DYGJUHËSIA E POLITIKËS TË EMIGRACIONIT NË GREQI
-OPINION-
NGA JAKUP.B. GJOÇA
Këto ditë u bë i njohur një informacion , që për spordashësit e “PANATHINAJKOSIT” të Athinës ka shkaktuar një entuziazëm .
Basketbollisti amerikan ( me ngjyrë – e cilësojmë se ka rëndësi ) Majk Batist, do të marrë shtetësinë greke.Dhe , kësisoj, shtetësia greke e dhuruar për amerikanin Majk Batist, do të bëjë të mundur që “PAO” në basket do të ketë të drejtën që të blejë akoma një bashketbollist joevropian, në konkurencën e egër sportive me “OLIMPIAKOSIN” e Pireut dhe me “CSKA” e Moskës.
Mirëpo, politika e Emigracionit në Greqi- të paktën siç duan ta shesin politikanët- ka kritere kaq të rrepta , dhe – de jure, të paktën- është e barabartë dhe e detyrueshme për këdo.
Kështu, që një shtetas jo grek dhe jo i Bashkimit Evropian, të marrë shtetësinë greke duhet të ketë jetuar vazhdimisht – pa ndërprerje- në Greqi 10 vjet.
Basketbollisti i “PAO” Majk Batist ka 4-5 vjet që është në Greqi.
Atëhere, në bazë të politikës të Emigracionit në Greqi, asnjë shtetas i huaj kurrë nuk mund të marrë shtetësinë greke, derisa ka më pak se 10 vjet që punon dhe jeton në Greqi.
Që pronarët dhe manaxherët e “PAO” nuk kanë lajthitur, dhe që sigurisht kanë dijeni të plotë për ligjshmërinë e marrjes të shtetësisë greke nga të huajt, kjo as që mund të dyshohet.
Që basketbollisti Majk Batist-sigurisht- në tetor të 2008 do të ketë në xhep pashaportën e shtetasit grek, edhe kjo as që nuk diskutohet.
Ah, po.
Sqarojmë çdo mundësi tjetër, që edhe mund të jap interpretim të gabuar.
Basketbollisti amerikan Makj Batist , është me ngjyrë, është afrikano-amerikan, dhe nuk ka asnjë rrënjë gjenetike , homogjene me helenët. Dhe as që prindërit e Majk Batist- dikur- nuk kanë qenë në Greqi, as si turistë dhe as si ushtarë të SHBA në Greqi , që Majk Batist të ketë lindur në Greqi, dhe tani, pas 29 vjetësh, bashketbollisti Majk Batist të marrë shtetësinë greke.
Dhe tjetra.
Basketbollisti Majk Batist , nuk jeton familjarisht në Athinë, dhe as fëmijët e tij, as kanë lindur në Athinë, dhe as mësojnë në sistemin arësimor të Greqisë. Që – njëfarësoj- këto të shërbejnë si dritare juridike e dhënies të shtetësisë greke të basketbollistit afrikano-amerikan Majk Batist.
Atëhere, ligjërisht, dhe politikisht, si mund të shpjegohet marrja ( ose dhënia ) e shtetësisë greke e basketbollistit amerikan Majk Batist?
Janë milionat e evrove dhe interesat e mëdha sportive të “PAO” basket në mes.Këto interesa sportive, dhe milionat e evrore bëjnë që të shuhen çdo politikë, çdo ligj edhe në Greqi.
Në Greqi ka dy taraca barazie për miletin. Shkalla e lartë e superbarazisë të disave përballë ligjit dhe politikës përcaktohet nga thesi i evrove.
Pakicë, kuptohet, janë disa të privilegjuarit e milionave evro që paguajnë klubet sportive greke për ti pagëzuar “grekë”.
Shkalla e poshtme e minibarazisë të shumicëve përballë ligjit përcaktohet nga mosdësira politike e qeveritarëve grekë .Këta “shumica” jemi ne .Emigrantët, e sidomos ne emigrantët shqiptarë në Greqi.
Dhe, nuk është një përjashtim i vetëm, që të fajësojmë tërësisht pronarët dhe manaxherët e “PAO” basket.
Kjo është një rutinë (jo)ligjore dhe politikë shqeto që zbatohet në Greqi.
Cilido sportist , që për interesat e klubeve greke , menjëherë merr shtetësinë greke.Pa asnjë vështirësi, pa plotësuar asnjë kritet të Politikës tëEmigracionit në Greqi. Dhe nuk bëhet fjalë këtu për basketbollistët serbë, të cilët janë “homogjenë” në Greqi.
E errëta e realitetit të politikës të Emigracionit të Greqisë u përket milionëve emigrantë që punojnë dhe jetojnë familjarisht në Greqi.
Për milionët emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Greqi ndiqet tjetër politikë. Politika e getos shoqërore. Politika e veçimit. , dhe e diferencimit shoqëror.
Edhe pse emigrantët në Greqi punojnë dhe jetojnë të ligjshëm., kanë plotësuar mbi 10 vjet që janë të ligjshëm në Greqi, edhe pse fëmijët e emigrantëve kanë lindur në Greqi, edhe pse fëmijët e emigrantëve që nga kopështi dhe diplomohen në universitetet e Greqisë, prapëseprapë, mbeten të përjetshëm të HUAJ në Greqi.
Edhe pse Politika e Emigracionit në Greqi, ligji 3386/2005 thotë që cilido qytetar i huaj ka jetuar dhe punuar në Greqi 10 vjet, me dëshirën e tij i jepet shtetësia greke.
Mirëpo, politika zyrtare e qeverisë të Karamanlis, ndjek një monopat tjetër .Monopatin jo ligjor, monopatin e getos shoqërore për emigrantët.
Edhe pse janë të ligjshëm mbi 10 vjet , emigrantët në Greqi u kërkohet të bëjnë dokumentat e rinovimit të leje qëndrimit afatgjatë.
Edhe për rinovimin e leje qendrimit afatgjatë, për emigrantët ka gropa të zeza nga politika greke.
Emigrantit , në këto 10 vjet – të vërtetuara që ka qenë i ligjshëm, i numërohen kokër-kokër ditët e qëndrimit në Atdhe. Dhe këto ditënumërimi në Atdhe , u hiqen nga kohëqëndrimi 10 vjeçar në Greqi.
E kuptoni? E mund ta kapërdini? Këtë kokër të zezë të politikës greke për Emigrantët?!
Që , hiq +çirr + shqep = politika greke u nxjerr ditëqëndrimin në Greqi emigrantëve për afatin 10 vjeçar që shkruhet në ligjin e Emigracionit.
Që ta kuptoni, dhe mos u çuditni se nuk është truk mediak i autorit të shkrimit. Mund të kesh jetuar e punuar në Greqi 11 vjet? Pa hiq ditëqëndrimet në Shqipëri, në ndërkohën 11 vjeçare? Ditë+ javë+ muaj dhe kjo shumë zbritet nga 11 vjetët dhe na mbeten ( sipas artimetikës politike të Emigracionit të qeveritarëve grekë) 8,5-9 vjet.
Kështu me aritmetikë gjysmake-sipas politikanëve grekë- emigranti nuk fiton dot leje qëndrimi afatgjatë.
Për marrjen e shtetësisë- përjashtohen emigrantët shqiptarë, edhe sikur 100 vjet të jetojnë në Greqi.
Politikanët grekë ndihen se janë “magazinjerë” të Greqisë dhe Greqinë ( gjeografikisht) e kanë pronën e tyre. Për kë që duan, i hapin portat.Për kë nuk duan, ia përplasin portat e daljes në surrat.
Jo , nuk janë të luajtur nga mend politikanët grekë , me aritmetikën e ditëqëndrimit të emigrantëve në Greqi.
Emigranti që të “justifikojë” leje qëndrimi afatgjatë në Greqi, duhet të plotësojë në Greqi mbi 12-14 vjet.
Për të Drejtën e marrjes të shtetësisë greke-sidomos për emigrantët shqiptarë- asnjë emigrant nuk mund –praktikisht de jure- nuk mund ta marrë shtetësinë greke.
Ja sa antinjerëzor është shteti jojuridik grek.
Kjo është dygjuhësia e Politikës greke për Emigracionin.
No comments:
Post a Comment