Sunday, June 29, 2008

FANATIZMI FETAR- VDEKJA E UNITETIT TONË KOMBËTAR

FANATIZMI FETAR- VDEKJA E UNITETIT TONË KOMBËTAR

- OPINION-

JAKUP.B. GJOÇA

Organizata islamike “Xhihadi thërret” në Prishtinë, më 21 qershor 2008 ka dërguar gjithandej me email dhe me të gjitha format e tjera informuese një “thirrje” ku haptazi kërkon nga të gjithë besuesit fetarë myslimanë shqiptarë që të japin çdo informatë për Gjon Kekën , shqiptarin kosovar , për vendndodhjen dhe mënyrën e gjetjes të Gjon Kekës, në mënyrë që ky shqiptar të ekzekutohet në emër të ....Kuranit!!!

Nuk bëhet thjesht për rrezikun fizik të një bashkëpatrioti tonë, nuk bëhet fjalë thjesht për zhdukjen fizike të një njeriu nisur nga motive të ngushta personale, ku çdokush mund të nënvlerësojë shkallën e rrezikshmërisë të kërcënimit të jetës nga vdekja.

Një organizatë fetare – Organizata islamike “Xhihadi thërret “ në Prishtinë, e cila pretendon që është përfaqësuese fetare e një shumice të një kombi të tërë, siç është Kosova , kërkon që në emër të besueshmërisë fetare të shumicës të kombit shqiptar në Kosovë të ekzekutojë fizikisht një bashkëatdhetarin tonë, vetëm e vetëm pse “dikush”-i sot shekullin e 21 , në mesvitin e 2008-s “guxon” që të vetdeklarojë për veten e tij atë besim fetar që preferon.

-Ky është mëkati fetar i Gjon Kekës , sipas atyre fanatikëve të mykur të besimit mysliman , dhe kërkohet doemos – në emër të Kuranit!- ekzekutimi shëmbëllor fizik i Gjon Kekës që të shpëtojë besimi mysliman në Kosovë.

Kjo është shkalla më superiore e njorancës të mosdijes njerëzore, që mundohet me armëne vdekjes të zhdukë nga botëkuptimi i njeriut –LIRINË E TË MENDUARIT!!!

Paraprakisht, kërkoj ndjesën e lexuesve dhe riprodhoj disa nga frazeologjitë e vdekjes të të ashtuquajturës Organizata islamike “Xhihadi thërret” në Kosovë, për të ballafaquar realitetin .

Duke parë shtrurazi se kohëve të fundit është bërë e tepërt edhe jeta e të krishterëve në Kosovë....dëshirojnë që Kosovën ta shikojnë si vend me traditë të vërtetë islamike....

...ne jemi duke humultuar që rasti i paradisa kohëve në lidhje me autorin e disa shkrimeve kundër myslimanizmit dhe të konvertuarin e para disa viteve Gjon(Aliademi) Keka ....ne kemi masivizuar disa organizata islamikeqë jemi në Kosovë që ky person të gjendet dhe të ekzekutohet sipas asaj që Kurani famëlart e thotë ngase ai ka mohuar drejtpërsedrejti myslimanizmin dhe se rasti i konvertimit të tij dhe shkrimet e tij janë tejet të pafalshme në Kosovën e pavarur dhe me shumicë myslimane....

Prandaj lusim të gjithë se kush e gjen vendndodhjen e Gjon (Aliademi)Kekës do të ketë merita dhe shpërblim si nga organizata jonë islamike ashtu edhe nga Allahu...”

E shikoni? Një organizatë tejet fetare e fanatizuar kërkon që të flasë dhe të veprojë në emër të Kosovës!!!

Ky a nuk është një antentat i madh politik, kulturor, qytetar vdekjeprurës për të ardhmen e Kosovës sot?

Sot, kur Pavarësia e Kosovës luftohet nga armiqtë e saj pikërisht sepse akuzohet për spastrim fetar, kulturor etnik ndaj pakicës !!!

Për kë Kosovë të shumicës myslimane dikush ka kurajo “partiotike” që të bëjë fjalë? Kosova është e të gjithë shqiptarëve , pa përjashtim , pa dallime fetare. Në Kosovë gjithashtu, në Kosovën e Lirë sot është domosdoshmëri historike dhe jetësore edhe uniteti dhe harmonia e plotë midis të gjithë banorëve të saj, me kombësi të ndryshme.

Ky është kushti primar që ka parashturar Bota e Qytetëruar për popullin shqiptar të Kosovës.

Respektimi i të Drejtave të Njeriut, të Minoriteteve , të Besimeve fetare është vetë prova e ekzistencës të shtetit të ri të Kosovës.

Cilado dorë gjakatare , qoftë e fanatizuar nga supernacionalizmi ( i sëmurë) , qoftë edhe nga fanatizmi fetar do të tentojë të kryejë çfarëdo antentati kundër Të Drejtave të Njeriut , të Minoriteteve, të Besimeve fetare, do të jetë edhe dora gjakatare që do të gjakatojë edhe vetë ekzistencën e popullit shqiptar në shtetin e ri të Kosovës.

Kombi shqiptar në Kosovë nuk është pronësi e askujt dhe e asnjë besimi fetar.

Organizata islamike që vetashtuquhet , është një dorë gjakatare e unitetit të popullit shqiptar në Kosovë.

Nuk është aspak më shumë shqiptar në Kosovë ngaqë beson fenë islamike dhe njëkohësisht, joshqiptar kosovari që beson fenë e krishterë.

Cilido shqiptar është i lirë që të besojë kë besim fetar përmbush idealizmin e tij shpirtëror, dhe duke respektuar njëkohësisht besimin fetar të bashkëkohësit, të bashkëatdhetarit, të bashkëfqinjit të tij.

Edhe Gjon Keka, një i ri shqiptar i edukuar, i arësimuar, i diplomuar në Universitet për shkencë politike më 2004, është i lirë që të besojë këdo besim fetar që përmbush idealizmin e tij shpirtëror.

Deri tani asgjëkundi, dhe asnjëherë Gjon Keka me qëndrimin e tij moral, partiotik, arsimor, edukativ nuk ka provokuar kurrë besimin fetar islamik, dhe as ka sfaqur ndonjëherë fanatizmin e tij katolik apo të krishterë.

Përkundrazi, me përkushtrimin e tij patriotik, me veprimatrinë e tij të atdhedashurisë kurdoherë dhe haptazi ka guxuar dhe ka kritikuar këdo qoftë për të mirën e madhe të Kosovës shqiptare.

Ju përmend një citim të Gjon Kekës, botuar në mesmuajin e majit .

Armiku kryesor i të gjithëve është mosdija , nacionalizmi dhe egoizmi, këto e bëjnë humnerë vendin dhe sjellin moszhvillim dhe egocentrizëm dhe prapambeturi.

Gjithashtu në Kosovë ekziston edhe politika e bakshisheve , ku me anën e mosdijes dhurohet posti në institucione, pastaj korrupsioni, kontrabanda, dhe elementë të ndryshëm , që me një fjalë quhen politikë e qelbur dhe sidrom vdekjeprurës i shtetit të Kosovës....”

Gjon Keka na kujton edhe një herë që Kosova me shpalljen e Pavarësisë , fitoi vetëm ditën e parë .Lindjen e shtetit të ri.

Mirëpo, shteti i ri i Kosovës nuk fitoi –me Pavarësinë- edhe imunitetin e mosKontrollit të funksionimit të administratës shtetërore , të mosRespektimit të të Drejtave Kushtetuese të të gjithë qytetarëve , të mosDrejtësisë Njerëzore.

Shteti i Kosovës sapo hedh hapat e para. Shteti i Kosovës nuk duhet kurrsesi të hyperbolizohet, të idealizohet në përsosmëri.

Shteti i Kosovës është akoma foshnjë në administrim.

Vetë ekzistenca e të atillave “Organizata islamike xhihade” në Prishtinë dëshmon që në Kosovë ekziston edhe mundësia e terrorizmit.Terrorizëm fetar, terrorizëm të të Drejtave të Njeriut, terrorizëm të Besimit fetar, terrorizëm të Mendimit dhe të Fjalës të Lirë.

Shteti i ri i Kosovës nuk mund të jetë spektator përballë këtyre kërcënimeve të haptazi kundër Jetës të kujdo qytetari të shtetit të Kosovës.

Metastazet e të tillave organizatave të fanatizmit fetar janë qelizat kanceroze jo vetëm të shtetit të ri të Kosovës , por –njëkohësisht- edhe të unitetit të kombit shqiptar në Kosovë.

Kombi shqiptar i Kosovës nuk është kurrë pronësi e besimit islamik.

Shteti i ri i Kosovës ka provën e madhe përballë.Të luftojë të gjitha qelizat kanceroze të kudo terrorizmi që cënojë të Drejtat e Njeriut, të Respektimit të Besimeve fetare dhe të Minoriteteve.

Nga e ashtuquajtura organizata islamike xhihade nuk kërcënohet vetëm jeta e Gjon Kekës.

Terroristët islamikë- po kështu janë në të vërtetë këta të fanatizuar fetarë islamikë- kërcënojnë me vdekje + Gjon Kekën, por edhe vetë Shtetin e ri të Kosovës.

Terroristët fetarë islamikë nuk duan tja dinë as për shteti, as për kombësi dhe as për nacionalizëm. Terroristët fanatikë islamikë kanë ideologji, kanë ushqim shpirtëror verbësimin e hegjemonizmit të besimit të tyre fetar, të diktatit me forcën e masakrës, të vdekjes të ushtrimit të besimit të tyre fetar mbi këdo dhe ndaj kujtëdoje.

Ja ku janë qelizat e kancerizmit të terrorizmit Njerëzor.Me andresë të plotë.Është organizata islamike “ Xhihadi thërret “ në Prishtinë.

Shteti i ri i Kosovës e ka detyrë historike , provë të ekzistencës , që të shkulë nga rrënjët të tilla organizata terroriste të të Drejtave të Njeriut, të terrorizmit të mosRespektimit të Besimit fetar.Shtet të Kosovës në paqësi me të tilla organizata terroriste të të ashtuquajtura “Xhihadi thërret” nuk mund të ekzistojë, nuk mund të konceptohet dhe nuk mund të pranohet edhe nga vetë Bota e Qytetëruar.

JAKUP.B. GJOÇA

No comments: