Argoneta është një tjetër emër që po shokon opinionin shqiptar dhe atë zviceran. Nuk është modele, e as këngëtare e aktore e famshme për të cilën të gjithëve do t’ju tërhiqte vëmendjen, por thjeshtë një shofere e trolebusëve në Zvicër që këto ditë po shokon të gjithë opinionin atje por dhe tek ne për guximin që ka marrë si femër që të zhvishet. Ajo nis një automjet (makinë) të gjatë 26 metra që ka vende për 220 pasagjerë. Është 29 vjeçe dhe ka kohë që bën xhirot me trolebus nëpër rrugët e Zyrihut. Më parë ajo ka përfunduar një trajnim si një fizoterapiste përveç trajnimit që ka përfunduar si një profesioniste e make-up, por nuk ka punuar shumë kohë në profesionet e saja. “Profesionet tipike mashkullore gjithmonë më kanë hipnotizuar ”, – ka theksuar në intervistën e saj dhënë të përditshmes zvicerane “Spic”, për të cilën edhe është zhveshur. Qëllimi i Argonetës është që në të ardhmen të bëhet pilote. “Dje kam pasur provimin dhe e kam bërë mirë” rrëfen ajo. Argoneta është nga Kosova por jeton e vetme në Zvicër, por bashkohet me prindërit dhe vëllezërit e motrat vetëm përmes fotografive, në mënyrë vituale. Pasi gazeta në fjalë ka fotografuar Argonetën, kolegët e saj të punës ishin shumë entuziastë. “Ne kurrë nuk e kemi parë atë kështu”, kanë theksuar ata ndërsa Argoneta pa spekticizëm dhe krenari tregon: “Me mua çdo gjë mund të ndodhë”.
No comments:
Post a Comment