar se me pas duheshin zhdukur provat e gjurmet e ketij krimi, ndaj edhe ata duheshin eleminuar. Pra le të ndalemi në veçanti tek kjo ngjarje që eshtë vertetë goditja e dytë edhe më e fuqishme që diktatura i jepte Klerit katolik shqiptar. Ne fakt ka ndodhur edhe me te tjere intelektuale e nacionaliste; ka ndodhur edhe ne vendet e tjera jashte Shqiperie. Ka ndodhur pothuajse ne te gjitha diktaturat. Ndodhte edhe tashti ne Shqiperi. Ketu, i gjithe Kleri katolik u asgjesua nepermes pothuajse 4-5 skenaresh kryesore.
E kemi lexuar diku me lart, tek familja e D. Zef Oroshit, se si i jati strehoi vrasesin e te birit. Se ndersa tjeret e kerkonin ate neper krahine, vijne edhe e gjejne ate, tek dhoma tjeter, ndersa ne njeren prej tyre ishte vendosur kufoma qe i behesh vaji dhe nderimi perkatese. E ndersa ceremonia zhvillohej andej, ne dhomen tjeter ketej, ne krye te oxhakut, plaku i ofronte cigare e kafe vrasesit te birit qe i kishte rene mik ne dere pa ditur se ku e si ka trokitur. Ja pra norma e Kanunit qe perbuzet aq shume e aq padrejtesisht. Ja ligji qe ne vepronte maleve tona, per te cilin ishim dhe jemi krenar. Por tashti menjehere nje norme e tille kthehej per pushtetin komunist ne krim. Pra, cilido duhej te nxirrte nga shtepia, mos te pranonte, mikun e tij, bashkeatdhetarin e tij, bashkekrahinesin e tij, bashkeshokun e tij te idealit e te fese, sepse ishte i arratisur, sepse kishte dale ne mal per t’i dale Zot Shqiperise, popullit te vet, qe mos te pesonte ate qe pesoi pergjate 50 vjeteve. E kete duhet ta bente edhe prifti e frati. Edhe ai, po pranoi nje te tille te “zgjebosur“ apo sic quhej, te arratisur, duhej ta dorezonte, ta padiste. Madje te tregonte edhe te gjitha qe ai ja thoshte ne rrefim. Dhe ne se nuk e bente kete kthehej ne kriminel qe kishte bere krim te madh kunder popullit e pushtetit. Ja pra, skenari i pare qe do te perfshinte nje grup jo te vogel klerikesh. Fjala e lire, deshira e votes se lire, pluralizmi dhe demokracia, dicka normale per boten tjeter ishte ketu skenari i dyte, qe perfshihej ne “Organizata terroriste“. Vrasja e njerëzve të vecante, e njerezve te ashtuquajtur te Pushtetit nga armiqte e tyre private, e pse jo edhe nga vete pushteti, per te organizuar skenare te metejshme, per ti nxjerre dhe ata si diversante te “besueshem“ qe te bien tjeret viktime ne besueshmerine ndaj tyre, ka ngrene gjithashtu kokat e mjaft klerikeve tjere. “Permbysja pushtetit me dhunë“, qofte kjo edhe per nje fjale te vetme, nje takim te vetem privat, nje mbledhje kryer per krejt tjeter qellim, pra qe behej e vertete vetem se fjala eshte dhunë, ajo qe lejohej gjithkah e gjthkund, pervec atyre vendeve ku sundonin diktaturat, perbente skenarin tjeter, le te themi te fundit, sepse nuk ka nevoje per me shume. Me kete skenar jane asgjesuar pothuajse shumica e tyre. E gjitha kjo i atribuohej Vatikanit, si inspirues, armik i betuar i popullit e Lirise. Te gjithe etiketoheshin agjente te Vatikanit. Ndaj fillonte qe me kerkimet ne biografi, ku e si ka studjuar; pse dhe si e ka pritur fashizmin, nazizmin. E, per ardhjen e tyre ne Shqiperi masakrohej e denohej edhe D. Anton Muzaj e shokë që ishin vetem 27 vjeç e nuk kishin as edhe nje vit qe kishin ardhur nga shkolla, nga Italia. Masakroheshin e torturoheshin, vriteshin e mbyteshin nder tortura ata qe kishin dhene shembuj te gjalle vetmohimi, nderi e sakrifice gjate jetes se tyre. “Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët”- thoshte shqiptari i madh Sami Frashëri në një nga librat e tij. Kjo po ndodhte kete radhe edhe ne Shqiperi. Merita e Klerit eshte e dukshme per ate qe don te shohe por natyrisht “nuk ka te verber me te madh se ai qe nuk don te shohe...”. Historikisht, kleri katolik shqiptar ka qene i shperndare deri nder skutat me te thella e me te rrezikshme te atdheut, kudo ku pati shqiptare e te krishtere. Merita e tij, qe tashme e dijne te gjithe, qe se punoi per shqiptaret ne Shqiperi, pa u larguar asnjehere e pa iu shmangur veshtiresive ekonomike, kushteve te renda te jetes e sidomos persekucionit qe nuk iu nda pothuajse gjithnje gjate gjithe qenies se tij. Ai nuk mendoi e punoi tue qene nepunes i larte i Sulltanit si patriotet: diplomati Ismail Qemali a politikani Pashko Vasa, por ktheu ne Mirdite, si Abat Doçi, luftetar i lirise, apo ne Lure si D. Nikoll Kacorri, luftetari i Pavaresise, ktheu ne Kallmet te Lezhes si Imzot Luigj Bumci, luftetari per teresine e tokes shqiptare. As nuk shkroi ne qytetet apo kryeqytetet e huaja, si: Frasheriotet, Cajupi, F. Shiroka, Asdreni etj. por ne fshatrat e atdheut, si: D. Ndoc Nikaj, Imz. Vincenc Prennushi, P. Marin Sirdani, P. Bernardin Palaj e te tjeret me rradhe. As nuk shijoi jeten e Amerikes, si: Konica e Noli, por punoi ne Kukel si Mjeda e ne Troshan si Fishta. Ai buroi nga malet e fushat shqiptare dhe, si u diplomua ne qendrat me te kulturuara te Evropes, kthei serish atje, ne thellesite e maleve, luginat e shpellat ku pati njerez e shqiptar per te ndricuar mendjet, per te zbutur zemrat e tyre e per t’i paisur me dinjitetin e duhur si pjese e Evropes. Ai trajtoi kulturen evropiane, u be ure lidhese e Shqiperise