Monday, June 30, 2008

JAM ME ERION BRAÇEN, ZOTI RAMA. PO JU (AKOMA) JENI ME BERISHËN?

JAM ME ERION BRAÇEN, ZOTI RAMA. PO JU (AKOMA) JENI ME BERISHËN?

-OPINION-

NGA JAKUP.B. GJOÇA

Në këto kohra politike, kur Sala dhe Rama flenë ( bashkarisht) në një krevat politik, Erion Braçja, më ngjan me Don Kishotin e shkretë.

Si Don Kishotit që i kishte mbetur vetëm shpata e shkretë të bënte lufërat kundër erërave , edhe Erion Braçes, tani i ka mbetur veç ofiqi i nënkryetarit të grupit parlamentat të PS, sepse çdo opozitim e shkruar dhe e folur kundër Sali Berishës, i është ndaluar tash . Edhe PS-së edhe Erion Braçes- sigurisht!!!Me urdhërin e të Parit!!!!

Kësaj here, Erion Braçja e shkeli vizën e kuqe (partiake) të urdhërit të të Parit partiak.

Erion Braçja, guxoi- përtej urdhërit të të Parit partiak – dhe i drejtoi një letër ( e shkruara mbetet historikisht)në emër të grupit parlametar të PS Komitetit të Sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Amnesty Internacional, Rrjetit të Aksionit Ndërkombëtar për Armët e Vogla, OXFAM,në të cilin fakton implikimin e Sali Berishës në Hiroshimën shqiptare të tragjedisë të Gërdecit, si edhe trafikimin e armëve.

Lind pyetja e parë.

Përse nënkryetari i grupit parlamentar të PS ( unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi politike po qe se e nesërmja e ka shkarkuar Braçen nga kjo detyrë partiake- për ndjenjë solidarizimi të të Parit partiak ndaj Sali Berishës ) Erion Braçe detyrohet –tashmë- tu drejtohet organizmave ndërkombëtare në OKB për të dëshmuar fajësinë politike ( dhe penale) të Sali Berishës për tragjedinë e Gërdecit?

E qartë edhe përgjigja.

Drejtësia shqiptare nuk do të prekë kurrë fajtorët politikë të tragjedisë të Gërdecit.

Tjetra. Më shumë se ne të tjerët, Erion Braçe e kupton se aleanca politike e Ramës me Salën, kushtëzon imunitet politik të përgjegjësisë politike dhe penale ndaj Sali Berishës për tragjedisë të Gërdecit. ( sa për pajën politike- edhe Sala do ti japë shpërblim të njëjtën imunitet politik Ramës).

Erion Braçja, të paktën e dëshmon me letrën e nisur , që është kundër aleancave politike të Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Letra e dërguar – njëfarësoj- është reagim dhe protestë politike e Erion Braçes ndaj pragmatizmave politike të Edi Ramës.

Ky reagim dhe protestë politike e Erion Braçes ndaj politikave të aleancave të Ramës me Sali Berishën, dëshmon qartë që nuk është Partia Socialiste ajo që aleancon me Sali Berishën, dhe –njëkohësisht- nuk janë interesat partiake dhe nuk është dhe asstrategjia dhe taktika politike e PS çfarëdo marrëveshje nën tavolinë me Sali Berishën.

Protesta politike e Erion Braçes lë lakuriq politikisht Edi Ramën.

Kjo është çarja më e madhe që pëson PS nga marrëveshja politike me Sali Berishën.

E kuptoj dhe –njëfarësoj- e shfaqësoj Erion Braçe që nuk reagoi më parë, sidomos pas 21 prillit.

Shikoni reagimin politik të Edi Ramës ndaj Letrës të nënkryetarit të grupit parlamentar të PS Erion Braçes?

Që të kuptoni edhe “argumenat politike” që shet veresie Edi Rama.

Edi Rama- Një letër e tillë nxit imazhin e Shqipërisë.....

Politikisht për Shqipërinë vetë cila ka më shumë rëndësi? Një imazh i kamufluar, që mbart –si pjellë- një kryeministër të kurruptuar si Sali Berisha , me pasoja kaq tragjike për popullin dhe Shqipërisë si ajo e Gërdecit? Apo dënimi politik dhe penal i kujdo politikani që pjell të tilla tragjedi dhe që –aktualisht dhe realisht- nxin imazhin e Shqipërisë?

Fshehja e krimit është mëkati më i madh politik. A nuk mëkaton Edi Rama- që në emër të imazhit të Shqipërisë- përligj korrupsionin politik dhe përgjegjësinë penale të Kryeministrit për tragjedinë e Gërdecit?

Vazhdon më tej Edi Rama.- Vërtetohet trafiku i armëve....

Domethënë, politika në Shqipëri –akoma- duhet të fshehë botës trafikimin e armëve të politikanëve shqiptarë? Shqipëria dhe populli shqiptar nuk bënë ndonjë trafik armësh. Trafikun e armëve e bënë vetëm politikanët në bashkëpunim me miqtë e tyre.

I shikoni rrënjët e mosdënimit të këtyre trafikanëtve të armëve në Shqipëri? Ja, ku janë. Te fjalët e Edi Ramës, që kërkon që të mbulojmë akoma trafikantët e armëve. Me justifikimin se do të pësojë sanksione Shqipëria.

Cili organizëm i pushtuar nga kanceri mund të bashkëjetojë me qelizat kancerore?Dhe deri sa mund të bashkëjetojë politika shqiptare me politikanët trafikantë të armëve?

Erion Braçja guxoi dhe denancoi botërisht trafikantët e armëve në Shqipëri dhe përgjegjësit politikë të tragjedisë të Gërdecit.

Mbase , nga jashtë Shqipërisë, vjen edhe Drejtësia në Shqipëri.

Erion Braçja, në këtë ndërkohë politike që përzgjodhi , të paktën nuk mund të akuzohet-partiakisht- se është me “armiqtë” e partisë të Edi Ramës.

Parti Socialiste , nuk mund të ketë me atë politikë të Edi Ramës që kërkon politikisht të kamuflojë trafikantët e armëve dhe përgjegjësit penalë të tragjedisë të Gërdecit.

Sanksionet –çfarëdo sanksione- në të vërtetë do të jenë ndaj politikanëve .

Asnjë Demokraci nuk ka mbijetuar në simbiozën e krimit dhe të politikës.

Ndaj edhe unë jam i tëri me Erion Braçen. Dhe e dini përse? Ngaqë Erion Braçja nuk do politikisht simbiozë politike me Edi Ramën, për çfarëdo ofiqi partiak.Nganjëherë, ofiqi partiak do të thotë që më parë të “dorëzosh” si paradhënie te kryetari i partisë ndërgjegjen tënde, moralin tënd. Që kryetari i partisë ta ketë më të kollajtë të drejtojë numra partiakë....

No comments: