Intervistë me Natasha Lako:
Albert Zholi
Babai im është arrestuar më 27 maj të 1950 ku më la mua 2 vjecc e gjysëm
Në momentin e ftesës për NATO ambasadori amerikan citoi disa vargje të miat
Politka shqiptare, të hedhë sytë nga krijuesit, pasi ata janë vlerë kombëtare
Natasha Lako një emër tepër i lakuar në letrat shqipe. Një poete rrebele që kur merr në dorë penën, ska mik, shok, bindje, karshillëk. Ajo është vetvetja dhe vargjet e saj janë shëmbëlltyrë e vërtetësisë intelektuale. Energjike dhe gjithmonë kërkuese, jeta e saj përshkon një lumë pengesash të cilat ajo me punë, korrektësi, disiplinë, kurajo qytetare ka mundur ti anashkolojë pa thyer rregullat e etikës, pa cënuar sadopak kodet e saj të punës për të rënë në servilizma apo . Eshtë ndër ta paktat femra shqipatre që në fillimet e levizjeve demokratike dha ndihmën e saj modeste por që më vonë u la në harresë pëe shkak të karakterit të saj serioz dhe duke qëndryar jashtë grupimeve me interesa meskine. Poezia për të është kryefjala e jetës që i gjallom shpirtin dhe i jep forca në kërkim të së vërtetës, të së bukurës, asaj që i mungon politikës shqiptare në përgjithësi. Sipasa saj ti heqësh popullit shqiptar artin, poezinë, prozën, do të thotë t’i heqësh gjuhën shqipe dhe do të thotë të flasësh vetëm me gjuhën e shifrave, ku atëherë nuk do të kishte më qënie dhe ndërgjegje shqiptare. Zoti është i të gjithëve, edhe dielli është i të gjithëve, edhe gjuha shqipe është e shqiptarëve.
-
-Ishte një kënaqësi shumë e madhe dhe shumë e papritur për mua, kur në një moment shumë të madh historik të integrimit të Shqipërisë në botën perëndimore, dëgjova në deklaratën përshëndetëse të ambasadorit amerikan në Tiranë Withers të dhënë në konferencë shtypi (me këtë rast ftesën e Bukureshtit), të citoheshin tre vargje të një poezie time.Madje të një poezie që edhe unë në fillim nuk e përcillja shumë ndër mend. Ishin vërtetë momente tepër emocionuese, sepse ishte mjaft domethënës.Unë nëpërmjet atyre vargjeve kuptova se ju dha një mesazh gjithë popullit shqiptar, me ftesën për hyrjen në NATO. Është paksa paradoksale që hyrja në NATO të ketë lidhje me poezinë lirike të një poeteje, por kjo poezi është shkruar për agimet.Është një poezi që është përkthyer në hollandisht në fillim të vitit 1990, ku e emocionuar një piktore hollandeze I ka dedikuar një pikturë.Unë jam çuditur shumë, se me thënë të vërtetën, në jetën time nuk e kam përfillur shumë këtë poezi. Dhe kur kam shkuar në Hollandë, jam çuditur kur një piktore hollandeze kishte bërë një pikturë pikërisht me këtë motiv të kësajë poezie dhe kjo ishte çudia e par dhe çudia e dyta, pikërisht kur poezi është cituar nga ambasadori amerikan.Tre vargjet ai i citoi nga anglishtja të përkthyera, por unë po them këto tre vargje në shqip:
Kemi shumë për të hedhur prapa
Ashtu siç kemi shumë për të lindur
Si nga agimet, dhe nata,
Vjen drita papritur
Ky është një mesazh shumë domethënës për Shqipërinë. Në vitet ‘90-‘91 unë kam marrë pjesë edhe në lëvizjen e parë demokratike dhe më bëhet qejfi ta them që mesazhi im poetik të përputhet edhe me çka i duhet Shqipërinë Ne vijmë nga një kohë që duhet të hedhim shumë gjëra mbrapa, pasi kështu mund të ecim përpara, por kemi shumë për të bërë akoma.Ky ishte një mesazh që ishte kënaqësi ta dëgjoje.
-Kjo poezi a është botuar në ndonjë libër?
-Po është botuar në librin “E para fjalë e botës”, pastaj është përkthyer në disa gjuhë të huaja.Tani në vëllimin tim të fundit unë nuk e kam futur në libër. Unë falenderoj të gjithë ata që e duan letërsinë shqipe dhe e poezinë shqipe.Është hera e parë që ambasadori amerikan përmend poetët shqiptarë dhe poezinë shqiptare. Duhen përmednuar poetët. Ata janë bota e brendshme e njerëzve të thjeshtë. Duhen përmendur poetë si është Fatos Arapi i cili mori Kurorën e Artë në festivalin e Strugës para një muaji.Dhe të vjen mirë kur në raste të tilla soleme të përmenden poetët, ata që të gëzojnë shpirtin por që duken të shpërfillur nga politika shqiptare. Por në fakt nuk janë të shpërfillur nga lexuesi i vërtetë, intrelektualët, populli, bota e qytetëruar.
-Në shumë intervista që kam marrë me shkrimtarë dhe me poetë ata kanë thënë që ne jemi të shpërfillur nga vendimarrja, pra politika na largon dhe nuk na afron, ju nuk jeni e këtij mendimi?
-Unë pikërisht jam e këtijë mendimi. Por bota e qytetëruar jo. Këtu fillon ai kufiri midis botës së qytetëruar dhe asaj të paqytetëruar. Sikur vetëm këtë mesazh të merrte politika shqiptare, përmenjda e vargjeve të një poeteje ditën e ftesës në Nato, e bëri ambasadori amerikan, por nuk i shkon ndër mend ta bëjë asnjë politikan shqiptar. Ato vargje i drejtoheshin politkës shqiptare, të hedhë sytë nga krijuesit, pasi ata janë vlerë kombëtare, janë ndërgjegja e kombit. Politikanët janë shumë të përkohshëm, poetët dhe shkrimtarët janë të përjetsshëm.Ky është një nga ata mësimet që ne duhet të marrim nga integrimi në Nato dhe BE. Të mësojmë nga vendet perëndimore, respekti që ata kanë për krijuesit.Në bazament të jetës shpirtërore, të këtijë populli është letërsia dhe arti. Dhe ky është mesazhi më i madh që i jepet popullit shqiptar, ose drejtpërdrejt politikanëve shqiptar.
-Kush është mendimi juaj pse është kjo shpërfillje e politikës shqiptare, gjatë një tranzicioni të tejzgjatur ndaj shkrimtarëve dhe të poetëve duke ditur që poetët dhe shkrimtarët janë parapritës të mendimit njerëzor të të gjithë vendeve?
-Sigurisht që janë paraprirës.Ne tani u mësuam nga politika të flasim edhe pak për veten, dhe unë po them se kjo është një poezi që është shkruar para viteve’90 por merr një kuptim në çdo moment. Mendoj që këto vite ashtëquajtura tranzicion, politika ka gabuar dhe do të vazhdojë të gabojë kur ajo ndan artin nga organizimi I përgjithshëm shoqëror.Arti është pjesë e ndërgjegjes kombëtare, është pjesë e koshiencës.Dhe po të jeshë pjesë e koshiencës është gjëja më e madhe, më ekzistenciale.T’I heqësh popullit shqiptar artin, poezinë do të thotë t’I heqësh gjuhën shqipe dhe do të thotë të flasësh vetëm me gjuhën e shifrave, atëherë nuk do të kishte më qënie dhe ndërgjegje shqiptare. Zoti është i të gjithëve, edhe dielli është i të gjithëve, edhe gjuha shqipe është e shqiptarëve.
-Cfarë ka shkruar për herë të parë Natasha poezi apo prozë?
-Para disa kohësh takova një mësuese të letërsisë që mbushte 90 vjeç (Unë kam mbaruar shkollën pedagogjike të Korçës) quhej Virxhinia Pepo që ishte e motra e një studiuesi dhe historiani të madh korçar, dhe për çudi më ka përmendur poezinë time të parë, që unë kisha varur në shkollën e mesme. Ajo shkollë nuk ekziston më tani.Ka qenë një poezi me titull: “ Mësueset e klasës së parë”.Ishte botimi im I parë në shkollë.U çudita që ajo mbante mend.Ajo nuk mbante mend vetëm poezinë time por edhe hartime të nxënësve të tjerë.Me një kujtesë fenomenale një mësuese 90-vjeçare.Bëhet fjalë për një poezi të viteve 1962 .Unë e kisha haruar edhe vetë. Korça ka pasur mësues të mirë që dilnin nga lice Francez.Unë kam takuar mësuesit e fundit të liceut frances.Kjo ngrohtësi dhe kjo mirëpritje e tyre të bënte që të shkruaje.Po ta konkretizoj edhe më shumë, unë poezinë e parë timen e kam botuar në gazetën DRITA e kam botuar në 26 janar të vitit 1964, dhe atëherë isha 16 vjece.Ka qenë mikëpritja e madhe tek mësuesit që unë vazhdova përsëri të shkruaj.Ismail Kadare dhe Dhimitër Xhuvani I morën poezitë e mia kur ende isha në Korcë.Në atë kohë nuk ka pasur televizion në Korçë, dhe gazeta Drita vinte një herë në javë në mes të dimrit dhe unë shihja të botuar poezitë e mia dhe pastaj fillonja të shkruanja, dhe atëherë gjeja një mbështetje .Këtë e them për rininë e sotëme, për poetët e sotëm që nuk kanë një mbështetje, dhe janë shumë të fortë që rezistojnë. Kjo etje për gjuhën, këngën dhe tingëllimin e gjuhës shqipe ndoshta na bëri neve të shkruanim.Tani mund të ketë talente të reja, poetë të rinj për të cilët nuk flet njeri, nuk gëzohet njeri, dhe nuk mendon njeri, kjo për mua është pak e trishtueshme.
-Kur është botuar libri juaj i parë mbas kësajë dite kur ju e quajtët ditëlindje të dytë?
-Ne shpesh presim që të na vijë një gjykim nga bota, të përkthehej diçka në botë, të bëhej një sukses dhe të tërheqim vëmendjen.Dhe mua kështu më ka ndodhur.Në fillim mua më janë botuar këto poezitë e para, më është përkthyer në bullgari.Ka qenë në vitet 1965. Atëherë në vitet 1971 u përkthye një antologji e poezisë shqipe në frengjisht nga një botues shumë serioz Melie.Kishte poezi të Kadaresë, të Dritero Agolli, të Fatos Arapit dhe përsëri çuditërisht poezi të miat.Pse një poete shqiptare çuditet kur e citojnë gjithnjë. Edhe atëherë edhe unë e mbaj mend shumë mirë dhe mendova se meqenëse Ismail Kadareja kish qenë redaktor I librit tim të parë “Marsi brenda nesh”, ka dalë në 1971, dhe mendova se nga ai është influencuar që ka përkthyer poezinë time.Ne na ka mësuar shoqëria totalitare që I kthente të gjithë njerëzit në zero dhe na ka mësuar që të mos e vlerësojmë dhe të mos e çmojmë veten tonë aq sa duhet sidomos në pozita e një vajze të thjeshtë dhe si një qytet si Korca.Dhe më dukej e çuditëshem që unë të përfaqësoja letërsinë shqipe në antologji që u përkthente në frengjisht.Më tepër kanë habitur se më kanë lumturuar.Kjo ka qenë një sëmundje shqiptare që vjen jo nga paaftësia, por paaftësia në sistemin e vlerave.Cdo popull ka sistemin e tijë të vlerave. Edhe bota shqiptare kulturore ka një klasifikim vlerash.Kështu mendoj se mungon një kritikë letrare, kjo kritikë ekziston por nuk ndjehet.Ka pasur raste kur unë I kam pyetur mësues letërsie dhe i kam provokuar dhe i kam thënë se kush shkrimtar shqiptar ju pëlqen “dhe ato do të përgjigjen vetëm Kadarenë.Ose po të jetë partia socialist e në fuqi, ose ai kryeministër që pëlqen Dritëroi Agollin do të përmendin atë.Kjo është e vërteta, por kjo është skandaloze për një mësues letërsie dhe është një indiferentizsëm, dh e e krahasoj me at ëmësuesen time 90-vjecare.Unë mendoj se në dorën e ,mësuesve të letërsisë varen shumë gjëra .Unë kam lexuar para pak kohësh një antologji me tregimet më të mira botërore në amerik, ku ishte përpiluar në bazë të anketave të mësuesve të letërsisë.Botuesi anketonte të gjithë ,mësuesit e letërsisë së amerikës dhe të Anglisë.I thoshte më thoni juve të cilët tregime ju pëlqejnë më shumë juve apo nxënësit, dhe nga ky klasifikim ai arrinte të nxirrte një libër të vetëm.Edhe këtu tek ne mendoj se mësuesit e letërsisë mendoj se duhet të jenë një shtysë mjaft e madhe në fushën e letërsisë.
-Tashmë ju jeni larguar përfundimisht nga politika?
-Nuk largohem asnjëherë përfundimisht. Fjala përfundimisht nuk ekziston sepse unë kam mbaruar për gazetari dhe diploma ime është për gazetari.Më është e hequr e drejta e ushtrimit të profesionit tim në këtë fushë në vitin 1975-1976.Unë këtë 13 maj mbusha 60 vjecc.Babai im është arrestuar më 27 maj të 1950 ku më la mua 2 vjec e gjysëm.Kjo gjë më bëri, dhe më hoqën që unë të mos punoja në gazetari, sepse gazetari është gjithmonë më afër pushtetit qëndror në atë kohë.
-E ke vuajtur në atë kohë këtë të padrejtë?
-E vuaj më shumë sot, sepse nuk ia kisha treguar asnjeriut, dhe tani më duket e pamoralëshme që ta tregoj.
-Mendoni që gazetaria e sotëme shqiptare është një gazetari objektive?
-Apsolutisht.Edhe gazetaria e sotëme është ajo gazetari që mendonin ato atëherë.Nuk është akoma e pavarur plotësisht.Mendoj që duhet të merren më shumë vajzat në këtë fushë, sepse shoh veten time me atë profesionin tim të hequr.
-Pse vajzat, ne meshkujt nuk jemi pranë asaj gazetarie që mendoni ju?
-Vajzat sepse, më duket sepse ai profesion i imi i privuar ia ka kaluar atyre.
-Ju keni punuar edhe për skenare filmash, keni punuar njëkohësisht në organe të ndryshme shtypi, ku e keni gjetur më mirë veten?
-Unë më mirë veten e kam gjetur në krijimtari sepse, edhe me botën e imazhit në kinostudio e kam gjetur mirë veten, por krijimtaria është vetja ime, ajo që lind, buron dhe më jep krahë.
-
-Ditët e mia më të bukura në festivale janë kur unë kam takuar dhe kam punuar me Vaçe Zelën.Është një këngë me Feim Ibrahimin që është një kompozitor shumë I mirë dhe kënga quhet “ Mirmëngjes” dhe një këngë tjetër dhe kjo ka qenë gjëja me e bukur.
-
-Më keq kur më kanë bllokuar librat.Në suksesin tim në filmin “ mësenjtorja”, dhe më është bllokuar edhe një libër tjetër………. Më janë grisur katër faqe dhe më kanë thirrur dhe më kanë thënë se duhet zëvendësuar me katër të tjera dhe unë I zëvendësova me poezi të tjera që nuk ishin si ato të parat.
-Cështë dashuria për Natasha Lakon?
-Dashuria është gjithshka, është jetë, pa dashuri nuk ka lëvizje njeriu.
-Kë vlerëson dhe kë kritikon më shumë tek një njeri?
-Më shumë hipokrizinë e kritikoj dhe sinqeritetin e vlerësoj shumë.
-Në qoftëse do të ishe e pushtetshme, çfarë do të bëje?
-Do bëja shumë gjëra.Po më përpara do të bëja një gjë të thjeshtë që e kisha menduar që kur isha deputete në ’91, që të vinja tabela në të gjithë rrugët e Shqipërisë, për të treguar orientimet, sepse nuk është vetëm për orientim që është e nevojëshme në jetë por tregon edhe një nga fazat e para të organizimit dhe të disiplinës.
-Cfarë i mungon sot politikës shqiptare?
-Sinqeriteti i mungon tërësisht.
-Krijimtaria shqiptare shikohet që ka një inflancion të prodhimtarisë, ju si do ta citoni këtë?
-Për mua më mirë që ka inflacion, rëndësi ka që të ketë një kritikë dhe unë mendoj se gazeta shqiptar e mund ta tregojnë këtë kritikë por jo në faqet e fundit, siç bëjnë zakonisht.Dhe të bëjë analiza dhe kjo thjeshtë reflektare të përkthimeve të ndonjë autori të huaj.
-Cfarë ju lidh me Zhuliana Jorganxhi?
-Korca dhe krijimtaria .
-Si ka mundësi që Korça ka nxjerrë dhe gjithmonë nxjerr poetë dhe shkrimtarë të mirë?
-E kam vrarë edhe unë mendjen shumë.Por unë them ngaqë është klima ku nuk piqen gjërat menjëherë siç molla për shembull që do një klimë të ftohtë dhe të ngadalëshme.
No comments:
Post a Comment