me Evropen, pati miq e bashkepunoi me perendimin, beri te gjitha perpjekjet qe Shqiperia e shqiptaret te ishin gjithmone pjese e perendimit dhe Evropes, luftoi si askush tjeter orientalizmin ne te menduar e te vepruar dhe shpesh e pesoi rende e pikerisht e vetem per kete. Megjithate gjithnje “frangar non flectar”- u thye cope cope por nuk u perkul para asnje persekutimi e mundimi, qofte edhe ky i fundit komunist. Shembujt ne kete drejtim jane te shumta. Le te kujtojme per pak caste vetem disa prej tyre: I sollen makinen te shtepia per te ikur D. Mikel Koliqit ndersa iknin te tjeret megjithe vellain e tij Ernest Koliqin por: “Une jam bari shpirterash e bariu nuk e len kurre grigjen e vet“ qe pergjigja e tij. Ishte ne Gjermani ne veren e vitit 1944 P. Anton Harapi, i vetmi regjent ne bote me sandale e kembet zbathur dhe e kishte fare te lehte te rrinte andej por kthei. Edhe gjermanet i propozuan ta mirnin me vete duke e ditur fare mire se cfare do ta gjente. Madje edhe kolegu i tij Sulco Begu i propozon ta marre tek te vetet ne Podgorice, edhe malesoret deshen ta percillnin andej jashte por jo- “...dua qe eshtrat e mija te pushojne ne ate toke per te cilen u perpoqa e punova gjithe jeten”- eshte pergjigja e tij. “Do te shoqerosh Delegatin apostolik Leoni Nigris ne Rome dhe mund te rrijsh edhe vete atje” eshte propozimi qe i bejne Dom Tom Laces. Por “jo” eshte edhe pergjigja e tij: ”Do te kryej detyren e do te kthej aty ku kam grigjen time...te krishteret e mij” . E paralajmerojne se do te arrestohej e do te masakrohej P. Gjon Shllakun, ndaj te merrte masat per te shpetuar, por “jo”: “Te lusim Zotin qe te na jape force e zemer qe te durojme provat e veshtira qe do te kalojme...“ eshte pergjigja e tij. E njejta ftese per shpetim i behet Mons. Frano Gjinit nga mirditoret e arratisur qe e donin dhe e nderonin kaq shume e mundesite ishin fare te lehta; por “jo” ...” S’kam kujt t’ja le besimtaret dhe Kishen e Shen Lleshdrit” eshte pergjigja e vetme. E rastet e tilla s’kane fund per te treguar jo se nuk munden, as se nuk e dijten, por se nuk deshten, ose me sakt te thuash deshten vete, me ndergjegje te paster e te plote te rezistonin provat e veshtira qe i afroheshin ne kembim te idelit e besimit te tyre, rruges qe ata me ndergjgje te plote kishin zgjedhur. ”A kam fat me deke martir“- ishte thirrja e te gjitheve. ”Ku do ta kisha ate fat qe te me gozhdoje ne kryq ashtu sic eshte gozhduar dhe ka vdekur mesuesi im. E ti me shume a mund te beje?” do t’i pergjigjej P. Pjeter Meshkalla hetuesit qe e kishte torturuar dhe habitej me qetesine tij. E pra, pikerisht keta, do te ishin “tradhetaret e atedheut e armiqt me te rezikshem te shqiptareve” ne diktaturen e saponisur komuniste. Keta do te ishin “agjentet e te gjitha agjenturave te huaja“, keta “bashkepunetoret e ndihmesit, keta varrmihesit e Shqiperise”; keta “shfrytezuesit e grabitesit“ e pasurise se popullit”, keta “jezuitet”, “ciniket”, “veladon-zezet”, “korbat kobndjedhese“ te fateve te “Shqiperise se lumtur e te begate komuniste”. Dhe, duke i akuzuar keshtu, pikerisht keta ishin ata qe me shembullin, vepren dhe jeten, vdekjen e tyre, u mesonin shqiptareve idealet per te cilat ja vlen te flijohet jeta, per “Fe e Atdhe“; ja vlente te falej gjithcka, te durohej gjithcka, te pesohej gjithcka: “Durojeni e faleni njeri tjetrin; I falim edhe kriminelet qe na kane munduar…edhe ata qe do te shtien mbi trupat tone…edhe ata…edhe ata…deri ne fund…” per te miren e Shqiperise e te shqiptareve, sic i ka dashur e i ka falur edhe vete mesuesi i tyre, qe ne frymemarrjen e fundit ne kryq do te thoshte “Fali o Zot se nuk dijne cfare bejne”. Ja pra, kete radhe kemi te bejme pikerisht me kete skenarin me te rrezikshem e me demsjelles; ate te “Armëve ne Kishe”.
Le t’i referohemi per pak librit “Dosja e Diktatures“. Vereni se si zhvillohej propaganda e radiove dhe e shtypit te atyre diteve: “Armët e shumta dhe të llojeve të ndryshme që u gjetën të fshehura në seminar, kuvend e institucione tjera, pohon provinciali françeskan Mati Prendushi, ne i ruanim me shumë kujdes. Depot me armë, një pjesë të pushkëve, të mitrolozëve, të bombave dhe murtajave dhe municionin përkatës ne i patëm marrë nga ushtria italiane…”. “Altari i zemrës së Krishtit në ish Kishen françeskane Shkodër, ku sipër dhe në fund të tij janë fshehur armë lufte (fishekë, mitraloza e bomba) për t’u përdorur kundër pushtetit popullor…”. “Në altarin e shën Ndout në kishen françeskane u gjetën armë brezi. Disa ditë më vonë edhe në Kishen e Madhe në Shkodër u gjetën armë lufte të markës gjermane dhe arka me municion…”. “Me 16 dhjetor 1946 seksioni i sigurimit të shtetit zbuloi në Abacinë e Mirditës brenda në Kishe e në Qelë armë e materiale të tjera komprometuese…”. “Vendi ku më 1946 u zbuluan me shumicë armë lufte, pushkë, bomba, mitraloza të fshehura nga klerikët në Arqipeshkvinë e Shkodrës…”. “Prifti Donat Kurti, mbasi ka prishur murin e dhomës së tij, tregon vendin ku gjendej depoja e armëve të fshehura që kleri katolik kishte marrë nga gjermanët” (Rakip Beqja, libri “Roli reaksionar i klerik katolik, material nga gazetat e kohës, etj.)
Mbas gjithe kesaj propagande ja tashti prologu i saj: S'kishin kaluar as edhe dy vjet nga nëntori i tretë, nga “çlirimi” i tretë, e nga shpresa e tretë, kur mjerisht Shqipëria fillonte sërisht robërinë. Sapo fillonte diktatura e formohej arqipelagu i burgjeve dhe i kampeve komuniste, sapo fillonte të formohej Sigurimi që fshehtas dhe haptas do të endte krimet. Po lëshoheshin anatemat mbi bijtë e Shqipërisë, e një ndër të parat po binte mbi një Urdhër fetar. Ishte Urdhëri i Shën Françeskut, shenjtit të paqes që u pagëzua në Assisi më 1182, e që gjatë gjithë jetës së tij përhapi vetëm besim e shpresë dhe hapi vetëm rrugët e paqes. Gjithë jetën i varfër dhe i përvuajtur, u varros me dëshirën e tij jashtë Assisit sepse desh të jetë për të gjithë dhe i të gjithëve. E me vdekjen e tij nisi udhën një ndër Urdhërat fetar më të fuqishëm. "O Zot, më bën vegël të paqes sate/Ku është mëria, të sjellë dashurinë,/ku është fyerja, të sjellë faljen,/ku është mashtrimi, të sjellë të vërtetën,/ku është dyshimi, të sjellë besimin,/ku është dëshpërimi, të sjellë shpresën,/ku është terri, të sjellë dritën,/ku është pikëllimi, të sjellë gëzimin". Kjo ishte lutja, kjo ishte diviza, ky ishte qëllimi dhe synimi i Urdhërit të atyre që u shpërndanë në të gjithë botën. Pra: gjithçka për të tjerët e asgjë për vete. Me këtë lutje të themeluesit të Urdhrit u vendosën françeskanët edhe në trevat shqiptare shtatë shekuj më parë. Me këtë divizë në mendje e në zemër jetuan e punuan ata për Fè e Atdhe, dhe aty ku ishte varfëria e mjerimi, aty ishin ata me ngushëllimin e ndihmën e tyre. Që nga fillimi e deri në ditët tona Ata vazhduan traditën e përpjekjeve për zgjimin e çlirimin kombëtar duke u gjetur gjithnjë në ballë e duke sjellur dritë e shpresë në netët e gjata e të errëta të pushtimit që fatkeqësisht Shqipërisë nuk ju ndanë kurrë.
E, për çudinë e dhimbshme, ata që u flijuan më shumë e dhanë më shumë, ata edhe u sulmuan deri në asgjësim si asnjë tjetër. Sa më shumë dhanë dije, kulturë e dritë, aq më tepër u quajtën prapambetje e errësirë. Sa më shumë dhanë matirë aq më tepër u quajtën tradhëtarë. Sa më shumë pajtuan gjaqe aqë më tepër u quajtën gjaksorë. Sa më shumë thanë e mbrojtën të vërtetën aq më tepër u quajtën mashtrues e gënjeshtarë. E kjo fatkeqësisht do të arrinte kulmin pikërisht në shekullin XX. Diktatura komuniste me tellallët e saj, politikanë e shkrimtarë, ideologë e gjykatës, prokurorë e artistë do t’i baltoste deri në përdhosje duke i identifikuar me tradhëtinë e reaksionin, me agjenturën e mashtrimin, me intrigën e imoralitetin e duke ia nënshtruar një olokausti që për përmasat e egërsisë do të mbetej unikal në gjithë historinë shqiptare, e pse jo ndoshta edhe në atë botërore. S'është prandaj për t'u çuditur në se brezat e rinj, në mungesë të informacionit të vërtetë, të hallakaten në imazhe të gabuara që padyshim historia do t'i korrigjojë e do t'i çojë në vendin e vet. Por deri atëherë, cilido që të shkruajë duhet të pasqyrojë diçka mbi atë të vërtetë, sepse duke vënë një gur mbi atë themel, do të vejë një gur mbi të ardhmen e kombit. Sot jemi ende në ujëra të turbullta e duhet ta pranojmë se historinë e kemi rrënuar ne vetë e s'ka pse t'ia vemë fajin të tjerëve. Është prandaj rasti të bëjmë pa asnjë ekuivok pyetjen:
A ka qenë antikombëtar e reaksionar kleri katolik shqiptar? Mundimet dhe vdekja ndër kombe e shtete krijojnë monumente të pavdekshme, pse më të tillë kundërshtì është e ndërtuar kjo botë. Lumturia në mjerim, madhështia në dhimbje, jeta në vdekje sjellin heronj që qëndrojnë si kryevepra të pavdekshme. Në vërtetim të kësaj, që në shekujt e parë, me kokën nën shpatë dhe gjakun deri në gjunjë prelatët e kishës punuan dhe studiuan duke pasuruar me dinjitet fenë, së cilës ata i shërbyen. Edhe kur nga Veriu nuk i qëndronte dot njeri sulmit të barbarëve, kur Hunët e Vizigotët kishin futur botën nën thonjtë e injorancës, Kisha ikte ndër shkretëtira, fshihej në thellësitë e pyjeve dhe aty në vetmì, ndër ato kasolle të murgarëve të veshur keq, të ushqyer keq, pa i detyruar askush ajo studionte e mbarte thesare te përparimit botëror. Hiqi botës së qytetëruar kontributin që dha Krishtërimi në ide, ligje e zakone, në dituri e art, në familje e shoqëri, moral dhe material e do të shohësh se kultura moderne varfërohet shumë. Po në Shqipëri? Le t'i referohemi "ad fontes" historisë dhe fakteve për të evidentuar diçka mbi këtë të vërtetë aq të nëpërkëmbur nga historia e përmbystë komuniste. Do të shohim nga faktet se që në vitin 53, para se të shkonte për të përhapur krishtërimin në Romë, Shën Pali do të ndalej në Durrës. Pra Shqipëria do të ishte e krishterë para shteteve të tjera të Europës e për ta dëshmuar atë do të fillonin që në shekullin e parë salvimet e vrasjet, dëshmorët e martirët e fesë. "Shpesh mbyllem në bibliotekën time, shkruan Ali Podrimja, aty në një kënd të errët kujtoj një kishë atje në Majnë dhe qiriun që kisha ndezur pas një udhtimi të gjatë që kisha bërë për t'u takuar me Shën Albanin nga Iliria, i cili që në shekullin III,viti 286, në hapësirën Gjermane kishte përhapur kristianizmin e kisha gjermane e kishte shpallur shejt... ... Ndërsa gjatë një vere të nxehtë në njërën nga bibliotekat e shumta të Vatikanit, shfletoja me kujdes Biblën, përkthimin e së cilës e kishte bërë Shën Jeronimi, Ilir nga Dalmatet, që në shekullin IV. Dhe kur dilja nga biblioteka, korridoreve të pafund,më bëhej sikur dëgjoja zërin e Papës shqiptar, Klementi XI dhe nuk di a mund të harrojë Europa edhe nënën Terezë nga kohët moderne”. Me këto shembuj që nxjerrin në pah Ilirinë e dikurshme e Shqipërinë e sotme zoti Podrimja don të sjellë një mesazh: Është shumë krishtërimi për Shqipërinë, e me një krenari të ligjshme e ballafaqon atë me cilindo popull të Ballkanit. “In Hoc Signo Vinces”, pra, me këtë shenjë do të fitosh, është shenja e mistereshme që Kostandini i madh do të shihte gjatë betejës tek Ura e Milvit pranë Romës, viti 312, që e bëri të fitojë e të reformojë më pas Perandorinë, të luftojë skizmat e përçarjet e të bashkojë provincat... Ndoshta, edhe që këtu mund të fillojë krenaria shqiptare përderisa edhe ky symbol qënka shqiptar. (A.Plasari - Vija e Teodosit rishfaqet. 1992 f.58). Evropa duhet të kujtojë me respekt aleancën katolike me Skënderbeun që ju bë ledh Perandorisë së tmerrëshme të kohës së sulltanëve që ishin zotuar të ngulnin gjysmëhënën mbi Shën Sofinë e Stambollit e të tagjisnin kuajt në Oborrin e Shën Pjetrit në Romë.
Pra, le të ecim më tej mbi faktet e historisë, e do të gjendemi kështu nën sundimin turk. Mesazhi vazhdon: Edhe në atë kohë, kur prej qindra vitesh nuk mund të shkruhej asnjë fjalë shqip prej tjetërkujt, nga klerikët katolikë, ipeshkvinjë, priftërinjë apo fretër po, megjithëse raprezaljet e kërcënimet, përndjekjet e salvimet nuk ju ndanë asnjëherë kishës nën dhè e mbi dhè. Ndeshemi pikësëpari me fjalinë e parë shqipe: Formula e pagëzimit,1462, nga Ipeshkëvi Pal Ëngjëlli dhe me librin e parë shqip të vitit 1555 ku autori haptas do të shprehej: "Unë Gjon Buzuku, tue mos gjetë nga shkrimet shenjtë kurrgja në gjuhën teme, i shtymë nga dëshira për atdhè temin u mundova... e veprën teme e mbarova me 5 kallnuer 1555". Pra Buzuku, një prift katolik nuk ka aspak frikë të deklarojë se është i shtyrë nga dëshira për Atdhè. Le të ecim një hap më tej e do të ndalemi tek matjani Pjetër Budi, Ipeshkëv i Zadrimës (1566-1623), i cili gjithashtu nuk trembet kur shkruan në Doktrinën e Krishterë se: "Zoti nuk i ndigjon uratët e atyne që luten në gjuhë të huaj për pa kuptue vështrimin e fjalës që thotë". E në shtojcën e këtij libri do të gjejmë edhe poezitë e një tjetri frat shqiptar, Pal Hasit nga Kosova. Pra nga Mati tek Kosova, të dy krahinat aso kohe të krishtera, të dy për gjuhën e atdheun e shqipes nuk marrin parasysh kërcënim as rrezik. Takohemi me autorin e fjalorit të parë latinisht-shqip, Frang Bardhin,1635, Ipeshkëv i Zadrimës, që në parathënien e tij, sjell arsyen thjeshtë patriotike, për të cilën e shkroi atë vepër: "... me ndihmuom gluhen tane që po bdardhet e po bastardohet sa më parë të ve". Diçka më tej na pret një tjetër kosovar i përmendur, është Pjetër Bogdani, për 21 vjet Ipeshkëv i Shkodrës dhe i Shkupit, që do të quhet themeluesi i prozës letrare shqipe, e që parathënien e tij e shkruan shqip. E nuk duhet harruar as arqipeshkvi tjetër i Shkupit, Gjon Gazulli (1702-1753), gjithashtu nga Gjakova, përherë shqiptare, doktor në filozofi e teologji, që boton në Romë në vitin 1743 librin e tij shqip në dialektin e Gjakovës. Për të përfunduar tek Gjon Françesk Albani ose Papa Klementi XI që do të themelonte edhe kolegj për shqiptarët, duke pranuar jo pa krenari që i përket racës shqiptare. E po të duan, le të kërkojnë e do të shohin se tek shkolla e parë shqipe, fillore apo e mesme, revista e parë, teatri i parë, stacioni i parë meteorologjik etj. etj. do të gjejnë klerikët, djersën e talentin e tyre, disa prej të cilave patëm rastin t’i përmendim në hyrjen e këtij libri. Do të shohim se që në vitin 1493 përmendet Shtypshkronja e Obotit me librat e shtypura aty, ndërsa në vitin 1563 ajo e Shkodrës. (Narodna Enciklopedia - Zagreb 11929; vr. "Hylli i Dritës", 1930, f.383). Do të shohim se, vetëm gjatë pushtimit osman, domethënë deri në vitin 1911, janë hapur 47 shkolla shqipe, nga të cilat 10 për vajza (P.Donat Kurti, Albanian Catholic Bulletin 1993, vol. XIV, f.202), dhe do të njihet me shkollën e Pllanes, të Blinishtit apo të Shkodrës që në vitet 1638-1698. Do të shohim se, që më 20 prill 1711, nxitur prej Papës shqiptar Klementi XI), eshtë hapur Katedra e Gjuhës Shqipe (në Kuvendin e Shën Pjetrit - Montorio, Romë). E do të gjejmë gjithashtu që më 1881 botimin e P.Leonardo de Martinos "L'Arpa di un italo-albanese", ku i shkruante mikut të tij, një dijetari të përmendur ndër të tjera, vargjet: "In man la spada d'atro sangue tinta/L'ombra di Skanderbeg sdegnosa rugge/Ah, ingrata Europa... é tua la colpa e il torto".
Me gjak mizor përlyer shpat'n e zymtë në dorë/Fantazm' e Skënderbeut e përbuzshëm vrumbullin/Ah! Ti Europë bukëshkalë, faj e mënxyrë ke bashkë" (Përkthyer: Rudolf Marku). Do të gjejmë: - Bandën e parë muzikore të At Tom Markozzit (1882) dhe orkestrën e korin e përkryer të P.Martin Gjokës (1917). - Shfaqjen e dramës së parë në gjuhën shqipe nga P.Leonardo de Martino (1880). - Shoqërinë "Bashkimi"nga imzot Prenk Doçi, më 1899, "Agimi" nga D.Ndre Mjeda - 1901, "Klubi Gjuha Shqipe" - 1911, Shoqëria "Rozafa" - 1918, "Bogdani" - 1919, "L.E.K.A" - 1929 etj. - Muzeumet dhe Pinakotekat e Jezuitëve e të Françeskanëve dhe vlerat e mëdha arkeologjike të A.Shtjefën Gjeçovit. - Kinematografinë e parë në Kolegjin Françeskan - 1912 dhe më vonë në shtëpinë e piktorit e arqitektit Kol Idromeno, natyrisht film pa zë.
Por le të kalojmë tek një tjetër periudhë e rëndësishme e përsëri e rrezikshme; është periudha e Lidhjes së Prizrenit. Do të na dalë menjëherë para një figure e njohur në fushën patriotike; është Prenk Doçi, kreshniku i Mirditës, që së bashku me Prenk Bib Dodën, do të organizonte kryengritjen kundra Turqisë, ose Lëvizjen e Mirditës, më 1877, për të cilën do të arrestohej e do të internohej. Por natyrisht kishte pasur fat që arrestohej nga turqit se po të kishin qenë që atëherë komunistët shqiptarë, do të merrte tjetër ndëshkim, e nuk do të mund të themelonte e të drejtonte më vonë “Shoqërinë Bashkimi“ për të na lënë trashëgim alfabetin e gjuhës shqipe, me të cilin jemi ende sot. Le të ecim më tej; Do të gjendemi në periudhën ndërmjet Lidhjes së Prizrenit e Kuvendit të Manastirit e s'ka se si të mos përshëndetemi me dy kolosët, poetët e mëdhej, poezitë e të cilëve i rreshtuan në Olimpin e pavdekshëm shqiptar, pra më Fishtën e Mjedën. Është koha kur në nëntor të 1908 në Kongresin e Manastirit do të fitonte kultura perëndimore dhe "gjuha shqipe vojt kah Perëndimi" do të thoshte gjithë gëzim kryetari i Komisionit të alfabetit në atë Kongres - At Gjergj Fishta. Gëzohej pse me veprën e tij kishte realizuar aspiratën mbarëshqiptare dhe ëndrrën e Naimit të madh: "Diell që lind andej nga perëndon". E do të kuptojmë edhe se, më vonë, dy figurat kombëtare aq të zgjedhura të Marash Ucit e Oso Kukës nuk janë të rastit. Programi i klerit dhe i gjithë kristianizmit ishte: "Bashkë me vëllezërit muslimanë për një Shqipëri të lirë". Kjo ishte në zemrën, pra, edhe në veprën e tyre. E shembuj e fakte në këtë drejtim ka mjaft. Duke kapërcyer pragun e 1912 nuk duhet të çuditemi nëse Bajram Curri gjatë kryengritjeve të mëdha antiosmane do të akuzohej nga një farë Sulejman Kulsit - tetovas, si agjent i paguar i katolikëve, se vërtet mësimet atdhetare i merrte nga goja e Dom Tom Berishës dhe ishte një nga mbrojtësit më të sigurt të katolikëve të Kosovës. E jo rastësisht në qeverinë e parë shqiptare të Vlorës, 1912, nga vetë Ismail Qemali do të zgjidhej si nënkryetar Monsinjor Nikoll Kaçori. Pra një prelat katolik i zgjedhur me dëshirë të plotë si krah i djathtë nga Ismail Begu. E pas shtatë vitesh, përfaqësues të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, 1919, do të ishin Imzot Luigj Bumçi, Pater Gjergj Fishta e Luigj Gurakuqi. Është me vend të përmendet këtu përgjigja madhështore historike që imzot Bumçi do t'i jepte atyre që mendonin se, duke qenë në pakicë, katolikët s'kishin ç'të bënin në Shqipëri, ndaj do të ishte më mirë të iknin e ta linin atë. E përgjigja? "Unë po ju dëshmoj si Ipeshkëv katolik se e mbaj vedin vëlla me muhamedanët shqiptarë e shka ju duhet ju kur unë në këtë gjendje due me jetue me ta?".
A duhet koment për këtë postulat me domethënie kaq të madhe hisorike? Ndërsa kur do të pyetej Gurakuqi nëse besonte se mund të bashkoheshin toskë e gegë e muhamedanë e kristianë, menjëherë do të përgjigjej: "Po mos ta kishim këtë bindje do të niseshim me vaporrin ma të parë për mos me u kthye ma kurrë në këtë vend”. Pra s'duhet të harrojmë se as 15 shekujt e krishtërimit dhe as 5 shekujt e myslimanizmit nuk mundën të këpusin tek shqiptarët fijet që e lidhin atë me familjen e madhe indo-europiane. Por, le të kalojmë edhe dy vjet më tej e të futemi në Parlamentin e parë shqiptar. Pas zgjedhjeve të para të 6 qershorit 1921 si deputetë të Prefekturës së Shkodrës do të gjejmë sërish dy korifejtë, Mjedën e Fishtën, madje këtë të dytin si zëvendëskryetar të atij Parlamenti të nderuar e të zgjedhur. E, besoj se me këtë rast s'është pa kuptim të kujtojmë atë që sekretari i ambasadës hungareze në Romë do t'i thoshte një vit më vonë Pater Pal Dodës: "Ju keni disa deputetë në Parlament që do të lenin nderë është në Odën e Komuneve të Londrës"; mos të harrojmë se veç dy të mësipërmve ishin edhe Luigj Gurakuqi, Riza Dani, Hilë Mosi, Fan Noli e sa e sa burra të tjerë që peshonin njëri më rëndë se tjetri. "Katoliçizma - thoshte Imzot Noli, nga njëra anë i jepte Shqipërisë bashkimin që i mungonte si shtet, dhe nga ana tjetër, e lidhte me botën e krishterë europiane" (F.Noli - Tiranë 1989, Vepra 4, fq.490). Vijmë kështu në vitet 1932-1933 në mbylljen e shkollave dhe instituteve katolike vetëm sa për të kujtuar që ndër kolegjët që po mbylleshin ishin shkolluar shkrimtarë dhe atdhetarë të tillë të shquar si Konica e Koliqi, Prendushi e Gurakuqi, Nikaj e Bumçi, Mjeda e Camaj që do të mbeteshin vlera e ndera e Shqipërisë për të gjitha kohërat. Nga sa parashtruam gjer këtu a mund të quhet antikombëtar e reaksionar Kleri Katolik Shqiptar?! A po ndoshta është Kleri më heroik, në rrugën e historisë 2000 vjeçare, pse mbas 500 vjetësh robërie turke, prej vitit 1912 deri në vitin 1944 janë vetëm 30 vjet e në kaq pak kohë e mundësi, Ai, nxori aq heronjë sa asnjë kler tjetër në botë.
E tani duke u futur në periudhën e zezë të pasçlirimit le të shohim: Pse ishte kaq e tërbuar furia komuniste kundër klerit katolik? Vërtetë mëria kundër klerit e të krishterëve ishte shumë e madhe e me përjashtim të atyre që nuk duan t'a dinë, të gjithë e kanë të qartë se rrënjët historike të kësaj urrejtjeje nuk u gjetën kurrë në dasitë fetare brenda Shqipërisë, por diku më larg, jashtë saj. Ishin miqësitë e reja, interesat dhe synimet e "miqve" ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar ata që kërkonin në mënyrë të veçantë për të pastruar elitën patriotike shqiptare. Ishte diktatura komuniste që kërkonte të vendosej dhe që tek klerikët katolikë shikonte armiqtë e saj. Ishte doktrina ateiste e komunizmit që e kërkonte "sine qua non" diçka të tillë. E kjo kishte natyrisht shkaqet e veta historike. Që në Luftën e Parë Botërore, madje edhe para Kongresit të Berlinit, nacionalistët shqiptarë ishin në luftë për ruajtjen e tërësisë së trojeve amtare. Me fitoren e aleatëve ballkanikë, Serbi, Greqi, Bullgari e Mali i Zi kundër Turqisë, 1912-1913, u paracaktua fati i keq i Shqipërisë: Ajo do të copëtohej ndërmjet fqinjëve çka do t'i hapte rrugën për në Adriatik serbëve e mikes së madhe të tyre, Rusisë. E nëse kjo nuk ndodhi, natyrisht, veç faktorëve të brendshëm ishte edhe ndihma e Austro-Hungarisë që, siç dihet, për të shpëtuar Shkodrën ishte gati të nisë luftën. Pra edhe pse ashtu e gjymtuar dhe e sakatosur Shqipëria, Shkodra u shpëtoi nga duart e natyrisht kjo jo rastësisht. Veç faktorëve të mirëfilltë politikë, si mbrojtëse e vjetër e katolikëve shqiptarë, që në paqen e Karlovicit, 1699, Austrohungaria nuk mund ta linte atë në duart e malazezëve. Nga ana tjetër, përmes këmbënguljes së Imzot Bumçit, kleri katolik kishte luajtur gjithnjë një rol të madh në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare e kishte penguar shtyrjen e tyre në bregdet. E duhet ta theksojmë më të madhe se pa asnjë dyshim, në një mendje e në një zemër me të, kudo e kurdo kanë qenë edhe të gjithë patriotët e vërtetë shqiptarë edhe të feve të tjera. Greqia e Roma, këta dy popuj të lashtë e të mëdhenj, në kulmin e fuqisë së tyre, në shkallën më të lartë të madhështisë e të organizimit ngjitur me aeropagun dhe senatin patën edhe tempullin e altarin dhe krahas me sunduesit nderuan edhe perënditë, duke u përmbledhur të gjithë thesaret dhe idealet e tyre në vetëm dy fjalë: pro aris et focis -për altar e vatër. “Fe e Atdhe“ përbënë pra kurdoherë një ideal të vetëm që jo vetëm janë të natyrshëm, por edhe pajtohen fare mirë. Që nga lashtësia e deri më sot nuk do të gjendet një popull pa perëndi, një shoqëri pa besim, një komb pa kult. Do të gjenden po, periudha lufte kundër fesë, por zhdukje të përhershme të besimit tek asnjë popull nuk do të gjendet kurrë. Prandaj gabon rëndë ai që shikon besimin si një cënim të atdhetarizmit pse atdhetarizëm do të thotë dashuri për njerëzit e feja mbjell pikërisht vëllazërimin në mes njerëzve. Ndoshta është vendi të kujtojmë këtu dëshmitarët që e provojnë më së miri gjithesa thamë më sipër: Zhan D'Arc në Francë, Hoffer në Austri, Vilhelm Tel në Zvicër etj. Kur një luftëtar veteran e paditën se po cënonte lirinë e madhështinë e atdheut, ai përnjëherësh zbuloi gjoksin, shpërvjeli këmishën dhe tha: Ja! Këto plagë që parzmi im ka marrë në luftë për të mbrojtur e shpëtuar atdheun, le të flasin për mua. E, natyrisht, askush më mirë se gjaku i derdhur nuk mund të flasë edhe për atdhetarizmin e fetarëve dhe besimtarëve shqiptarë. Në Deçiq e Kaçanik, trimat e Selanikut e të Kosovës luftuan për Shqipërinë dhe besuan në Perëndinë. Ded Gjo Luli e Isa Boletini, Themistokli Gërmenji e Shtjefën Gjeçovi qenë besimtarë dhe fetarë; Thimi Mitko e Papa Kristo Negovani, Sali e Gani Butka nuk qenë ateistë e megjithatë luftuan dhe dhanë kaq shumë për atdheun e tyre. Jo besimi, përkundrazi materializmi e dobëson dhe e ligështon njeriun. "Një komb duhet të jetë i virtytshëm po të dojë që të jetë i lirë", thoshte Xhorxh Washington. Ndaj edhe Skënderbeu qe quajtur "Pater Patrie"-babai i Atdheut, por edhe "Miles Christi" -ushtar i Krishtit. Por, le të vazhdojmë më tej e do të ndeshemi në përpjekjet e fundit,1919-1921, për të shtënë në dorë Shqipërinë e Veriut deri në Drin e Mat. Një pjesë ishte marrë që më 1880 e tashti përsëri këndohej kënga tashmë e njohur: "Ot Bregmata do Kotora eta zemla Cërnagora - nga Bregu i Matës deri në Kotor është tokë e Malit të Zi" e që përfundoi pa sukses e në dështim të plotë. Por ja së fundi erdhi dita. Viti 1944 po e bënte Shqipërinë kafshatë të Beogradit. O tash o kurrë mund të laheshin haqet e vjetra. O tash o kurrë mund të gjente shfrim urrejtja e grumbulluar prej kohësh. Kalaja e fortë e patriotizmit katolik ishte tashmë në dorën e tyre e do të dinin, siç dinë ata t’a shkallmonin kulm e temel. Do të vepronin pra në atë mënyrë që mos të formohej kurrë një elitë tjetër patriotësh si ajo që ishte formuar prej shekujsh dhe i kishte sfiduar gjithnjë. E një koinçidencë e dhimbshme: "Mjer krishtërimi se i humbi spata dhe mburoja" kishte thirrur gjithë gëzim Sulltan Mehmeti kur dëgjoi vdekjen e Skënderbeut më 1468 e, "mjer krishtërimi..." do të thërrisnin gjithë gëzim shovinistët serbë pas afro 500 vjetësh, më 1944.
Ja sepse gjatë një periudhe 5 vjeçare, 1944-1949, ngjau ajo që nuk kishte ngjarë asnjëherë tjetër. Filloi ajo tragjedi e masakër që siç do të shprehej zoti Sami Repishti: "Për katolikët shqiptarë nuk merr kuptimin e vërtetë e të plotë nëse nuk pohohet publikisht nga të gjithë e me bindje se nga 94 famullitarë të rregullt e 93 ndihmës -gjatë viteve 1944-49 u vranë, u torturuan e u burgosën 7 ipeshkvinjë, 4 monsinjorë, 56 famullitarë, 30 etër françeskanë, 13 etër jezuitë, 10 seminaristë etj". Pra, vazhdon zoti Repishti, "tortura nuk ka kuptimin e plotë në qoftë se nuk kujtohen fjalët që tha në burg Pandi Kristo: "Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sepse kanë qenë katolikë. Ata po, kanë të drejtë të ankohen". E pra nuk bëhej fjalë për Lleshra e Prengëra dosido, por për burra mentarë e patriotë si Llesh Marashi e Preng Cali, që kishin bërë aq shumë për fatin e vendit të tyre, për Shqipërinë. Thame ne fillim se kjo Drame sa e rende dhe shkaterruese pati dy akte, sepse nuk kauan as edhe dy vite dhe u burgosen edhe ata qe kishin ndihmuar ne organizimin e venjen ne jete te ketij skenari. E verteta nuk vonon te dale ne drite: Më 28 korrik 1948 arrestohet aspirant në seksionin e Sigurimit Shkodër, Pjerin Kçira me katër të tjerë të krishterë 20-24 vjeçarë. Akuzohen si antarë të një organizate të fshehtë që ka marrë vendime per atentate kundër funksjonarëve të Partisë e Pushtetit ( organizate e formuar gjoja dhjetë ditë më parë). Me dt. 28.5.1949 gjykata hap procesin ndaj tyre dhe me 10 qershor, dënon kryetarin Pjerin Kçira e Nush Simoni me 20 vjet burg. Për të pastruar ndergjegjen apo nga inati i atij dënimi Pjerin Kçira replikon me Kryetarin e gjykatës ku ndër të tjera i thotë: “Mos mendon se ban me mua atë që kemi ba me klerikët katolikë duke ja futur armët në Kishë, e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyre. Për të mbuluar poshtërsitë tuaja dhe të E. Hoxhës ju doni të dënoni njerëz të pafajshëm”. Kryetari i gjykatës i shokuar mbyll menjëherë seancën gjyqësore. Të nesërmen, 11.6.1949 gjykata e dënon me vdekje! Jane te shumte deshmitarët qe flasin e tregojne per kete ngjarje te shemtuar. Po rendisim te parin, Fra Ndue Vila, portjeri i kishës që, nga që nuk pranoi të dorëzojë çelësat e të hapë portën për të futur armët e reja e pa pluhur, pushkët e gjata e mauzeret e lustrosura, rreth orës 4.30 të mengjezit të asaj dite e masakruan si mos më keq. Fra Ndue Vila ishte i biri i Prendit dhe Davës Dedëgjoka, lindur në Orosh - abacia e Mirditës, më 24 Qershor 1879. Ka sherbyer në kishen françeskane. E arrestojne se nuk pranon të dorëzojë çelësat e Kishës për të futur armët. Mbas sa muajsh tortura, ben disa vite burg e sa del, dermuar nga torturat vdes me 4 maj 1956 në Kuvendin franceskan - Arra e Madhe. Thonte gjithnjë edhe me vone: “Armët në Kishë i kanë futë vetë, se më kanë kërkue çelësat mu...”
Le ta percjellim ate me ne hollesi nga deshmitari që mbet gjalle prej diktaturës, P. Zef Pllumi.
Deshmi: I mbeshtetur ne shpalljen qeveritare per dorezimin e armeve, gardjani i Kuvendit Ate Çiprian Nika lajmoi se kishte ne Muzeumin e françeskanëve 3 cope arme dhe ne Kuvendin Franceskan nji arme gjuetie me tri gryka, qe dikur e kishte pase ne perdorim ne Kep te Rodonit Fr. Zef Hajmeli, i fundit frat atje deri ne vitin 1929. Po ne ate kohe ishte tue u vue ne veprim e quajtuna Reforme Agrare dhe keshtu tokat e Kishes Franceskane ne Lezhe ishin shtetezue, ashtu edhe ata te Kuvendit te Troshanit. Ate Çipriani u nis per Tirane me kerkue kthimin e ketyne pronave, mbasi franceskanet nuk kishin mundesi jetese pa to. Posa u kthye prej Tirane, n’oborr te Kuvendit rrijshin tue e prite oficerat e arrestimit: i vune prangat ne duer e menjihere i kerkuen armet per te cilat ai kishte lajmue. ...Me dt. 14 Nandor 1946 Kuvendi Franceskan i Gjuhadolit u gjet i rrethuem qe ne oret ma te parat. Kur Ate Ferdinand Pali e fra Ndou deshten me hape dyert, gjeten rojet partizane, te cilat nuk i lane me dale, as me i hape dyert. Para ores 8 erdhi Dul Rrjodhi me nji skuader ushtarakesh. Na urdhenuen me u mbledhe te gjithe ne mense. Ata filluen me kontrollue Kuvendin. Na urdhenuen mos me dale prej mense pa leje as per nevoja personale. Ne dere te mencës vune nje roje dhe nji tjeter ne korridor. ...Gjyqi u ba ne Redaksine e “Hyllit te Drites”. Me dt. 13 janar me prune akt-akuzen. Kjo ishte e formulueme e njajtja per 10 persona. Akt-akuza perbahej prej 14 pikash, te cilat pak a shume kishin kete permbajtje: -Te gjithe keta jane klerike te Kishes katolike qender e obskurantizmit botnor gjate gjithe historise. -Se i kane sherbye skllavopronareve e gjithe monarkeve te shekujve. -Se kane shkaktue shume lufta fetare, kryqezatat anti-islamike, por kane pergatite edhe naten e Shen Bartolomeut ne France. -Se kane pengue shkencen dhe kane persekutue shkencetaret tue i djege se gjalli si Galile Galilein e Xhordano Brunon. -Se kane bashkepunue aktivisht me te gjitha perandorite per shtypjen e popujve. -Se kane bashkepunue me perandorine turke ne dam te popullit shqiptar. -Se kane bashkepunue me perandorine Austro-Hungareze dhe kane pergatite ardhjen e saj. -Se kane pergatitete ardhjen e fashizmit. -Se kane bashkepunue me mbretin Zog per shtypjen e popullit shqiptar. -Se kane pergatite okupacionin italian te 7 prillit 1939. -Se kane luftue Levizjen Nac. Çl. -Se kan dashte me permbyse Pushtetin Popullor etj. ...Gjate kohes qe po shqiptoheshin fjalet e mbrame, ne dhomen e gjyqit hini nji oficer, ai pruni nji zarf te mbyllun, i a dha kryetarit te Gjykates. Kryetari e hapi dhe e lexoi vete, ua dha edhe shokeve te vet, ndersa na po flitshim. Mandej duelen jashte te gjithe. Ne oren 14 jepej vendimi: Ashtu u ba. Na pritem aty si me thane nja 20 minuta te ruejtun nga ushtaraket qe mos te flitshim kurrnji fjale. Kur hyni trupi gjykues, bashke me ate majorin qe pruni letren, ata ne kambe edhe na u çuem ne kambe te gjithe perveç Dom Anton Muzajt.
U lexue prej Kryetarit vendimi i formuluem gjate e stergjate, me provat bindese, qe zakonisht bien te gjithe xhelatet ne bote: 1- Imzot Frano Gjini - me vdekje pushkatim; 2- Ate Mati Prendushi - me vdekje pushkatim; 3- Imz. Nikoll Deda - me vdekje pushkatim; 4- Dom Tom Laca - me burgim te perjetshem; 5- Ate Dionat Kurti - me burgim te perjetshem; 6- Dom Ndoc Sahatcija - me 15 vjet burg; 7- Ate Mhill Miraj - me 10 vjet burg; 8 - Dom Mark Hasi - me 7 vjet burg; 9- Zef Haxhia - me 5 vjet burg; 10- Dom Nikoll Shelqeti - me 3 vjet burg; 11- Fr. Zef Pellumbi - me 3 vjet burg; 12- D. Anton Muzaj - me lirim me kusht.
Per pak sekonda nji heshtim i plote. Atehere Ate Mate Prendushi foli: -Zotni gjykates, mbasi na nuk do te shifemi ma ndermjet vedit ne ket jete me keta vellazen e shoke, a na lejoni te pershendetemi e t’ia marrim hallallin shoqishojt? -Vetem 5 minuta- tha kryetari i Gjyqit. Kam pershtypjen se keto pese minuta jane unike ne historine e njerzimit. As ne kohen e martirizimit te krishteneve, veshtire se u zhvilluen pamje si ato qe pashe une me syte e mij me 16 janar 1948. Atehere, nder sy te gjitheve, Ate Mate Prendushi iu drejtue te parit D. Ndoc Sahatçise: -Dom Ndoc, une jam tue te fale me gjithe zemer per te gjitha shpifjet qe ke ba kunder meje dhe te tjereve. Edhe do t’i lutem Zotit qe te kete meshire per ty e te fale Zoti ashtu si po te fali une! - dhe mandej shkoi e u perqafue me ate te parin. Na te gjithe u perqafuem me lot nder sy me shoqishojne me ata qe u denuen me vdekje - P. Zef Pllumi, I, 201
Kjo ishte situata kur u be “zbulimi“ i famshem i armeve ne Kishe. Ky ishte skenari makaber qe mbyllte kete vit te rende 1946. Ishin kaq te shumta viktimat, kaq te shumta goditjet, kaq te shumta informacionet e deshmite e trishta per te cilat do te flasim kur te pershkruajme ate te zeze qe ndodhi dy vjet me pas, ne vitin 1948, pas torturash, tmerresh, denimesh e pushkatimesh ne mase. Pra tashti, kesaj radhe po ndalemi tek ky fund-viti 1946 duke ju siguruar se jehona e ketyre arrestimeve te pafund te ketij viti, do te ndjehet me vone edhe ne te gjithe Shqiperine.
Vendosem t’i leme ashtu siç rrodhen ngjarjet…ne kohen e vet.
nga Pjetër Pepa

3 comments:

Anonymous said...

I am not certain the place you are getting your info, but good topic.

I needs to spend some time learning much more or figuring out more.
Thank you for wonderful information I was searching for this information for my mission.
Also see my web site - green coffee bean extract dr oz

Anonymous said...

I'm extremely impressed along with your writing skills as smartly as with the format on your blog. Is this a paid subject matter or did you modify it yourself? Anyway stay up the nice high quality writing, it is rare to peer a great blog like this one these days..
My page reborn dolls

Anonymous said...

Unless а corpoгation іf hе stіll
mаnages TV Writеrѕ Tоm Hays in Riversidе,
the Journаl of tradеr 247 medіcіne'. Me hace pensar en algo que Rodriguez nos dijo, y con eso basta.

Here is my webpage :: lovetrading.beep.com