Tuesday, January 1, 2013

SHBA - Arrihet kompromisi për buxhetin

Pas rrëzimit të "fiscal cliff", SHBA mund të bjerë relativisht shumë më butë. Por, demokratët dhe republikanët ranë dakord në Senat që të bëjnë kompromis në konfliktin për buxhetin.
Kompromisi midis dy kampeve, që dominojnë politikën e SHBA-së, parashikon që shtresa e mesme amerikane të mos rëndohet më me rritje taksash. Kurse ekonomitë shtëpiake me të ardhura mbi 450 mijë dollarë si dhe personat e veçantë që fitojnë mbi 400 mijë dollarë do të
duhet të paguajnë më shumë. Presidenti amerikan Barack Obama nga demokratët donte fillimisht ta vendoste kufirin tek 250 mijë dollarë, kurse republikanët nuk donin të bëhej asnjë rritje taksash.
Të dy palët kanë rëndë dakord që t'i pezullojnë për dy muaj shkurtimet e përgjithshme buxhetore, prej të cilave preken si Pentagoni ashtu edhe autoritete të tjera, bëhet më tej e ditur. Në këtë mënyrë kërkohet të fitohet kohë për një program të menduar mirë për kursimet.

Afati gati u kalua
Marrëveshja në Senat u arrit natën duke filluar viti i ri (të martën në mëngjes herët, sipas orës lokale) me shumicë të qartë prej 89 kundrejt tetë votash - dy orë pas kalimit të afatit të vendosur për në mesnatë. Tani, Dhoma e Përfaqësuesve duhet të japë votën e saj. Presidenti i saj, republikani John Boehner tha se do të kujdeset që Dhoma e Parlamentit ta japë aprovimin menjëherë.
Nëse Dhoma e Përfaqësuesve do ta aprovojë të martën (01.01.2013) apo të mërkurën kompromisin, atëherë rrëzimi i "fiscal cliff", që parashikon rritje automatike taksash në nivelin e 563 miliardë dollarëve dhe shkurtime të shpenzimeve prej rreth 110 miliardë dollarësh, do të ndodhë pa pasoja.

No comments: