Tuesday, December 25, 2012

Greqia përvetësoi 16 ishuj të Turqisë

Partia Demokratike opozitare e Turqisë akuzoi qeverinë për neglizhencë penale ndaj interesave kombëtare, si rezultat i të cilës Greqia përvetësoi 16 ishuj turq. Pesë nga ishujt e diskutueshëm ndodhen në Detin Mesdhe dhe 11 në Deti Egje. Në dy ishujt më të mëdhenj grekët po ndërtojnë vendbanime.
Pas Luftës së Parë Botërore Turqia ra dakord që ishujt e pushtuar nga aleatët përgjatë bregdetit turk të kalojnë
në posedim të Greqisë dhe Italisë. Në tekstin e Traktatit, megjithatë, nuk thuhet asgjë për 16 ishujt në fjalë dhe Turqia i konsideron ata të vetët.
Sipas versionit të Partisë Demokratike, qeveria aktuale e Turqisë mbylli sytë ndaj problemit të ishujve në vitin 2004, duke dëshiruar të fillonte sa më shpejt negociatat për anëtarësimin në BE.

No comments: