Wednesday, January 12, 2011
Prifti përgjon Metën. Meta: Montazh i shëmtuar i Ramës
Ka qene i menjehershem reagimi i Levizjes Socialiste per integrim ndaj nje bisede te publikuar ne emisionin "Fiks Fare". Keshtu, publikimi i djeshem i videos mes zevendeskryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti eshte cilesuar nga Levizja Socialiste per Integrim si nje montim i kryer nga kryetari i PS-se, Edi Rama. Ne nje deklarate per mediat, te shperndare mbremjen e djeshme, Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama hodhi poshte permbajtjen e materialit. Ne qendrimin e LSI-se theksohet se pas ketij materiali ku eshte perdorur ish-ministri Prifti, fshihet kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. "Eshte perdorur serish Dritan Prifti, kete radhe ne nje shfaqje te neveritshme, realizuar permes nje montazhi te peshtire, ku ne rolin e nje cimke te komanduar nga Edi Rama, perpelitet ne grahmat e fundit, i detyruar ta hedhe vallen sipas vijesjelljes se klaneve kriminale dhe korruptive, qe me largimin e tij nga qeveria humben instrumentin per realizimin e interesave te tyre kriminale", tha dje Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama. Nga ana tjeter, Luan Rama theksoi se tentativa te tilla jane metoda te perdorura nga krimi i organizuar. "Per Levizjen Socialiste per Integrim, shfaqje te tilla, pjelle e krimit te organizuar, nuk perbejne asnje shqetesim. Perkundrazi, lufta pa kompromis e deri ne qelizen e fundit, ndaj krimit te organizuar dhe veprimtarise mafioze e korruptive, mbetet nje konstante e pandryshueshme, nje prioritet gjithnje i pazevendesueshem, nga i cili nuk mund te na largojne makinacionet dhe montazhet e nje cimke te skaduar", tha Rama. Nga ana tjeter perfaqesuesi i LSI-se i bene thirrje montuesve te vidios qe, nese kane fakte dhe prova ti dorezojne ato ne prokurori. "Ne respekt te shtetit ligjor dhe te institucioneve te zbatimit te ligjit, LSI e fton cimken dhe ate qe e perdor e cilindo qe disponon fakte dhe prova, t'i drejtohen organit te Prokurorise qe te zbardhet e verteta dhe cilido qe rezulton i implikuar te vihet perpara drejtesise", tha dje Rama. Per te cilin eshte shume e rendesishme qe organet e drejtesise te zbardhin keto montime te neveritshme. Biseda e publikuar dje eshte zhvilluar ne zyren e ish-ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti, ne kohen kur ai ushtronte kete detyre, si perfaqesues i Levizjes Socialiste per Integrim. Ne pamjet filmike vihej re kujdesi me te cilin ish-ministri i Ekonomise kish zgjedhur vendin ku do te ulej kryetari i LSI-se dhe zevendeskryeministri, por dhe qendrimi i vete ministrit, qe te lejonte filmimin e kameras. Gje qe deshmon se videoja e prezantuar si nje investigim, rezulton te jete nje material filmik i dorezuar nga vet ish-ministri i Ekonomise, i cili pas largimit nga posti qe mbante ne qeveri nuk i ka kursyer akuzat per perfaqesuesit e mazhorances, por kryesisht per ish-kryetarin e tij Ilir Meta. Nderkohe qe Prifti ka paralajmeruar kohe me pare se shume shpejt do te zbardhet pasurite e Metes, por njeheresh ka deklaruar se nuk ka pranuar te zbatoje urdhrat e kryetarit te partise se tij, per te vene ne poste kyce njerez qe nuk kane lidhje me ate vend pune. Qamil Xhani Akuza "Eshte perdorur serish Dritan Prifti, kete radhe ne nje shfaqje te neveritshme, realizuar permes nje montazhi te peshtire, ku ne rolin e nje cimke te komanduar nga Edi Rama, perpelitet ne grahmat e fundit, i detyruar ta hedhe vallen sipas vijesjelljes se klaneve kriminale dhe korruptive, qe me largimin e tij nga qeveria humben instrumentin per realizimin e interesave te tyre kriminale", tha Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama. Reagimi "Per Levizjen Socialiste per Integrim, shfaqje te tilla, pjelle e krimit te organizuar, nuk perbejne asnje shqetesim. Perkundrazi, lufta pa kompromis e deri ne qelizen e fundit, ndaj krimit te organizuar dhe veprimtarise mafioze e korruptive, mbetet nje konstante e pandryshueshme, nje prioritet gjithnje i pazevendesueshem, nga i cili nuk mund te na largojne makinacionet dhe montazhet e nje cimke te skaduar", tha Rama. Dritan Prifti largohet nga LSI: Ilir Meta me kercenoi familjen Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Prifti teksa eshte larguar nga kjo parti, duke deklaruar vete se shkak per largimin jane bere mosmarreveshjet me kreun Ilir Meta. Pavaresisht largimit Prifti nuk ka bere te ditur nese do te qendroje si deputet i pavarur apo do te vazhdoje te qendroje si pjese e mazhorances se djathte te drejtuar nga kryeministri Berisha. LSI me 14 shtator 2010 beri publik shkarkimin e Dritan Priftit nga detyra e ministrit te Energjetikes, duke e lene keshtu pa nje post drejtues. Qe nga shkarkimi i tij, filluan edhe akuzat e ndersjellta mes tij e Metes, i cili aktualisht ushtron edhe detyren e ministrit te Energjetikes. Prifti ka bere publike arsyet e largimit te tij, dhe shprehet hapur se "familja e tij eshte kercenuar nga Ilir Meta" nepermjet mesazheve ne telefon. Ne nje deklarate te tijen me 24 shtator 2010 vete Meta ka hedhur akuza ndaj ish-ministrit Prifti, se kishte filluar te negocionte me kreun e PS, Edi Rama, ndersa per Meten propozonte postin e kryeministrit. Sipas Metes, pikerisht mos pranimi i kesaj oferte, nje "puc parlamentar", sic e quajti Meta, prishi marredheniet mes te dyve. Keto deklarata u shoqeruan me kunderakuza nga ana e Priftit, qe sot vendosi te beje publik largimin e tij. Largimi i Priftit, reagon LSI: Ishte nje pazarexhi i rendomte Pasi Dritan Prifti deklaroi largimin nga LSI, vjen edhe reagimi i saj. Nepermjet nje deklarate LSI shton, se ky i fundit e kishte parapercaktuar rrugen e tij te ikjes, pasi ishte i lidhur me veprimtari korruptive e kriminale. "Nuk ishte i papritur dhe as perben me lajm largimi i Dritan Priftit nga LSI. I gjendur nen presion dhe i kapur peng, ikja e tij e paralajmeruar eshte ne vazhden e veprimeve te percaktuara prej vijesjelljes se dhene nga ata qe e komandojne si pjese e veprimtarise korruptive dhe kriminale", thuhet ne njoftimin e LSI. Ne reagimin e saj Levizja Socialiste per Integrim, e etiketon Priftin si nje nje pazarexhi te rendomte, "Duke bredhur nga nje deputet ne tjetrin si nje pazarexhi i rendomte qe te mund te gjente edhe ndonje si vetja ne radhet e mazhorances, ai vendosi te ike", ndersa aludojne edhe per nje bashkim te mundshem te tijin me PS, kur deklarojne se " LSI dhe vecanerisht Kryetari i saj Ilir Meta, me luajalitet dhe keshilla prinderore i dhane Tan Priftit cdo shans dhe cdo mundesi te reflektonte e te kuptonte domosdoshmerine per t'u cliruar prej pengmarresve, por ai zgjodhi te ulej ne te njejtin preher me Tan Lepurin. Pune per te!"
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment