Tuesday, January 11, 2011
Fatmira Bajramaj nga Kosova që luan në Gjermani, futbollistja e tretë në botë
Mesfushorja e lindur në Kosovë listohet mes lojtareve më të mira të vitit 2010
Mes Lionel Mesit, Hoze Mourinjos dhe qindra personaliteteve të futbollit borëtor, të pranishëm në Zyrih të Zvicrës ishte edhe një kampione me gjak shqiptar, Fatmira Bajramaj.
E lindur në Istog të Kosovës, Bajramaj u klasifikua si futbollistja e tretë më e mirë e planetit, pas brazilianes Marta dhe gjermane Princ.
Por duke parë se është vetëm 22-vjeç janë të shumtë ata që vënë bast se vajza që të gjithë e thërrasin Lira, do ta fitojë “Topin e Artë”.
Familja Bajramaj u shpërngul për në Gjermani kur Lira ishte vetëm katër vjeç.
Çuditërisht, ajo kishte në venat e saj topin e futbollit, pavarësisht se askush nuk ishte marrë me sport në familjen e saj.
Në fillim fshehurazi, sepse babai nuk ishte dakord, pastaj me mbështetjen e specialistëve më të mirë të Gjermanisë, Bajramaj spikat me talentin e saj që në shkollën fillore. Idhulli ishte Zinedin Zidan dhe me rolin në fushë i ngjasonte “Zizusë”.
Fatmira është një mesfushore që ka debutuar në Bundesligë që kur ishte 14-vjeç dhe firmosi kontratën e parë profesioniste me Duizburgun në 2002-in.
Në vitin 2009, Bajramaj kaloi te Turbina e Potsdamit, skuadra më e mirë në futbollin e femrave dhe që në vitin e parë arriti në finalen e Ligës së Kampioneve, krahas titullit dhe Kupës në Gjermani.
Bajramaj ka debutuar me kombëtaren e Gjermanisë më 20 tetor të 2005-s dhe ishte pjesë e ekipit gjerman që fitoi botërorin për femra në Kinë, dy vjet më vonë.
Sërish në Kinë, gjatë olimpiadës së Pekinit, ai mori medaljen e bronxtë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment