Në Gjermani vlen në përgjithësi parimi i origjinës: Ai që ka nënën gjermane dhe / ose babain gjerman, është automatikisht një gjerman. Nëse një nga prindërit ka një shtetësi tjetër, fëmija mund të ketë dy nënshtetësi dhe nuk duhet të heqë dorë prej asnjërës prej tyre.
Përveç kësaj, që nga viti 2000, vlen edhe parimi i vendit të lindjes: Kush është lindur në Gjermani, edhe në qoftë se të dy prindërit nuk janë gjermanë, është gjerman, nëse plotësohen disa kushte. Por në qoftë se ai ka marrë edhe shtetësinë e prindërve të huaj, ai duhet të vendosë për shtetësinë në moshën 18 vjeç. Ky është modeli i ashtuquajtur i opsionit.
Proces i vështirë natyralizimi
Për t'u bërë gjerman, duhet të marrësh nënshtetësinë. Kjo nuk është e thjeshtë: Pas një konsultimi vullnetar, por me vlerë - me autoritetin kompetent të zyrës së natyralizimit duhet të bërë një kërkesë. Për ata që nuk janë ende 16 vjeç, kërkesa duhet të bëhet nga prindërit. Me që ra fjala, procedura nuk është shumë e lirë: ajo kushton 255 €.
Bildunterschrift:
Përveç kësaj duhen plotësuar një numër i madh i kushtesh, më të rëndësishme janë: personi në fjalë duhet të heqë dorë nga shtetësia e tij e mëparshme. Dhe ai duhet të provojë se zotëron mjaftueshëm gjuhën gjermane. Ai duhet të dijë se si janë ligjet dhe rendi shoqëror në Gjermani. Këto njohuri testohen në një test natyralizimi i cili konsiderohet si i marrë në rast se u përgjigjesh saktësisht minimalisht 17 nga 33 pyetjet e testit rreth fesë, ligjit dhe çështjeve sociale.
Rregullat dhe Përjashtimet
Në rrethana të veçanta, një qytetari mund t'i jepet shtetësia gjermane, në rast se kështu mendojnë autoritetet dhe nëse ka një interes publik për natyralizimit. Për shembull për sportistët dhe atletët elitarë. Por edhe nga radhët e refugjatëve mund të bëhen përjashtime nga rregulli. Po ashtu mund të lehtësohet natyralizimi edhe për qytetarët e BE-së, bashkëshortët e gjermanëve apo të moshurave.
Bildunterschrift:
Por në të vërtetë katalogu i kërkesave është më i gjërë: ai që do të natyralizohet duhet të ketë një të drejtë të përhershme qëndrimi dhe të ketë jetuar për tetë vjet në Gjermani. Ai duhet ta paguajë vetë jetesën e tij në një masë të madhe. Në raste të veçanta vështirësish lejohet që të marrësh edhe ndihma sociale, për shembull, nëse dikush është i papunë, pas pushimit nga puna, kujdeset për fëmijë të vegjël ose është në shkollim e sipër. Ai nuk duhet të ketë kryer ndonjë vepër penale dhe duhet të pranojë rendin e lirë demokratik të kushtetutës.
Shtetësia e dyfishtë vetëm në raste të veçanta
Në rrethana të caktuara, pavarësisht nga modelet dhe opsionet e përmendura - është e mundur një shtetësi e dyfishtë. P.sh. qytetarët nga vendet e tjera të BE-së mund t'i mbajnë zakonisht të dyja edhe shtetësinë gjermane edhe aë të një shteti tjetër të BE. Për këtë kanë rënë dakord shtetet anëtare të BE-së.
Bildunterschrift:
Po ashtu edhe shtetasit e vendeve në të cilat thjesht heqja e nënshtetësisë nuk lejohet, të tilla si Irani apo Maroku, mund t'i mbajë të dy pasaportat. Më shumë se gjysma e rreth 101.000 vetëve që u natyralizuan në Gjermani në vitin 2010, i kanë mbajtur të dy pasaportata dhe shtetësinë e tyre të mëparshme, bëri të ditur Enti federal për statistikat.
Autor: Daphne Grathwohl / Pandeli Pani
Redaktoi: Esat Ahmeti
No comments:
Post a Comment