Wednesday, January 12, 2011

Reagimi i Priftit: E kristaltë është videoja, dhe jo Ilir Meta

Deklarata e plotë e Ditan Priftit
Kam ndjekur me vemendje dje emisioni Fiks Fare dhe sot reagimin e "kristalte" te Ilir Metes, ku mohon presionin qe ka bere ndaj meje per te dhene tendera dhe koncesione miqve te tij.


Per publikun dua te konfirmoj si deshmitar i ngjarjes se video e shfaqur ne Fiks Fare eshte e sakte dhe permban thenie origjinale te Ilir Metes ne biseden me mua. Video eshte shkurtuar nga versioni original, duke u hequr pjese te panevojshme, por te gjitha ato qe jane transmetuar jane te verteta. Une kam versionin origjinal te videos dhe do t'ja ve ne dispozicion Prokurorise. Do t'ja ve ate se shpejti ne disposición te gjitha ambasadave te huaja ne vend, institucioneve nderkombetare qe na monitorojne dhe merren me zbatimin e ligjit, OSBE, Bashkimit Europian, Keshillit te Europes, Komisionit Europian, etj, etj. Origjinalitetin dhe vertetesine e asaj bisede do kene mundesi ta vertetojne te gjithe.


Ilir Meta pretendon se i jane lexuar buzet ne kete video. Urdheri per anullimin e tenderit ne Albpetrol, ne menyre qe tenderin tjeter ta fitonte miku i tij Bekim Halilaj eshte i qarte si kristali me figure dhe me ze. E kristalte eshte video dhe jo Ilir Meta.


Urdheri kercenues per te dhene nje koncesion hidrocentrali bashkimit te firmave te udhehequr nga vellezerit Tola dhe pasuar nga miku tij Agim Rrapaj dhe ortaku i tij Fatmir Merkaj jane te kristalte ne figure dhe ne ze. Ai ngul kembe me figure dhe me ze te kristalte qe ata kane fituar dhe se po te shkoj ceshtja ne gjykate te larte, ata perseri do fitojne sepse ky ka mikesh kryetaren e Gjykates se Larte. Ai me figure dhe ze kristali telefonon Agim Rrapajn nga telefoni i tij dhe ma nxjerr mua ne telefon. Ai ofron 7% si shperblim me figure dhe ze te kristalte. Publiku e kupton qarte kush eshte i paster si kristali, Ilir Meta apo video e Fiks Fare.


Ilir Meta ka pasur dijeni prej muajsh per videon dhe sigurisht ai kur u be vete Minister nuk mund t'ja jepte ate koncesión miqve te tij. Kishte frike qe une nje dite do ta denoncoja. Une kam informuar dhe Z. Berisha prej muajsh per kete video dhe bisede, atehere kur ajo ndodhi. I ofrova atij kopje te videos dhe ai nuk pranoi ta merrte dhe shihte. Shume njerez e kane ditur brendine e videos, por deri dje nuk e kishin pare.


Une kam akoma pak shprese se Sali Berisha do reagoje me pergjegjesi politike dhe atdhetare pas publikimit te ketij skandali. Sa i kristalte eshte Ilir Meta kete ai e di shume mire, sic e di dhe une shume mire. Berisha duhet te zgjedhe mes vazhdimit te qeverisjes me Ilir Meten, te zhytur ne llumin e korrupsionit, apo te shkarkoj ate dhe te kerkoj ne Parlament nje mbeshtetje te re. Loja me dorezim imuniteti apo akuza kunder opozites nuk pi uje. Kercenimi i Ilir Metes se do bej Ministrine shembull transparence duke me kercenuar mua si ish Minister nuk me tremb aspak. Jam mesuar me kercenimet e Ilir Metes dhe te bodigardeve te veshur me pushtet qe i vijne nga pas prej muajsh, duke trilluar, manipuluar dhe kercenuar mua, familjen, femijet dhe miqte.


Garantoj publikun, median dhe institucionet e pavarura te ketij shteti se kam prova te pakontestueshme per cdo gje qe deklaroj dhe akuzoj publikisht.

DRITAN PRIFTI

DEPUTET



9 KOMENTE

Ruaji mire frenat e makines,se rruget e shqiperise jane gjithe gropa dhe kur moti eshte i keq ka shume mundesi te dalesh nga rruga.Ka plot shembuj me shofere te tille.

ilir merta tashme per saliun eshte nje limon i shtrydhur, por ja qe nganjehere duhet edhe edhe lekura

Beji nje kopje videos se po e dorezove ne Gjykate o Z.Dritan do te keputet filli ,ruaj dhe veten se kane kaq miliona keta hajdute sa dhe makinen nuk ta mbushin me nafte por me benzol.Ki kujdes ! Dritan Prifti do te hyje ne histori si deputeti qe guxoi per te denoncuar megakorrupsionin me video dhe "fiks fare" si emisioni qe e transmetoi hapur dhe qe bashke do ti japin shkelmin qeverise se votave te vjedhura e hajduteve te popullit.

me vjen keq qe dritan prifti ne fund fare e prish muhabetin . po vertet more dritan mendon se sali athina beogradi do te zgjidhe kete ceshtje si atdhetar ?! salia eshte me pusht se iliri dhe te tjeret te marre se bashku . po te shpresojme akoma se kryemisri shpellar do te zgjidhe milionat probleme qe ka shqiperia na mori lumi me keq se na ka marre . ishalla e merr lumi kete halen ilir meten dhe bashke me te edhe salen ate burrin topallin dhe plehera te tjera qe e qelben kete vend per turp e faqja e zeze.

Beji nje kopje videos se po e dorezove ne Gjykate o Z.Dritan do te keputet filli ,ruaj dhe veten se kane kaq miliona keta hajdute sa dhe makinen nuk ta mbushin me nafte por me benzol.Ki kujdes !

kjo berishes nuk i intereson fare ai vetem veten e run nese nuk ja qet dikush naj inqizim se iliri ky eshte shum i vogel per hajni ne krahasim me saliun po qeshtja e gerdecit qe dihet shum mire tash se si ka ndodhur dhe sa kan vdekur e sa jan mbetur pa familje e pa pasurin e vete e ne pushtet jan ende ata ministra qe kan qen ne ate koh dhe gjyqi per gerdecin gjithnje shtyhet atehere dihet qfare eshte saliu shum me i korruptuar se sa iliri.

normal kurupsioni do mbetet gjith vidjot shpien ne prokurori dhe dosjet flene gjume si sa ere.a do i denoje ndo njer prokuroria kta njerez me pushtet ???????????????

sikur te ishte vetem ky rast korrupsioni ne Shqiperine e mjere,qe Zoti e di si qendron me kemmbe???!!!Po D.Prifti cfare ka te tregoje,duke filluar me veten e tij?Ose ,te pakten ,te flasin me ndergjegjen e tyre...se do t'u shkoje shpirti ne HELL...Turp e gjynah per vendin e popullin!!!

Ne qofte edhe kjo vidio, nuk ia'mbush" mendjen Berishes, se me hajdute si Meta nuk mund te shkoje larg, atehere, duhet besuar dhe duhet te jemi te bibdur, se, ndoshta, eshte dhe vete pjesmarres ne kete megakorupsioion./shekullionline

No comments: