Wednesday, January 12, 2011

Studimi, mjekët grekë abuzuan me pacientët, emigrantë shqiptarë

Në 2001 në spitalet greke qarkullonin informacione që doktorët greke për të rritur orarin e punës dhe pagesës, diagnostikonin me apandesit në mënyre false emigrantë shqiptarë.


Ky informacion po diskutohej në universitetin e Janinës nga një doktoreshe e re e quajtur Athina Tatsioni, ndërsa u dëgjua nga një profesor i cili bashkë me doktoreshën vendosën të investigonin këtë gje dhe të shikonin më saktësisht nëse ishte e vërtetë. Ajo e pranoi këtë gjë dhe së bashku me ndihmën e profesorit dhe kolegëve të saj, ajo arriti të publikoi një studim zyrtar. Ky studim tregonte se apandesitët e hequr nga pacientë me emra shqiptarësh, kishin mundësi që të ishin tri herë më shumë të shëndetshëm në krahasim me ato të pacientëve me emra grek.


Studimi krahasonte 30 pacientë shqiptarë me 120 pacientë grek të operuar. Rezultatet dolën që pacientët shqiptarë ishin 3.4 herë më shumë me apandesit të shëndetshëm edhe pse ata ishin operuar. Studimi u krye nga profesor Joanidis dhe dr. Tatsioni.



Studimi i plote http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC35286/

No comments: