TRAQES- VËLLAIT
- MEDITIM- NURI DAUTI
18 Qershor 2004. E premte. Ora 8,42 , kur bie zilja e celularit . Ndaloj makinerinë e punës. Numri ishte i fshehtë.
-
- Jam unë, ajo gruaja që punoj në spitalin e “Xhanios” ( në Pire të Greqisë).Jam këtu te vëllai juaj. Traqja nuk është mirë.
Telefoni më ra dhe ndjeva të ftohtë në trup.
22 muaj, , çdo 24 orë, çdo 60 minuta, përditë, nga 18 gushti i 2002- shit, përjetonim këtë frikë.Këtë ndjenjë...Këtë ankth... Pulsi i jetës për ne kishte mbetur, te ai përgjim jete mbi kokën, dhe te fryma e Taqes.
E kishim para duarsh, trupërisht vetëm , dhe Traqja- i shtrirë në krevatin e dhimbjes sikur çlodhej, dhe na dukej se “luante” me ne, ashtu, që akoma...flinte dhe nuk hapte sytë Që të na shikonte....
Kishim humbur konceptin e ditë-natës, të orës-minutë, të muajstinëve. Çdo sekondë na duhej ta përkujdesnim Traqen- nëna djalin- vëllezërit vëllain.Sa edhe frymën që Traqja merrte me atë tubin nga laringu, për ne ishte fryma që i jepnim nga dhimbja jonë.
Më e vështira- sa edhe lodhja, sa edhe barra e dhimbjes- ishte ajo ndjenjë mallkimi që vetëndjenim ne për vetveten.
Që ishim të pazotë që ta ndihmonim që Traqja të rihapte sytë dhe ta na rifliste.Si dikur....
Edhe ato pak sekonda që sytë i hapeshin dhe i humbnin diku – pa ndjesinë e vetkontrollit- për ne ishte ajo britmë, ajo lutje , ajo ndihmesë që Traqja ne thoshte neve që ta ndihmonim.Që të mos e humbisnim...
Ajo pazotësi që ndjenim , te ai shikim i humbur dhe i pavetëdijshëm i Traqes na bënte që të mallkonim vetveten tonë. Që nuk e ndihmonim.
Me atë vështrim të humbur, Traqja na fliste – NDIHMOMËNI TË JETOJ- dhe neve na dukej sikur i zgjatnim duart ta afrojmë më pranë shpirtit tonë, por....Traqja na largohej....
Ndjeva lëngësinë e ftohtë në tërë trupin. Kjo më risolli.
-nuk është hera e parë .- Traqja nuk është mirë....- që më vinte përtej kutisë të celularit. E dija.
Dhe sa herë Traqja e kapërcente “ të vështirën” -po kaq herë më largohej frika e ...humbjes.
Zbrita poshtë. Dalja nga puna kalote detyrimisht nga zyra e pronarit.
- Ndodhi gjë?- më pyeti pronari.
Nuk kisha fuqi të ngrija sytë. Heshta dhe u largova që të fshihja lotët.
Më vinte turp që të tjerët të më shikonin lotë.Turp më, jo për veten time.
Ndeza alarmin e makinës dhe mora rrugën për në Pire.
Nuk kontrolloja as makinën, dhe doja që vetëm të rrëshqisja përbri makinave. Sa herë në këto 22 muaj merrja rrugën për te Traqja- ato gjithëherë “ ...Traqja nuk është mirë...” nuk e ndjeja veten time aspak në timonin e makinës.
Më dukej vetvetja ime e dyfishtë, sa më shtohej edhe vetkontrolli de vetpërqëndrimi .Ishte me mua bashkë edhe Traqja. Traqja ma mësoi makinën- edhe pse unë jam nga ai 13 vjet më i madh.Paradoksi i emigrimit .Dhe Traqja kishte gjithnjë merakun tim kur unë isha në timon....
- E di që unë do të vdes me timon në dorë- mburrej sa herë Traqja që të demostronte mjeshtërinë e tij në drejtimin e makinës.
- -Sa unë askush nuk e drejton makinën , ngacmonte këdo Traqja dhe qeshte me të madhe.....
Sikur këto fjalë që sa herë Traqja i thoshte me mburrje, më dukej se ishin të shkruajtura para syve të mi , përballë partbrizhit të makinës.Dhe , vërtet, më dukeshin se ato fjalë ishin engjëllit e mi .Që më udhëhiqnin në timon....
Në koridorin për te dera 111 nuk kishte aspak zhurmë. Askënd nuk pashë.
Sikur kjo heshtje më dha fuqi.
- Si çdo herë të tjera...- i pëshpërita vetvetes, dhe kjo më dha fuqi.
- Do të mundesh edhe kësaj here ta largosh , Traqe- përshpërita sërish.
E , megjithatë, hapat i hidhja lehtë, që të afrohesha pa u ndjerë në dhomën 111.
Dera ishte e hapët. Kjo sikur më fiku....Mu prenë këmbët, sa desh rashë. Instiktivisht, zgjata dorën dhe u mbështeta te muri i koridorit. Edhe doja të afrohesha te dera, edhe nuk mundesha dot.
Ashtu duke u mbështetë murit të korridorit, po me fuqiprerë , u afrova dhe ....
Pashë mamanë mbi kokën e Traqes.
Lotët i rridhnin .Pazë.
Traqja ishte më i zbehtë.
Nuk kishte më atë të kuqtë të temperaturës .
Kishte 3 javë që temperatura nuk i ulej nga 41,8-42.
Përbri meje kaloi mjeku.U përpoq vetë që ti bënte pastrimin nga tubi i traqeostomisë.
Nuk kisha më fuqi as të mendoja më asgjë.
U afrova te mamaja dhe e pushtova.
-Traqe, o bir!- bërtiti sakaq mamaja.
Edhe unë, kokëlartë, u lava në lotë pazë.Dhe sytë nuk i ndaja nga Traqja.
Traqja akoma me vështirësi merrte frymë. Pa nxjerrë asgjë nga traqeostomia.
-Ku do të më vesh , o Traqe? – bërtiti mamaja sërish.
Mjeku erdhi edhe ai pranë mamasë.
-Kurajo.- i tha dhe i mbështeti dorën mbi kokë mamasë.
-Nuk mund të bëjmë më asgjë?- e pyeta mjekun .Mamaja nuk e kuptonte greqishten dhe sa mirë që të mos dëgjonte edhe ajo përgjigjen që prisja.
-Është kaq i pamundur organizmi , sa edhe mikrobi më i dobët është shumë i rrezikshëm.
-A mund ta çojmë në reaminacion?- këmbëngula .
E dija .Sa herë Traqja ndodhej në këtë prag rreziku, e kishim çuar në Reaminacion.
-Fatkeqësisht. Kemi provuar antibiotikët më të fuqishëm , dhe nuk kemi më asnjë regim të organizmit.
-Sa do të jetë kështu ?
- Pak minuta, deri edhe në një orë.- më tha mjeku dhe u largua nga dhoma.
Mamaja nuk më pyeti fare.
Herë të tjera, sa herë bashkëbisedonim me mjekët, menjëherë na kërkote ti thoshim se çfarë na tha mjeku.
U afrova te koka e Traqes. Mbështeta pëllëmbën e dorës mbi ballin e Traqes. Balli është i ngrohtë.
Afrova buzët dhe e putha.
Si edhe atëhere....
Më 6 janar 1976.Kur mamia Traqen e solli në dhomën e nënës , nga salla e lindjes të martenitetit.
E mbaj mend mirë. Ishte edhe atëhere mëngjez, se unë kisha ikur nga mësimi dhe prisja pas derës të dhomës të lindjes .Prisja edhe unë me kaq e kaq lumturi një vëlla.
I kisha të tjerët zili që kishin vëlla , dhe unë jo.
Edhe pse isha i vogël, mbaja mend dy vëllezërit e vegjël që kishin vdekur.
Ndaj kisha kaq zili që të tjerët kishin vëlla, dhe unë jo.Isha 13 vjeç, dhe ngaqë prindërve të mi u kishin vdekur të vegjël 6 fëmijë , akoma nuk besoja që sot do të jem edhe unë me një vëlla...
Mamia , doli nga dhoma e lindjes dhe solli të mbështjellë në të bardha fëmijën e sapolindur.
-U bëre me vëlla, - më tha dhe qeshi.
-Ta puth unë i pari- iu luta.
-Puthe!- më tha
Dhe vëllanë e posalindur e putha unë i pari....Kaq i lumtur isha.
Tani edhe unë kam vëlla.
Pas tre vjetëve erdhi vëllai tjetër....
....
Mamaja qante mbi kokën e Traqes me ligje, pa zë.
Ishte hera e parë që mamaja qante në sytë e mi. Herën e parë që e kisha gjetur- muaj më parë- i fola shumë rëndë.
Sot nuk kisha më mundësi që mamanë ta ushqeja me shpresë....
I ngrita çarçafin dhe u mundova ta fërkoja nga këmbët.
Kur ndjeva ...ftohtësi.
Menjëherë vë dorën mbi ballin e Traqes.
Akoma balli është i ngrohtë.
- O bir, o bir ...- vuri kujen mamaja.Dhe ra mbi kraharorin e Traqes duke i mbështjellë kokën.
Edhe pse lotët më rridhnin nga sytë, mu errësua gjithçka.
Mbeta i ngrirë dhe nuk kisha më asnjë forcë që të bëja më asgjë. As të pushoja mamanë.
Edhe pse kuja e vajit të saj shqetësoi spitalin.
Hije-hije më dukeshin te dera njerëzit që vinin dhe iknin .Pa folë.
-Një çastë edhe unë u hodha në kraharorin e Traqes.
-Vëllaçko, - bërtita , sikur doja ta zgjoja.
Doja që ti flisja çastin e IKJES.
Kisha dëgjuar që njeriu kur ikën, dëgjon.Dhe rikthehet një çast – thonë- hap sytë të dëgjon- dha pastaj IKËN.
Po Traqja nuk mund ti hapte më sytë. Tërë orët e fundit sytë i ishin mbyllur, edhe pse fryma e mbante .
Dora që kisha në ballin e Traqes u ftoh.
U drodha...
Dhe sikur kjo – e ftohtë e ballit të Traqes- sikur më dha atë dridhje elektroshoku.
Edhe lotët sikur mu thanë.
Isha i vetëm- akoma- dhe me mamanë.
Hap-ngadalë dhe me sytë përtokë, dola nga dhoma.
Kërkova sërish mjekun.
-Doktor, tani çduhet të bëjmë?
-Ti bëjmë kardhiografinë , që të vërtetojmë ....
Dhe mjeku erdhi me kardiografën, së bashku me një infermjere.
Viza e drejtë e kardhiografisë më dukej sikur ishte shigjeta e dhimbjes.
- A mund të mbaj edhe unë një pjesë të shiritit të kardhiografisë?- pyeta mjekun.
Mjeku , me kujdes e palosi dhe , atë copë që grisi ma dha .
Unë e mbështolla me kujdes .
-Ju lutem, tani ju duhet të vini që të bëjmë dokumentat- më tha mjeku.
Një ndërkohë, u riktheva sëish te dhoma . Krevati ishte bosh...
Kërkova mamanë. Nuk e pashë gjëkundi.
Disa metra më larg meje, pashë që disa njerëz iu afruan dikujt me ngulm.
-Mjekun, mjekun- dëgjova të thërrisnin.
Unë kërkoja me sy mamanë. Nuk e shikoja, dhe nga kurreshtja u afrova edhe unë te njerëzit.
Kur...
...shikoj mamanë që ishte zbehur tërësisht dhe mezi merrte frymë. Mjeku i jepte ndihmën e parë.
I fërkova ballin dhe i fola.
-Mama, më dëgjon?
- O bir, o Traqe ku do të më vesh, o bir...
Mjeku largoi njerëzit. Unë i fshiva mamasë djersët e ballit.
- Të lutem, doktor, si është mamaja?
- Mos u shqetëso. E ka nga hidhërimi. Do ti jap unë diçka që të marrë fuqi.
Dola jashtë korridorit. I bëra telefonin e parë, vëllait.
-Bebi, hajde shpejt në spital.
-Përse?
-Traqja, iku....dhe zëri mu gulçua.
I telefonova edhe gruas. Që të përgatitej për nisjen.
Kontrollova xhepat.
Këtë çast pashë që kisha ardhur me pantallona të shkurtëra .Pa asgjë me vete.
I telefonoj Emilianos.
Ishte shoku i punës të Traqes.
- Emilio, të lutem eja urgjent në spital.Mer me vete edhe lekë, se nuk kam asnjë me vete...
Zbrita poshtë pavionit. Kërkoja sërish Traqen. Më dukej sikur e kisha lënë vetëm....
Këmbët më çuan në oborrin e spitalit.
Diku, në një cep , pashë Bebin.
Kishte ulur kokën mes duarve.
Iu afrova. Bebi sa më pa, u çua.
- Na IKU Traqja- i thashë . Dhe ramë të dy në krahët e njëri-tjetrit.
- Kërko mamanë- i thashë. – Unë do të përgatit Traqen për në Shqipëri.
Dhe pashë edhe Emilion që erdhi sakaq.
Pasi na ngushëlloi, Emilianua më tha.
- Gjeta edhe makinën e përcjelljes.
- Mirë, shkojmë bashkë për rrobat.
Edhe pse IKJEN e kishim kaq pranë , çdo çast, çdo ditë, prapëseprapë, unë nuk mund të parapërgatitesha për IKJEN e Traqes.
Kërkoja ti gjeja Traqes për PËRCJELLJEN rrobat e bardha. Të gjitha në të bardhë.
18 qershor ishte edhe atëhere.Më 1992, kur Traqja më erdhi aty ku unë punoja emigrant në Artemisio të Tripolit.
Traqja ishte 16 vjeçar dhe erdhi të punonte emigrant në Greqi. U burrërua në kurbetin e Greqisë.Sa edhe martesën e bëri ....kurbetçe. Nusja vajti në shtëpi me babanë e saj, dhe unë e solla në Greqi me ca dokumenta fallco....
Traqja nuk e veshi dot kostumin e dhëndërrisë.... Dhe unë sot, 12 vjet më vonë, nga 18 qershori i 1992-shit, i kërkoja Traqes kostumin, këmishën, këpucën – të gjitha të bardha.
Për ta PËRCJELLË nga Greqia për në Shqipëri.
Për të fundit herë.....
Edhe lulet që do ta mbulonin do të ishin të gjitha të bardha....
Kur u futa në shtëpi , pashë që shumë të afërt kishin ardhur. Mbajta për krahu mamanë .
Mamaja mu shkëput dhe nxitoi për në dhomën e Traqes.
Edhe pse të dy me fëmijë, prapëseprapë, të dy ne vëllezërit, bashkëjetonim në një shtëpi.
Mamaja hapi dollapin e rrobave , rrëmbeu këmishë të Traqes dhe u mërisi djersën.
Me këshishët e Traqes nëpër duar, mamaja ia nisi kujes.....
Dola jashtë shtëpisë.
I telefonova Babit.
- Babi, si je?
-Mirë jam unë. Po ju si jeni andej?- më pyeti babai.Zëri i babait ishte i dridhur, dhe unë kujtova që dikush do ti kishte përcjellë mandatën e Traqes.
-Babi, kurajo, tani.- i them dhe u mbulova edhe unë me lotë.
- Çmë the, o bir? Traqja? Traqja, si është?
I rashë ballit!
-Babi, Traqja na iku....- i them.
-Çmë the o bir? Traqe, o bir.... dhe e britura e babait më ushtonte ë vesh....
Traqen e kishim në nes.
Bebi me makinën e tij para, Traqja pastaj, dhe makina ime pas Traqes.
Ishte hera e fundit që bashkarisht , të tre vëllezërit udhëtojmë për në Shqipëri.
Në PËRCJELLJEN E Traqes.
Diku, në një segment të rrugës të Korinthit për në Patër, qëndrojmë. Iu afrova makinës ku ishte Traqja.
E hapa arkivolin.
Traqja ishte i tëri i bardhë. Si një dhëndër, dhe i mbuluar i tëri me lule të bardha....
Erdhi pranë edhe Anxhi.
Vajza e Traqes. Anxhi është 7 vjeçe tani.
Ishte 5 vjeçe kur u aksidentua makina ku udhëtonin familjarisht Traqja, vajza dhe gruaja. Aty, në segmentin e parë të rrugës të Artës për në Agrinjo.
Pas aksidentit, Traqja ishte përmendur.
-Vajzën , kujdes....- kishte thënë dhe pastaj ra në komë.Dhe nuk u zgjua më.
-Xhaxhi, ku do të vejë babi me këto lule të bardha?- më pyet Anxhi.
- Babi, shpirti i xhaxhit, do të ngjitet lart , në qiell. Që andej, nga lart do të na shikojë çdo ditë neve. Do të shikojë ty, e dashur. Do të të shikojë si rritesh dhe si do të qeshësh.
- Po unë dua babin tim të vërtetë. Nuk dua babin në qiell.- më thotë Anxhi me të qarë...
-Babi, edhe aty lart në qiell, do të jetë babi yt i vërtetë, e dashur.
-Unë e dua babin me mua, ta kem pranë dhe jo në qiell....
Udhëtimi i kthimit , me Traqen midis vëllezërve, në Atdhe ishte kësaj here më i gjatë. Se çdo herë- në ato dhjetëra herë- që e kishim bërë rrugën e kthimit të Atdheut.
Mbase rruga kësaj here ishte më e gjatë se ato dhjetëra herë, ngaqë Traqja donte kohë që të fluturonte atje lart.Në qiell.
Edhe pse Anxhi, vajza e Traqes, 7 vjeçarja, qante dhe kërkonte të ketë babin e saj të vërtetë, dhe jo babin e saj në qiell.....
NURI DAUTI
No comments:
Post a Comment