Sunday, July 17, 2011
Drenusha: “Nuk ekziston kohë ideale për seks, çdo moment është i mirë”
Sinqeriteti e bën që të ndajë një pjesë të intimitetit të saj me fansat, një hapësirë ku Drenusha shpjegon aspektin e saj intim dhe atë sentimental gjithashtu. Këngëtarja kosovare flet më shumë për komentet nga bota mashkullore që e quajnë “copë e mirë”. “Më imponohen, cila femër do t’i kundërshtonte? Meshkujt shpesh më thonë se jam “copë e mirë”, shumica syresh, fatkeqësisht, presin vetëm seks të mirë dhe asgjë tjetër. Kur hetoj se është me mua vetëm për të më çuar në shtrat, i ngre velat dhe lundroj. Nuk më pengon nëse mashkulli më përjeton vetëm si “një copë e mirë”, mirëpo kurrë nuk do të krijoja lidhje me një njeri të tillë”, tregon këngëtarja duke bërë të ditur se nuk ka kohë ideale të mirë për seks por çdo moment është i volitshëm. “Edhe pse shumë njerëz thonë se plazhi nuk është edhe aq i rehatshëm për të bërë seks, për mua nuk ka vend më të mirë. Imagjinoni: shampanjë, darkë intime, deti dhe lindja e diellit të cilën do ta shikoni bashkë…Dhe shtrati i madh janë kombinim i shkëlqyeshëm.”- thotë ajo.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment