NGA ALBERT KOTINI |
(Berlin 22 qershor 1941- Gazeta “Tomori”, e martë 24 qershor 1941) • Cenimi i hapur rus kundër paktë ve ndërkombëtare • Përgjegjësia ruse në organizimin e komplotit jugosllav • Intrigat sovjetike kundër Gjermanisë • Durimi i deritanishëm i Boshtit Lajmi që fuqitë e armatosura të Gjermanisë, në bashkëpunim me ushtritë finlandeze dhe rumune, kapërcyen këtë mëngjes kufijtë rusë, u mësua me kënaqësi nga populli i Gjermanisë. Lufta kundër Rusisë bolshevike është padyshim lufta më popullore që Gjermania nacional-socialiste mund të bënte. Që nga orët e para të mëngjesit, një turmë e madhe u grumbullua përpara Wilhelmstrasse, duke brohoritur për ushtrinë dhe aviacionin, jo vetëm për interesin gjerman, por për interesin e Evropës. Lajmi i vendimit historik u dha sot në mëngjes nga radioja berlineze, prej ministrit të Propagandës, doktor Gebels, i cili lexoi shpalljen e Fyhrerit për popullin gjerman. Shpallja e Hitlerit Shpallja e Hitlerit fillon duke kujtuar se Britania e Madhe, kur i dërgoi Berlinit shpalljen e luftës, përsëriti akoma edhe një herë qëllimin anglez që të ndalonte forcimin dhe ringjalljen e Evropës. Në fakt, propaganda angleze falsifikonte të vërtetën duke thënë se Gjermania kërcënonte disa popuj dhe u jepte këtyre përkrahjen e saj, për t’i lidhur me qerren e saj kundër Gjermanisë. Me këtë mënyrë Britania e Madhe, midis majit dhe gushtit 1939, i lëshoi botës sigurimin se Lituania, Estonia, Letonia, Finlanda, Besarabia dhe Ukraina, kërcënoheshin nga Rajhu. Një pjesë nga këto shtete u la të gabohej. Përkundrazi, kësaj gjendjeje Fyhreri u shtrëngua që t’i përgjigjet, duke u përgjigjur që të qetësonte fuqinë më të fortë lindore me deklaratën që parashikonte respektimin e sferës reciproke të interesave. Pasojat e traktatit që u lidhën në interesin e popullit gjerman, midis Gjermanisë dhe Rusisë, kanë qenë të rënda për banorët gjermanë në vendet e sipërme. Më shumë se 4 milionë gjermanë i shtrënguan që të lënë shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga regjimi sovjetik që i kërcënonte me mizerje më të madhe dhe me shfarosjen e plotë. Me mijëra gjermanë u zhdukën dhe ka qenë e pamundur që të merreshin për ta informata mbi fatin e tyre. Me gjithë këto, vëren Fyhreri, heshta, sepse ishte dëshira ime që të arrija në një paqësim definitiv dhe në një marrëveshje të plotë me Rusinë. Pasi mbaroi fushata jonë në Poloni, kryetarët sovjetikë krejt papritmas pretenduan në kundërshtim me marrëveshjet, Lituaninë. Seri pretendimesh pa vend Dhe kjo nuk ishte gjë tjetër, veçse fillimi i spekulimeve të dobëta që do të vazhdonin në kohën e ardhme. Pas fitores së Polonisë, që u arrit vetëm me ushtritë gjermanë, Anglia nuk e pranoi ofertën tonë për paqe, sepse shpresonte akoma në një mobilizim kundër Gjermanisë nga ana a bashkimit ballkanik dhe e sovjetëve. Marrëdhëniet midis Londrës dhe Moskës vazhduan edhe kur shtypi londinez u këshillua për arsye taktike që të heshtë. Në vjeshtën e vitit 1939, dhe në pranverën e vitit 1940, u shfaqën në të vërtetë, thotë shpallja, pasojat e para të politikës së ryshfeteve, që u inaugurua nga Rusia me aneksimin e Lituanisë. U shënua sulmi kundër Finlandës dhe shteteve baltike, me pretendimin e gënjeshtërt se do të mbronin këto shtete nga kërcënime të huaja. Aluzioni për Gjermaninë ishte i qartë. Rusia grumbullon ushtri në kufijtë gjermanë “Akoma edhe një herë, - deklaron Hitleri, - u detyrova të heshtja. Por qeveritarët e Kremlinit shkuan më tutje. Ndërsa Gjermania në pranverën e 1940, tërhiqte fuqitë e saj nga kufiri lindor, nga ana e Rusisë, grumbulloheshin trupa në një sasi që duhej të interpretohej një kërcenim kundër Gjermanisë. Vetë Molotovi, në shkurt të vitit 1940, pohoi se “në shtetet baltike gjendeshin 22 divizione ruse”. “Pas thyerjes se frontit britanik - vazhdon Hitleri, - grumbullimi rus në kufijtë lindorë vazhdoi me kërcënues. Duke filluar nga gushti 1940, e gjeta të nevojshme që Gjermania, nuk mund të mbetej përherë indiferente kundrejt grumbullimeve gjiganteske forcash ruse. Por në këtë mënyrë, realizohej qëllimi që ndiqej nga anglo-rusët, d.m.th të paralizohej një grumbull i madh forcash gjermane në lindje, në mënyrë që ta bënte të pamundur në komandën gjermane të arrinte në një përfundim rrënjësor të luftës. Sulmi rus kundër Rumanisë drejtohej për të vënë në dorë baza me rëndësi ekonomike jo vetëm gjermane, por edhe evropiane. Dhe ky gjest rus në lidhje edhe me aleancën anglo-greke, kërcënonte që të transferonte edhe në tokën rumune luftën”. “Për hir të paqes, - shton Hitleri - Gjermania e këshilloi qeverinë e atëhershme të Rumanisë që të cedontë në presionin rus. Por Gjermania i dha Rumanisë garancinë se nuk do të sulmohej më në tërësinë e saj tokësore. Dhe, kur Gjermania jep një garanci, di dhe t’i përgjigjet. Për të arritur përfundimisht në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe në kthjelltësimin e qëndrimit rus kundrejt Gjermanisë, u dërgua në Berlin ministri i jashtëm rus”. Kërkesat e Molotovit Molotovi bëri këto kërkesa. Pyetja e parë e Molotovit: Garancia gjermane për Rumaninë, në rast sulmi rus kundër Rumanisë, kishte për t’u dhënë edhe kundër Rusisë? Përgjigjja e Fyhrerit: Garancia gjermanë është një garanci e përgjithshme që na detyron në mënyrë absolute. Por Rusia nuk ka deklaruar kurrë që ka në Rumani interesa, përveç atyre që ka deklaruar. Kërkesa e dytë e Molotovit: Rusia e ndien veten përsëri të kërcënuar nga Finlanda dhe është e vendosur që të mos tolerojë më. Do të ishte e gatshme Gjermania, që të mos i japë ndihmë Finlandës, dhe sidomos dhe të tërheqë menjëherë trupat gjermane që kishin shkuar atje dhe të drejtuara për në veri? Përgjigjja e Hitlerit: Gjermania s’ka në Finlandë, asnjë interes politik, siç nuk kishte edhe më parë. Por lufta e re e Rusisë kundër popullit të vogël finlandez nuk mund të linte indiferente qeverinë e Gjermanisë. Ne, nuk duam absolutisht që Baltiku të bëhet edhe një herë zonë lufte. Pyetja e tretë e Molotovit: Do të jepte pëlqimin Gjermania që Rusia nga ana e saj t’i japë garanci Bullgarisë, duke dërguar për këtë qëllim edhe ushtri, dhe Rusia të deklarojë se nuk do të përfitojë nga rasti për të shfronësuar mbretin? Përgjigjja e Fyhrerit: Bullgaria është një shtet sovran dhe nuk më rezulton që Bullgaria të ketë lutur Rusinë, që të japë garancia, siç bëri aso kohe Rumania me Gjermaninë. Pyetja e katërt e Molotovit: Rusia ka nevojë absolutë që të kalojë përmes Dardaneleve dhe për sigurimin e saj kërkon edhe pushtimin e disa bazave me rëndësi të Dardaneleve dhe të Bosforit. Gjermania a do të ishte e disponuar që të pranonte këto kërkesa? Përgjigjja e Hitlerit: Gjermania është gati në çdo rast, me gjykimin e saj të mirë, që të garantojë një rishikim të statutit të Montreux, në favor të shteteve të Detit të Zi, por nuk është e disponuar që të japë aprovimin e saj në vënien këmbë të Rusisë në vende mbështetëse në të Ngushtat. Qëllimet ruse kundër Gjermanisë Kundrejt këtyre sendeve unë mora atë qëndrim që, si kryetar përgjegjës i rajhut gjerman dhe si përfaqësues i ndërgjegjshëm i qytetërimit evropian, mund të merrja. Si pasojë e këtij qëndrimi ka qenë dendësimi i veprimtarisë ruse drejtuar Gjermanisë; propaganda për të mënjanuar qeverinë bullgare, ndihma në elementë të papërgjegjshëm të legjionit rumun me qëllim që të përmbystë me një kryengritje “kondukatorin”, gjeneralin Antonesku dhe të krijonte në Rumani kaosin duke shkatërruar ose mënjanuar fuqinë legjionare. Përsëri edhe një herë u detyrova që t’i vija re të gjitha në heshtje. Pastaj erdhi dendësimi i mëpastajshëm i grumbullimeve të trupave sovjetike në ballin lindor gjerman me kërcënimin e natyrshëm të shtetit gjerman. Komploti jugosllav Ushtria dhe populli gjerman, - tha në këtë pikë Hitleri, - dinë se pak javë më parë nuk gjendej në ballin tonë asnjë divizion i motorizuar gjerman. Por, po të kishte munguar një konfirmim i mëpastajshëm i bashkëpunimit që u arrit në këtë kohë me të gjitha mënyrat e ndryshme për ta mbuluar, midis Anglisë edhe Rusisë, komploti jugosllav e dha këtë provë. Ndërsa unë vazhdoja, - thotë tekstualisht shpallja e Hitlerit, - në një përpjeke të mëpastajshme për të paqësuar ballkanët, me bashkëpunimin e urtë të Duçes, dhe kisha ftuar Jugosllavinë për të aderuar në paktin trepalësh, Rusia organizoi në bashkëpunim me Anglinë një kryengritje që mënjanonte në një natë qeverinë legale që ishte gati për ta pranuar. Sot mund t’i thuhet popullit gjerman: grushti i shtetit serb kundër Gjermanisë nuk ishte ekskluzivisht i organizuar nga anglezët, por esencialisht nga sovjetët. Meqenëse edhe këtu na imponohej heshtja, drejtuesit sovjetikë bënë një hap tjetër përpara. Ata jo vetëm që organizuan grushtin e shtetit, por pak ditë më vonë përfunduan me njerëzit e qeverisë së re një pakt miqësie, që kishte për qëllim të forconte tek serbët vullnetin e qëndresës kundër paqësimit të ballkanëve dhe veprën e ngacmimit kundër Gjermanisë. Nuk ishte qëllim platonik Ky veprim nuk ishte aspak një qëllim platonik i Moskës, por përveç mobilizimit të ushtrisë serbe dhe i propagandës antigjermane, drejtuesit e Kremlinit, bënë një hap tjetër përpara. Për të shtytur definitivisht Serbinë në konflikt - siç vërtetohet nga dokumentet që kemi në dorë - ata i jepnin përmes portit të Selanikut armë, municione dhe lëndë tjetër luftarake për t’u përdorur kundër Gjermanisë. Kjo gjë ngjante po në atë periudhë kohe kur unë këshilloja ministrin e Jashtëm japonez, Matsuoka, që të arrihej në një pajtim të marrëdhënieve ruso-japoneze, përherë me shpresën që t’i shërbeja paqes. Vetëm hyrja e shpejtë e divizioneve tona të pakrahasueshme në Shkup, dhe marrja e Selanikut, ndaluan që të realizoheshin qëllimet e kundërsulmit anglo-rus. Oficerët e armës ajrore serbe ikën në Rusi, ku u pritën si aleatë. Fitorja e Boshtit në Ballkan bëri që të falimentonte plani për të shtrënguar Gjermaninë, që të vazhdonte për kohë të gjatë një ndeshje në juglindjen evropiane. Kjo gjë do t’i lejonte Rusisë që të kryente bashkimin e ushtrive të saj me Anglinë, për të sulmuar dhe mundur rajhun gjerman dhe Italinë. Me këtë gjë Moska jo vetëm cenoi konvencionet e paktit tonë të miqësisë, por i tradhtoi në mënyrë të dobët dhe kjo gjë bëhej kur drejtuesit e Kremlinit shprehnin hipokritisht gjer në çastin e fundit ndjenja miqësie dhe paqeje si në rastin e Polonisë dhe të Rumanisë duke botuar përgënjeshtrime në dukje të padjallëzuara. Tradhtia e Moskës Nëse gjer sot rrethanat na kanë shtrënguar për hir të heshtjes, tani arriti çasti në të cilin një qëndrim as kështu e as ashtu, do të kishte kuptimin jo vetëm e një lënieje pas dore të rrezikshme, por edhe të një delikti kundër popullit gjerman dhe kundrejt të gjithë Evropës. Në kufijtë tanë sot janë 160 divizione ruse dhe jo vetëm në veri, por mblidhen të tjera ushtri edhe kundër Rumanisë. Kanë filluar me kohë aviatorët rusë që të mos kishin gajle për ushtritë tona, sikur ishin zot të tokës sonë. Natën duke u gdhirë dita e 18 qershorit, patrullat ruse kaluan përsëri kufirin e Rajhut dhe u zbythën vetëm pasi u shkrepën shumë pushkë. Prandaj arriti ora për të cilën është e nevojshme që t’u bëjmë ballë këtyre komploteve, jahudo-anglo-saksone në bashkëpunim me drejtuesit gjithashtu jahudinje të qendrës bolshevike të Moskës. Popull gjerman! Në këtë çast, bëhet një shtjellim që për gjerësi dhe entitet është më i madhi që bota ka parë deri tani. Së bashku me shokët finlandezë, ushtarët e “fituesit e Narwikut” janë duke arritur në zonën e detit Arktik. Divizionet gjermane nën komandën e “zaptuesit të Norvegjisë” mbrojnë tokën finlandeze së bashku me luftëtarët për liri të Finlandës nën komandën e mareshalit të tyre; në ballin lindor janë rreshtuar kompakt dhe të armatosur mbrojtësit e Gjermanisë; në buzën e Prutit, gjatë kalimit të poshtëm të Danubit gjer në buzën e Deti të Zi, nën komandën e kryetarit të shtetit, Antonesku, janë përmbledhur ushtarë gjermanë dhe rumunë. Qëllimi i këtyre balleve nuk është më mbrojtja e shteteve të veçanta, por sigurimi i Evropës dhe shpëtimi i përbashkët. Sot, pra, vendosa që të vë fatin dhe të ardhmen e Rajhut dhe të popullit në duart e ushtarëve tanë. Dashtë Perëndia që të na ndihmojë më shumë se kurrë në këtë ndeshje! Adolf Hitler *Dredhirat dhe qëllimet e errëta të Rusisë në notën e qeverisë gjermane që iu dha Moskës. (Përmbajtja iu komunikua shtypit nga Ribbentrop – Berlin 22 qershor 1941) Ndërsa ministri Gebels lexonte mesazhin e Fyhrerit në radio, përfaqësuesit e shtypit gjerman dhe të jashtëm thirreshin në Ministrinë e Jashtme. Qëllimi i mbledhjes ishte që t’u transmetohej teksti i notës që iu paraqit natën e kaluar nga ministri i Jashtëm Von Ribbentrop, ambasadorit sovjetik në Berlin. Nota u lexua vetë nga Von Ribbentropi, në prani të sekretarit të shtetit për punët e jashtme, Von Veissaecker e të tjerë personalitete. Nota e Ribbentropit në Moskë Nota kujton se kur qeveria e Rajhut iu drejtua qeverisë së Moskës gjatë verës së vitit 1939, duke synuar për të pasur një ujdi të interesave midis Gjermanisë dhe Rusisë, dihej se barra ishte e rëndë, po të merreshin parasysh ndryshimet e parimeve politike dhe të ideologjive respektive. Qeveria e Rajhut u la të udhëhiqej nga mendimi se pas një marrëveshjeje mënjanohej një luftë dhe do të kënaqeshin nevojat reale të të dy popujve dhe kjo gjë do të jepte garancinë më të mirë kundër përhapjes në Evropë të doktrinave të hebraizmit ndërkombëtar. Kështu, pra, u arrit në përfundimet e paktit të mossulmimit dhe më vonë në marrëveshjen e kufijve dhe të miqësisë midis dy shteteve. Nota nënvizon se Rusia përkundrazi, vazhdoi si edhe në të kaluarën të zhvillojë një veprimtari subversive dhe të përgatitej me veprime sabotazhi në Gjermani dhe në vende të tjera të pushtuara nga kjo. Për t’ia arritur këtij qëllimi komisari i GPU-së, Krylov, krijoi një organizatë të posaçme. U shfrytëzua p.sh, riatdhesimi i gjermanëve nga Rusia, për t’i marrë me vete në interesat e GPU-së. Duke u marrë me frikësime të grave dhe burrave, deklarata që i detyronin të viheshin në shërbim të GPU-së. Pasi kujtoi qenien e lëndës që ka të bëjë me propagandën antigjermane, që ka qenë zhvilluar nga sovjetët në të gjithë vendet miq të Gjermanisë, nota vë në dukje veprimtarinë e presionit sistematik antigjerman në të gjithë shtetet e juglindjes evropiane. Në lidhje me Jugosllavinë, p.sh, kanë rënë dokumente në duart e qeverisë gjermane, sipas të cilave del në shesh se delegati jugosllav, Georgevic, menjëherë pas bashkëfjalimit që pati në Moskë me Molotovin, mbeti i bindur se atje “konsiderohej Gjermania, si armiku i fuqishëm i se nesërmes”. Gishti në lëvizjen jugosllave Nota nënvizon edhe qëndrimin e Rusisë kundrejt kërkesave për armë dhe municione nga ana e Jugosllavisë dhe kryetari i shtetit madhor sovjetik i ka deklaruar të ngarkuarit me punë ushtarake jugosllav në nëntorin e kaluar të vitit 1940: “Do t’u japim të gjitha që doni dhe kërkoni menjëherë. Çmimet dhe kushtet e pagesave do të caktohen nga qeveria e Beogradit. Kushti i vetëm: fshehtësia absolute”. Ka qenë vetëm më vonë, kur qeveria e Svektovicit, filloi të vinte në marrëveshje me Boshtin, që nga dërgesat e armëve u ngadalësuan. Më 27 mars të këtij viti ka qenë kulmi i bashkëpunimit midis komplotistëve serbë dhe agjentëve anglo-rusë kundër Rajhut. Kryetari i dorës së zezë që ka organizuar këtë lëvizje, gjendet në Moskë, ku zhvilloi një veprimtari të gjerë kundër Gjermanisë në bashkëpunim me organet e propagandës sovjetike. Lënda e gjerë që lidhet me veprimtarinë antigjermane tregon pamundësi dyshimi se deklaratat sovjetike përfaqësojnë vetëm falsifikim të ndërgjegjshëm të së vërtetës. Nota shënon faktin se përfundimi i Traktatit me Rajhun nga ana e Rusisë ka qenë një manovër dhe kjo u provua nga një dokument rus që u gjet gjatë veprimeve të Beogradit, ku thuhet: “Bashkimi Sovjetik nuk do të kundërshtojë në çastin e duhur. Fuqitë e Boshtit kanë shpërndarë dhe humbur akoma më tepër fuqitë e tyre, në mënyrë që Bashkimi Sovjetik, mund të qëllojë papritmas Gjermaninë”. Kështu u fillua me vendosjen me baza ushtarake në shtetet baltike; vazhdoi me luftën kundër Finlandës dhe me aneksimin e vendeve baltike. Gjermania hoqi dore nga interesat e saj nga Lituania, për hir të paqes, kur u pushtua ky shtet nga Rusia, pa qenë e informuar qeveria e Rajhut. Pas pak Rusia pushtoi edhe Letoninë dhe Estoninë dhe vendet baltike u bolshevizuan menjëherë kundër deklaratave të qeverise sovjetike. Me gjithë këto, qeveria e Rajhut mbante edhe pas këtyre, kundrejt Rusisë një qëndrim krejtësisht real në të gjitha çështjet kaq në veri, sa edhe në juglindjen evropiane. Ndërkaq, Gjermania, bënte një përpjeke të fundme për ta arritur një marrëveshje me Rusinë. Përfundimi ka qenë vizita e Molotovit në Berlin dhe kërkesat ruse. Qëndrimi real i Gjermanisë Rusia kishte në mendje që t’i jepte Bullgarisë një garanci të saj dhe të lidhte me të një pakt përkrahje, si edhe me shtetet baltike. Gjermania nuk mund të pranonte kërkesat ruse që në bazë të këtyre të aderonte në paktin tripalësh dhe marrëveshja me Rusinë falimentoi. Për pasojë, Rusia dendësoi politikën e saj kundërshtare për Gjermaninë, duke forcuar me të marrëdhëniet me Anglinë. Pasi vuri në dukje se politika antigjermane e Rusisë arriti kulmin me lëvizjen e Beogradit, nota thekson se Rusia, në bashkëpunim të ngushtë me Anglinë, kërkonte, pra, ta qëllonte Gjermaninë: 1. Duke përhapur haptazi pikëpamjen politike dhe fshehtas pikëpamjen ushtarake të Jugosllavisë. 2. Duke u përpjekur fshehtazi që të shtynte Turqinë, përmes premtimeve garancirash drejt një qëndrimi sulmues kundër Bullgarisë dhe Gjermanisë dhe ta katandiste që të rreshtonte ushtrinë turke në një pozitë ushtarake shumë të pafavorshme në Thrakë. 3. Duke përmbledhur vetë ajo fuqi të forta në Ballin e Besarabisë gjatë Moldaves. 4. Me përpjekjet që u bënë shpejt e shpejt në fillim të prillit nga ana e nënsekretarit sovjetik Vishinski, gjatë bashkëfjalimeve me ministrin rumun në Moskë Gafensku, duke synuar në një politikë të një afrimi të shpeshtë me Rumaninë, me qëllim që të shkëputej nga Gjermania. Diplomacia angleze, për hir të ndërhyrjes amerikane në Bukuresht, bëri në atë kryeqytet përpjekje po në këtë drejtim. Kështu pra, trupat gjermane në Rumani dhe Bullgari do të qëlloheshin nga katër anë: nga Besarabia, nga Traka, nga Serbia dhe nga Greqia. I detyrohet realitetit të Antoneskut, qëndrimit realist të qeverise turke dhe sidomos ndërhyrjes së shpejtë gjermane dhe fitoreve vendimtare të Boshtit, nëse ky plan falimentoi. Nota, kujtoi pastaj se gati 200 aeroplanë jugosllavë, duke pasur brenda agjentë sovjetikë dhe komplotistët jugosllavë, morën fluturimin dhe u drejtuan disa në Rusi, dhe disa në Egjipt, duke nënvizuar se bashkëpunimi i ngushtë midis Rusisë, Anglisë dhe Jugosllavisë nuk mund të ishte më i qartë. Lajmet që lidhen me një bashkëpunim më të ngushtë midis drejtimit politik dhe ushtarak të Anglisë dhe të Rusisë, dhe apeli i lord Beaverbrook për t’i dhënë të parë Rusisë dhe thirrjes për Amerikën që t’i japi edhe kjo ndihma, Tregojnë qartësisht fatin, që do t’i rezervohej popullit gjerman. Shpallja e Hitlerit, që u bëri ushtarëve më 22 qershor 1941, Berlin Fyhreri, komandat i epërm i fuqive të armatosura të Rajhut, lëshoi sot një urdhër të ditës për ushtarët e Ballit Lindor, në të cilin thuhet midis të tjerave, atë që Hitleri i tha më parë popullit gjerman. Urdhri i ditës mbaron me këto fjalë: “Ushtarë gjermanë, ju jeni duke iu përveshur një ndeshjeje të rëndë dhe plot përgjegjësi. Fati i Evropës, e ardhmja e Rajhut, qenia e popullit tuaj janë tanimë të besuara vetëm tek ju. Dashtë Zoti që të na ndihmojë në këtë ndeshje!” |
Saturday, January 15, 2011
Mesazhi i Fyhrerit, që i drejtoi popullit gjerman për t’i njoftuar luftën e filluar kundër Rusisë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment