Pas Kosoves duhet edhe Shqiperia te ndjeke te njejtin shembull dhe ne kry te shtetit te vendose nje grua, qe ne kete rast duhet te jete kryeparlamentaria Jozefina Topalli. Ky eshte qendrimi i kryetarit te partise "Aleanca Demokristiane", ish ambasadorit te Shqiperise ne Vatikan, Zef Bushati gjate nje interviste per tv1 channel ne mjediset e Grand Hotel Europa, i pyetur per zgjedhjet presidenciale te 2012. Ai nuk mbeshtet zerat qe ne kete post te kandidoje ish lideri socialist Fatos Nano. Sa i perket situates politike ne vend pas rezultatit final te zgjedhjeve te 8 Majit, Bushati e sheh te rendesishem nderhyrjen ne kodin elektoral sipas rekomandimeve te BE dhe OSBE/ODHIR. Ndersa lidhur me zerat e hedhur per nje bashkim te mundshem te demokristianeve ne nje parti te vetme, ai e sheh te veshtire kete realizim momentalisht, per nje sere arsyesh. Rezultatin e forces politike qe perfaqeson, Aleances Demokristiane ne keto zgjedhje Bushati e vlereson pozitiv, lidhur me kohen e shkurter qe kishte per tu pergatitur.
No comments:
Post a Comment