HISTORI TE PASHKRUARA
E autorit: Mergim Korca
Nga:Dr. Teodor Kareco
Detroit, Tetor 2005
Diskutim me rastuin e promovimit te librit
Ne librin “Histori te Pashkruara” te autorit Ing. Mergim Korca gjen shqetesimin e perligjur qytetar te nje patrioti, intelektuali, pjesetari te nje nder familjeve me te persekutuara ne Shqiperi, anetari aktiv te diaspores shqiptare ne Amerike.
Kur e lexon me vemendje vetvetiu nxjer konkluzione per te shkuaren, te sotmen dhe te ardhmen e mjaft dukurive te historiografise se Shqiperise dhe te shqiptareve.
Problematika ne liber, per natyren si eshte konceptuar e shkruar, eshte sa e gjere po aq e larmishme. Te tilla jane konkluzionet dhe deduksionet qe mund te nxirren nga nje lexim dhe pse jo, edhe studim i vemendshem, duke patur te njejten shqetesim te autorit te librit se ku jemi, cpo bejme, si duhet te veprojme, te nxisim opinionin e shendoshe me kah demokratik per te hedhur hapa te drejta, te matura, shkencore, kombetare, per t’a rishkruar historine as me kendveshtrimin e fitimtarit e as te te mundurit.
Shqetesimi i pare i autorit, per mendimin tim, ashtu si i nje shumice te pjeses se shendoshe te shqiptareve eshte: pse vazhdohet te shkruhet e rishkruhet me “arna te kuqe” historia e Shqiperise me te njejtat shtremberime, mashtrime, genjeshtra qe u shkrua nga komunistet “fitimtare” gjysmen e dyte te shekullit te kaluar?
Pergjigjen mund ta gjejme te realiteti i hidhur se ende ne Shqiperi nuk ka “fitimtare’, se ata qe “humben” ne dukje nje rend qe quhej i “kuq” jo per nga idete por nga “rekete e gjakut te derdhur” ne emer te te ashtuquajtures “diktature e proletariatit” qe nuk ishte tjeter vec njelloj me diktaturen naziste, fashiste, staliniste e Enver Hoxhes. Tani po ata xhelate, te afermit dhe mbeshtetesit e tyre shkembyen kamxhikun sipas dirigjimit te Ramiz Alise me komoditetin e te qenit te “pasur”, “deputete”, “ministra”, etj.,.. duke pervehtesuar te ashtuquajturen “prone e te gjithe popullit” dhe duke lene keshtu perseri me “gisht ne goje” pronaret legjitime te origjines te tokes, ndertesave, fabrikave, trojeve e te tjera si keto.
Rrjedhimisht po ata, te shperndare ne kahe te ndryshme te politikes mjerane shqiptare bejne ligjin, historine, ekonomine etj.
Pra, ata qe ne fillim te viteve 90-te shpresuam se do te ishin “te humburit” jane e do te jene per nje kohe te gjate “fituesit” qe jo vetem jane ulur kembekryq ne truallin shqiptar por kane leshuar metastazat e helmuara ne te gjitha poret e jetes ekonomike, politike, filosofike, ideologjike te popullit shqiptar.
Natyrshem lind pyetja: ne kete mjedis a eshte e mundur te shkruhet objektivisht historia e popullit shqiptar? E kam shume te veshtire t’i pergjigjem ne menyre positive pyetjes qe sa shtrova.
Ne keto situata mund te presim vetem arna, “balloma” si i themi ne gjirokastritet.
Ne mbeshtetje te ketij argumenti vjen edhe zberthimi qe Zoti Mergim i ben ne liber nje “historiani” qe me ndergjegje eshte per rishikimin objektiv te historise, ne praktike ndjek rrugen “zyrtare” i frikesuar per vendin e punes apo qofte larg edhe ndonje “plumb kokes”.
Mos tregohem pak pesimist per sa shkruaj. Jo, nuk jam aspak pessimist. Historia e Shqiperise do te rishkruhet, duke e ngritur me koke perpjete jo vetem duke grisur historine false e genjeshtare pothuaj ne cdo rresht qe eshte shkruar por, duke argumentuar me dokumenta reale e faktike ashtu si eshte historia e vertete.
A duhet te presim sa te vije ajo dite? Natyrisht qe jo. Ketu qendron edhe detyra e intelektualeve dhe patrioteve shqiptare qe, secili per aq sa munded dhe si mundet te veje nje gur ne historine e vertete te Shqiperise dhe te shqiptareve.
Kohet e fundit per fat te mire po botohet nje material shume i pasur qe dashur pa dashur hedh poshte cdo dite e me shume pjese te rendesishme te histories se shkruar zyrtare. Ky eshte dokumentacion i vlefshem historik qe vjen nga dalja ne drite e dokumentave arkivore, nga kujtime te njerezve te persekutuar, nga dokumenta te rruajtura ne fshehtesi etj.
Te pakten per kaq sa eshte shkalla ime e njohjes edhe ky dokumentacion eshte mjaft per te rishkruar nje pjese te mire te historise. Nje pjese tjeter e dokumentacionit do te vihet ne sherbim te studjuesve me kalimin e afateve te rruajtjes se dokumentave dhe pse jo, edhe me demokratizimin e strukturave qe rruajne dokumentacionin e pazevendesueshem arkivor.
Tani shtrohet problemi se kush duhet ta beje kete?
Une mendoj se forcat intelektuale nuk mungojne. Historia mund te shkruhet edhe larg ambienteve te skutheve te Institutit te Historise apo Akademise se Shkencave te Shqiperise. Ata njerez mund te bejne ndonje kthese te vogel, rinovim por jo transformim. Pervoja e ketyre vjeteve te fundit e verteton kete. Sot, me shume se kurre kerkohet transformim rrenjesor ne konceptet per te shkruar “Historine e Shqiperise”.
Te vime me konkretisht. Ju i nderuari Mergim keni qendrimin tuaj per ata qe u quajten “kolaboracioniste”.
Ky nuk eshte thjesht dhe vetem nje problem shqiptar. Cdo vend, cdo popull sipas kushteve dhe rrethanave ka mbajtur nje qendrim te ndryshem ndaj kolaboracionisteve. Une jam me mendimin tuaj se ata qe bashkepunuan ne qeverisjen e vendit gjate pushtimit nuk jane armiq e tradhetare sikunder u mbiquajten nga diktatura qe veproi ne emrin e komunizmit. Ju jepni edhe mjaft argumenta per kete.
Por, mendimet jane mendime. Puna eshte se do te duhet te ndermarrin studime te argumentuara e shkencore per vendin dhe rolin e kolaboracionisteve ne historine e shqiperise.
Ngrien shume probleme te drejta ne liber per vendin e shume intelektualeve te shquar si At Gjergj Fishta, Pater Anton Arapi, e te tjere te ketij kalibri.
Shkrimet gazetareske jane njera ane e problemit. Ato qartesojne mendimet, nxisin per veprim. Ana tjeter eshte se kush do te beje studimet perkatese me argumenta, mbeshtetur ne dokumente arkivore. Historia eshte kokeforte, eshte objektive, mund te ndryshohet per nje vit, dhjete apo njeqind vjet por nuk mund te mbulohet. Vjen nje dite qe e verteta del.
Mendoj se kjo dite ka ardhur, duhet vepruar. Nuk ka rresht te histories, sidomos te shekullit te kaluar, ku kudo qe te “gervishesh” mban ere mashtrim, genjeshter.
Eshte relativisht lehte te konstatosh se ka ardhur dita, problemi shtrohet si duhet vepruar, cfare organizmash apo organizimesh e riorganizimesh do te duhen, e te tjera te kesaj natyre.
Nisiativat personale, qe lidhen me pergatitjen, kushtet, rethanat, shkallen e njohjes jane gjithmone hapa ne te mire te objektivit kryesor. Ne dobi te ketij mendimi flet edhe libri qe jam duke diskutuar.
Le ta quajme edhe diskutimin per kete liber nje nxitje per veprim, per te gjetur ato rruge e mundesi qe, edhe pse larg, cdo intelektual te jape per aq sa mundet ne fushen e vet te kerkimeve nje grimce, te hedhe nje gur, qofte duke qene edhe larg atdheut. Shembujt asnjehere nuk na kane munguar. Njerez te shquar te Shqiperise, Brenda dhe jashte teritorit te Shqiperise, pa dashur te permend emra kane dhene ndihmesa me vlere te pacmuar ne ate qe ne te gjithe e quajme “Historia e Shqiperise”.
Puna eshte t’a bejme zemren “gur” te mblidhemi, te diskutojme, te shqetesohemi, kur te vije koha te marim edhe penen te shkruajme. Vetem keshtu do te thosha do te mund te krijojme trasene e duhur qe historia te shkruhet ne menyre objective, sipas rrjedhes se ngjarjeve, duke i dhene vendin e duhur secilit, duke lartesuar ata qe vazhdimisht e kane nderuar Shqiperine dhe shqipetaret. Keshtu do t’i tregohet edhe disave qe ende e quajne veten shkencetare te punesuar nga Akademia e Shkencave dhe Instituti i Historise sesi shkruhet e rishkruhet historia ne nje shoqeri me te vertete demokratike e perparimtare.
Dr. Teodor Kareco
Detroit, Tetor 2005
Diskutim me rastuin e promovimit te librit.
No comments:
Post a Comment