A E KANË INFORMUAR NDOKUSH MINISTRIN E JASHTËM LULZIM BASHËN QË TASHMË JEMI NË QERSHOR TË 2008-s ?....
OPINION
NGA JAKUP.B. GJOÇA
Të shkruhej Historia e një vendi nga këta qeveritarë berishianë, çdo ditë qeverisëse Berishiane për Shqipërinë do të nxihej në faqet e Historisë me të tilla mburrje politike berishiano-enveriste “.... një ngjarje e madhe në historinë e marrëdhënieve Shqipëri – Bashkimi Evropian...”
Qershor 2008 dhe ministri i jashtëm shqiptar Lulzim Basha, - një ditë më pas nga publikimi i raportit të qeverisë amerikane për vlerësimin e politikës qeveritare të Sali Berisha NR 2 në dështimin e luftës kundër tregëtimit të femrave dhe fëmijëve,- deklaron dorrëzimin e Udhërrëfyesit të Vizave nga ana e zyrtarëve të BE “ ....moment historik...”
Qeveritarët shqiptarë a ndjejnë sado pak ndjesinë e përgjegjësisë dhe të turpit politik? SHBA në raportin e saj vjetor analizon qeverinë shqiptare “... shteti shqiptar ka mbetur sehirxhi dhe dëftoi mungesë dëshire në luftën human trafficking...”
Cila është POLITIKA dhe DIPLOMACIA e shtetit shqiptar që të konsolidojë, të bashkojë gjithëshqiptarizmin?
Mbarëshqiptarizmit.
Gruevski, me mosftimin e shtetit të Kosovës, qëlloi njëkohësisht në dy tabela të diplomacisë politike të interesave të tij.
E para, Gruevski u dha shqiptarëve të Maqedonisë të kuptojnë se kush është pronari i politikës në Maqedoni.
E dyta, Gruefski, përcolli mesazhin politiko-diplomatik te fqinjët e tij serbo-greko-serbë që politika dhe diplomacia e tij është një me poliitkën dhe diplomacinë e tyre ndaj Kosovës.
-Asgjë! Heshti! Të parët që shikojnë me mosbesim diplomacinë dhe politikën e shtetit shqiptar janë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe shqiptarët kosovarë.
Shteti i Kosovës edhe një herë u ndodh i pandihmë nga shteti i Shqipërisë. Sikurse nuk u ndihmuan nga shteti dhe qeveria e Shqipërisë edhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë.
Ditë më vonë nga mosftesa e Gruevskit të shtetit të Kosovës në takimin e vendeve Juglindore Evropiane , Bullgaria , e ftoi shtetin e Kosovës në të njëtin takim të shteteve Juglindore Evropiane.
Kjo politikë dhe diplomaci e qeverisë Berishiane e shërfilljes dhe e mosndihmës për shtetin e Kosovës dhe për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni a nuk është e njëjtë edhe me politikën dhe diplomacinë enveriane të 45 vjetëve komuniste?
Kjo a nuk shpjegon që ora e politikës dhe e diplomacisë të qeverisë berishiane ka mbetur në vitin 1990?
A ka tjetër shpjegim dhe analizë politiko-diplomatike frazeologjia politiko-diplomatike e kryeshefit të Diplomacisë shqiptare Luëzim Basha kur më 6 qershor 2008 të cilësojë “ ...moment historik...” për Shqipërinë dorëzimin e Udhërrëfyesit të Vizave të Bashkimit Evropian?
Sali Berisha - si Udhëheqësi i Opozitës Antikomuniste- më 1992 kishte slogan të Politikës të Ndryshimit pikërisht ëndrrën e madhe të shqipëtarëve - LËVIZJEN E LIRË TË SHQIPTARËVE NË BOTËN E LIRË !!!
Ka mundësi që i njëjti slogan politik i qeverisë berishiane – LËVIZJA E LIRË E SHQIPËTARËVE NË BOTËN E LIRË- të ripërdoret si “ ...moment hostorik në marrëdhëniet Shqipëri-BE?...”
Sot , në Qershor të 2008-s Shqipëria është i vetmi vend ishkomunist që i ndalohet që qytetarët e saj të kenë të drejtën të lëvizin lirshëm në BE.
Dhe e dini përse?
Shpjegimin politik e analizon raporti vjetor i SHBA për human trafficking.Shqipëria është vendi më i korruptuar në botë. Shqipëria është vendi ku lulëzon trafiku i mishit të bardhë dhe lulëzon edhe krimi i organizuar. Shqipëria është i vetmi vend pa drejtësi të pavarur.
Ndodh edhe ky paradoks politik .
Shqiptarët emigrantë që jetojnë dhe punojnë mbi 16 vjet në Greqi , plotësojnë të gjitha kushtet e ligjit të Emigracionit që të jetojnë dhe punojnë të lighshëm në Greqi.
Mirëpo, a e dini që emigrantët shqiptarë, edhe pse janë të ligjshëm – në bazë të ligjit të Emigracionit grek- nuk mund të gëzojnë të gjitha të drejtat politike, ekonomike shoqërore në Greqi ngaqë akoma Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Evropian?
E dini që emigrantët shqiptarë dallohen dhe veçohen, nuk gëzojnë të drejat politike , ekonomike, shqoërore në Greqi për fajësinë e plotë politike dhe diplomatike të qeverive shqiptare?
-Emigrantët shqiptarë nuk mund të kenë të drejtëtë politike në Greqi , ngaqë Shqipëria akoma nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.
-Emigrantët shqiptarë- ndonëse të ligjshëm- u ndalohet të lëvizin lirshëm për në Shqipëri ngaqë akoma Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.
- Emigrantët shqiptarë nuk kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari të lirë ekonomike në Greqi , ngaqë Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.
-Emigrantët shqiptarë nuk mund të gëzojnë dot të drejtën e transferimit të sigurimeve shoqërore nga Greqia në Shqipëri dhe e kundërta, na Shqipëria në Greqi, ngaqë Shqipëria akoma nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.
-Emigrantëve shqiptarë në Greqi u ndalohet me ligjin e Emigracionit të kenë bashkim familjar me prindërit ngaqë Shqipëria akoma nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.
-Emigrantët shqiptarë, edhe pse të ligjshëm , detyrohen të paguajnë taksë 9 % më shumë kur blejnë shtëpi në Greqi, ngaqë Shqipëria akoma nuk është anëtare e Bashkimit Evropian?
-Fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi, e dini që paguajnë studimet e larta universitare , ngaqë Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Evropian?
Paradoksi tjetër shqiptar. Emigrantët shqiptarë të siguruar në sistemin shëndetësor në Greqi, nuk kanë të drejtën të mbulohen në shërbimin shëndetësor në Shqipëri, ngaqë Shqipëria nuk do që të njohë këtë sigurim shëndetësor, ngaqë Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Evropian?! Emigranti shqiptar ka të drejtën e shërbimit shëndetësor në të gjitha vendet e BE- derisa është i siguruar në shërbimin shëndetësor shtetëror- dhe privat në Greqi, dhe kjo e drejtë i mohohet në Atdheun e tij.
-Emigrantit shqiptar – i ligjshëm në BE i ndalohet që përdorë lejen e Automejtit të shtetit shqiptar, ngaqë Shqipëria akoma nuk është anëtare e BE.
- E dini që emigrantët shqiptarë që diplomohen në Universitetet në Greqi dhe në vendet e tjera të BE nuk mund të punojnë dot të diplomuar në administratën e shteteve të BE ngaqë Shqipëria akoma nuk është anëtare e BE?
- E dini që fëmijët e emigrantëve shqiptarë –akoma edhe kur janë të shkëlqyer në mësime- u ndalohet që të studiojnë në ato profesione që dëshirojnë , ngaqë disa nga këto profesione u kërkorhet të jenë patjetër qytetarë të BE dhe Shqipëria akoma nuk është anëtare e Bashkimit Evropian!!!
Atëhere, ministri i jashtëm shqiptar Lulzim Basha kur flet më 6 qershor 2008 për “...moment historik...”për Udhërrëfyesin e Vizave të BE, për kë ngjarje të madhe në historinë e marrëdhënieve të BE me Shqipërinë bën fjalë?
A e kanë informuar ndokush ministrin e jashtëm shqiptar Lulzim Bashën që tashmë jemi në qershor të 2008- s ?
Lulzim Basha më 6 qershor 2008 kur triumfoi për “ moment historik...ngjarje e madhe historike...” për Udhërrëfyesin e Vizave thjesht ka recituar fjalimet e Sali Berishës të ditëve të dhjetorit 1991.
Atëhere, po, ishte Ngjarje e Madhe Historike që edhe ne Shqiptarët të lëzivnim lirshëm në Botën e Lirë!
Shqiptarët emigrantë më 2008 dallohen dhe veçohen në vendet e Bashkimit Evropian ngaqë Shqipëria politikisht nuk është integruar në BE.
Të gjitha vendet e tjera ishkomuniste- deri edhe
LËVIZJA E LIRË
Kjo është vetëm një slogan politik, që të opiumojë ndërgjegjen politike të qytetarëve shqiptarë elekoralisht.
Shqiptarët sot ekonomikisht kanë nevojë për punë. Në Shqipëri papunësia lulëzon( Basha).
Qeveritarët shqiptarë kuptojnë me lëvizjen e lirë të shqiptarëve emigrimin e tyre . Pa kontroll, pa marrëveshje.
Cili vend i sotëm anëtare e Bashkimit Evropian do të kapërdijë këtë karamele të helmuar të politikës dhe diplomacisë shqiptare? Cili vend i Bashkimit Evropian do të
liberalizojë deri në atë limit politik ( që kërkon të sheqerosë politikisht Lulzim Basha shqiptarët )dhënien e vizave për shqiptarët e papunë ?
Praktikisht – duhet ta theksojmë- që nga viti 2008 vetë Greqia ndjek një politikë më liberale të dhënies të vizave për prindërit që kanë fëmijët e tyre emigrantë në Greqi.
Asnjë vizë e marrë nga qytetarët shqiptarë për në vendet e Bashkimit Evropian nuk mund të jetë e vleshme për punësim.Përveç vizat për punë të përkohshme 6 mujore që meren për në Greqi.
Atëhere, cila është vlera e “....momentit historik” që truiumfon Lulzim Basha?
-Ndonëse nuk jemi në gjendje të përcaktojmë një datë ekzakte....
Me këtë pohim, të paktën një herë ministri i jashtëm shqiptar shprehet politikisht dhe diplomatikisht i .....SINQERTË!!!
Cili nga qeveritarët berishianë mund të përcaktojë një datë ekzakte të politikës dhe të diplomacisë të kësaj qeverie berishiane që do të jetësojë ëndrrën e madhe të gjithë shqiptarëve.
Që gjithë shiptarët të jenë të bashkuar , në një trung Kombëtar!
Që gjithë shqiptarët të jenë dhe të gëzojnë qytetarinë politike evropiane.
Politika dhe diplomacia berishiane nuk mund të ketë datë ekzakte- edhe pse kalojnë dekada vitesh- që të integrojë Shqipërinë në Evropë.
No comments:
Post a Comment