Saturday, January 5, 2013

Neonazistët në klubet e sportit

"Sporti është më i miri në shoqëri dhe në klube", thonë shumë ekipe. Sporti duhet të sjellë lojë dhe kënaqësi. Politika s'ka çfarë të kërkojë në sport, por ekstremistët e djathtë dhe neonazistët mendojnë ndryshe.
Futbolli dhe ekstremizmi
Ekstremistët nuk janë si më parë.

Winfriede Schreiber, shefe për mbrojtjen kushtetuese në landin në Lindje të Gjermanisë Brandenburg, ka kërkuar të mërkuren (2.1.2013) prej shoqatave dhe klubeve të sportit që të mos ta injorojnë këtë problem. „Sporti e ka pasur një kohë të gjatë shumë vështirë, sepse është trajtuar si jopolitik“, thotë Schreiber, e cila paralajmëron se neonazistët po influencojnë jetën e
klubeve të sportit“. Ata duan që të shfrytëzojnë një zonë gjoja jopolitike për futjen e tyre në këtë sferë. „Ata po përpiqen të afrojnë njerëz të rinj dhe të mos respektojnë vlerat demokratike“, pohon ajo.
Në pjesët lindore të Gjermanisë ka shumë projekte, që cilat angazhohen kundër bindjeve të djatha neonaziste. Këtu bëjnë pjesë edhe ekipet mobile të konsulencës (MBT), të cilat ekzistojnë në shumë qytete, ndër të tjera edhe në Kotbus. Prej pesë vitesh punon atje edhe pedagogja sociale Anett Müller. Ajo nga përvoja e saj e di se ekstremizmi i djathtë nuk mund të dalllohen shpejt: „Ata kanë tani një qasje më të ndryshme se në vitet 90-të. Nga dukja e jashtme nuk mund të njihen menjëherë“.
Winfriede SchreiberEkstremistët nuk janë si më parë.

Ekstremistët si idhuj

Edhe Schreiber tërheq vëmendjen, se e djatha ka ndryshuar shumë. Ata nuk janë më ata që kanë humbur prej ndryshimeve në Gjermani dhe nuk i përkasin shtresave të ulëta të shoqërisë. Përkundrazi: „shumë neonazistë janë sot të suksesshëm“. Ata i përkasin grupit të sipërmarrësve dhe janë sponsorues të ekipeve apo manifestimeve të ndryshme të sportit. Schreiber thotë se në veçanti shqetësuese janë lidhjet e ngushta të shumë neonazistëve me sipërmarrjet për sigurinë: „Këto lidhje janë të rrezikshme, sepse përhapin frikë“.Edhe sjelljet e estremistëve të djashtë kanë ndryshuar shumë: „Ata nuk shkojnë nëpër shoqata apo klube për të rekrutuar njerëz. Ata janë në radhët e sportistëve“, thotë Anett Müller.

Rrezikun nga ekstremizmi i fshehur e njeh edhe Winfriede Schreiber: „Shumë ekstremistë të djathtë janë ndër më të suksesshmit në ekipet e tyre të sportit, janë një lloj idhulli“. Si të tillë ata e kanë më lehtë t'i përhapin idetë e tyre neonaziste. Në raste të tilla, fëmijët dhe të rinjtë janë shumë më të gatshëm për t'i pranuar idetë raciste dhe antisemitiste të idhujve të tyre.

"Një njeri i sjellshëm që angazhohet“

Nga përvoja e saj Anett Müller e di se shumë shoqata dhe klube janë të befasuara kur dëgjojnë, që ndonjëri prej tyre është i përfshirë në skenën ekstremiste. Shumë shpesh udhëheqësit kanë gabuar në perceptimet e tyre dhe i kanë trajtuar neonazistët si „njerëz të sjellshëm të cilët angazhohen për të mirën e ekipit“. Udhëheqësit e klubeve tani vijnë shpesh dhe pyesin: „ A është ndonjë prej sportistëve të tyre nga skena e djathë dhe çfarë duhet bërë?“
Një recetë e gatshme zgjidhjeje nuk ekziston, thotë Anett Müller. Ajo shpjegon se drejtuesit e këtyre shoqatave dhe ekipeve fillimisht duhet ta përkufizojnë vet qëndrimin e tyre, se çfarë orientimi politik kanë. Vet ekipet duhet të kenë një qëndrim të caktuar ndaj zhvillimeve politike, mendon Müller.


Klubet duhet të përcaktojnë orientimin politik të tyre

Kur një shoqatë apo klub sporti është përcaktuar politikisht, më pas do ta ketë më lehtë t'i shpjegojë qëndrimet e veta. Nëse në aktin themelues ose në përcaktimet elementare të klubit thuhet se angazhohet për demokraci, kundër urrejtjes ndaj të huajve dhe ideve antisemitiste, këtë më pas mund ta kërkojë edhe nga anëtarët e klubit. Nëse një ekstremist i djathtë i shkel këto rregulla, shumë shpejt dhe shumë lehtë klubi mund ta largojë atë.
Kur është fjala për rreziqet nga e djathta, për ksenofobi, antisemitizëm dhe racizëm, më së shumti lajmet e këqija vijnë nga pjesët lindore të Gjermanisë. Anett Müller thotë se nuk është e vërtetë që të gjithë neonazistët kanë jetuar në Lindje dhe vetëm demokratët në Perëndim.

Kërkohet më shumë kurajo civile

Ajo është e bindur se kjo s'ka të bëjë as me bindjen se njerëzit në pjesët perëndimore janë mësuar me demokraci dhe janë më të gatshëm të kundërshtojnë për gjërat që nuk u pëlqejnë. Megjithatë është e vërtetë që në lindje këto dukuri nuk kanë ekzistuar dhe ka munguar kurajo civile. Winfriede Schreiber thotë se përgjegjësinë për infiltrimin e ekstremistëve të djathë në klube e mbajnë edhe drejtuesit e tyre. Ndërkohë gjithnjë e më shumë klube e kanë kuptuar se duhet të përcatohen për vlerat demokratike. Klubet e kanë mbështetjen edhe të ekipeve të konsulencës, Anett Müller shpreson se puna do të intensifikohet. „Shpresoj se për këto çështje do të flitet hapur në Brandenburg, por edhe në landet tjera", pohon ajo.

No comments: