Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti, e cila aktualisht është duke zhvilluar karrierën në Amerikë, u ka kërkuar falje të gjithë shqiptarëve, pas kritikave të shumta që mori kur gjatë një interviste në një stacion mode në SHBA refuzoi të thotë “faleminderit” në gjuhën shqipe.
Teksa iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarit për veshjen e saj, për këngët e reja që ka punuar me Timbaland, për këngën e saj që qarkullon në i-Tunes, Bleona ka treguar edhe përvojën e saj në Amerikë. Ajo ka treguar se është një emigrante, por kur intervistuesi i ka kërkuar që në fund të thotë “Thank you” në shqip, Bleona nuk ka pranuar.
Ajo nuk ka thënë faleminderit, por ka vazhduar të flasë anglisht, duke shtuar se tanimë është shtetase amerikane. Ky veprim shkaktoi indinjatë në mesin e shqiptarëve, të cilët drejtuan kritika dhe ofendime në adresë të këngëtares.
Pas kësaj, Bleona sikur u pendua dhe kërkoi falje. Ajo ka shkruar në profilin e saj në Twitter se fansat duhet ta mirëkuptojnë për veprimin e saj. Bleona është shprehur se ndihet krenare që është shqiptare dhe ka premtuar se do të dalë në skenë me flamur shqiptar, në rastin e parë që do ta ketë.
No comments:
Post a Comment