Rush DRAGU
U tha si neper dhembe ato dite;
-
Sa per Shkodren ne vecanti dhe prefekturen qe perfshine ajo ne pergjithesi nuk i ka shkue neper mend profesorit Gilman te ngreje nje here zerin ne parlament.
A ka uje Shkodra,a ka drita a jane asfaltuar rruget e ndrequr trotuaret,a jane hape vende pune te reja per shkodranet,a kane ngele te bllokuara nga bora rruget rurale qe mbulon prefektura nga e cila profesori doli deputet nuk i ka rene neper mend ta ngreje zerin zotni Bakalli.
Bukur
U duk profesorit se po i shkojne kater vite pa u ndjere nje here dhe keshtu per mbare apo per ashtu sic e beri ai,foli bile foli si burrat:
Kryeministri e ka me te keq me mediat (fjale te cilat i kishim degjuar gjate gjithe kohes se pluralizmit,biles PS-ja dhe segmentet gazetareske te saj kane sajuar me qindra insinuate per te fajsuar drejtuesin e PD-se ne lidhje me mediat)keshtu tha deputeti Bakalli nje te njetin kor me gazetaret,dhe PS-ne.
Pastaj aq u nevrikos me PD-ne sa kerkoi te dalin “i pamvarur”. “I pamvaruri” nuk pertoi te hedhin firme per grupin e demokristianeve e me vone tha se nuk e lidhe gje me politikat dhe vete demokristianet,por ngaqe i kishte ardhe keq per ate grup qe s’mund te behej grup dhe jau “fail”firmen’ dhe i nxorri nga sikleti ku kishte rene Nard Ndoka e partia e Tij.
Pastaj u justifikue se PD-ja nuk kishte denuar krimet kunder komunizmit e keshtu qe nuk e lidhte gje ma me ate parti,gjera qe brenda nje kohe te shkurter e bene te njohur deputetin e PDSH,dega Shkoder Z.Gilman Bakalli i cili edhe per vete ata qe e kishin votuar ishte harruar fare.
Pastaj per nje fare kohe u harrue profesor Gilmani,ngaqe nuk kishte ide te reja,programe te reja (ai as te vjetra nuk ka pase)perpra elektoratit nuk doli asnjehere pasi e kishte tradhtuar.Ai nuk ishte me i tyre,por “i pamvarur”,bile thone se eshte zotuar qe ne zgjedhjet e tjera u ka premtuar elektoratit nepermjet “zedhenseve” te Tij se do te dalin ose “I pamvarur” ose do te varet tek ndonje parti tjeter por jo tek e doktorit.
Por paska qene e shkruar qe vera e nxehte e nxe profesorin ( nje vere me pare shpertheu kunder Doktor Berishes). Tash na
Cudi me profesor Gilmanin ! Shqetsimi me i madh iTij qenka per te rrezuar Sali Berishen!!
Mendoni ju profesor Gilmani se me nje dalje ne media,bile edhe atehere nga maja e Taraboshit se i keni plotesuar kushtet per te qene ne karrigen e Sali Berishes?! Ma merr mendja se duhen me shume energji per tu fute ne gare dhe per te fituar ,se nga pozitat e te pamvarurit eshte veshtire dhe e pamundur per te qene lider.
Ju duhet professor urgjetisht te beni takim me elektoratin per ti kerkuar falje qe e keni tradhtuar,pasi ai nuk ua dha voten si i pamvarur por si kandidat i PDSH-se.
Ktheu ne PDSH dhe kerkoni mocion mosbesimi per Sali Berishen apo edhe ju jeni nga ata burra qe nuk mund ta detyroni Sali Berishen per te dhene doreheqje
Duke kerkuar rrugen e te pamvarunit ju nuk mund te mos jeni pjese e pergjegjesive qe duhet te mbaje e gjithe politika shqiptare.
No comments:
Post a Comment