PER HERE TE PARE FESTIVALI FOLKLORIK I SHQIPTARVE TE AMERIKES
Per here te pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes shqiptaret me banim ne kete vend organizojne Festivalin e Pare Folklorik me pjesmarrjen e grupeve artsitike nga disa shtete te amerikes ku dhe ka shume shqiptare.
Festivali i Pare Folklorik organizohet me iniciativen e Kishes Katolike te “Shen Palit” ne
Festivali do te zhvillohet ne datat 4-5- dhe 6 korrik qe perkon dhe me festen me te rendesishme te SHBA-se,shpallja e pamvarsise.Nga keto tre dite , dy ditet e para do te jene konkuruese ndersa e treat do te jete nje spektakel me grupet,kenget dhe valet fituese te prezatuara ne dy ditet e para.
Grupet pjesmarrese do te jene;
1.Qendra Kulturore “Gjergj Kastrioti” e kishes se “Shen Palit”
2.Qendra Kulturore “Nene Tereza” e kishes “Zoja e Shkodres” ne
3. Grupi i valleve te shqiptarve te Bostonit.
4. Shoqeria Kulturore Artistike “Kelmendi” ne
5. Grupi Folklorik i amerikaneve te qytetit Rochester Hills te cilet do te pershendesin aktivitetin e shqiptareve.
Ne naten e pare me 4 korrik do te konkurojne grupet e qendrave kulturore “Gjergj Kastrioti”
Ne naten e dyte me 5 korrik do te konkurojne;grupi i valleve te shqiptarve te Bostonit,grupi i shoqerise kulturore artistike “Kelmendi” nga New York dhe perseri grupi amerikan i folklorit te qytetit Rochester Michigan do te kete pjese artistike pershendetese.
Diten e diele me 6 korrik do te shperndahen cmimet e fitueseve dhe po fituesit do te japin koncert artistik.
Drejtor artistik i ketij Festivali eshte rapsodi Fran Gjokaj,udheheqes artistik dhe libretist poeti Gjovalin Lumaj ndersa regjizor i festivalit Ndue Gjekaj.
Sponsor gjeneral i festivalit eshte Kisha Katolike e “Shen Palit”
Sponsor te tjere qe kane mundesuar realizimin e keti aktiviteti te pare ne keto permasa ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane;Ekrem Bardha,Marash Nucullaj,Ndue Ftoni,Malote Ivezaj.
Te drejten ekskluzive te transmetimeve televizive e ka Televizioni Shqiptar i Michiganit me Drejtor Gani Vilen.
Agjensia e Lajmeve
ALBDREAMS
No comments:
Post a Comment