Sunday, July 17, 2011

Eni Vasili largohet pas 6 vitesh nga televizioni “AS”


Gazetarja e njohur Eni Vasili është larguar nga puna si drejtoreshë Informacioni dhe moderatore e emisionit kryesisht politik « Studio e hapur », që transmetohej në televizionin « Albanian Screen », dikur Tv Alsat. Nuk dihen arsyet largimit të gazetares Vasili nga ky ekran, dhe nëse ka firmosur ndonjë kontratë të re televizive me ndonjë televizion tjetër, ndërkohë që ky është një moment vakum për vendime të tilla pasi televizionet mbyllin sezonet televizive për t’u rikthyer në vjeshtë. Eni Vasili mbante së fundi postin e drejtoreshës së lajmeve në këtë televizion, ndërsa prej vitesh drejtonte emisionin « Studio e hapur », që ka qenë emisioni më i rëndësishem politik në AS. Ky emision nisi transmetimin më 7 nëntor 2005, si një debat i përjavshëm televiziv, çdo të martë në orën 20:30. Tashmë le të presim sezonin e ri, për të parë nëse Eni do ta vazhdojë emisionin « Studio e hapur » në një tjetër ekran, apo nëse do mund ta shohim në një projekt krejt të ri.

No comments: